GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Sociale » Fëmijët, 10 çrregullimet më të shpeshta mendore

Fëmijët, 10 çrregullimet më të shpeshta mendore

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Specialistët e ISHP: Familjet shqiptare anashkalojnë problemet Mjekët: Prindërve u mungojnë njohuritë për sëmundjet “Për të trajtuar një çrregullim mendor tek të rriturit, duhet gjetur burimi. Thuajse gjithmonë ai i përket të shkuarës së largët, fëmijërisë”. Ky pasazh i një libri, është gjithashtu një nga parimet kryesore të terapive psikiatrike. Në dy dekadat e fundit, mënyra si rriten dhe edukohen fëmijët në Shqipëri, ka pësuar një kthesë të madhe. Autoritarizmi prindëror trashëguar në breza është zëvendësuar me një komunikim gjithnjë e në rritje me të vegjlit. Nëse dikur fjala e prindit ishte ligj, dhe ndëshkimet e deri dhuna fizike shiheshin si mënyra mjaft efikase edukimi, sot fëmijët e kanë fituar lirinë për të bashkëbiseduar në familje si të rritur. Prindërit shqiptarë dëshmojnë çdo ditë e më shumë se dinë të dëgjojnë, ndoshta edhe atëherë kur nuk duan. Gjithsesi, kaq nuk mjafton. Përtej këtij progresi, i cili vlerësohet nga ekspertët e shëndetit mendor si një hop i rëndësishëm në zhvillimin e një shoqërie më pak agresive, janë me dhjetëra shkaqet sociale që diktojnë një sërë çrregullimesh që shfaqen tek fëmijët. Shifrat flasin se deri në 25% e fëmijëve dhe adoleshentëve në një moment të jetës përjetojnë një formë apo një tjetër çrregullim mendor. Pjesa më e madhe e tyre kalohen pa u vënë re. Disa me kalimin e viteve nuk lënë asnjë gjurmë, për raste të tjera pasojat janë të pakthyeshme. Përballë këtij fenomeni, që për hir të së vërtetës ka tendenca të zgjerohet, mjekët pranojnë hapur se niveli i njohurive e kultura për të treguar vëmendjen e duhur janë ende të mangëta. Dhjetë çrregullimet më të shpeshta Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë shpërndarë në shkolla materiale sensibilizuese për t’u ardhur në ndihmë mësuesve e prindërve. Roli i tyre është i domosdoshëm për të identifikuar në kohë problemet dhe për t’u dhënë zgjidhje atyre. “Shkaqet kryesore të çrregullimeve mendore tek fëmijët janë marrëdhëniet në familje, raportet në shkollë, faktorët socialë si varfëria apo dhuna”, bëjnë me dije specialistët e ISHP-së. Sipas tyre ndikojnë jo pak ngjarje të tilla si vdekja apo largimi i njerëzve të dashur, sidomos divorcet. Dhjetë janë çrregullimet më të shpeshta tek fëmijët e moshës shkollore. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe adoleshentët. Autizmi renditet i pari në listë, për vetë faktin se zbulimi i kësaj sëmundjeje i përket fëmijërisë së hershme. Autizmi është një çrregullim i trurit, që diagnostikohet normalisht në fëmijërinë e hershme, është çrregullim i zhvillimit, i cili shfaqet afërsisht tek 0,005% e fëmijëve, prej të cilëve 80%, fëmijë të gjinisë mashkullore”, sqaron ISHP. Çrregullimet e të nxënit janë një tjetër problematikë që haset në 2-10% të fëmijëve. Ato përfshijnë çrregullimet e të lexuarit, matematikore dhe ato të të shkruarit. Depresioni i fëmijëve mbetet sot një çrregullim me pasoja të rënda tek fëmijët. Përgjithësisht ka një lidhje direkte me prindërit. “Nëse fëmija ka një prind me depresion, ka një përqindje nga 25% deri në 50% për të qenë dhe vetë i tillë, ndërsa për ata fëmijë që prindërit u vuajnë herë pas here nga depresioni, mundësia rritet deri në 75%”, theksojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik. Hiperaktiviteti (ADHD), i cili në vendin tonë neglizhohet, është një tjetër çrregullim, i cili shfaqet kryesisht tek fëmijët 8-9  vjeçare. Në grupin e dhjetë çrregullimeve më të shpeshta mendore bëjnë pjesë gjithashtu fobitë, vetëdëmtimi (kur fëmija dëmtohet me qëllim), çrregullimet e të ngrënit, obsesionet dhe çrregullimet e ankthit dhe skizofrenia.” Për të gjitha këto prindërit dhe mësuesit duhet të jenë të kujdesshëm dhe duhet të konsultohen me psikologë dhe psikiatër nëse vërejnë shenja të vazhdueshme. Çdo çrregullim ka tipologjinë e vet”, sqarojnë specialistët.
10 Çrregullimet me te shpeshta 1-Autizmi Autizmi është një çrregullim i trurit, që diagnostikohet që në fëmijërinë e hershme. Nuk dihen shkaqet e këtij çrregullimi. Një pjesë e fëmijëve autikë shfaqin shkallë të lartë të dhuntive në sfera të ndryshme, si në muzikë, art e ndonjëherë edhe në matematikë. Simptomat me të cilat shfaqet autizmi: Probleme me shikimin Vështirësi në të folur Probleme me dëgjimin dhe komunikimin Aftësi e kufizuar për të kryer veprime të pavarura Fëmija izolohet në vetvete Formulon me vështirësi mendimet Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë Prindërit: Të jenë këmbëngulës. Fëmijët me autizëm e kanë të vështirë që informacionin e marrë në një mjedis ta riprodhojnë në një mjedis tjetër. Të jenë mbështetës. Krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm, është mënyra më e mirë për të përforcuar të mësuarit. Të dinë të shpërblejnë fëmijën për sjelljet e mira. Çdo fëmijë tenton të shfaqë më shpesh sjelljet që prindërit ia përforcojnë duke i shpërblyer, lavdëruar, vlerësuar. 2-Çrregullimet e të nxënit përfshijnë Çrregullimet e aftësisë së të lexuarit Çrregullimet e aftësisë matematikore Çrregullimet e aftësisë së të shkruarit Çrregullimi i aftësisë matematikore, së të lexuarit, dhe të shkruarit: Karakteristika kryesore e këtyre çrregullimeve është se leximi, aftësitë matematikore, aftësitë për të shkruar janë dukshëm nën nivelin e pritur, duke pasur parasysh moshën kronologjike, inteligjencën e matur dhe shkollimin e individit në përputhje me moshën e tij. Fëmijët me çrregullime në të nxënë nuk janë fëmijë me prapambetje mendore. Ata mund të kenë inteligjencë mesatare ose të lartë dhe sërish të kenë probleme në lexim, shkrim apo matematikë. Por, mund të ndodhë që fëmija të ketë edhe vështirësi në të nxënë e njëkohësisht edhe prapambetje mendore, por këto janë dy gjëra të ndryshme. Prindërit dhe mësuesit duhet: Të mirorganizojnë klasën dhe ruajnë vëmendjen e saj. Të paraqesin tema të përgatitura mirë. Të demonstrojnë pritshmëritë për sjellje të mirë. Të kuptojnë karakteristikat e të mësuarit të nxënësve të tyre dhe planifikojnë instruksione të përshtatshme. Të theksojnë më shumë sukseset sesa dështimet. Të modelojnë sjelljen e duhur. Të komunikojnë me nxënësit në mënyrë pozitive, sensitive dhe nxitëse, duke përdorur edhe humorin. 3-Depresioni Fëmijë me lidhje të dobëta familjare, si dhe problemet social-kulturore përgatisin një terren të favorshëm për shfaqjen e depresionit në formën e traumave dhe çrregullimeve psikofizike. Depresioni më tepër u atribuohet kushteve të jashtme sesa gjeneve. Situatat traumatike në jetë si braktisja, dhuna në familje, problemet kronike në shkollë, divorci i prindërve ose edhe lindja e një fëmije tjetër në familje, rezultojnë në depresion te fëmijët që janë në periudhën e formimit. Mërzitja ose vuajtjet e lehta nuk janë domosdoshmërish depresion. Nëse fëmija ndihet i trazuar, nuk është për t’u shqetësuar, por nëse kjo situatë zgjat me javë dhe ndikon marrëdhëniet që fëmija ka me ambientin që e rrethon, mund të quhet klinikisht depresion. 4-Hiperaktiviteti (ADHD) Simptomat Kanë mungesë përqendrimi, kohëzgjatjen e përqendrimit e kanë të limituar, gjatë studimit janë shumë të ndjeshëm nga bezdisje të vogla mjedisore, meditojnë për diçka tjetër duke parë drejt tabelës së klasës ose duke të parë në sy. Shfaqin shenja padurimi, nervozohen dhe lëndohen shumë shpejt. Sa më shumë të përballen me ambiente të reja dhe të ndihen të huaj në të, aq më të vështirë e kanë të heqin dorë nga veset kapricioze. Këta fëmijë e kanë të pamundur të rrinë në një vend dhe të dëgjojnë me qetësi. Prindërit: Të mos u vënë në dukje çdo veprim të gabuar. Është e rëndësishme që ky fëmijë të kuptojë se është si gjithë të tjerët, ka kapacitet për të qenë i suksesshëm. Nuk u duhen kursyer lëvdatat. 5-Vetëdëmtimi: Vetëdëmtimi është një problem i zakonshëm mes fëmijëve e kryesisht të rinjve, i cili përfshin mënyrat e ndryshme që njerëzit dëmtojnë vetveten qëllimisht. Vetëdëmtimi përfshin: prerjen, djegien, përvëlimin, thyerjen e kockave, shkuljen e flokëve, marrjen e substancave helmuese. Vajzat vetëdëmtohen më shumë se djemtë. Vetëdëmtimi i djemve shpesh duket si një aksident. 6-Çrregullimet e të ngrënit Nisin kryesisht sa fillon adoleshenca. Më të predispozuara janë vajzat. E shohin peshën e trupit si qendrën e identitetit dhe lumturisë. Dy çrregullimet e të ngrënit janë: 1. Anoreksia nervore – personat kanë frikë intensive të shtimit në peshë dhe refuzojnë të ushqehen. 2. Bulimia nervore – personat ushqehen në mënyrë të tepruar dhe këtë sasi të madhe ushqimi e eliminojnë duke vjellë. Bulimikët kanë peshë normale, ndërsa anoreksikët janë ekstremisht të dobët. 7-Fobitë Fobitë janë frikëra, që nuk kanë të bëjnë me një rrezik real. Fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë fobi rreth gjithçkaje. Fobitë më të shpeshta janë fobitë sociale, të cilat përfshijnë ankthin për çdo situatë, frikë nga disa kafshë dhe frikë nga errësira. 8-Obsesionet Obsesionet janë mendime ankthioze të përsëritura, të cilat mund të duken të paarsyeshme. 9-Çrregullimet e ankthit Fëmijët nervozohen shumë shpejt e pa shkak. Shkaqet e nervozizmit mund të jenë: performanca në shkollë, një lojë futbolli me shokët, apo edhe pamja. Fëmijë edhe më të vegjël, në klasë të parë apo edhe parashkollorë, mund të kenë ankthin dhe frikën e ndarjes nga prindi. 10-Skizofrenia Skizofrenia është një sëmundje e rëndë mendore. Ajo përfshin: të menduarit konfuz, probleme me ndjenjat, sjelljen, motivimin, të folurin, të shikuarit, të dëgjuarit dhe të besuarit e gjerave që nuk egzistojnë. Skizofrenia zakonisht fillon të shfaqet rreth të njëzetave, por prek edhe adoleshentët.
Shqetësimet Sipas ISHP, mënyrat se si fëmijët reflektojnë shqetësime të ndryshme që ata kanë, janë të ndryshme. Nëse një fëmijë vazhdimisht ka shpërthime inati dhe shfaq agresivitet apo veçohet nga jeta familjare e fëmijët e tjerë, prindërit nuk duhet të neglizhojnë. Gjithashtu, të tjerë tregues që një fëmijë është i shqetësuar janë pagjumësia, ëndrrat e këqija që përsëriten vazhdimisht, refuzimi i ushqimit apo ankesat për dhimbje të ndryshme në trup. Çfarë duhet të bëjnë prindërit Sipas specialistëve, në rast se shohin që fëmija është i shqetësuar, gjëja e parë që duhet të bëjnë, është ta sigurojnë fëmijën se çfarëdo të ndodhë, përsëri prindërit do t’i duan dhe do t’i ndihmojnë. “Prindërit duhet të mundohen të kuptojnë çfarë i shqetëson, të flasin me fëmijën, të flasin me partnerin, të flasin me persona të tjerë që kujdesen për fëmijën”, thekson Instituti i Shëndetit Publik. Po kështu duhet të inkurajohet fëmija të flasë rreth ndjenjave të tij, në mënyrë që të kuptohet ndryshimi i të sjellit tek ta. Nëse nuk shohin zgjidhje apo përmirësim të gjendjes së fëmijëve, ata duhet t’u drejtohen specialistëve

“Në Psikiatri trajtojmë çdo vit 1000 fëmijë e të rinj”

Flet mjeku psikiatër, Ariel Çomo: Ja ku duhet të shqetësohen prindërit Janë shtuar rastet që referohen nga shkollat

Spitali Psikiatrik

Janë rreth 1000 fëmijë e adoleshentë që marrin trajtim çdo vit nga stafi i psikiatërve e psikologëve në Tiranë. Mjekët thonë se vitet e fundit është rritur kultura dhe sensibilizimi. Por, pavarësisht kësaj, mentaliteti i shqiptarëve zor se i pranon problemet e shëndetit mendor. Fëmijët dhe të rinjtë që kanë nevojë për ndihmë të specializuar janë disa herë më shumë. Shpesh, probleme të kësaj natyre anashkalohen dhe merren në konsideratë vetëm kur janë në stade mjaft të avancuara. Aq më pak tek fëmijët. Krahasuar me vite më parë, shifrat janë dyfishuar. Por, për mjekët psikiatër shtimi i rasteve nuk lidhet me shtimin e numrit të atyre që vuajnë nga këto probleme. Thjesht është rritur në tërësi gama e shërbimeve, por edhe vëmendja ndaj këtyre problemeve dhe zbulohen më shumë raste që më parë nuk kapeshin. Por, mangësitë në zinxhirin fëmijë-prindër-mësues-mjek janë të mëdha. Mbetet ende shumë për të bërë. Në intervistën e tij për gazetën “Panorama”, mjeku psikiatër, Ariel Çomo, tregon për natyrën e çrregullimeve që shfaqin sot fëmijët e adoleshentët. Ai u bën apel prindërve që të mos neglizhojnë simptomat e të jenë të vëmendshëm për të bërë dallimin se kur situata është vërtet shqetësuese. Spitali psikiatrik i Tiranës ka një shërbim të veçantë për trajtimin e fëmijëve dhe adoleshentëve me çrregullime të shëndetit mendor, cilat janë problemet që trajtoni më shpesh dhe sa është numri i rasteve çdo vit? Është e vërtetë që prej disa vitesh spitali psikiatrik në kryeqytet ka një shërbim të strukturuar dhe të specializuar për trajtimin e fëmijëve e adoleshentëve. Çrregullimet mendore tek kjo grupmoshë janë një problem mjaft i mprehtë e kompleks. Më duhet të theksoj se te ne mungon ende kultura për t’i kapur herët, e më pas, për t’i referuar tek ne këto sëmundje. Problemet e shëndetit mendor vijojnë pasivisht në shoqërinë tonë të mbeten tabu. Sa u përket fëmijëve, ata shfaqin çrregullime nga më të ndryshmet që nga  depresioni, fobitë, hiperaktiviteti, çrregullimet e sjelljes e deri tek anoreksitë nervore në moshat e vogla (problem ky që ka nevojë për trajtim spitalor). Në identifikimin e tyre është mjaft i rëndësishëm roli i prindit. Për fat të keq, vijon të ekzistojë mendësia e tyre se mjafton që fëmija të ushqehet mirë, të jetë mirë me mësime e të jetë aktiv dhe është i shëndetshëm. E parë në syrin e mjekut, një fëmijë mund t’i bëjë shumë mirë të gjitha këto dhe mund të shfaqë sërish shenja të depresionit apo ndonjë çrregullimi tjetër. Tek kjo grupmoshë është më i vështirë zbulimi i këtyre problemeve, se tek të rriturit. Madje, një pjesë e fëmijëve nuk trajtohen fare. Në psikiatri trajtojmë mesatarisht 900-1000 raste në vit. Ju thatë që roli i prindërve është i rëndësishëm në identifikimin e sëmundjeve të tilla, kur duhet të shqetësohen ata? Simptomat janë të ndryshme për çrregullime të ndryshme. Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm. Në dukje, një fëmijë mund të duket shumë i hedhur, i shkathët apo i mirë me mësime. Për shembull, nëse do të veçoja depresionin tek të rriturit, ka si simptomë kryesore humbjen e energjive, tek fëmijët mund të ndodhë krejt e kundërta, janë pikërisht ato që s’mungojnë. Mund të kemi një kalim të gjendjes nga shumë i gëzuar në shumë të trishtuar, apo një lënie të lojërave me të cilat kënaqej më parë, për t’u marrë me të tjera lojëra, që duken sikur i kënaqin, por në fakt nuk është aspak kështu. Tek një fëmijë me depresion mund të ndodhë një sforcim i madh në mësime, pikërisht për t’u treguar prindërve se nuk ka asnjë problem, por në fakt, të tillë janë shumë. Pra, ndryshojnë simptomat. Prindërit duhet të shqetësohen kur fëmija është agresiv për një kohë të gjatë, i veçuar, ka mungesë përqendrimi apo ankohet se nuk e duan apo ka çrregullime të të ngrënit. Po nga shkollat a keni raste që ju referohen, duke ditur që në çdo institucion arsimor ka psikologë? Kanë nisur të shtohen referimet nga shkollat. Në shumë raste roli i psikologut apo punonjësit social ka qenë deciziv, por kryesisht kemi pasur të bëjmë çrregullime të rënda. Siç e thashë, edhe prindërit janë më të vëmendshëm për të kuptuar fëmijët e tyre. A është i vështirë trajtimi i fëmijëve? Trajtimi përfshin shumë komponentë dhe shpesh zgjat, ndonëse pa diskutim, kur flasim për asistencë të specializuar edhe rezultatet merren. Pjesa më e madhe e rasteve që ne trajtojmë marrin konsultime dhe nuk qëndrojnë në spital. Shtrohen vetëm fëmijët që kanë çrregullime të rënda. Mendoni se po shtohen rastet me çrregullime të shëndetit mendor? Tendenca është në rritje, sidomos tek adoleshentët, ata janë mosha që edhe në vijim do të kenë më shumë raste. Ajo çka na mungon sot është sasia e shërbimeve që është shumë më e vogël në krahasim me vendet e tjera. Duhet bërë më shumë edhe për ndërgjegjësimin e prindërve. Duhet të jenë ata të parët që të dinë të pranojnë këto probleme dhe të kërkojnë ndihmë për fëmijët e tyre. Një problem i patrajtuar në fëmijëri mund të krijojë një individ me çrregullime madhore të shëndetit mendor, shpesh edhe të parekuperueshme.
Të rriturit, 20 mijë me depresion në vit Rritet frikshëm numri i personave që vuajnë nga çrregullime mendore në vendin tonë. Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë dëshmojnë se situata po bëhet alarmante. Rreth 4 për qind e pacientëve të grupmoshave të ndryshme, të cilët marrin ndihmë në sistemin shëndetësor, janë pacientë që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. “Rreth 20 mijë pacientë kërkojnë ndihmë pranë sistemit shëndetësor parësor, ndërkohë që 60 mijë receta me rimbursim lëshohen çdo vit për këtë kategori pacientësh”, kanë deklaruar pak muaj më parë krerët e Shëndetësisë. Nga sa bën me dije Organizata Botërore e Shëndetësisë, të sëmurët me probleme të shëndetit mendor po shtohen në mënyrë të frikshme, aq sa mendohet se në 2020-n do të zënë vendin e dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Por shqetësimi më i madh për mjekët është stisma, e cila ndalon shumë të sëmurë të kurojnë sëmundjen, duke lejuar kështu agravimin e saj deri në rastet më të rënda. Statistikat e OBSH Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë në një studim të saj ka konkluduar se nga 500 të intervistuar prej qytetesh të ndryshme të Shqipërisë, vetëm 8% kanë pranuar se kanë kaluar probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që 75% e tyre janë shprehur për gjendje stresi, ankthi e depresioni. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga mjekët psikiatër, 1 në 4 shqiptarë të paktën një herë gjatë jetës së tyre kalojnë probleme të depresionit mendor. Stresi, vështirësitë ekonomike, por edhe frustrimi nga prindërit apo shoqëria mbeten sipas specialistëve shkaqet kryesore. Nga të dhënat rezulton se 20% e adoleshentëve nën moshën 18-vjeçare vuajnë nga probleme të zhvillimit ose sjelljes dhe 1 në 8 ka një sëmundje mendore. Shkalla e depresionit rritet me kalimin e moshës dhe prek 1/3-at e popullatës mbi 50 vjeç.
Trajtimi dhe mungesa e kapaciteteve Për pjesën dërrmuese të problemeve mendore, jo të gradave të rënduara, konfirmohet se trajtimi me medikamente zakonisht zgjat nga 3 deri në 6 muaj. Ajo çfarë konsiderohet si më problematike, është fakti i ndërprerjes së mjekimit nga shumë pacientë. Këta të fundit më pas përballen me më shumë komplikacione, të cilat i rikthejnë sërish drejt trajtimeve nga e para. Por në këto raste, këto trajtime kërkojnë më shumë kohë, duke e zgjatur efektin nga 1 deri në dy vjet, në mënyrë që çrregullimi mendor të kurohet plotësisht. Shqetësuese shfaqet mungesa e kapaciteteve dhe personave të specializuar në trajtimin e hershëm të këtyre simptomave. Numri i psikiatërve dhe psikologëve në raport me popullsinë është i ulët, pasi 1 psikiatër duhet t’u përgjigjet afro 34 mijë banorëve, ndërsa një psikolog mbi 100 mijë personave, çka shtron nevojën për shtimin e tyre. ZIRINA LLAMBRO

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Fëmijët, 10 çrregullimet më të shpeshta mendore”

  1. Duhet ti meshohet kontrollit te shendetit mendor qysh kur femija ulet per here te pare ne bangat e shkolles.Si ka qene tradita e dentisteve ne shkolla te jete kontrolli i shendetit mendor ,dhembet nuk jane te pa zevendesueshem ndersa truri po.Ne vendin tone shendetit mendor nuk i kushtohet fare rendesi.NJe femije me nje problem te kapur ne kohen e duhur mund te eci me vone ne nje hap me moshataret.duhet qe mjeket psikiater dhe jo psikologet te kontrollojne femijet ne shkolla fillimisht,psikologu te jete i dyti ne radhe .Sikur kjo te behet ne kohe shoqeria do te kete me pak probleme.

Beni nje Koment


4 + 8 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy