GRAZIA   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Ekonomi » ISSH, pesë përgjigje për problemet me pensionet

ISSH, pesë përgjigje për problemet me pensionet

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Lidhja e përftimit, sipas kohës kur bëhet kërkesa për pension. Kush përfiton nga ligji për të përndjekurit dhe për invalidët. Qytetarët kanë shp-esh paqartësi lidhur me mënyrën e përfitimit të pensionit, kohën e paraqitjes së dokumentacionit, specifika të përfitimit që lidhen me kategori si të përndjekurit politikë apo invalidët. Lidhur me këto çështje, pranë ISSH-së shpesh shkojnë edhe një numër i lartë kërkesash për sqarime. Gazeta boton sot pesë pyetjet më të zakonshme që i drejtohen ISSH-së për sqarime nga qytetarët dhe përgjigjet që japin ekspertët e këtij institucioni. Çështjet që parashtrohen lidhen me moshën e përftimit në rast se një qytetar është në vitin e fundit të punës, apo edhe çështje të përfitimit nga ligji për të dënuarit politikë. Një tjetër rast është edhe ai i pensionit të invaliditetit dhe çfarë ndodh në rastet kur qytetari nuk paraqitet në datën fikse për rikontrollet pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë. Qytetari M.SH. u ka drejtuar një kërkesë sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Në dokumentet e paraqitura është edhe ai i vuajtjes së dënimit me internim për motive politike. Mbi bazën e këtij dokumenti, qytetari në fjalë kërkon të përfitojë pension mesatar si i përndjekur politik. Periudha e vuajtjes së dënimit të tij është nga 7–14 vjeç. Në nenin nr. 5, të ligjit nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, është përcaktuar që njihet e vlefshme për efekt vjetërsie në punë ose shërbimi koha e vuajtjes së dënimit me heqje të lirisë dhe me internim, si dënim penal plotësues. Në pikën nr. 2, të udhëzimit nr. 2, datë 04.01.1992 “Për zbatimin e ligjit nr. 7514”, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” është parashikuar që personave të dënuar me heqje të lirisë, me internim apo dëbim për motive politike, u jepet pension mesatar, kur nuk kanë mundësi ose nuk kanë interes, të zgjedhin pagën mesatare. Në pikën 5, të udhëzimit nr. 2, datë 04.01.1992, të Këshillit të Ministrave “Për zbatimin e ligjit nr. 7514”, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike”, është përcaktuar që për të përfituar të drejtat që parashikon ligji “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” në fushën e sigurimeve shoqërore, të interesuarit e pafajshëm duhet të paraqesin në organet e sigurimeve shoqërore të rrethit dokumentet përkatëse, ndër të cilat edhe vërtetimin për kohën e vuajtjes së dënimit me heqje të lirisë, për kohën e vuajtjes së dënimit me internim si dënim penal plotësues, për kohën e vuajtjes së dënimit si i internuar për shkaqe politike, si dhe për rastet e pushkatimit pa gjyq etj. Ky vërtetim lëshohet nga Ministria e Rendit Publik, e cila bashkëpunon për këtë me Ministrinë e Drejtësisë. Më tej, në pikën 10 të udhëzimit të sipërcituar, është përcaktuar se koha e internimit dhe dëbimit për motive politike nuk njihet vjetërsi pune para moshës 15 vjeç. Sa më sipër, periudha e vuajtjes së dënimit para moshës 15- vjeçare nuk merret për bazë në llogaritjen e periudhës së sigurimit dhe, për rrjedhojë, pensioni nuk mund të llogaritet në nivelin mesatar të pensionit për këtë periudhë. Qytetari A. R. është i ditëlindjes 20.12.1950. Ai ka një periudhë të përgjithshme sigurimi prej 36 vitesh e 1 muaj. Në datën 15.08.2010 ky qytetar ka paraqitur kërkesën të shoqëruar me të gjithë dokumentacionin përkatës, për të përfituar pension të plotë pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, pensioni i është caktuar duke filluar nga data 15.08.2010, ndërkohë që ai kërkon të fillojë pagesa e pensionit nga data kur i ka lindur e drejta për pension. Sipas datëlindjes të qytetarit, mbështetur në nenin nr. 92, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, e drejta për të përfituar pension të plotë pleqërie i ka lindur më datën 20.06.2009. Në nenin 62, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, është përcaktuar që e drejta e pensionit nuk parashkruhet. Pra, pagesa e pensionit, n.q.s kërkesa bëhet jo më vonë se 1 vit nga data që lind kjo e drejtë, paguhet që nga data e mbushjes së kushteve për pension. Në raste të tjera, pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për përfitim. Mbështetur në sa më sipër, meqenëse qytetari e ka paraqitur kërkesën pasi ka kaluar një vit nga lindja e së drejtës, pagesa e pensionit ka filluar nga data e paraqitjes së kërkesës për përfitim. Jam një pensionist i sëmurë që kam përfituar pensionin e invaliditetit. Aktualisht jam jashtë Shqipërisë. Para një jave duhet të paraqitesha para Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë për rikontrollin e gjendjes shëndetësore. Për arsyet e mia nuk jam paraqitur dhe, sipas informacioneve që kam, pagesa e pensionit do të më ndërpritet. Ju lutem më sqaroni lidhur me problemin tim, pasi gjendja ime shëndetësore nuk është  e mirë. Në nenin 35,  të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” është përcaktuar që personi që bëhet i paaftë, merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit. Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë. Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Në pikën 4, të nenit 62 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” është përcaktuar që pensioni i invaliditetit do të ndërpritet për periudhat që pensionisti refuzon të vizitohet te Komisioni i mjekëve ekspertë kompetentë. Po ashtu, në pikën 7, të kreut III të rregullores, datë 30.5.2005 “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve”  është përcaktuar që invalidët që nuk paraqiten në KMCAP në datën e rikontrollit, ruajnë të drejtën e rishqyrtimit gjatë periudhës tremujore në vazhdim. Në qoftë se paraqiten brenda kësaj periudhe, të drejtën e përfitimit e ruajnë edhe për periudhën e prapambetur. Në qoftë se invalidi nuk paraqitet në KMCAP edhe gjatë kësaj periudhe, KMCAP në mbështetje të nenit 62, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, merr vendim dhe e deklaron atë pa invaliditet. Në këtë rast, dosja konsiderohet e mbyllur dhe për rihapjen e saj do të zbatohen të njëjtat rregulla si për rastet që drejtohen për të parë në KMCAP. Jam një qytetar, përfitues i pensionit të pleqërisë, me banim në fshat. Kam dëgjuar se sipas një Vendimi të Këshillit të Ministrave pensionistët përfituan kompensim për energjinë elektrike. Unë nuk e përfitoj këtë kompensim. Lutemi më sqaroni nëse mund ta përfitoj atë. Në pikën 1/c,  të VKM–së nr. 565, datë 09.08.2006  “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike” (e ndryshuar), është përcaktuar se përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike, sipas kësaj VKM–je, kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të tjerë të familjes të punësuar në sektorin publik apo të punësuar në subjekte, juridike e fizike, private ose të vetëpunësuar në sektorin privat, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”. Mbështetur në sa më sipër, meqenëse vendbanimi juaj është në fshat, nuk vendoseni në kushtet e përfitimit të kompensimit të energjisë elektrike, sipas VKM–së së sipërcituar. Jam një qytetar, që kam punuar në ndërmarrjet e shpimit të puseve të naftës. I përkas datëlindjes 25.06.1948. Dua të di se kur më lind e drejta e përfitimit të pensionit të pleqërisë. Puna e kryer nga ju në ndërmarrjet e shpimit të puseve të naftës është klasifikuar si punë e kategorisë së dytë, sipas VKM-së nr. 526, datë 20.12.1958 “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”. Në nenin 92, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” është parashikuar zgjatja graduale e moshës dhe periudhës së sigurimit për personat e siguruar, sipas kategorive të punës, deri në plotësimin e moshës dhe periudhës së sigurimit, të përcaktuara në nenin 31 të këtij ligji, i cili ka parashikuar dhënien e pensionit të plotë të pleqërisë, në moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë, pavarësisht nga puna që kanë kryer. Kështu, sipas datëlindjes suaj 25.6.1948, mbushni moshën për të përfituar pension të plotë pleqërie në kushtet e kategorisë së dytë, në datën 25.06.2012 (64 vjeç). Sqarojmë se për të përfituar pension pleqërie në kushtet e kategorisë së dytë, duhet që përveç moshës të keni plotësuar periudhën e sigurimit prej 35 vitesh, nga të cilat ¾ (= 26 vite e 3 muaj) të jenë punë të kategorisë së dytë. Për përcaktimin e saktë, lidhur me faktin nëse plotësoni kushtet për të përfituar pension pleqërie në kushtet e kategorisë së dytë, si bazë shërben libreza e punës, në të cilën janë të pasqyruara të gjitha periudhat dhe llojet e punës, që verifikohen në dokumentet e origjinës, siç janë regjistrat themeltarë,  borderotë etj. 4 per qind do të jetë rritja mesatare e pensioneve në tri vitet e ardhshme sipas kuadrit ekonomik dhe fiskal 2012-2014, i miratuar nga qeveria në fillim të muajit shkurt.
Pensionet, sa do rriten Kuadri ekonomik dhe fiskal i miratuar nga qeveria në fillim të muajit shkurt përcakton edhe masën se sa do të rriten pensionet në tri vitet e parashikuara në këtë dokument, 2012-2014. Sipas kuadrit, rritja mesatare do të jetë jo më e lartë se 4 për qind. “Shpenzimet e përgjithshme buxhetore do të synojnë rritjen e nivelit të përfitimeve të pensionistëve me mesatarisht 4 për qind”, thuhet në kuadrin ekonomik dhe fiskal. Gjithsesi, qeveria thekson synimin e saj për të barazuar përfitimin e pensioneve të fshatit me ato të qytetit dhe kjo do të shihet edhe në kahun tjetër, që lidhet me kontributet. “ISSH-së i është caktuar si detyrë rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve me 4 për qind, dhe vazhdimi i procesit të nisur për ngushtimin e diferencave në pensionet e fshatit me qytetin dhe harmonizimi i këtij procesi me masën e kontributit dhe pjesëmarrjen në skemën e sigurimit”, thuhet në dokumentin e qeverisë.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

3 Komente per “ISSH, pesë përgjigje për problemet me pensionet”

  1. buri im ka ber burg politik 9 muaj e gjys çfar pensioni perfiton ai

  2. ju lutem me ndimoni shum me nje pergjigje

  3. me falni 9 vjet e gjysem

Beni nje Koment


7 + = 13

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Hotel Prestige
Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy