GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Speciale » Liljana Hoxha: Iliri donte vajzën e Ramizit, i dhanë mbesën

Liljana Hoxha: Iliri donte vajzën e Ramizit, i dhanë mbesën

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Intervistë me Liliana Hoxhën, në TV “Vizion +” Liliana Hoxha: Berisha, një nga miqtë e  familjes. Fotot me Enverin s’i nxorëm ne. Gjatë kësaj jave, 27 vjet më parë ka vdekur Enver Hoxha. Kjo ngjarje ka përkuar me një zhvillim interesant, pasi ka të bëjë me botën e publicistikës shqiptare. Është botuar më së fundmi libri i Liliana Hoxhës “Pushtimi i brendshëm”. Është një libër i të resë së Enver Hoxhës, nusja e djalit të dytë të tij, e cila ka qenë e ftuara e gazetarit të njohur Alfred Peza, në televizionin “Vizion Plus”… Sapo keni nxjerrë librin tuaj “Pushtimi i brendshëm”. Pse ky titull? Kuintesenca është kjo: Diktatura me e egër se staliniste është thënë, Enver Hoxha më i keq se Stalini etj. Kjo gjë, që mbetet çështje objektive historike, s’ka pse gjatë komunizmit të sfumohet dhe të harrohet nën fasadën e sistemit komunist, nën atë Kushtetutë, sado gjakatare që të jetë ajo me gjithë problemet që do të sillte si rrjedhim luftën e klasave, izolimin, varfërinë etj., me radhë. Këto gjëra s’i kishte për qëllim, por ashtu ndodhi. Pse ndodhi? Se kishte diçka më të thellë, që ne akoma s’duam ta shohim dhe nuk duam ta shohim me qëllim. Cila është? Agjentura… Doja t’ju pyesja, a ka mbetur gjë më pa thënë për atë regjim, për atë bllok, për atë mënyrë, për atë udhëheqje që na ka drejtuar për 45 vjet? Jo, në vija të përgjithshme unë kam thënë gjithçka që të kuptohet se si funksiononte ai regjim i sunduar nga agjentura. Domethënë, nën pushtetin e Enver Hoxhës gëlonte agjentura, nën orientimet e Enver Hoxhës gëlonte agjentura, e cila u bë shumë e prekshme për fatet e vendit, menjëherë me izolimin e tij dhe ai nuk është izoluar kot… Hollësira natyrisht që kanë ngelur. Hollësirat mendoj që i takojnë kujtimeve, sepse një sistem agjenturor dhe jo një sistem komunist, të bën të vrasësh edhe veten. Pra, ju po thoni se ka pasur tentativa për t’ju vrarë? Jo vetëm për të më vrarë, por për t’u vetëvrarë nëpërmjet mjekimit farmakologjik, për të cilin nuk ke nevojë, i cili në dimensionet, në kushtet joprofesionale, me detyrim, në kushtet e fshehtësisë, që të mos e merrte vesh njeri që unë mjekohesha, që të mos e merrte vesh një mjek shqiptar, pale Enver Hoxha etj., të devijonin në fund të fundit si personalitet dhe të jepnin urdhrin e tyre dhe mund të bëhej gjithçka, mund të vrisje edhe veten. Ndoshta duhet të ndalojmë pak te kjo gjë, se ndoshta është hera e parë që ju e thoni se keni pasur tentativë për vetëvrasje? Po, unë nuk e kam për turp ta them këtë, se në këtë rrugë më kanë çuar. Në këtë rrugë më ka çuar Nexhmije Hoxha me Isuf Kalon. Isuf Kalon do ta kisha hedhur në gjyq përveç se si kriminel, së paku për mosprofesionalizëm, por ama do ta kisha hedhur në gjyq për qëllimshmëri, për mënyrat se si jam mjekuar, vetë Nexhmije Hoxhën. Këtë s’kam dashur ta bëj. Për çfarë periudhe bëhet fjalë? Është gjithmonë në periudhën pasi linda dy fëmijët e mi… Tentativa për vetëvrasje ka qenë 1 apo 2 herë? Mund të ketë qenë edhe dy herë, pasi arrita nën helmim me overdozë ilaçesh të mos mendoj mirë dhe ta quaj veten fatkeqësi të familjes së Enver Hoxhës, ta quaj veten fatkeqësi të Sokolit, se prej meje nuk donin as Sokolin, se prej meje s’donin as fëmijët e mi dhe thashë më mirë po iki nga kjo jetë dhe po i lë të qetë… Ajo që kuptohet është se shumë herët, që pas 1972-shit, Nexhmije Hoxha afrohet me Ramiz Alinë, ndërkohë që në fakt trekëndëshi i pushtetit në Shqipëri ishin Enveri, Mehmeti dhe Hysniu, që ishin gjallë, por që më pas, siç thoni ju, vdiqën në rrethana, të paktën nga pikëpamja shëndetësore dhe mjekësore, të dyshimta. Në atë kohë filloi forcimi i lidhjes së Nexhmije Hoxhës me Ramiz Alinë, gjë që pastaj kulmon në 1985, kur ai merr pushtetin dhe më pas edhe pas vitit 1990. Ç’është kjo gjë kaq e veçantë që e lidh Ramiz Alinë, ose më mirë Nexhmije Hoxhën me Ramiz Alinë edhe përkundër burrit të vet, pavarësisht se shëndeti i tij, edhe për shkak të moshës, ishte në rënie? …Nuk ishte që filloi avash-avash të afrohet Nexhmija me Ramizin, ai ishte plan, ata ishin të afruar që gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Kur ka filluar? Që me fejesën e Ilirit me Teutën (Nusja e djalit të madh të Enver është mbesa e Ramiz Alisë), kjo ka qenë një dhënie në tabaka, paçka që ai mbase s’kishte pse të mos e pranonte urdhrin se edhe ajo ishte vajzë e bukur, por nuk ishte ajo e zgjedhura e tij. Të mos futem në hollësira, ishte tjetër e zgjedhura e tij, ishte vajza e Ramiz Alisë (Zana), të cilën nuk mund ta merrte se Enver Hoxha i kishte ndaluar martesat e tilla. Pra dashuria e vërtetë e Ilir Hoxhës ka qenë vajza e Ramiz Alisë? Po, sigurisht. Kështu, që atëherë këto gjëra kanë qenë të parashikuara dhe gradualisht vijnë ato humbjet fatkeqe. Cilido të ketë qenë Hysniu, cilido që të ketë qenë Mehmeti, se nuk i përjashtoj si agjente apo me aktivitete të shërbimeve të huaja, nuk i përjashtoj, e theksoj madje që janë të tillë. Por ama, vdekja e tyre ka qenë e dyshimtë. Që vdekja e tyre të jetë e dyshimtë, domethënë që sido që të jenë këta, këta duhet të iknin që të vinte Ramizi, se të vinte Ramizi kishte ardhur Nexhmija dhe vazhdonte pushteti, vazhdonte dinastia, të vazhdonte Iliri, e të tjera. Sa vjet keni që s’shkoni me Nexhmije Hoxhën? Që nga 2000, kur më kishte degdisur në Kanada, kur më kishin thënë do të më vrasë UDB-ja përmes shoqes së ngushtë që më kishte ofruar Nexhmije Hoxha, e cila ishte sekretare e Komitetit Qendror të Rinisë. Atëherë quhej Dese Jako dhe tani quhet Dese Jakoja Brajkoviç. Praktikisht është serbe. Një prej tyre, që nuk e përmendëm, është një letër që Kadri Hazbiu para se të pushkatohej ka dërguar, dhe nuk gjendet akoma? Ramiz Alia nuk ishte vetëm, punonte me Kadri Hazbiun, i cili është i deklaruar në shumë drejtime, i padiskutueshëm që ka qenë në shërbim të UDB-së, mbase dhe të KBG-së, por e UDB-së, e sigurt. Por, nuk është vetëm kjo, cilido që do të ketë qenë roli i Ramiz Alisë, dhe për mua ka qenë rol krucial në vdekjen e Mehmet Shehut, ka shumë rëndësi se si sillet Ramiz Alia në këto 20 vjet… Fokusi se kush mund të ketë qenë shkaktari që ka nxitur vrasjen, qoftë edhe vetëvrasjen e Mehmet Shehut, edhe nëse është vetëvrarë,- gjë që unë e dyshoj- është vetëvrarë nën presion, le të jemi tolerantë në të dyja rastet, është analizë historike, por nuk është studim shkencor… Unë kam një dokument tjetër, nuk e di se sa ju intereson, që në vitin 1989 Ramiz Alia nëpërmjet sekretarit të tij, Vask Çifligut, i drejtohet shoqes Nexhmije, – pra dalin dy personat që kanë katranosur Shqipërinë nga 1972 deri sot, njëri me autoritetin institucional dhe tjetri me pushtet gri. “Shoqe Nexhmije Hoxha, me porosi të shokut Ramiz Alia, ju dërgoj fotokopjen e një faksimileje të marrë nga revista angleze “Sunday Telegraph”, ku ndër të tjera shkruhet dhe për armikun e partisë e të popullit, poliagjentin Mehmet Shehu”. Këtu jep hollësira që në artikull, ndër të tjera shkruhet se “Mehmet Shehu ka qenë i lidhur edhe me CIA-n, ndër udhëheqësit që ka marrë këshilla nga kuadrat e CIA-s, të seksionit të veçantë, janë edhe Mehmet Shehu, kryeministri i parë i Shqipërisë së Pasluftës dhe Sukarno i Indonezisë. Asnjë njeri nuk e përfundoi karrierën e vet, siç do të kish dëshiruar”. Pra, që të dy janë vrarë. Kjo ishte dëshmia? Dëshmia është që Ramiz Alia në 1989 i dërgon akoma Nexhmijes, që shiko se kemi prova përsëri për Mehmet Shehun. Atëherë, tabloja sinoptike e Enver Hoxhës ka qenë e saktë dhe përpos kësaj, unë mund të them që Enver Hoxha (këtë e them për herë të parë) ka pasur dijeni që ai ishte i KGB-së dhe jo vetëm dijeni, por ka qenë detyrë e tij të jetë agjent i KGB-së, në funksion të ruajtës së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. Por, E.Hoxha nuk e ka ditur që ka qenë me CIA-n në vitet e fundit. Një nga akuzat që ka ngritur, të paktën publikisht Nexhmije Hoxha, ka qenë që janë vjedhur ditarët origjinalë? I kanë ato vetë. Po pse ata deklarojnë ndryshe? Është blof. Nexhmije Hoxha punon me skema, punon me alibira, punon me pista dytësore. Nuk ka se si ta godasë Blendin dhe nuk e godet qoftë me ato dokumente vrasje e jo vrasje, sipas asaj, por do ta shmangë vëmendjen që ky autor është kaq i diskutueshëm, të zhvleftësojë si autor, se aty ka një fakt flagrant që e godet drejtpërdrejt Nexhmijen, më shumë se të gjithë krimet e saj të kamuflluara, që Enver Hoxha është gjetur në shesh kur vdiq. Të gjendet Enver Hoxha në tokë, që monitorohej nga mjekët, nga infermierët personal dhe në mungesë të tyre nga ajo vetë. Për mendimin tim deri atëherë kishte vigjilencë absolute, nuk gjeje gruaja më të përkushtuar, por ka qenë false me sa del. Kështu që, E.Hoxha gjendet në tokë kur atë duhet ta ruante Nexhmije Hoxha. Nuk mund të guxonte një mjek, të guxonte një infermier, që të mos kishte vëmendje kur Enver Hoxha të jetë dhe në gjendje, dhe me ndjeshmëri normale apo, të përpiqet në grahmat e fundit aq sa të binte në shesh. Zonja Hoxha, kohët e fundit janë botuar edhe dy fotografi, këtu keni dalë ju me Sali Berishën. Në foto jeni ju, Sokoli, Sali Berisha… Dua të them se kanë gjithçka. Kohët e fundit Sokoli i është drejtuar drejtuesve të atij televizioni që paçka se luftojnë Sali Berishën dhe është punë e tyre, le të bëjmë oponencë, çka janë për t’u vlerësuar, por është dhe një abuzim i tejkaluar edhe ne kohë, ndaj nesh, ndaj duhet të ndalen me metoda të tilla të ulta të luftës brenda llojit. Në fakt, kush i ka nxjerrë këto fotografi, ju i keni pasur? Këto i ka nxjerrë Nexhmije Hoxha dhe Teuta, që është Nexhmija numër 2, e kam deklaruar unë se e ka deklaruar më parë vetë N.Hoxha. Pra, nuk kanë dalë nga ju, se duken sikur janë fotografitë tuaja? Jo, absolutisht. Ajo është loja, sikur ka dalë nga ne, por s’mund të dalë nga ne, se ne nuk luftojmë kështu. Fjala luftë është e ashpër, unë nuk luftoj, unë përballem dhe nuk do të ishte kjo metoda, kjo është metodë e ulët. Unë s’kam nevojë të përballem me Kryeministrin e Shqipërisë, në qoftë se është nevoja, me fotografi që kanë kuptimin e presionit. Unë kam botuar ndonjë fotografi me Ismail Kadarenë, po ai na ka ngacmuar personalisht, ka qenë revanshist, ka qenë me pozita fashiste ndaj nesh, kur na ka pasur miq si zoti kryeministër, dikur miku jonë, por ama ka pasur dinjitetin e tij që të mos përzihet. Gjërat janë të ndara. Mori atë pozicion. Cila është e vërteta e miqësie suaj? Sa vjet miqësi keni pasur në atë kohë me zotin Berisha, mjek shumë i njohur në Tiranë? Nuk mund ta shquaj me vite, s’e mbaj mend me vite, e kam pasur bashkëpunëtor të nderuar të revistës “Shkenca dhe Jeta”, e kam vlerësuar shumë në atë kohë, e kam vlerësuar për energjinë, vendosmërinë, erudicionin e tij dhe kaq. Ju në atë kohë ishit kryeredaktore e revistës “Shkenca dhe Jeta”? Po. Dhe zoti Berisha shkruante atëherë artikujt shkencorë? Po, ishte bashkëpunëtor shumë i mirë, shumë i denjë, kompetent, kaq. Dhe kjo ka qenë… Po, ka qenë një marrëdhënie intelektuale. Unë e vlerësoja, realisht e vlerësoja. Kjo miqësi që thatë disa vjet, s’e mbani mend të saktë tani… Po, se jo për Sali Berishën, por për asnjë njeri nuk mund ta mbaj mend me vite. Di që ishte një nga miqtë tanë. Ajo që po thosha ishte, për shkak të kësaj miqësie, nëse do të donit të ndiqnit këtë rrugë për ta sulmuar Kryeministrin do të mund të kishit foto të tjera apo gjëra të tjera që mund të nxirrnit? Në vitet 1990, menjëherë pas pluralizmit me Parlamentin e parë, kur kryetar ka qenë Skënder Gjinushi, PS nëpërmjet elementëve të caktuar kishte fotografi të Sali Berishës në shtëpinë tonë, në ditëlindjen tonë dhe donin ta emetonin atë. Atë ia kisha dhënë unë për kuriozitet një miku. Kur kam marrë vesh se kanë dashur ta emetojnë e kam kundërshtuar, s’e kam lejuar dhe i kam thënë që këto s’janë metodat e mia, nuk të lejoj ta emetosh. Siç nuk do të desha të kishte dalë kjo që ka dalë nga forca të tjera, të cilat mbajnë çdo gjë nën dorë, si e si ta vënë kundërshtarin në pozitë të vështirë, siç do të më kishin vënë mua në pozitë të vështirë po të kisha ngecur diku. Por s’kam ngecur dhe s’kanë çfarë bëjnë, dhe u ngelet kjo foto për të më luftuar edhe mua, përveç Sali Berishës. (Botuar me shkurtime)

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

22 Komente per “Liljana Hoxha: Iliri donte vajzën e Ramizit, i dhanë mbesën”

  1. Liljana eshte nga Selenica ,e bija e Lili Sotirit dhe e Vala Grekut (nga Novosela ).
    Liljana ka qene ne Selenice ne vitin 1970 (bashke me Sokolin ) per vizite tek gjyshi dhe gjyshja (Athinaja)tek shtepia prane shkolles 8 vjecare T.Ko.
    Kur vdiq gjyshi ,babai i Liljanes nje komunist fanatik ndoqi nga shtepia mikun (Qerim..) e babait qe kish ardhur nga fshati Rromes per ngushellime dhe nuk pranoi prej tij ‘paketen e cigareve’.
    Kjo ngjarje beri shume pershtypje te keqe .
    Ne te tille familje dhe me kete fryme eshte ritur Liljana.
    Edhe sot kure flet per ‘blokun’ mos te hiqet naive . Ajo klime aty dhe ajo intrige eshte pasqyre e enveriades .Enveri dinte te gjitha .Ashtu si Liljana ,ne bllok ndjenin ankthin e terrorit, te gjithe ,te gjithe mendonin tani kush e ka rradhen.Ajo te thote te verteten qe ka pare dhe te jete me e sinqert.

  2. ti liliana meriton shume nga vendi njerezit por sidomos nga viktimat e atij sistemi ugurzi, qe gatuante corbe te felliqur.ne shikojm tani se kush ishte me te vertete sidomos nexhmija,enveri etj.nasho jorgaqi po punon tani per ti dhene nji ngjyre tjeter enverit,por atij tashme i ka dale boja,keshtu qe figura e tij do te ngjaj me shume me nji karneval.
    nexhmija ose me mire te themi kjo shtrige pasi u afru me ramizin filloj te beje dhe dashuricka me te,kete e dine te gjithe,kjo ka qene kur enveri filloj ta humbte.

  3. Nuk mund te lexohet cfare shkruan L. Hoxha! Jo vetem shqipja e saj e manget, por edhe mendimet delirante qe shpreh, te bejne te te vij keq per te.
    Sinqerisht, si qytetar, i lutem medias te mos abuzoje me intervista te tjera. Lereni Liljanen te beje kujdes per vete ne rrugen qe i duket me e mira: te shkruaj libra, kujtime, ose edhe intervista te porositura nga ana e saj, etj
    Cdo te mire Liljanes!
    Agimi

  4. bo bo paska ikur fare kjo

  5. Sa e zgjuar kjo grua! Megjithese nuk donte te emetoheshin fotografite e Sali Berishes ne shtepine e Enver Hoxhes ne vitet 1990, tani na e tregon vete se nuk i ka lejuar. Pra, Saliu e paska pase shtepine e Enver Hoxhes si te tijne, ndersa Enverin?! Po tani pse na i tregoi, apo se i shpetoi? Dhe donin te luftonin dhe kete si Sali Berishen! Prit kur te na dale albumi “Sali Berisha ne shtepine e Enver Hoxhes” dhe nuk do te jete ndonje çudi se i dime te gjitha, por çudia e vetme ngelet Liljana, nje grua e ndrydhur nga regjimi Enver Hoxhes ne shtepine e Enver Hoxhes, por inat kishte Nexhmien (manjete me pole te njejte) se dhe Nexhmia nuk i jepte liri te shprehej!

  6. Nje korigjim, e kish fjalen per Sokolin e Liljanes dhe jo ILirin

  7. Kjo Liljana eshte shume konfuze, kam lexuar dhe here tjeter intervista te saj…i rrofshin fjalett e medhaja qe perdor por lepur nuk nxjerr kjo nga ato qe shkruan, sic duket kura e cmendurise ne kanada ka bere efektin e duhur

    • Kanadaja i dha duart pa ceremoni fare. Po te kishte bere kure ketu do ishte ftilluar me kohe. Une sè kuptoj pse vazhdojne akoma me kete te gjore qe jeton komplet ne delir. Jam dakord me nje komentues me lart qe thoshte ta lene te qete te shkruaje libra dhe mundesisht mos ti botojne. Ajo nuk eshte se po na nxjerr ndonje gje nga ajo kohe. Liliana eshte paranojake dhe po tja kishin vene syrit per ta zhdukur, nuk do bente me hije ne toke sot!

  8. Kjo mjerane meriton statusi e te persekutuarit…

  9. Liljana ka qene me kohe paranojake dhe sot nuk arsye te luaje disidenten.Vita dhe Lili Sotiri jane dy prindet e saj qe mbas krushqise me E.Hoxhen te shtypnin me kembe .Liljana,Valdete Sala dhe Lumturi Rexha ishin trojka ne udheqje te rinise se asaj kohe.Boll fole se nuk te degjon dhe beson njeri.Ne fund te fundit edhe ti ke ngrene nje luge corbe te prishur ne te njejtin tas me Nexhmijen.

  10. lILJANA!
    dO TE LUTEM SHUME MOS JEP ME TE TILLA INTERVISTA SE JANE TE PA BESUSHME ASHTU SI JE TI VETE SE TI E TREGOVE VETEN KUR THE QE UNE NUK E DIJA QE POPULLI MBANTE RADHE GJITH NATEN PER TE MARE NJE KILE QUMESHT MOS U MUNDO TE TALLESH AKOMA ME KETE POPULL POR FAIN NUK E KE TI E KA MEDIA QE TE PRANON TY DHE RACEN TENDE QE JU JEP KETE TE DREJTE.

  11. Per njeri qe ka tentuar te vrase veten nuk ngelet shume per te thene vetem se ka probleme mendore e si i tille kursesi nu mund te degjohet se vetem do genjej duke zbukuruar jeten e saj ne bllok qe nuk ndryshon nga ata me te jetoj.
    Cuditem se si mediat i kushtojne vemendje nje te cmendure.

  12. kjo po tregon ralitet se si kan shkuar nxharjet e enverzmit stalinist ne shqiperi enderuara shum argumnte jep ne ket instervist perveq enveristve qe nuk ju plqen kjo qe flet ralitetin

  13. TE VJEN CUDI TE DEGJOSH LILJANEN SI NJE FAKIRE . PSE NUK TREGON NGELI NDONJE DITE PA BUKE E MISH E PA SHETITUR PLAZHEVE

  14. nje plak rreth te 80-tave i cili ka pas punuar ne minisr. e financ. ne kohen e enverit me ka treguar se disa kohe para se te vdiste gogo nushi nexhmija bashke me gogon, jane nisur per te depozituar ne bangat e zvicres rreth 100.000.000 $ te cilat do te ishin ne funksion te komitetit qendror ne mergim ne rast agrsioni ndaj shqiperise. Kur shkuan ne Zvicer nexhmija i ka thene gogo nushit qe 100.000.000.$ do ti veme nen emrin tim. Pas kesaj ngarjeje gogo nushi transferohet e qytetin stalin dhe me pas vdes pa pritur. nuk e di sa e vertete eshte kjo pune por mendoj se nexhmija nuk e ka ndare drejt pasurine……..liljana duhet ta dije me mire ………

  15. Po perse nuk flet zoja Liliana per vjedhjen e dhjetera kuintal raki nga nena e saj si drejtuese e kombinatit ushqimor ne krye te nje grupi hajdutesh qe kur u zbulua , me qene se ishte krushka e Enver Hoxhes, dhe e Nehmie Hoxhes,sigurini me urdher te Sulo Gradecit apo ta Nexhmies , si dhe hetuesia e prokuroria ben gjithcka munden , duke perdorur edhe tortura ndaj shoferit Z. qe ky ta merrte mbi vete pergjegjesine per kete vjedhje, te mos depononte ne gjyq emrin Vita Sotirit , e cila e urdhonte ku ta cone rakine dhe kur kthehej i dorezonte asaj ( dhe jo zyres se finances) parate qe kishte marrte nga pritesit e mallit, dhe per kete Z. beri disa vjet burg ,megjithese ai ne shtepi nuk kishte as shtresat e mbulesat e nevojshme per tu mbuluar, kurse zonjes Vita nuk i hyri gjemb ne kembe .Perse hesht zonja Liliane per kete ceshtje por na hiqet sikur ajo dhe familja e saj na qenka persekutuar. .Nese gazeta ose ndonje lexus nuk i beson keto qe po shkruaj le ta verifikoje se ish shoferi Z i kombinatit eshte akoma gjalle

  16. Lexoj intervisten e Liljanes,lexoj edhe komentuesit dhe natyrisht kam edhe un mendjen time qe e jetova ate koh te eger paradoksale ku as fillimin e as fundin nuk ja gjen dot spjegimin njerzor ! Cfar po mundohesh te na thuash moj Z Liljan Nuk po resht se daluri sa her te jepet mundesia te vjellesh nga gjella qe ke shijuar ne te njejten tryez me kriminelin me te madh te koherave qe kish per grua perbindeshin me te madh te kohrave ..Pse po mundohesh te “justifikosh” ate far gjaksori duke ja hedhur pergjegjsin e madhe gruas dhe stafit te tij ! Sipas teje Shqiperin e cliruan dhe e mbajten ne kemb vetem tradhtaret e shitur kush te UDB ja ,kush teKGB ja e se fundi tek CIA dhe ky cift makbethian sebashku me gjith oborin e tij notonin ne kte balt gjaku ku hanin njeri tjetrin ne vend te cokollatave…….Po mir moj Liljan ,pasi eliminuan te largqofturin e madh ,keta agjent pse nuk u hodhen ne kampin ku sherbenin por me lakeun me te ndyr qe ka par historia (se te gjith kta personszhe politike qe sunduan ne ate koh jan vecanti historike ) vaazhduan me paftyresin e dy dashnoreve te helmonin situaten e te luanin me fatet e varfanjakeve te shtypur ne menyren me mizore ! Luajten dhe akoma luajn me ne dhe pjes e kesaj loje po behesh edhe ti tani qe don te na serviresh gjellen e re te dal po nga ajo “guzhin” me baz gatimi gjakun ! Pona rrenqeth me kto qe shkruan po na hap syt qe te mos i besojm kuj me ,po na thua qe tradhetia esht ne bertham dhe ska Zot qe e perze dikur per pushtet e sot per para !!! Kte don te na thuash ??? Ne fakt ske faj sepse asaj shtrige dhe atij lakeu i duheshin shkulur te vertetat ashtu sic ben ata me paraardhesit e tyre !!Mjaft ,boll fole se tani behesh qesharake sepse ato fytyra i kemi njohur deri ne palc dhe kto “romane” qe vijn er inatesh ambicioze te brendeshme obori nuk te nderojn ! Kam pershtypjen se ke rezerva te brendshme me te thella qe sguxon te flasesh dhe po ben politik tani….Mjaft se spo te kuptojm dot me…..

  17. Zonja Liljana pse nuk tregoni cfar pune bente ilir Hoxha ne vitin 1985.

  18. zonja Liljana ju ju kane mbajtur familja Hoxha ne menyre te perkryer tani mund te thoni cfar te doni.

  19. ish oficer Spaç

    Zoti Agim Hamiti që është autori i disa romaneve. në kohën që ka vedekur Enver Hoxha,ndodhej në burg politik.Komanda vendosi që të burgosurit ti nisnin një telegrom nënës Nexhmije që ta ngushllonin për vdekjen e diktatorit një nga të burgosurit ishte Agim Hamiti që firmosi telegramin.Shumë pak të burgosur pranuan të firmosnin.
    Së shpejti ai telegram do botohet ne disa gazeta dhe Agimi do shohi emrin dhe firmën e tij.

  20. 21
    Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.
    22
    Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë,
    23
    dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.
    24
    Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre,
    25
    që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.
    26
    Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës.
    27
    Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.
    28
    Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,
    29
    duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi,
    30
    mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve,
    31
    të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.
    32
    Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.

  21. Kushdo qe deshiron dije per dashurine e vertete kjo leter eshte per ju. Dashuria është më shumë sesa emocione, dhe është më shumë se thjesht një ndjesi e mirë. Por shoqëria jonë e ka marrë atë që Perëndia ka thënë për dashurinë dhe intimitetin, dhe e ka ndryshuar në thjesht emocione dhe ndjenja qe kthehet ne jete boshe. Perëndia e përshkruan dashurinë me hollësi në Bibël, sidomos në Letrën e Parë të Korintasve, kapitulli 13. Që ta kapni plotësisht përkufizimin e Perëndisë për dashurinë po i paraqes vargjet direct ng Bibla (1 Korintasve 13:4-7) në këtë mënyrë te kuptoni cfare eshte dashuria e vertete. Sa shumë do të plotësoheshin nevojat e tua nëse dikush do të të donte ashtu si thotë Perëndia që duhet dashur?
    Nëse ky person të përgjigjej me durim, mirësi dhe nuk ishte xheloz për ty?
    Nëse ky person nuk ishte krenar apo kryelartë?
    Sikur ky person të mos ishte i pasjellshëm, egoist apo që zemërohej lehtë?
    Sikur ky person të mos i mbante mend gabimet e tua?
    Sikur ai të mos të të gënjente kurrë por gjithmonë të të thoshte të vërtetën?
    Po sikur ky person të të mbronte gjithmonë, gjithmonë të të besonte, gjithmonë të shpresonte për të mirën tënde dhe të këmbëngulte për t’i zgjidhur konfliktet me ty?
    Ky është përkufizimi i Perëndisë për dashurinë në marrëdhëniet tona. Besoj e vini re se kjo dashuri fokusohet tek tjetri, dhe jo te vetja. Është një dashuri që jep, jo që kërkon. Dhe ky është problemi. Kush mund t’i zbatojë gjithë këto?
    Që të përjetojmë këtë lloj dashurie në marrëdhëniet tona duhet së pari të përjetojmë dashurinë e Perëndisë për ne. Nëse nuk e kemi përjetuar këtë dashuri nuk mund t’ia shfaqim atë dikujt tjetër. Perëndia që të njeh, që di gjithçka për ty, të do në mënyrë të përsosur.
    Perëndia na thotë përmes profetit Jeremia, ne Dhjaten e Vjeter “Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi” (Jeremia 31:3). Prandaj dashuria e Perëndisë për ty nuk do të ndryshojë kurrë.
    Ne lexojmë në Bibël, “Sepse Perëndia aq e deshi botën saqë dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme ” (Gjoni 3:16). Kur kthehemi tek Perëndia dhe pranojmë faljen e Tij, fillojmë të përjetojmë dashurinë e Tij.
    Perëndia na thotë, “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona Ai është besnik dhe i drejtë të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi ” (1 Gjoni 1:9). Perëndia jo vetëm na i fal mëkatet, por edhe i harron ato edhe na pastron prej tyre.
    Perëndia vazhdon të na dojë, pavarësisht çfarë bëjmë ne. Shpesh, marrëdhëniet marrin fund kur diçka ndryshon, si psh një aksident, apo humbja e pasurisë. Por dashuria e Perëndisë nuk bazohet në pamjen tonë fizike apo në atë se kush apo çfarë jemi.
    Sipas provave qe Perendia ka dhene, pikpamja e Perëndisë për dashurinë është krejt e ndryshme nga ajo që shoqëria na thotë. E imagjinoni dot një marrëdhënie me këtë lloj dashurie? Perëndia thjesht na thotë se mjafton ta kërkojmë faljen dhe dashurinë e Tij. Ato janë dhuratë për ne. Por nëse ne nuk e pranojmë këtë dhuratë, e veçojmë veten nga përmbushja e vërtetë, intimiteti i vërtetë dhe qëllimi i vërtetë në jetë.
    Dashuria e Perëndisë siguron përgjigjien. Ne vetëm duhet t’i përgjigjemi Atij me besim dhe përkushtim. Bibla thotë për Jezusin: “Por atyre që e pranuan, Ai u dha të drejtën të bëhen fëmijë të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij ” (Gjoni 1:12). Perëndia dërgoi Birin e Tij, Jezusin, të vdiste në vendin tonë. Por historia nuk mbaron këtu. Pas tri ditësh Jezusi u ngjall nga të vdekurit. Si Perëndi, Ai është i gjallë sot dhe do ta vendosë dashurinë e Tij në zemrën tënde. Kur ta pranosh Atë do të habitesh sa shumë mund të bëjë Ai në jetën dhe marrëdhëniet e tua.
    Fjala e Perëndisë na thotë, “Kush beson në Birin (Jezu Krishtin) ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të” (Gjoni 3:36). Perëndia do që ne të kemi jetë, jo vetëm për sot, por në përjetësi. Nëse zgjedhim ta hedhim poshtë, do të kemi zgjedhur të korrim pasojat e mëkatit, që janë vdekja dhe ndarja prej Tij.
    Pranimi i Jezu Krishtit në jetën tonë dhe besimi tek Ai e ekuilibron jetën tonë. Besimi tek Perëndia na çliron faljen e Tij. Nuk duhet më të fshihemi dhe as të vazhdojmë në rrugën tonë qe nuk ka kuptim. Ai është me ne. Ne kemi paqe me Të. Kur besojmë tek Ai, Ai e bën banesën e Tij tek ne dhe ne kemi intimitet me Të. Falja e Tij na pastron edhe nga mëkati më i madh, egoizmi më i madh, problemi më i madh që kemi patur apo kemi.
    Në të gjithë Biblën, qëndrimi i Perëndisë ndaj dashurise se vertete është shumë i qartë. Perëndia e ka rezervuar martesën te jete Hyjnore dhe besnike. Ai nuk e bën këtë që ne të mos jemi të lumtur, por përkundrazi, sepse do të na mbrojë. Ai do të na krijojë një bazë sigurie, që kur të hyjmë në martesë intimiteti i saj të jetë i sigurt në dashurinë dhe urtësinë e Perëndisë.
    Kur ne ia besojmë veten Jezu Krishtit, Ai na jep një dashuri dhe fuqi të re çdo ditë. Këtu gjen përmbushje intimiteti që ne kërkojmë. Perëndia na jep një dashuri që nuk dorëzohet, nuk mbaron me kalimin e viteve dhe ndryshimin e kohërave. Dashuria e Tij i sjell dy njerëz së bashku, duke qenë Ai qendra e këtij bashkimi. Gjatë një njohjeje, ndërsa të dy rriteni së bashku, jo vetëm shpirtërisht, por edhe nga ana shoqërore, mendore dhe emocionale, krijohet mundësia për një marrëdhënie intime, të sinqertë e të dashur, përmbushëse dhe lumturuese! Dhe kur ajo kulminon në martesë, bashkimi fizik vetëm sa i shton themelit që është hedhur.
    Ti mund ta pranosh Krishtin që tani me besim përmes lutjes. Lutja është bisedë me Perëndinë. Perëndia e njeh zemrën tënde dhe nuk shikon aq shumë fjalët sesa qëndrimin e zemrës. Më poshtë eshte pershkruar lutja qe une fillova te flisja me Zotin, dhe menjehere ndjeva prezencen e TIJ : “Zot Jezus, kam nevojë për Ty. Falemnderit që vdiqe në kryq për mëkatet e mia. Unë e hap derën e zemrës sime dhe të pranoj si Zotin dhe Shpëtimtarin tim. Falemnderit që m’i fale mëkatet dhe më dhe jetë të përjetshme. Më ndihmo të bëhem ashtu si Ti do.”
    A e shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde ashtu sic ndodhi ne mua? Nëse po, lutu që tani. Besimi ndaj Krishtit do të shënojë fillimin e një marrëdhënieje me Të që do të bëhet më e ngrohtë sa më shumë që e njeh. Dhe kur Ai të jetë qendra e jetës tënde, ajo do të marrë një përmasë të re – atë shpirtërore – që do të sjellë më shumë harmoni dhe plotësi në gjithë marrëdhëniet e tua. Falemnderit shume per vemendjen tuaj te cmuar.

Beni nje Koment


+ 8 = 11

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy