GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Sociale » Publikohet formulari A1, MASH: Si të plotësohet

Publikohet formulari A1, MASH: Si të plotësohet

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Publikohet dhe A1Z për ata që kanë mbaruar gjimnazin përpara vitit 2012. Kur i japin lëndët me zgjedhje. MASH: Dorëzimi në shkolla nis më 20 shkurt deri më 10 mars. Publikohen formularët A1 dhe A1 Z për caktimin e lëndëve me zgjedhje nga maturantët. MASH ka vënë në dispozicion gjithashtu edhe udhëzimet për t’u ardhur në ndihmë nxënësve. Ata do të kenë afat nga data 20 shkurt deri më 10 mars për ta dorëzuar në shkolla. ”Formulari A1 plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012 vetëm nga maturantët e vitit 2012. Formulari A1 plotësohet me stilolaps (me një ngjyrë, blu ose të zezë) dhe me shkronja të mëdha të shtypit”, thuhet në udhëzim. Sipas tij, Formulari A1 konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt, ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe maturanti humbet të drejtën e regjistrimit. “Në rast se maturanti ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër formular A1, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm dhe duke e asgjësuar formularin e plotësuar gabim”, thuhet në udhëzim. Formulari A1, pas plotësimit, kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Si të mos gaboni Në hapësirat e lëna bosh në pikat 1 – 10, tek Formulari A1, të plotësohet: emri i DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla, pranë së cilës maturanti do të aplikojë me formularin A1, emri i qytetit ose fshatit në të cilin ndodhet shkolla, emri i shkollës ku studion. “Bazuar në tabelën që përmban (indekset e profileve/degëve), gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju po ndiqni, p.sh.: gjimnazi 2012, në tabelë ka indeksin 04, në formular ju do shënoni numrin 04. Të dhënat personale plotësohen në përputhje me kartën e identitetit. “Emrat a mbiemrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç) të shkruhen saktësisht si në dokumentin e identifikimit. Niset me ditëlindjen e maturantit, duke plotësuar përkatësisht me dy shifra ditën dhe muajin dhe me katër shifra vitin, sipas formatit dd/mm/vvvv, vendlindja e maturantit. Me shenjën X në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh.: nëse i përkisni gjinisë femërore, shënoni X në kutinë përbri fjalës ‘Femër’”, thuhet në udhëzim. Plotësohet me shenjën X në kutinë PO nëse  do të vazhdoni studimet jashtë shtetit, ose në kutinë JO nëse nuk do të vazhdoni studimet jashtë shtetit. Bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje të shënuar në formularin A1, qarkoni lëndët me zgjedhje që do të jepni provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre.  P.sh.     1. Anglisht (Gjuhë e huaj e parë) ose 21.  Letërsi e thelluar. Kush e plotëson formularin A1Z Formulari A1Z plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012 nga të gjithë ata që nuk janë maturantë të vitit shkollor 2011 – 2012. Këtë formular e plotësojnë edhe shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë shtetit. ”Formulari A1Z plotësohet me stilolaps (me një ngjyrë, blu ose të zezë) dhe me shkronja të mëdha të shtypit. Ai konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe kandidati humbet të drejtën e regjistrimit”, thuhet në udhëzim. Formulari A1Z dorëzohet në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH), ku kandidati ka mbaruar shkollën. Në çdo rast tjetër, ky formular dorëzohet në KSHMSH-në e përcaktuar nga DAR/ZA-ja. Në rast se maturanti/kandidati ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër formular A1Z, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm e duke asgjësuar formularin e plotësuar gabim. Formulari A1Z, pas plotësimit, kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti/kandidati, anëtari i KSHMSH-së dhe drejtori i shkollës. Programet orientuese Tri ditë më parë, MASH publikoi programet orientuese të maturës për 40 lëndë. Me anë të tyre maturantët do të përgatiten për të dhënë provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Nga sa bën me dije Ministria e Arsimit, në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve nxënësit mund të gjejnë paketën e plotë. Janë gati gjithashtu edhe programet për shkollat profesionale.
Maturantët para 2012 Në formularin A1 Z shënohen ID që maturanti/kandidati ka pasur në Maturën Shtetërore para vitit 2012. “Nëse jeni pajisur dy a më shumë herë me ID, të shënohet në kutinë e parë vetëm ID e vitit të fundit. (Plotësohet nga drejtori i shkollës). Në qoftë se nuk keni pasur ID, kutia para ‘JO’-së, plotësohet me X”, thuhet në udhëzim. Sipas tij, maturanti nuk lejohet të rijapë provimet me zgjedhje të detyruar nëse ka rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur rezultatet e tij janë nën 4.50. Në rast se kandidati e ka dhënë më shumë se një herë lëndët në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit. Mbartja e lëndëve me zgjedhje Nëse keni mbartur vetëm një lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e para vitit 2012 dhe në tjetrën keni marrë më pak se sa 4.50, atëherë në listën e lëndëve me zgjedhje duhet të qarkoni një lëndë, në përputhje me kriterin e plotësimit të 8 krediteve të parashikuara në Udhëzimin Nr. 40, datë 12.10.2011. Nëse lënda që keni mbartur është gjuhë e huaj, lënda që do të qarkoni në listën e lëndëve me zgjedhje mund të jetë edhe gjuhë e huaj e dytë, por e ndryshme nga ajo që do të mbartni. Nëse nuk keni dhënë lëndë me zgjedhje në Maturat Shtetërore para vitit 2012, atëherë duhet të qarkoni më poshtë lëndët me zgjedhje sipas Udhëzimit Nr. 40, datë 12.10.2011. P.sh: 8. Biologji, 27. Sociologji.

Formulari A1

ZIRINA LLAMBRO

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

4 Komente per “Publikohet formulari A1, MASH: Si të plotësohet”

  1. a mundet qe te zgjedhesh tik per provim me zgjedhje

  2. a eshte i detyruar te plotesohet A1…nqs une i kam dhene dhe i kam marre provimet ne maturat me pare… a mund te plotesoj formularin A2 pa plotesuar A1????????????

  3. a mund ta plotesosh formulari a1 pa patur karte identiteti apo pashaporte ,por ne vend te tyre vetem cefetikarte familjare apo personale?

Beni nje Koment


+ 8 = 16

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy