PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Miele
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Opinion » Koliqi, Shkodra dhe koha e tij

Koliqi, Shkodra dhe koha e tij

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
NDRIÇIM KULLA Shkodra, përgjatë gjithë historisë së saj, qe vlerësuar si një thesar i çmuar vlerash me të cilat s’mund të mburrej asnjë qytet tjetër i Shqipërisë. Në vend të parë ajo shquhej për katolicizmin e saj të përjetshëm e të pathyer kurrë, për të cilin mund të thuhet se ka shoqe vërtet shumë të rralla në të gjithë botën katolike. Mirëpo nga një bastion i përhershëm i katolicizmit dhe atdhetarisë, në një moment të caktuar – qe pikërisht koha e Koliqit, – Shkodra filloi të tregohej shumë e mbyllur në vetvete, filloi që gjërat t’i ruante përbrenda e të mos i pranonte të tjerët. Kjo do të ishte dëm për të e për të gjithë. Koliqi e kuptoi – ose e ndjeu – qartë një gjë të tillë. Gjuha e tij kulloi prej Shkodrës dhe maleve të saj, por nuk ishte as njëra e as tjetra. Ngrohtësia ishte vërtet për kujtimet shkodrane, por entuziazmi i tij drejtohej drejt misionit të Shkodrës në shërbim të gjithë atdheut. Koliqi e kuptonte Shkodrën familjare, po nuk kuptonte ose nuk mund a nuk donte të kuptonte Shkodrën fanatike, Shkodrën politike, Shkodrën që stërfalej, Shkodrën që si të gjithë fanatikët, tradicionalistët apo hiperpolitikët, besonte se po ruante një traditë së cilës nuk i njihte tjetër veçse mbeturinat, kësisoj nuk mund t’i shpëtonte dot asgjë. Nga ana tjetër, është plotësisht e vërtetë që shkodrania e tij mbeti gjithmonë transparente, e bashkë me të edhe koncepti i saj themelor kristian, katolik e perëndimor i jetës private, edhe pse i prirë te edonizmi, te jeta kombëtare, apo edhe pse i konceptuar në bashkëpunim me të tjera elemente. Nuk mund të thuhet, pra, se ai pati qenë me fat e as i pritur me zemër të hapur nga bashkëqytetarët e vet apo nga të tjerët. E, megjithatë, për ta përballja me të qe e pashmangshme. Poezia e tij nuk mundej, nuk do të mundej e as nuk do të mundet kurrë të anësohet, jo vetëm në historinë letrare shqiptare, por ndoshta edhe në të gjithë historinë e Shqipërisë. Ndaj Shkodra me të do të mbetet e gjallë, si një tablo prekëse e me ngjyra të ndezura, si një tablo që s’e pat bërë askush më parë e që asnjë tjetër s’do ta bëjë ndonjëherë. Të paktët persona largpamës të asaj kohe nisën ta kuptonin problematicitetin gëlues të momentit; po shumica rreshtoheshin kokëfortësisht në mbrojtje të së shkuarës ose druajtësisht kah aventurës së re. Ishin në lojë thelbi dhe qëndrueshmëria e shoqërisë, morali dhe feja; ishin në lojë fortesat e shpirtit të kombit, traditat e mira e të bukura, pastërtia e gjuhës, respekti, kultura e seriozitetit, interesat lokale e kështu me radhë. Në këtë sens, Koliqi novelist dhe lirik shkaktoi skandal kudo. Për konservatorët, ai nuk ishte mjaftueshmërisht konservator, kurse për inovatorët shumë konservator. E atëherë skandali letrar shndërrohej edhe në një skandal moral: kush nuk respekton gramatikën tonë shkodrane, hedh poshtë vlerat e mëparshme historike dhe të pakundërshtueshme të komunitetit tonë kristian, kësisoj nuk është me ne. Kush merr përsipër të praktikojë një gjuhë si tonën, kush duket se i ndien problemet që na ngucin, por vonohet nga soditja edonistike e së shkuarës, nuk është sinqerisht me ne, por është një borgjez (e nëse Koliqi do të kish qenë mysliman, do ta kishin quajtur feudar). Por ai ishte veçse një poet. E këtu pjesëza veçse nuk nënkupton aspak më pak, përkundrazi, më shumë. Në thelb, nëse do të donim të shkonim në kërkim të kritereve me të cilat krijuesi na ka pajisur për të zbatuar zgjedhjet tona në mes të një pafundësie gjërash të krijuara përreth nesh, pa dyshim që do të gjejmë mjaft kritere të tipit racional, në mënyrë evidente të domosdoshme për ne, qeniet racionale. Gjithsesi, nuk mund t’i japim kaq besim arsyes për ta shndërruar atë në një hyjni, përveç rastit kur jemi nën trysninë e urgjencës së një zgjedhjeje. Përndryshe, ai që na qeveris është instinkti, ai instinkt që na udhëheq drejt gjërave të këndshme; ai që i jep fuqinë e edilit edhe sendeve më të zakonshme të jetës. Megjithatë, ekziston dhe diçka tjetër. Jeta jonë nuk është krijuar veç për të bërë diçka e për të punuar. Jemi njerëz, e si të tillë jemi krijuar edhe për të menduar e soditur; e së fundi, edhe për të dashuruar. Mirëpo, dashuria nuk mund të mendohet të ekzistojë pa soditje; e veprimi i të soditurit është ai që i përket përjashtimisht një esteti. Aty ku arsyeja ndalet, ai vijon soditjen, harenë dhe dashurinë. Madje, ngandonjëherë shija e rafinuar e estetit arrin ta përfundojë përzgjedhjen edhe aty ku mendimtari s’mundet. Ata që e recensuan dhe shprehën publikisht mendimin e tyre rreth novelave dhe lirikave të Koliqit, në të gjitha tematikat e tyre, shkurt mund të përmblidhen në shprehjen “të bukura, por asgjë më shumë”. Në distancë vitesh nga ajo kohë, na duhet të shtojmë se ato qenë edhe të gjetura. Dihet që poetae nascuntur, kështu që mund të përllogarisim që Koliqi poet do të kish qenë i tillë edhe sikur ai të qëndronte në mënyrë të pandërprerë në qytetin e lindjes. Mirëpo është e vështirë të besohet se ai do të kish qenë vërtet poeti i Shkodrës, nëse Shkodrës s’do t’i kish ndjerë dhe vuajtur nostalgjinë e gjithë atyre viteve të fëmijërisë, adoleshencës e rinisë së parë që pat jetuar në të, apo nëse pikërisht në këto vite të mos kish rrojtur në një ambient e në një klimë letrare, e cila së bashku me perspektivën e largësisë, t’i zgjonte në shpirt atë ndjesi të veçantë të të ndjerit lirik e deri elegjiak, që klima satirike shkodrane, do t’ia kish ndërruar me të shpejtë. I dërguar në Itali, atij iu desh të qëndrojë aty përgjatë gjithë viteve të Luftës së Parë Botërore e në vazhdim; bëhet fjalë për një periudhë, e cila për Italinë qe epoka e D’Annuncios, kurse për Francën e afërt ajo e Parnasianëve dhe hermetikëve. Por, ishte gjithashtu edhe epoka e Paskolit, e krepuskolarëve, e në ajër kumbonte akoma zëri i fortë i Karduçit. Nga pikëpamja letrare ai u formua pikërisht në këtë klimë. Gjuhën e pasur të vendlindjes jo se e harroi ndonjëherë, por duhet ta ketë reduktuar leksikun e saj me zhargonin e jetës së përditshme, të cilën ia detyronte qëndrimi i shpeshtë si mik në shtëpinë e dajave të vet Parruca në Venecia. Kështu, pas mërgimit rinor, me flatrat e dëshirave të gufuara në ajër, nga jeta nëpër qytetet e mëdhenj, ku rrohej e ecej krah për krah pa u njohur aspak, ai u kthye në qytetin e tij të vogël të lindjes që i ngjante më shumë një familjeje të madhe; nga jeta e kombeve të mëdhenj të cilëve ai u kish përjetuar spektaklin e një lufte çnjerëzore – sepse çdo gjë kishte shkuar përtej njerëzores – në Shkodrën e tij që u bënte thirrje për luftë turmave të malësorëve, secili me një emër e një prijës të vetin, e secili me heroin e tij të njohur si mik i vjetër shtëpie. Detyra e parë letrare qe Himni Kombëtar, i çmuar dhe i vlerësuar nga të gjithë. Në të ai mund të kishte vënë shumë nga literatura e lexuar, nga ajo tradicionalja e qytetit të lindjes dhe nga ajo poezia e re asokohe aq në modë në Europë. Megjithatë, do të qe kurioze të dihej se sa i kënaqur ai do të ngelej nga kjo pleksje. Shkodra e tij nuk gjendej në këto skema; nuk fliste atë gjuhë, nuk këndonte në ato nota. Ndaj, për atë kohë muza e tij heshti. Pas kësaj, vjen mërgimi i dytë. Kredhja në atmosferën e qytetit të lindjes kishte qenë e shëndetshme dhe forcëdhënëse, njëlloj sikur atij t’i ishin hapur sytë e të kish filluar të shihte se ç’gjëra, vallë, nga Shkodra ai s’njihte ende e me ç’zë, vallë, ajo dhe malet e saj mund të flisnin. Mirëpo, kjo distancë e re e sapokrijuar e bënte të ndjente se e gjitha kjo ishte veçse shprehje e një të shkuare të admirueshme, magjepsëse, ishte një thesar reliktesh, por të gjitha arkaike. Me fjalë të tjera, Shkodra e tij nuk gjente dot shprehi në gjuhën e tij letrare e as gjuha e tij letrare nuk gjente dot fjalë nga gjuha e Shkodrës. Qe pikërisht atëherë kur zuri fill epoka e studimit të gjuhës dhe traditave, nisur nga ato pak të dhëna që mund t’i jepnin shokët e mërgimit, apo ato pak libra që ai kishte marrë me vete. Gjithsesi, nuk i nevojiteshin shumë gjëra. Zotësia për t’i treguar shijshëm e bukur sendet e vogla është mjeshtëri e rrallë, cilësí e çmueshme, art përnjëmend. Autori në këtë orvatje ia del vërtet mbanë, e me një stil lehtësisht të shqueshëm. Ja pse Anton Harapi në një koment të tij për veprën “Tregtar flamujsh” do të shprehej: “Sot, veprat e Koliqit nuk kanë nevojë të paraqiten prej kujt: ato paraqiten vetë. Kush e njeh, nëpër këto libra, lexon vetë autorin. Ai duket se e ka gjetur sekretin e nji shkrimtari romantik, duke e përdorur këtë cilësi, jo ndryshe, por si nji udhëheqës për shkrimtarë tanë të kësaj fushe. Mënyra e shkrimit të tij nuk i përngjet asnji shkrimtari të kohës. Stili i tij mund të thuash se është vetëm i tij: fjalët e foljet, mendimet e lidhja e tyre, tingëllojnë me një karakteristikë të veçantë, origjinale: rrjedhin qartë, ëmbël e kumbueshëm, si t’epura nga një melodi shpirtërore gati e pandierë”. Të periudhës së mërgimit të dytë janë dy veprat – edhe pse të ndryshme – të poezisë shkodrane: novelat “Hija e maleve” dhe lirikat “Gjurmat e stinvet”. Themi të poezisë në të dyja rastet, pasi nuk mund të dallojmë dot se në cilën prej tyre ajo sundon më tepër. Ndoshta i vetmi dallim i vlefshëm është se te lirikat poeti kërkon të shprehë vetveten ose sentimentet që i frymëzon qyteti i lindjes, ndërsa te novelat ai bën që të jenë shkodranët ata që arrijnë të shprehen më shumë sesa mund të jenë shprehur ndonjëherë në jetë. “Para Koliqit novela shqiptare nuk ka qenë, ndaj atij i përket nderi i krijimit të kësaj gjinie të letërsisë shqiptare”. Ja, kështu do të shkruante për të Vangjel Koça. E vërtet, novela patriotike e Rilindjes Shqiptare – romanet patriotike të Mihal Gramenos, të cilat mund të quhen më tepër novela të gjata sesa romane – s’arritën dot në një përsosmëri arti, gjë e cila pastaj është edhe në natyrën e artit patriotik, i cili del nga sfera e artit të thjeshtë dhe qëndron në lëmin e ndjenjës. Edhe novela shqiptare pas ’12-s, po të përjashtojmë disa të rinj, si Ndoc Logorecin, Kutelin, Spasen e nja dy të tjerë, që kanë zënë një udhë të mbarë ka qenë kaotike, pa drejtime të caktuara, ndjekje e verbër e novelës së huaj gjer në ujdisje dhe përkthim akoma nga origjinalet e huaja të paraqitura si origjinale shqiptare. Përveç kësaj, do të qe po Vangjel Koça ai që do të vinte në dukje ndikimin e Mopasanit dhe Prustit në shkrimet e autorit, ndikim ky që ai e kulloi dhe e shkriu në personalitetin e vet artistik. Nga Mopasani mori metodën natyraliste, jo pjesën fotografike sepse arti nuk është fotografi, po mjeshtërinë që të formojë në pak rreshta personazhe dhe ambiente, me stil të natyrshëm që hera-herës mbërrin gjer në thjeshtësinë klasike, me një vëzhgim të mprehtë, i cili zhbiron thellësinë e psikologjisë prustiane. Nga Prusti mësoi të hyjë thellë në dramën e imtë të jetës e të vdekjes, të bëjë analizë të thellë psikologjike pa përdorur terma të psikologjisë. “Për këtë arsye, do të dëshironim ta quanim Mopasanin dhe Prustin shqiptar në atë sintezë të lumtur që ka mundur të bëjë gjer tani”, – nënvizon Vangjel Koça. Në kohën e Koliqit të “Hija e malevet” dhe “Gjurmat e stinvet”, po edhe më pas te “Tregtar flamujsh”, natyrisht që sentimentet e përjetshme, ato të çdo jete e të çdo vendi mbeteshin, edhe pse të fshehura, gjithmonë të gjalla. Po të tjerat, madje në njëfarë mase edhe këto vetë, kishin  filluar të kushtëzoheshin nga një stad i ri i gjërave, nga një jetë jo më e drejtpeshuar nga normat e rrepta antike, po nga një vërshim aspiratash të reja, e shoqëruar kjo me një rënie të përgjithshme ekonomike, e cila u jepte të gjithë instrumenteve të madhështisë e pasurisë antike një aspekt dekadence, kurse orvatjeve për gjetjen e formave të reja të ekzistencës, një klimë pasigurie me nuanca foshnjore. Kjo u ngjau shumë letrarëve të rinj shqiptarë në epokën midis dy luftërave, atëherë kur në një mënyrë të veçantë, të rinjtë e asaj kohe nuk kishin më një objekt të gjallë, konkret, të çelur për veprimtarin e tyre, për rrjedhim s’kishin veçse ëndrra të kthyera në kohëra jo fort të vjetra, por krejtësisht të tejkaluara. Kështu doli retorikë një pjesë e madhe e letërsisë patriotike, jo pse ndjesitë nuk ishin të sinqerta, por pse aspiratat ishin ireale. Mirëpo autori ynë nuk ra në këtë grackë. Në këtë pikë do të qe me vend të përmendnim një artikull të famshëm të Anton Harapit mbi raportin e artit me moralin në letërsinë koliqjane. Novelat e tij, me reformën e traditave që kërkuan të bëjnë, dhanë shkas për paraqitjen dhe  përcaktimin delikat të çështjes së moralit publik në traditën shqiptare. Madje mund të nënvizojmë se Koliqi në këtë drejtim, u rrit dhe u kultivua shumë karshi pikëpamjeve të tij të para. “Trashëgimnia shpirtërore e traditës tek të rinjtë”, pohon ai, “natyrisht duhet të kalojë nëpër sitën e mendësisë dhe të ndjeshmërisë së kohës së tyre, për t’i përtërirë e këndellë në frymë moderne, por nuk mund t’i hedhë kurrë ato në një anë. E sotmja, si e kombeve ashtu dhe e individëve, përbëhet nga elementet më të zgjedhura të traditës. Një lis pa rrënjë nuk qëndron dot në këmbë. Një komb që përbuz traditat e veta vendos vetëvrasjen e vet”. “Qëllimi është i lartë, po mënyra që ai ka zgjedhur ka vend për disa përmirësime”, – do të nënvizonte për këtë reformë Harapi. Na duket se ende dhe sot nuk është arritur të krijohet ajo masa e duhur e ekuilibrit përkatës midis librit dhe lexuesit. Librat e tij nënkuptojnë një ambient me edukatë morale shumë më të plotësuar, me kulturë shpirtërore shumë më të përsosur, që rrethi ynë shoqëror ende se ka. Jemi në udhë e do t’ia mbërrijmë, por jo me kapërcime të rrezikshme, veç me hapat e evolucionit të arsyeshëm, i cili vërtet është paksa më i ngadaltë, por i sigurt.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

3 Komente per “Koliqi, Shkodra dhe koha e tij”

  1. Ore Ndricim, kete shkrim qe e nis me fashiste dhe e bitis me fashiste, e ke bere me ndergjegje apo jo? Si more lavderon fashistet qe ja shiten Shqiperine Duces, ne kete shkrim nga fillimi e deri ne fund pa te bere syri tert? A je ne vete more?

  2. Altin , te keshilloj te njihesh me jeten dhe veprat e Koliqit e te Harapit . Ne se e ben kete gje , nuk ka mundesi te mos e ndryshosh mendimin qe ke tani per ta . Lexoji veprat e tyre , formo nje mendim tendin , mos u bazo ne propaganden e bere per ta !
    Te fala Frani .

  3. Qe Koliqi dhe Arapi kane vlera intelektuale nuk diskutohet, por edhe qe bashkepunuan me fashizmin, kete nuk ka njeri qe mund ta mohoje (por vetem mund ta minimizoje me justifikime). Nuk mund te mburremi ne nje sistem demokratik me bashkepunetore te çdo diktature, qofte fashiste, qofte komuniste. Gjithsesi eshte e dukshme qe disa si keta po pompohen me teper se ç’jane (per interesa klanore, fetare a krahinore) kur tashme ua kemi mesuar jeten dhe vepren.

Beni nje Koment


2 + = 11

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy