PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Speciale » Provimet e maturës, publikohen programet orientuese. Zgjedhjet për rektor, Hafizi: Dekanët nuk na presin

Provimet e maturës, publikohen programet orientuese. Zgjedhjet për rektor, Hafizi: Dekanët nuk na presin

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Çfarë do mësojnë nxënësit për 40 lëndët e kurrikulës bërthamë dhe asaj me zgjedhje. Formulari A1 për lëndët me zgjedhje, plotësimi nis më 20 shkurt. Publikohen programet orientuese të maturës për 40 lëndë. Me anë të tyre maturantët do të përgatiten për të dhënë provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Nga sa bën me dije Ministria e Arsimit, në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve nxënësit mund të gjejnë paketën e plotë. Janë gati gjithashtu edhe programet për shkollat profesionale. Gazeta publikon të plota programet për lëndët e detyruara Matematikë dhe Fizikë, provimet e të cilave maturantët do të mund t’i japin të parat. Matura e këtij viti ka ndryshuar pasi këtë vit mbyll studimet brezi i parë me kurrikulat e reja në gjimnaze, të cilat përbëhen nga lëndë bërthamë dhe lëndë me zgjedhje. Një tjetër ndryshim që i është bërë rregullores është shtimi i një lënde të tretë me zgjedhje. Sipas dëshirës, maturantët mund të vendosin ta caktojnë atë në formularin A1. Plotësimi i tij do të nisë javën që vjen. “Do të fillojë të plotësohet nga data 20 shkurt, për t’u dorëzuar nga maturantët më 10 mars”, sqaruan përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. Ky afat do të respektohet edhe nga maturantët që jetojnë në zonat e bllokuara për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, pasi Ministria do të zhvillojë për këta nxënës kurse intensive. Sipas rregullores, kandidatët nuk lejohen të japin provimet me zgjedhje të detyruar nëse kanë rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur rezultatet e tyre janë nën 4.50. Në rast se kandidati e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin “Meritë-Preferencë” për këto lëndë merren koeficientet e vitit shkollor 2011-2012. PROGRAM ORIENTUES  PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR  TË MATURËS SHTETËRORE PËR GJIMNAZIN LËNDA: MATEMATIKA E THELLUAR VITI MËSIMOR 2011 – 2012 2. Linjat dhe nënlinjat Linjat Nënlinjat Numri dhe veprimet me numra Bashkësitë numerike Veprime me numra Algjebra Zgjidhja e ekuacioneve, inekuacioneve, sistemeve Shprehjet shkronjore Numrat kompleksë Matricat dhe përcaktorët Matja Matje jo të drejtpërdrejta Matje me formula Gjeometria Gjeometria në plan Gjeometria në hapësirë Funksioni Kuptimi dhe paraqitja e funksionit Funksioni dhe limiti Njehsimi diferencial e integral Derivati Njehsimi integral Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë Statistikë Probabilitet 3. Përshkrimi i linjës dhe objektivat Linja 1: Numri dhe veprimet me numra Përshkrimi i linjës: Bashkimi i dy bashkësive, numri i elementeve të bashkimit; veprimet me fuqitë me eksponentë irracionalë; logaritmimi i një shprehjeje, ndërrimi i bazës së logaritmimit. Linja/nënlinja Objektivat Numri dhe veprimet me numra Nxënësi të jetë i aftë: – Të gjejë numrin e elementeve të bashkimit të dy bashkësive; – të llogaritë fuqitë me eksponentë irracionalë; – të zbatojë vetitë e logaritmeve; – të ndërrojë bazën e logaritmeve. Linja 2: Algjebra Përshkrimi i linjës: Zgjidhja e ekuacioneve dhe inekuacioneve që përmbajnë vlerën absolute; zgjidhja grafike e ekuacioneve dhe inekuacioneve të fuqisë së parë me dy ndryshore; zgjidhja grafike e sistemeve të inekuacioneve të fuqisë së parë me dy ndryshore; kuptimi për numrin kompleks, trajta algjebrike; veprime me numra kompleksë, veti të veprimeve; paraqitja gjeometrike e numrit kompleks; trajta trigonometrike e numrit kompleks; formula e Muavrit; kuptimi i matricës katrore të rendit të dytë dhe të tretë,veprime me to (mbledhje, shumëzimi i matricës me një numër, shumëzimi i dy matricave katrore të rendit të dytë); përcaktori i një matrice katrore të rendit të dytë ose të tretë. Objektivat Linja/Nënlinja Objektivat Zgjidhja e ekuacioneve, inekuacioneve, sistemeve Nxënësi të jetë i aftë: Të zgjidhë ekuacione dhe inekuacione që përmbajnë vlerë absolute; të zgjidhë grafikisht inekuacione të fuqisë së parë me dy ndryshore; të zgjidhë grafikisht sistemet e inekuacioneve të fuqisë së parë me dy ndryshore. Numri kompleks Nxënësi të jetë i aftë: Të kryejë veprime me numrat kompleksë; të gjejë modulin dhe argumentin e një numri kompleks; të paraqesë një numër kompleks në trajtat e tij algjebrike, dhe trigonometrike; të përdorë formulën e Muavrit për të llogaritur fuqinë e një numri kompleks. Matricat dhe përcaktorët Nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë matricat katrore të rendit të dytë dhe të rendit të tretë, si dhe elementet kryesore; - të kryejë veprime me matrica (mbledhje, shumëzim të matricës me një numër dhe shumëzimi i dy matricave katrore të rendit të dytë); - të njehsojë përcaktorin e një matrice katrore të rendit të dytë dhe të tretë. . Linja 3: Matja Përshkrimi i linjës: Këndi ndërmjet dy vektorëve; formulat për sin(á±â) cos(á±â); identitete të thjeshta trigonometrike. Objektivat Linja/Nënlinja Objektivat Matja Nxënësi të jetë i aftë: – Të gjejë këndin ndërmjet dy vektorëve të dhënë; - të zbatojë formulat për sin(á±â) cos(á±â); - të zbatojë formula trigonometrike në vërtetimet e identiteteve të thjeshta trigonometrike. Linja 4: Gjeometria Përshkrimi i linjës: Ngjashmëria e shumëkëndëshave; koordinatat e pikës në plan dhe në hapësirë; koordinatat e vektorit në drejtëz, plan dhe hapësirë; prodhimi numerik i dy vektorëve në hapësirë; prodhimi vektorial i dy vektorëve në hapësirë; prodhimi vektorial në koordinata; kushtet që dy vektorë në plan ose në hapësirë të jenë: bashkëvijorë, pingulë; ekuacioni i planit që kalon nga një pikë e dhënë dhe pingul me një vektor të dhënë; kushti i pingultisë dhe paralelizmit të dy planeve; ekuacioni i planit që kalon nëpër tri pika; largesa e një pike nga një plan në hapësirë; ekuacioni kanonik i një drejtëze në hapësirë; kushtet e paralelizmit dhe pingultisë së drejtëzës me planin; vetia e prerjes së piramidës (konit) me një plan paralel me bazën. Objektivat Linja/nënlinja Objektivat Gjeometria në plan Nxënësi të jetë i aftë: Të zbatojë në situata problemore ngjashmërinë e shumëkëndëshave. Gjeometria në hapësirë Nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë koordinatat e pikës në hapësirë; të përcaktojë koordinatat e vektorit në hapësirë; të gjejë prodhimin numerik të vektorëve në hapësirë; të gjejë prodhimin vektorial të vektorëve në hapësirë; të zbatojë vetitë e prodhimit vektorial të vektorëve; të dallojë nëse dy vektorë janë pingulë ose bashkëvijorë; të shkruajë ekuacionin e planit që kalon nga një pikë e dhënë dhe pingul me një vektor të dhënë; të shkruajë ekuacionin e planit që kalon nëpër tri pika; të njehsojë largesën e një pike nga një plan në hapësirë; të shkruajë ekuacionin kanonik të drejtëzës në hapësirë; të zbatojë në problema vetinë e prerjes së një piramide (koni) me një plan paralel me bazën. Linja 5: Funksioni Përshkrimi i linjës: Bashkësia e vlerave të funksionit, vlera më e madhe dhe më e vogël e funksionit, monotonia e funksionit; vargu numerik, monotonia e vargut; progresioni gjeometrik zbritës i pafundmë, formula për gjetjen e shumës së kufizave të tij; funksioni bijektiv; funksioni i anasjellë. Objektivat Linja/nënlinja Objektivat Kuptimi dhe paraqitja e funksionit Nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë kuptimin e funksionit bijektiv në raste të thjeshta; të gjejë, në një rast të dhënë, të anasjellin e një funksioni objektiv; të gjejë bashkësinë e vlerave të funksionit dhe ekstremumet; të dallojë progresionin gjeometrik zbritës të pafundmë; të zbatojë formulën për shumën e kufizave të progresionit të pafundmë zbritës; të studiojë monotoninë e një vargu të dhënë në mënyra të ndryshme. Funksioni dhe limiti Nxënësi të jetë i aftë: Të gjejë limitin e një vargu, duke përdorur pohimet për limitin e funksionit. Linja 6: Njehsimi diferencial dhe integral Përshkrimi i linjës: Variacioni i funksionit racional, irracional, logaritmik, eksponencial. Objektivat Linja/nënlinja Objektivat Njehsimi diferencial dhe integral Nxënësi të jetë i aftë: Të studiojë variacionin e funksionit racional, irracional, logaritmik, eksponencial në raste të thjeshta. Linja 7: Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë Përshkrimi i linjës: Regresi linear dhe korrelacioni (raste të thjeshta); koeficienti i korrelacionit (raste të thjeshta); bashkimi i dy ngjarjeve; probabiliteti i bashkimit të dy ngjarjeve. Objektivat Linja/Nënlinja Objektivat Statistikë Nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë regresin e thjeshtë linear në raste të thjeshta dhe të gjejë koeficientin e korrelacionit. Probabilitet Nxënësi të jetë i aftë: Të zbatojë, në situata konkrete, formulën për probabilitetin e bashkimit të dy ngjarjeve. Tabela e peshave në përqindje sipas linjave PROGRAMI ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE PËR GJIMNAZIN DHE GJIMNAZIN ME ORIENTIM GJUHËSOR LËNDA: LETËRSI E THELLUAR (PROVIM ME ZGJEDHJE) Moduli 1: Bota dhe ndryshimi Tema qendrore: Studimi i heroit, forca e tij në veprën “Skënderbeu” të Sabri Godos Tematika Objektivat Tema e qëndresës Gjuha dhe stili Interpretimi dhe gjykimi vetjak Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përshkruajë kontekstin historik, shoqëror, ekonomik dhe letrar; - të reflektojë rreth lidhjeve të veprës letrare me kontekstin historik, shoqëror dhe ekonomik; - të parashtrojë, të argumentojë dhe të evoluojë idetë e qëndrimet e tij rreth vlerave të veprës; - të vlerësojë çështje, si p.sh.: tipizimi, kompozicioni, kronologjia e ngjarjeve, rrethanat, mjediset, konflikti, karakteret; - të veçojë tipare të gjuhës së veprës dhe të stilit të autorit; - të analizojë aspektet gjuhësore të veprës; - të analizojë çështjet që lidhen me raportin kulturë-individ-vepër; - të gjykojë rreth vlerave të veprës, duke iu referuar kritereve, citimeve dhe argumenteve; - të realizojë ese përshkruese dhe argumentuese/ bindëse. Moduli 2: Bota dhe ndryshimi Tema qendrore: Studimi i heroit dhe forca e tij në veprën “Jul Cezari” të Shekspirit Tematika Objektivat Heroi dhe karakteri njerëzor Tipizimi i personazheve Gjuha dhe stili Veçoritë dramatike dhe tragjike të veprës Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të ilustrojë karakteristikat e dramës dhe stilin shekspirian të saj; - të veçojë gjuhën figurative të përdorur, elementet e trillimit në vepër; - të dallojë forcën e ligjërimit kundërshtues dhe bindës midis palëve; - të parashtrojë idetë e qëndrimet e tij nëpërmjet të shkruarit bindës; - të ilustrojë karakteristikat e personazheve; - të debatojë rreth ligjërimit bindës dhe veprimit dramatik; - të ilustrojë karakteristikat e veçoritë e veprës; - të debatojë rreth një teme që lidhet me veprën. Moduli 3: Bota dhe ndryshimi Tema qendrore: Rrënjët e formimit të kombit shqiptar (Gjergj Fishta: “Lahuta e Malcis”) Tematika Objektivat Aspekti historik Mitologjia dhe figurat mitologjike “Lahuta e Malcis”, krahasuar me vepra të tjera epike Gjuha dhe stili Interpretimi dhe gjykimi vetjak Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të bëjë lidhjen midis veprës, historisë kombëtare e më gjerë dhe historisë së shkurtër të krijimit të veprës letrare; - të analizojë narracionin, gjuhën poetike dhe elementet e tjera të mjeshtërisë artistike; - të dallojë veçoritë e poemës epike; - të parashtrojë qëndrimin e tij ndaj veprës; - të njohë mitologjinë shqiptare të rikrijuar në poemën “Lahuta e Malcis”; - të reflektojë rreth lidhjeve të saj me mitologjinë popullore; - të analizojë origjinalitetin e Fishtës në rikrijimin e figurave mitologjike; - të eksplorojë vlerat artistike, kalimin nga realja te jorealja dhe funksionin e hiperbolës; - të parashtrojë qëndrimin e tij ndaj veprës; - të parashtrojë, nëpërmjet krahasimit, të përbashkëtat dhe dallimet midis veprës së Fishtës dhe veprave të tjera epike; - të realizojë ese përshkruese dhe argumentuese/ bindëse. Moduli: Letërsi dhe kompozim a) Vepra letrare (Ismail Kadare: “Kronikë në gur”, “Darka e gabuar” dhe “E penguara”) Tematika Objektivat Qyteti-personazh dhe banorët e tij Njeriu dhe kërkesa e tij për identitet Gjuha dhe stili Interpretimi dhe gjykimi vetjak Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të analizojë se si shkrimtari e përdor gjuhën dhe strukturat e saj për të arritur një efekt të caktuar në vepër; - të gjejë mjetet e ndryshme retorike në veprat letrare dhe t’i përdorë ato në punët e tij me shkrim; - të dallojë karakteristikat bazë të një vepre letrare; - të përcaktojë specifikat e një personazhi, duke u bazuar në atë çfarë ai thotë në dialog, monolog etj.; - të demonstrojë të kuptuarit e ideve të një vepre apo fragmenti; - të interpretojë, nisur nga një perspektivë e caktuar, qëndrime dhe pozicione të hapura ose të nënkuptuara në vepër; - të komunikojë një përgjigje personale të ndjeshme dhe të arsyeshme në lidhje me veprën e lexuar. Vepra letrare (Fatos Kongoli: “Ne të tre”, “Lëkura e qenit”, “Jeta në një kuti shkrepësesh”, “Bolero në vilën e pleqve”) Tematika Objektivat Tema sociale në veprat e Fatos Kongolit Gjuha dhe stili Interpretimi dhe gjykimi vetjak Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të demonstrojë aplikimin e shprehive të të menduarit kritik rreth stilit të autorit dhe veprave të tij; - të analizojë, nëpërmjet veprave letrare, se si ndërthuren dhe kombinohen në mënyra të ndryshme tek individi, rrethana e faktorë të shumtë, si: mjedisi, vetmia, sfida, tradita, injoranca, ambicja etj., si dhe të gjykojë ndikimin e tyre në zgjedhjet, vendimmarrjet dhe veprimet e tij; - të komentojë përdorimin e mjeteve të stilistikës për krijimin e efekteve të caktuara në vepër; - të interpretojë, nisur nga një perspektivë e caktuar, qëndrime dhe pozicione të hapura ose të nënkuptuara në vepër; - të argumentojë rreth një çështjeje të caktuar. Në këtë lëndë, nxënësit do të testohen edhe për njohuritë shprehëse gjuhësore, si më poshtë: Gjuhë shqipe Njohuritë gjuhësore Leksikologji Kuptimi i fjalëve Ngjyrimi emocional i fjalëve Dialektet dhe gjuha standarde Morfosintaksë Klasat e fjalëve (pjesët e ligjëratës) Llojet e fjalive Stilistikë gjuhësore Mjetet morfologjike të shprehësisë Figurat e sintaksës poetike: elipsa, lakonizmi, anafora, rendi i gjymtyrëve, shkallëzimi, enumeracioni, pyetja retorike Figura tingullore: aliteracioni Shprehësia tingullore: ritmi, rima, strofa Organizimi tërësor i një teksti: titulli, paragrafi, hyrja, shtjellimi, mbyllja Të shkruarit Ese përshkruese Ese bindëse/argumentuese Drejtshkrim Drejtshkrimi i shkronjës së madhe Drejtshkrimi i fjalëve në gjuhën shqipe Përdorimi i drejtë i shenjave të pikësimit Lista e veprave letrare të detyrueshme për t’u lexuar nga nxënësit: Autori Vepra letrare Sabri Godo Romani “Skënderbeu” Shekspir Tragjedia “Jul Cezari” Gjergj Fishta Poema “Lahuta e Malcis” Ismail Kadare Romani “Kronikë në gur”, Romani “Darka e gabuar” Romani “E penguara” Fatos Kongoli Romani “Ne të tre” Romani “Lëkura e qenit” Romani “Jeta në një kuti shkrepësesh” Romani “Bolero në vilën e pleqve.

Zgjedhjet për rektor, Hafizi: Dekanët nuk na presin

Ankesa e përfaqësuesve, reagon Kule: Asnjë pengesë për kundërshtaren Shtabi i kandidates: Kur shkon Kule bëjnë fushatë

Dhori Kule

Kur vetëm pesë ditë na ndajnë nga zgjedhjet në universitete, nisin përplasjet dhe pakënaqësitë e para për mënyrën si po zhvillohet fushata në Universitetin e Tiranës. Përfaqësuesit e shtabit elektoral të kandidates Mimoza Hafizi pohuan dje për gazetën se dekanët po favorizojnë rektorin aktual, Dhori Kule. “Kemi pasur pengesa kryesisht te Fakulteti i Infermierisë, ku ne si studentë nuk jemi lënë të shpërndajmë fletëpalosje dhe të vendosim postera. Po kështu edhe te Fakulteti i Shkencave Sociale, megjiëse e lajmëruam, dekani nuk denjoi të na priste, ndërkohë që është ndërprerë mësimi kur është prezantuar me studentët kandidati tjetër. Megjithëse i bëmë kërkesë dekanit, as denjoi të na priste për të zhvilluar takimin”, thanë përfaqësuesit e shtabit të kandidates Hafizi. Gjithçka e kanë kundërshtuar përfaqësuesit e shtabit elektoral të rektorit aktual Dhori Kule. ”Nuk është i vërtetë asnjë nga këto pretendime. Përkundrazi, ne mund t’ju dëshmojmë që konkretisht, në Fakultetin e Infermierisë, gjatë zhvillimit të takimit ku profesor Kule po prezantonte programin e tij, grupe studentësh nisën të ndanin fletëpalosje ngjyrë rozë me emrin e kandidates Hafizi. Është e vërtetë që disa nga studentët në sallë reaguan, por vetë rektori Kule nuk lejoi t’i ndalonin, përkundrazi, u lejuan të shpërndaheshin, ndonëse takimi ishte i organizuar prej tij. Sa i përket shkencave sociale, mësimi nuk është ndërprerë”, thanë përfaqësuesit e studentëve që mbështesin garën e rektorit aktual. Këshillat studentorë Ndërkaq, një tjetër pretendim i shtabit elektoral të kandidates Hafizi është mbështetja e njëanshme që këshillat studentorë, ndon-ëse nuk ua lejon rregullorja, po japin për Kulen. ”Një pjesë e këshillave studentorë në fakultete po bëjnë presione që të votohet në favor të rektorit aktual. Ndërkohë që Këshillat studentorë duhet të jenë mbi preferencat personale e duhet të përfaqësojnë të gjithë studentët”, thanë përfaqësuesit e kandidates Hafizi. Edhe ky

Mimoza Hafizi

argument është hedhur poshtë nga pala tjetër. ”Të gjitha këto ndoshta vijnë si pasojë e mungesës së mbështetjes dhe janë argumente të pabazuara. Ne nuk jemi në zgjedhje politike që do të mbushim sallat me militantë. Kush ka dëshirë të ndjekë takimet, qoftë trupë akademike, qoftë studentë, është i lirë të marrë pjesë. Këshillat studentorë nuk kanë mbajtur zyrtarisht anën e asnjë kandidati. Kjo po që do të përbënte shkelje”, kanë theksuar përfaqësuesit e kandidatit Dhori Kule. Pavarësisht pretendimeve nga palët, përgjithësisht fushata për zgjedhjet e datës 20 shkurt deri tani nuk ka shënuar asnjë incident në UT. Kandidatët kanë përzgjedhur të orientohen drejt modelit jo shumë mediatik, duke u kushtuar vëmendje vetëm takimeve me stafet e pedagogëve që votojnë dhe studentët. Zgjedhjet në universitete Në të gjithë vendin, brenda pak ditësh do të përzgjidhen 11 rektorët që do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme universitetet publike, ndërkohë që numri i zëvendësrektorëve do të jetë gati sa dyfishi i eprorëve të tyre. Në çdo universitetet funksionojnë nga dy të tillë, që janë njëri për anën mësimore dhe tjetri për anën shkencore. Në të njëjtën ditë do të votohet edhe për 60 dekanët e fakulteteve, mbi 250 shefat e departamenteve, si dhe drejtuesit e qeverive studentore. Pesha e votës Në universitete votat përllogariten me përqindje. Kështu, votat e gjithë stafit akademik përbëjnë 75% të procesit, 20% e zë vota e studentëve dhe 5% ajo e administratës publike. Konsiderohet fitues në postin e autoriteteve drejtuese rektor, dekan dhe përgjegjës të njësisë bazë, kandidati i cili është renditur i pari në listë dhe rezultati i tij në përqindje është jo më i vogël se 33%. Nëse nga llogaritja e rezultatit të votimit kanë dalë dy ose më shumë kandidatë me pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet me short. Në rastin e një kandidature të vetme për postin e autoriteteve drejtuese rektor, dekan dhe përgjegjës të njësisë bazë, konsiderohet fitues nëse rezultati i tij në përqindje është mbi 50%. Nuk ka ankimim Ndryshe nga eksperienca e viteve të kaluara, kur të rinjtë kundrejt një tarife prej 1200 lekësh, kishin të drejtë që të ankoheshin nëse ishin të pakënaqur me notën dhe nëse vërtetohej se ai kishte të drejtë, ndryshohej edhe rezultati, këtë vit ata nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo do të thotë se nëse maturantët janë të pakënaqur nga nota e testit dhe pretendojnë që ajo të rivlerësohet, kjo s’mund të bëhet, pasi rregullorja e Maturës 2012 nuk parashikon procedura rishikimi të testeve. ZIRINA LLAMBRO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Provimet e maturës, publikohen programet orientuese. Zgjedhjet për rektor, Hafizi: Dekanët nuk na presin”

  1. Kjo qe po ndodh me pengesat e dekaneve ne zgjedhje eshte e vertete. Ne Fakultetin e Shkencave Sociale njoftimi per takimin e rektori aktual ishte bere nga administrata me email cdo pedagogu dhe studentet u hoqen nga mesimi, ndersa per znj Hafizi nuk u lejuan as studente dhe as u be njoftim nga institucioni per takimiin. Keto jane turpe qe ndodhin ne qarqet akademike ku pretendohet qe eshte niveli me i larte i intelektualizmit. Turp dhe shume turp se nuk jemi ne diktature.

Beni nje Koment


4 + = 13

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy