GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Une Gruaja » Greta Hushi: E dashuruara, e çmendura Zhizel

Greta Hushi: E dashuruara, e çmendura Zhizel

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Greta Hushi me balerinin shqiptar me famë botërore, Marlon Dino, gjatë interpretimit në baletin “Zhizel”

Me shtatin e gjatë, bionde, e këndshme, ajo nuk mund të mos bjerë në sy mes balerinave të tjera. Është 26 vjeçe dhe karriera e saj premton për të ardhmen. Vetëm pak ditë më parë, Greta Hushi u shfaq në skenën e TKOB-it si balerinë e parë në baletin “Zhizel”, në krah të balerinit të njohur Marlon Dino. E njohur edhe për pjesëmarrjet e saj në spektakle televizive, Hushi thotë se është tërhequr nga ekranet për t’iu përkushtuar më shumë rritjes së saj profesionale, e cila askund nuk mund të jetë më mirë se në skenë Në interpretimin e fundit skenik, pikërisht në Ditën e të dashuruarve, ajo zëvendësoi Enada Hoxhën. Në rolin e protagonistes dhe prima balerinës në shfaqjen e mirënjohur “Zhizel”, Greta Hushi korri jo pak sukses dhe admirim te të gjithë artdashësit atë mbrëmje të 14 shkurtit. Përmes një “certifikate” dashurie që mishëronte jo vetëm ndjenjën e amshuar, po ku përplaseshin fuqishëm xhelozia, drama dhe intriga, balerina simpatike e TKOB u ngjit në skenë përkrah një tjetër emri të njohur të baletit shqiptar, por që karrierën e ndritur artistike i ka takuar Mynihut dhe botës mbarë që ta prekë nga afër: Marlon Dino. Në intervistën për “Unë Gruaja” ajo tregon mbi këtë eksperiencë profesionale të papritur për të, vlerësimin për rolin e protagonistes dhe emocionet përkrah një balerini me famë botërore si Dino… Interpretimi juaj më i fundit në skenën e TKOB-it ishte ai i Zhizel, në baletin me të njëjtin titull. Si u ndjeve nën petkun e këtij personazhi? Gjithçka ishte kaq emocionuese. Është shumë bukur të interpretosh për dashurinë dhe Zhizel për mua i kishte të gjitha ndjesitë të ndërthurura në të, njëherësh edhe dramën, zhgënjimin, intrigat. Për mua ky interpretim ishte ndër të rrallët që më ka emocionuar shumë, sepse është e pashmangshme që fabula e këtij baleti mos të të bëjë për vete. Jam ndier më shumë se e plotësuar profesionalisht dhe artistikisht. Ky balet erdhi si rivënie, pas atij të muajit dhjetor, ku ju kishit një rol dytësor. Këtë herë ishe në vendin e Enada Hoxhës, prima balerinës. Çdo të thotë për ju ky protagonizëm? Fakti që ky rol m’u besua nga koreografi Agron Aliaj për mua është vlerësim, sigurisht. Unë sërish isha pjesë e trupës së shfaqjes, edhe pse vija nga një rol i dytë, i mëparshëm. Për mua ky rol si prima balerinë ishte më shumë se përgjegjësi, ndofta edhe për një arsye tjetër… Për faktin se interpretonit përkrah balerinit me famë botërore, Marlon Dino? E vërtetë! Për mua ishte shumë emocionuese, sepse luaja përkrah një balerini shqiptar të famshëm si Marlon Dino. Më shumë ishte një përballje mes eksperiencës së tij profesionale perëndimore, kulturës së tij dhe asaj tonës. Ndryshimet, elementët, detajet që ai dëshmoi në këtë shfaqje, bën që profesionalizmi i tij të ishte i dukshëm. Ai i jepte rëndësi edhe gjërave më të vogla. Ne të dy bashkëpunuam shumë me njëri-tjetrin, diskutuam anën teknike në raportin tonë, duke e vendosur shfaqjen në anën emocionale. Kjo shfaqje ka shumë dramë, dashuri, luftë mes reales dhe ireales. Karakteret tona ishin specifike, duhet të përputheshin. Në këtë vepër, si Marloni dhe unë duhet të nxirrnim në pah anën emocionale tonën, të përfshiheshim në rol. Unë doja të luaja Gretën me dramën e Zhizelit. Ky zhanër baleti ka shumë kapërcime gjendjesh emocionale. Si ia dolët? Në fillim e pata pak të vështirë të hyja në botën e Zhizelit, edhe pse për herë të parë e kam luajtur këtë shfaqje në moshën 18-vjeçare. Sidomos momenti i çmendurisë, ai kritiku, ishte i vështirë për t’u realizuar në skenë. Nëse në fillim je një vajzë e vogël, gazmore, e gjallë, në momentin e çmendurisë duhet të transformohesh tërësisht. Dhe për të hyrë në këtë fazë, nisa ta ndieja. Të përjetosh një dramë dashurie, sepse kupton që njeriu që dashuron nuk është një fshatar, por një princ…e shumë pasoja të tjera duhen ndjerë në lëkurë. Edhe pse vetë nuk kam përjetuar një dramë dashurie, m’u desh të punoja me veten, sepse në rol unë duhet ta jetoja si gjendje, që kësisoj të bëhet më e besueshme edhe për publikun. Greta, prej shtatë vitesh ju jeni pjesë e TKOB-it. Cilën shfaqje kujton si më emocionuesen?

Greta në rolin e protagonistes së baletit “Zhizel”

Kam shumë të tilla… Një shfaqje ku kam investuar shumë fizikisht, por edhe shpirtërisht, ka qenë “Bajadeja”, ku kam luajtur një rol të vështirë. E kam në kujtese edhe për faktin se ishte viti i parë për mua që isha pjesë e trupës së baletit të TKOB-it. Roli im ishte të ndërtoja të gjithë dramën e shfaqjes. Kam interpretuar edhe në shumë shfaqje shqiptare, tepër interesante, që kanë lënë gjurmë tek unë. Ka pasur raste kur keni thënë “Jo” për një rol që ju është ofruar? Sigurisht që po! Kam refuzuar sepse unë jam balerinë me fizik të gjatë dhe jo çdo rol më përshtatet. Kam ditur ta bëj këtë diferencë gjithnjë. Ka pasur balete shqiptare, ku e kam refuzuar rolin pikërisht për këtë shkak. Kam ditur të them edhe “Jo”. Përpos skenës së TKOB-it, ju keni qenë pjesë e shumë spektakleve të njohura televizive. Pse keni hequr dorë kohët e fundit? Kam hequr dorë nga spektaklet televizive, sepse mendoj se ekrani është konsum i imazhit dhe i punës tënde. Kam zgjedhur skenën e TKOB-it, sepse emocionet janë më të drejtpërdrejta. Kisha nevojë të ndjehesha profesioniste në brendësi të baletit, jo në sipërfaqe. Televizioni është një media që ndiqet nga populli, dhe jo nga një publik i edukuar me artin. ERMIRA ISUFAJ

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

5 Komente per “Greta Hushi: E dashuruara, e çmendura Zhizel”

  1. Urimet me te mira per GRETEN e meriton kete sukses je balerina me e mire per momentin ne Shqiperi

  2. BRAVO GRETA !!! JE VERTET NJI TALENT …..

  3. Je vertet fantastke … Nji balerin te talentuar ka nevoj vendi yn! Respekte per ty greta !

  4. ti vertet shkelqen kudo . urime greta .

Beni nje Koment


3 + = 9

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy