PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Argument » Prefekti dhe Bode marrin gazetarët t’u tregojnë rrugët e lira, bllokohen 9 orë nga bora

Prefekti dhe Bode marrin gazetarët t’u tregojnë rrugët e lira, bllokohen 9 orë nga bora

Prefekti i korçes, Mano dhe ministri Bode, pas bllokimit dje ne rrugen per ne komunen Lekas

Pas mbledhjes me Berishën do dërgonin ndihma në komunën e bllokuar prej tri javësh. U nisën me Boden e Manon për të parë “rrugën e lirë” Një aventurë e rrezikshme prej 9 orësh në mes të dëborës ka qenë ajo e djeshmja e dhjetëra personave që udhëtonin në drejtim të komunës së thellë Lekas në Korçë. Pas deklaratës së vetë Kryeministrit Berisha, i cili përgëzoi punën e bërë në rajonin juglindor për mbajtjen hapur të të gjitha rrugëve nacionale, por edhe sa i takon qendrës së komunave, askush nuk e vuri në dyshim se nëse niseshe për të ndihmuar, do të përfundoje vetë i ndihmuari. Në rrugën e tuneltë ku nuk arrije të shihje asgjë tjetër përveç bardhësisë së borës dhe majave të bredhave, aventura thërriste. Nisja drejt Lekasit menjëherë pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave nuk kishte vend për skepticizëm, por vetëm një entuziazëm të reflektuar te fytyra e ministrit të Financave, Ridvan Bode, e deputetëve të zonës, Gjergji Papa e Ledina Alolli, prefektit Andrea Mano, stafit të një prej shkollave publike në Korçë dhe forcave e ushtrisë. Një grup i madh, mes tyre dhe 6 gazetarë, u nisëm drejt asaj që është cilësuar rruga më e vështirë për t’u përshkuar, të kënaqur se përveçse ishte arritur hapja e rrugës pas izolimit trejavor, po çonim pako ushqimore për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës, të cilët po përballeshin me një dimër të acartë dhe të pajetuar përgjatë dekadave

Prefekti i Korçes, Mano, pas bllokimit dje ne rrugen per ne komunen Lekas, bashke me grupin e gazetareve

të fundit. Dy kamionë ushtarakë të mbushur me ushqime na ndiqnin pas në ecjen e ngadaltë për shkak të terrenit të vështirë malor. Derisa në një moment makinat u ndalën. Ministri Bode, deputetët e zonës, por edhe disa prej shoqëruesve të tyre, u kthyen pas. Askush nuk sqaroi se pse ky kthim i menjëhershëm, i cili u interpretua si një kthim për arsye pune, ndodhi rreth kilometrit të katërt të rrugës. Megjithatë, veshit të mprehtë të dikujt nuk i shpëtoi një ndalesë e ministrit para disa banorëve që ishin duke u kthyer nga gjuetia, të cilët, pa hezituar deklaruan se pak metra më tej rruga ishte e mbyllur. Dy fuoristrada u kthyen menjëherë pas kësaj deklarate dhe në fytyrën e ministrit Bode nuk ishte e vështirë të shihje zhgënjimin apo edhe pak mërzi. Çuditërisht, për prefektin Mano ky nuk ishte mision i pamundur, por thjesht një kthim pas për shkak të angazhimeve të ministrit, pasi, sipas tij, rruga për në Lekas ishte e hapur dhe e kalueshme me pak vështirësi. Të joshur nga dëshira për ta parë nga afër mbijetesën e këtyre banorëve, vijuam rrugëtimin për aq sa mundëm, derisa lindi nevoja për të lëshuar thirrjen “SOS”. Diku në kilometrin e dhjetë, njëra prej automjeteve u bllokua dhe pas saj gjithë të tjerat, përfshi edhe kamionët e ngarkuar me ndihma ushqimore. Pa sinjal telefoni në mes të borës dhe të ftohtit ankthi nisi të pushtojë mendjen, duke sjellë reagime të pakontrolluara. Të paktën 12 burra, të cilët ku me lopata e ku me duar përpiqeshin për të lëvizur nga rruga automjetin e bllokuar, por pa asnjë rezultat. Pas tri orësh qëndrimi në të njëjtin vend, paniku nisi të shtohet, dikush hante borë në vend të ujit, dikush tjetër nuk ndizte dot as cigaren nga të ftohtit, të tjerët vraponin sa andej-këndej me telefona nëpër duar për të parë se mos ndokund kishte sinjal telefonik. Gjashtë gazetarë dhe operatorë, të cilët u nisëm për një lajm në komunën e Lekasit, që përpiqeshim të sinjalizonim se çfarë po ndodhte me ne. Për shkak të të njëjtit problem, kontaktet me prefektin ishin ndërprerë, pasi ky i fundit, me automjetin e tij kishte ecur menjëherë pas një buldozeri, i cili po hapte rrugën duke ia lehtësuar kalimin. Për tri orë pritje nga të paktën 20 persona se mos dikush që iku para nesh do ta kishte vënë re mungesën dhe do të ishte

Grupi i gazetareve i bllokuar ne komunen Lekas te Korçes

shqetësuar nga vonesa jonë, por askush nuk u duk. Pas gjysmë ore udhëtimi më këmbë brohorita kur arrita të kisha pak sinjal telefonik. Telefonata e parë te redaksia, për të kërkuar ndihmë, e dyta familja për t’i sinjalizuar. Ende asgjë, thuajse shumica e redaksive u sinjalizuan se ne ishim diku të bllokuar dhe vetëm telefonata pa fund që kryheshin në një kohë reale, të gjithë që na kërkonin të ruanim qetësinë dhe indirekt tregonin se kishin vënë në lëvizje edhe strukturat më të larta të shtetit për të na ardhur në ndihmë. Të kapur me thonj pas shpresës për t’i mbijetuar aventurës, punonjësit e ushtrisë nuk ndaleshin, me thonj dhe duar që çaheshin nga stërmundimi, arritën të hapnin rrugën për të lejuar ecjen para. Në këtë rrugë “të hapur” nuk mund të ktheheshe pas, por duhet të shkoje vetëm para, sepse terreni dhe gjerësia ishin të tilla që nuk të lejonin kthimin në pikën e startit. Pas rreth 30 minutash udhëtim në drejtim të fshatit Gjergjevicë, sërish makina u bllokua në mes të rrugës dhe borës. Gjithçka u përsërit nga e para, çdo përpjekje, çdo tentativë për të komunikuar me telefon, por vetëm orët kalonin dhe ne ende nuk e dinim se çfarë do të ndodhte. Nata tashmë errësoi gjithçka dhe askush nuk e dinte nëse do të kishim mundësinë të flinim diku apo thjesht do të ishte një udhëtim fatal për të gjithë. Në temperaturat që sa vinin dhe uleshin, sërish e hapëm rrugën, ndërsa nga udhëheqësi ynë drejt kësaj rruge ende nuk kishte asnjë gjurmë apo sinjal. Nga 20 kilometra që është gjatësia prej rrugës kryesore të aksit Korçë-Voskopojë dhe deri në Lekas ne kishim mundur të përshkonim vetëm 14 deri në afërsi të Urës së Gjergjevicës dhe më tej duhej të ecnim më këmbë për të paktën dy kilometra në natën

Nje pjese e hapur e rruges nacionale Koçre-Lekas

e errët pus dhe mes rrezikut të egërsirave. Në disa prej kthesave bora arrinte deri në 6 metra dhe kjo e rriste më tepër ankthin. Pikërisht te kjo urë u gjet edhe zgjidhja për t’i mbijetuar kësaj aventure, kthimi pas me një fuoristradë që do të paraprihej nga një traktor që do të mundësonte rregullimin e rrugës. Përballja ishte e vështirë edhe me punonjësit që do të na çonin drejt daljes nga kjo rrugë-frike. Duhet të iknim ne të parët, gazetarët duhet të çoheshin të parët në rrugën kryesore. Kështu kishin urdhëruar shefat. Ishte e vështirë të lije pas ata që hapën rrugën pa u kursyer, forcat e ushtrisë, dhe ndjeheshe në faj teksa i shpëtoje tmerrit të përjetuar kur e dije që dikush mbeti pas, por na u tha që pas nesh mjetet do të shkonin për t’i marrë edhe ata…
Dje, 27 komuna të bllokuara Zhbllokohen 21 komunave të izoluara nga bora. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, deklarohet se në qarkun e Shkodrës po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin akset rrugore kombëtare me qendrat e komunave Shalë, Shosh, Shllak, Pult, Kelmend, Iballë, Fierzë, Blerim dhe Qelëz. Në atë të Kukësit, forcat dhe mjetet e Forcave të Armatosura dhe Drejtoria Rajonale e Rrugëve po përpiqen të hapin rrugët drejt qendrave të komunave Shishtavec, Bushtricë, Grykë Çaje, Kalis, Surroj, Lekbibaj, Llugaj, Bytyç dhe Arrën. Ndërsa në qarkun e Dibrës kanë mbetur qendrat e komunave Zall-Dardhë, Trebisht, Arras, Luzni. Vijon puna dhe është pranë përfundimit për lidhjen me akset kombëtare të qendrave të komunave Kala e Dodës, Selishtë, Lurë, Zall-Reç, Ostren.
Nga Lekasi, DHORJELA DEMKOLLI

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

6 Komente per “Prefekti dhe Bode marrin gazetarët t’u tregojnë rrugët e lira, bllokohen 9 orë nga bora”

  1. kjo eshte dhe pergjegjesia e ketyre njerzve kundrejt atyre qe vuajne per dite per pakez rruge te hapur qe te mund te levizin lirshem. une nuk cuditem nga deklarata e prefektit sepse e di mjaft mire se cfare eshte ne gjendje te beje ai person per hir te asaj karrige qe e mban ne pushtet , keta lloj njerzish nuk e kane per gje te genjejne , te mashtrojne me pak fjale jane ne gjendje qe te bejne gjithcka per interesin e tyre. turp per nje zyrtar i ketij niveli te sillet ne kete menyre me njerzit e asaj zone , por kur kete e ben kryeministri me te gjithe shqiptaret atehere nuk ka se si te mos tallet edhe zoti prefekt.

  2. Malko Durmishi

    Shume gje e bukur,sikur lexoje nje tregim artistik,tej e tej i vertete.Por gezimii fitores duhet te ishte pershkruar me gjate dhe me me gezim e optimizem Duket sikur autorin e ka gezuar me shume ngecja ne debore se sa zgjidhja e lumtur.Ne fund nuk del qarte,vajten apo jo ndihmat ne Lekas

  3. eloxova me me shum kujdes ugezeva qe njezit jane shendosh emir por nuk kuptova shum gjera pse autori u gezua aq shum qe nuk gjeti rrugen te hapur se sa qe shpetoi ku shkoi prefekti cu ben gjataret etj.

  4. u gezuan se prefekti i binte gjoksit diten e enjete se rruget ishin te hapura dhe dolen bllof

    mos u beni merak per ata zone se gjithmon i marrin masat deri ne mars mos jua qani hallin
    dhe me 1985 ajo rruge eshte bllokuar vetem per dy dite(jame rritur ne ate zone)dhe ma do mendja se eshte i njejti traktor mbas 27 vjetesh kur flasim per digitalizime

  5. Çfarë?
    Traktori nga mbiu?
    Prefekti si iku?
    Si shkoi fati i ushtarakëve?
    gazetari duhet të iki i fundit që të tregojë ngjarjen, ndërsa këta ja futën vrapit të parët!
    6 km edhe në këmbë mund ti bënit siç i bënë gjahtarët, sinqerisht më duket se po e dramatizon këtë ngjarje sepse nuk më duket reale.

  6. Cne prefekti me shall te kuq ? I kujt partie eshte ? Pse nuk mban uniformen e PD-se ? Apo sic e thote shume bukur komentuesi Bekim,i njejti traktor si ne ’85 !

Beni nje Koment


+ 2 = 10

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy