GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Pse duhet ta mbështesim sportin e karatesë

Pse duhet ta mbështesim sportin e karatesë

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
MURAT BASHA Ditën e diel, dt. 15.04. 2012, në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi” u zhvillua Kampionati Kombëtar i Karatesë për fëmijë, nga mosha 8 vjeç deri në moshën 13 vjeç. Që në krye të herës më duhet të theksoj se vlerësimi dhe përkushtimi i Federatës së Karatesë për organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit këtë herë ishte shumë i mirë. Ky fakt ndikoi që spektatorët të mos afroheshin te tatamet (tapetet e ndeshjeve), por të qëndronin te shkallët e pallatit të sportit, së pari për të mos krijuar konfuzion, por edhe për të mos ushtruar “presion” mbi gjyqtarët dhe sportistët garues. Federata e Karatesë, e drejtuar me profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim nga ish-kompioni Parid Dule. (Këto ditë ai ka hapur një ekspozitë pikture te Muzeu Kombëtar). Por ai i la ambientet e ekspozitës dhe ishte atje ku e kërkonte detyra dhe pasioni, në drejtimin e aktivitetit sportiv. Po ashtu, drejtori teknik i Federatës së Karatesë, Ramiz Ismailgeci, ky ish-kampion, njeri i përkushtuar për sportin, profesionist, por edhe sakrifikues i heshtur. Nuk mund të mos përmend edhe Petrit Babën, ish-sportist karateist, njeriu që ka mundësuar shumë aktivitete të këtij sporti duke sponsorizuar personalisht thjesht nga dashuria për sportin, për të mundësuar konkurrimin e fëmijëve apo të rriturve në aktivitete ndërkombëtare, për t’i ndihmuar të fitojnë eksperiencë, por çfarë është më e rëndësishme për të nxjerrë kampionë që të ngrenë flamurin kombëtar dhe nderojnë Shqipërinë. Këta tre burra kanë sakrifikuar dhe dhënë gjithçka profesionale dhe personale për karatenë, për një ëndërr, të nderojnë atdheun duke i dhuruar kampionë. Nën drejtimin e këtyre profesionistëve, por edhe djemve të mrekullueshëm, janë arritur rezultate të jashtëzakonshme. Në karate kemi më shumë se në çdo lloj tjetër sporti kampionë Ballkani. Sportistë të talentuar kemi shumë, por kushtet nuk na mundësojnë që ne të përgatisim sportistë që të sfidojnë kampionët e Europës apo të botës. Kjo sfidë do të kërkonte kushte të tjera stërvitore dhe materialo-didaktike për të ngritur në një nivel më të lartë përgatitjen e sportistëve në përballje me kundërshtarët, por edhe sfidat që na rezervon e ardhmja. Kampionati i Karatesë, me organizimin që u bë, na dhuroi emocione të forta, ndeshje të bukura, por çfarë është më e rëndësishme, u evidentuan elementë me të ardhme në këtë sport të bukur. Drejtuesit e Federatës, me dashurinë dhe përkushtimin e tyre për karatenë, kanë ndikuar që edhe nëpër ekipe të vijnë drejtues apo trajnerë që e duan dhe sakrifikojnë për këtë sport. E si mund të mos flasësh për Ramazan Zelinë, ose Profesorin, si e thërrasin të gjithë. Dëshira, pasioni dhe sakrifica e tij kanë bërë që fëmijët e ushtarakëve shqiptarë në dy aktivitete të marrin 19 medalje, ari, argjendi, bronzi (kjo vetëm për 15 muaj stërvitje). Po ashtu, trajneri elbasanas, Mirand Backa, me pasionin dhe sakrificat e tij ka ngritur një ekip shumë të mirë, me sportistë të talentuar dhe kampionë. Po ashtu lezhjani Dritan Suli, me gjithë problemet që ka, punon plot pasion për të përgatitur karateistë dinjitozë. Ka dhe shumë të tjerë që punojnë plot dëshirë dh0e pasion për të përgatitur sportistë të mirë. Këtij aktiviteti ia rriti vlerat pjesëmarrja në gjykim e tre vëllezërve tanë kosovarë, gjyqtarit ndërkombëtar Safet Ramadani dhe gjyqtarëve Ardian Muhadri e Besim Iljazi. Këta tre vëllezër kosovarë dhanë shembullin personal në gjykim duke demonstruar aftësi, profesionalizëm, ndershmëri. Këta me rolin e tyre pozitiv ishin një faktor i rëndësishëm në mbarëvajtjen e aktivitetit duke ndikuar pozitivisht edhe te gjyqtarët tanë. Karateja bën pjesë tek ato sporte ku ne mund të arrijmë rerzultate të larta, sepse organizmi ynë, si ndërtim anatomiko-fiziologjik, temperament mesdhetar dhe staturë trupore na mundëson efektivitetin në këtë lloj sporti, por edhe në sportet e tjera që kërkojnë këto veçori. Karateja, si sport luftarak, i përshtatet shumë temperamentit shqiptar, jo rastësisht bashkëkombësit tanë kosovarë, të cilët këtë disiplinë sportive kanë dekada që e ushtrojnë, kanë nxjerrë kampionë europianë e botërorë (në më të shumtën e rasteve për kombësitë e tjera, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, malazezët, gjermanët, belgët, zviceranët etj.). Në dy dekadat e fundit, ky sport, si rezultat i punës plot pasion dhe përkushtrim të një grupi të rinjsh, u zhvillua dhe mori një hop cilësor edhe në vendin tonë. Tashmë edhe Shqipëria ka kampionët e vet në Ballkan, por jo më tej. Po përse kur ky sport i përshtatet kaq shumë karakterit të shqiptarit? Eksperiencës shqiptare të titujve kampionë të fituar në Ballkan duhet t’i bashkëngjitet një nivel tjetër pune dhe përgatitjeje e sportistëve. Për këtë nevojitet bazë materiale dhe didaktike moderne. Gjykoj që mbështetja dhe përkrahja nga institucionet e shtetit është fare e vogël. Ky sport ka nevojë për një strategji dhe platformë kombëtare, e cila të përfshijë në vetvete sensibilizimin për të, shtrirjen e strukturave të tij në çdo shkollë fillore e me lart, bazën e nevojshme didaktike për t’u ushtruar, specialistët dhe programet stërvitore, për stërvitje me metoda bashkëkohore. Për të gjitha këto që cekëm më lart, Federata e Karatesë ka nevojë për mbështetjen ligjore, por, mbi gjithçka, atë financiare nga shteti shqiptar. Duke ndjekur këtë kampionat fëmijësh me pjesëmarrjen e 13 ekipeve nga gjithë Shqipëria, me mbi 140 fëmijë, nuk mund të hesht, por do t’i kërkonja z. Aldo Bumçi, ministër i MTKRS-së, të hedhë vështrimin nga sporti i karatesë sepse 500 000 lekë në vit janë shumë pak për këtë federatë. Në të njëjtën kohë do t’i drejtohesha edhe Kryeministrit të Shqipërisë, z Sali Berisha, të kërkojë dhe gjejë mekanizmat dhe mundësitë për krijimin e burimeve financiare për sportin si mjet për edukimin e fëmijëve tanë nëpërmjet tij. Në të njëjtën kohë, t’u jepet përparësi sporteve ku mundemi të përfaqësohemi denjësisht, por edhe të arrijmë rezultate të larta. Duke përfituar nga rasti, do t’i sugjeroja Kryeministrit tim dhe specialistëve se është momenti, por ka edhe rëndësi të veçantë, rishikimi i ligjit mbi sportet. Ky ligj duhet të jetë në koherencë të plotë me nivelin dhe kërkesat që parashtron koha, por edhe me kushtet aktuale të vendit.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy