PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Taksa progresive

Taksa progresive

MIMI KODHELI Thuajse 300 vjet më parë, Adam Smith, babai i mendimit ekonomik modern, fliste për taksën progresive dhe arsyen pse ajo duhet të ekzistonte. Prej asaj kohe mendimi ekonomik ka evoluar shumë, sepse dhe shoqëria e ka bërë këtë.  Shumë studiues të tjerë kanë folur për të dhe shumë lloje e mënyra të tjera taksimi kanë dalë në dritë e janë zbatuar, por diskutimi në thelb ka mbetur ai i 300 viteve më parë. Pyetjes a duhet të taksohen më shumë ata që fitojnë më shumë, mendimi ekonomik majtas i përgjigjet: Po! Pa dyshim që për arsye të ndryshme historike, në vende dhe etapa të ndryshme kohore, kur taksat progresive janë zbatuar, ka pasur ngjyrime që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të lidhura me shumë faktorë: fazën në të cilën ndodhej ekonomia e atij vendi apo rajoni, modelin ekonomik që zbatohej në atë moment, mentalitetin, traditën apo reformat ekonomike të qeverisjes. Por, thelbi ka qenë i njëjtë: taksim më i lartë mbi fitime më të mëdha, për një rishpërndarje më të drejtë, pa harruar mbështetjen dhe nxitjen e atyre që investojnë dhe prodhojnë. Taksimi progresiv është një sistem taksimi i përdorur sot më së shumti në SHBA dhe vendet europiane, madje në SHBA ka filluar të zbatohet që në vitin 1861. Ky lloj sistemi është konsideruar prej shumë ekonomistëve si sistemi më i mirë i taksimit pasi ndihmon qeverinë të marrë me shumë taksa dhe njëkohësisht të mbrojë qytetarët me të ardhura të ulëta nga barra e taksimit, sidomos kur bëhet fjalë për periudha të vështira, siç janë ato të krizave ekonomike. Ndërkohë, kjo taksë ndihmon qeveritë të kenë një stabilitet të hyrash edhe në kohë të vështira. Tani, le të vijmë tek ekonomia shqiptare, problemet me të cilat ajo përballet dhe kontekstin në të cilin ajo zhvillohet. Ritmet e rritjes së ekonomisë sonë, në dhjetëvjeçarin e parë pas fillimshekullit, kanë qenë të kënaqshme. Kjo kryesisht ka ardhur si rrjedhojë e lëvizjes migratore, remitancave, interesit të investitorëve të huaj për krahun e lirë të punëtorit shqiptar, pasurive të jashtëzakonshme të nën e mbitokës shqiptare, pozicionit të favorshëm gjeografik të Shqipërisë, privatizimeve si dhe të shpirtit imprenditorial të vetë bashkëqytetarëve tanë. Këto ritme do të kishin qenë akoma më të kënaqshme nëse nuk do të pësonim skemat piramidale me pasoja shkatërruese për vendin dhe ekonominë, apo të gjitha ngjarjet e shëmtuara politike që pasuan dhe që, për fat të keq, u ndjenë edhe në ekonomi. Mendoj që e vetmja gjë që ka munguar të jetë pjesë e këtyre ritmeve të rritjes ekonomike në këto 7 vitet e fundit ishte dhe është “modeli ekonomik” dhe politikat e drejta fiskale. Qeveria e shiti për sukses të madh heqjen e taksës progresive dhe vendosjen e asaj të sheshtë dhe u hoq sikur këtë po e bënte në interes të biznesit shqiptar dhe zhvillimit të vendit. Por unë mendoj se kjo taksë favorizoi vetëm tregjet monopol dhe ata njerëz që kanë të ardhura disa herë më të mëdha se ata me të ardhura mesatare apo nën mesatare. Qeveria e sotme e takson konsumin tri herë më shumë se pasurinë apo fitimin, pra takson tri herë më shumë punën se kapitalin. Për rrjedhojë, shoqëria shqiptare po polarizohet shpejt në mënyrë të frikshme. Pak ditë më parë u organizua një tryezë me biznesin shqiptar e të huaj që operon në territorin shqiptar. Partia Socialiste që e kishte thirrur këtë tryezë, ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Është hera e parë që një forcë politike thërret një tryezë aq të gjerë, me përfaqësues të biznesit dhe të dhomave të tregtisë e industrisë. Në tryezë u hodhën mendime të ndryshme, por ajo që të binte në sy ishte fakti se biznesi nuk është kundër taksimit progresiv, pavarësisht se për ta kjo do të thotë që nesër t’i paguajnë më shumë taksa shtetit. Biznesi i ndershëm është kundër monopoleve, ndaj dhe është për taksim progresiv të tyre. Biznesi është për qëndrueshmëri të politikave fiskale, ndaj dhe nuk mund të pajtohet me 65 herë ndryshim të ligjit mbi tatimin. Biznesi është për taksim të tij bazuar në normën e interesit, por është edhe për krijimin e zonave të lira ekonomike. Biznesi është që të rishikohet ligji për prokurimet, megjithëse e-Govermenmet ka bere çudira në këtë fushë. Biznesi shqiptar, i cili është gjithmonë një hap përpara qeverisë, mund të jetë dëmtuar, ndoshta edhe tronditur nga kriza rajonale dhe ajo europiane, por një gjë e ka mësuar saktë nga gjithë çka ndodh përreth: Ekonomia e një vendi është një varkë e madhe, e cila nëse ka rrezik të fundoset, mbyt si ata që udhëtojnë në klasën “Business”, edhe ata që udhëtojnë në klasën “Economy”. Ndaj biznesi është më i pari i interesuar që të rritet konsumi apo fuqia blerëse konsumatore, që të rriten incentivet (nxitësit) që e bëjnë biznesin dëshirëplotë të hyjë në një treg të caktuar, që në treg të ketë para të lira dhe me kosto të ulët. Taksa progresive nuk e ka penguar as biznesin amerikan e as atë europian që të rritet e të ketë sukses. Politikat e mbrapshta monopoliste, korrupsioni dhe nepotizmi, orientimi i gabuar që politika u jep sektorëve strategjikë dhe ekonomisë në përgjithësi, mungesa apo shtrembërimi i të dhënave statistikore, mungesa e nxitjes apo lehtësimit fiskal të ekonomive sektoriale, do të ishin problemet e bizneseve në këto vende. Për fat të keq, të gjitha këto janë problemet tona. Ndaj, me rotacionin e vitit 2013, ne do të mundësojmë dhe nxisim një partneritet publik-privat funksional, do të luftojmë tregjet monopole, të cilat ekzistojnë që nga mallrat me përdorim të gjerë e deri tek ato të shfrytëzimit të pasurive natyrore të vendit. Do të vendosim drejtësi sociale për shumicën dërrmuese të njerëzve, që nga heqja e tatimit mbi të ardhurat për njerëzit me paga minimale e deri te rishpërndarja e drejtë e parave publike. Dhe ne do ta bëjmë këtë pasi Shqipëria nuk mund të ecë e sigurt në rrugën e saj europiane e polarizuar kaq thellësisht. Ne duhet të gjithë të kujdesemi për varkën ku lundrojmë, pasi vetëm kështu mund të jemi të sigurt që mbërrijmë në stacionin që duam.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

9 Komente per “Taksa progresive”

  1. Ashtu sic, me ne krye Edi Ramen, bete per Tiranen per 11 vjet. Rritet taksat, ne zera dhe ne perqindje, rritet papunesine ne Tirane ne limite skandaloze, Sidomos, nuk i krijuat asnje lehtesire biznesit. Kulmi arriti me ndertimet ne Tirane. Bllokuat lejet e ndertmit ne vitet e fundit, ne menyre qe tu shiteshin ndertimet e bera partnereve te Edi Rames.

  2. O Mimi ! Po mjaft u lodhet moj,me taksen progresive. Po s’keni asnje ju ne PS qe ka qene i mire ne aritmetike,dhe t’ju zgjidhe problemin e thjeshte- sa % e votuesve shqetesohen per kete takse. Une e them 6 %,ndersa z. E. Zaloshnja thote rreth 4 % …Kush qe ai budalla qe jua futi ne mendje kete teori,me ate dreq takse. Sikur keni zbuluar Ameriken,aq fort po lodheni….!!!

  3. Ku mer vesh ti moj ngaekonomia!!!!!

  4. Vete taksa e sheshte e njellojte ne perqindje per te gjithe, krijon premisat e takses progresive. Nese taksohet nje person me te ardhura 1 milion leke me 10% dhe po aq nje person me te ardhura 100 milion leke, vetvetiu perqindja ndonese e barabarte e detyron te pasurin te paguaj dhjete fishin.

    • Pergezime, Denis. Po kujt i thua? Duan te bejne progresiven mbi progresiven. Pasojat do jene te renda per investimet e brishta ne Shqiperi, sepse do te frenohen. Do te frenohet keshtu punesimi. Dhe nga ana tjeter i krijohen premisa tregut informal te qarkullimit te parase.

  5. Keta te PS jan hallakatur si zogjt e Korbit, e cka thote njeri se thote tjetri, njeri i referohet Adam Smith, tjetri Shekspirit, nje tjeter Galilejt! Keta ose do zbulojne nje Amerike tjeter, ose do pjellin nje mij! Me e mundshme eshte kjo e fundit, se Amerik tjeter se besoj te kete!!!

  6. taksa me e mire eshte ajo qe mblidhet,ndaj te gjithe politikanet kur vijne ne pushtet mire do te benin te merreshin me shume me ate si ti mbledhin taksat qe vendosin.
    sa me shume eksperimente qe behen me taksat aq me keq.shikoni si u katandis Greqia nga mosmbledhja e taksave.edhe atje sistemi i taksave ndryshonte cdo dy vjet me eksperimente,por asnjehere nuk u be perpjekje serioze per mbledhjen e ketyre taksave dhe pasojat sot jane te dukshme.

  7. Ama, c’fluturon me presh kjo me duket. Po ne Shqiperi probelmi nuk eshte tek systemi i taksimit – i sheshte apo progresiv – por mbledhja e taksave. Prandaj ne vend qe PS e PD te haxhojne kohen me diskutime koti, te ulne e me ndojne se si do t’i mbledhin taksat. Jo per gje, po sa me shume te mbledhin, aq me shume do kene e dhe qe te vjedhin:)

    Oni

  8. kjo taksa progresive po ju shenrrohet ne autogol, po hubisni shtresen e mesme dhe te pasurdhe po trembni investitoret me biznesin e tyre qe kane ndikim te madh ne media dhe opinionin publik, thjesht dhe shkurt pi jepni saliut nje aleat te fuqishem dhe arsyen e fitores 2013.

Beni nje Koment


5 + 3 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy