PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Argument » Gjykata e shpall të paligjshëm arrestimin nga policia, lirohet djali i Ruçit

Gjykata e shpall të paligjshëm arrestimin nga policia, lirohet djali i Ruçit

Ledian Ruçi, dje në Gjykatën e Durrësit

Prokuroria kërkoi detyrim paraqitjeje. Avokatët: Akti i kontrollit, i stisur, u përgatit 5 ditë më parë Bie akuza për drogën në makinë. Ndalimi cilësohet i paligjshëm Ledio Ruçi, djali i deputetit të PS-së, fiton në sallën e gjyqit lirinë e munguar prej 70 orësh. Ndalimi i tij u quajt i paligjshëm, duke iu hedhur poshtë nga gjykata dyshimi i prokurorisë për akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Trupi gjykues, përfaqësuar nga Kastriot Selita, ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për Ledio Ruçin dhe urdhëroi lirimin e tij në sallën e gjyqit. Seanca gjyqësore ndaj 28-vjeçarit Ruçi u zhvillua mesditën e djeshme. Rreth orës 12:00, i riu, ndaluar pasditen e së hënës, pasi në makinën e tij u gjet 1.5 gramë kanabis, ka hyrë i shoqëruar me punonjës të policisë në godinën e Gjykatës. Ai përfaqësohej nga dy avokatë, ndërsa në sallën ku u zhvillua seanca ndodhej i pranishëm vetëm një shok i tij. Përfaqësuesja e Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela, e ka cilësuar që në fillim të paligjshëm kontrollin e dytë në makinën e Ruçit, por ka pranuar si të ligjshëm ndalimin dhe gjetjen e provave, pikërisht qesen e drogës. Prokurorja është rikthyer dhe një herë në datën 27 janar, kur makina me targa zyrtare e familjes së deputetit, TR 0141 Z, u ndal në një postbllok të policisë së Durrësit. Sipas organit të akuzës, më 27 janar, në këtë makinë u ushtrua kontroll, ku u zbulua një armë sportive me dylbi. Menjëherë u arrestua Lori Kelolli, shoku i drejtuesit të makinës, Ledio Ruçi, ndërsa makina me targa Z u bllokua për mungesë dokumentacioni. Pas tri ditësh, Gjykata e Durrësit e liroi Kelollin, pasi arma rezultoi me leje. Të njëjtën ditë, oficerët e policisë së Durrësit i kanë kërkuar të riut Ruçi që të lëvizte makinën që kishte bllokuar një tjetër mjet në pikën e bllokimit në Shkozet. Sipas prokurores, më 30 janar, në orën 14.00, efektivat të Antidrogës dhe të rendit, në prani të vetë të pandehurit Ruçi, kanë ushtruar një kontroll të dytë në automjet, ku u gjet në cilësinë e provës materiale 1.5 gramë kanabis sativa. Ky kontroll është quajtur i paligjshëm nga ana e prokurores, ndërsa ndaj Ledio Ruçit ngre dyshimin si autor i veprës penale të prodhimit dhe trafikimit të drogës. Megjithatë, ajo kërkoi dje nga trupi gjykues masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për Ruçin, deri në fund të hetimeve, që sipas saj korrespondojnë me kryerjen e ekspertimit mbi shenjat e gishtave dhe prova të tjera që të provojnë se droga i përkiste atij. Pas akuzës e morën fjalën dy avokatët mbrojtës, Saimir Visha dhe Arjan Selati, të cilët e quajtën si të pavlefshëm procesverbalin e dytë të mbajtur nga gjashtë efektivat e Policisë së Durrësit, dy prej të cilëve agjentë të Antidrogës. Sipas avokatëve, nga kontrolli i parë, siç rezulton në procesverbal, është gjetur vetëm një armë sportive dhe nuk flitet për asnjë sasi droge. “Automjeti që prej datës 27 janar ka qenë në posedim të policisë, ku Ledio Ruçi nuk kishte akses për ta përdorur, ndaj kontrolli i dytë i ushtruar vetëm pas tri ditësh, në prani edhe të dy agjentëve të Antidrogës, të cilët edhe në kontrollin e parë kanë qenë të pranishëm, nuk është i vlefshëm”, thanë avokatët. Një tjetër fakt që ka shërbyer për të shpallur pavlefshmërinë e kontrollit të dytë ndaj Ruçit ka qenë data e shënuar gabim në procesverbalin e këtij kontrolli. Ai mban datën 25 janar dhe jo 30 janar. Sipas avokatëve urdhër-ndalimi ishte lëshuar pesë ditë para ndalimit të Ledio Ruçit, çka do të thotë se gjithçka ka qenë e stisur. Pas 50 minutash seancë, gjyqtari ka dhënë vendimin e tij, duke rrëzuar në bazë të argumenteve kërkesën e prokurorisë. Ai ka deklaruar se bazuar në Kodin e Procedurës Penale, ndalimi më 30 janar i Ledio Ruçit është i paligjshëm, pasi kontrolli i kryer në makinë më 27 janar nuk kishte gjetur asgjë ilegale. Në këtë mënyrë u urdhërua lirimi i tij në sallën e gjyqit. Sapo ka mbaruar fjalën gjyqtari, Ruçi është lënë i lirë të dalë nga gjykata dhe të kthehet në Tiranë pas rreth 3 ditë izolimi. Flet Ledio Ruçi: Akuzat, për të njollosur babanë tim Ledian Ruçi, në sallën e gjyqit dhe menjëherë pas lirimit, ka deklaruar se kjo ngjarje ka dëmtuar imazhin e familjes së tij dhe se çdo gjë është inskenuar më parë. “Gjatë rrugës nga Gjirokastra e deri në Durrës nuk kam parë të më ketë bërë shenjë për të ndaluar asnjë punonjës i Policisë së Qarkullimit, përveç postbllokut të ngritur në Plepa. Nuk është aspak e vërtetë që nuk kam respektuar policinë. Të gjitha akuzat e ngritura kundër meje janë të pavërteta. Kërkojnë që të njollosin emrin tim dhe të familjes sime duke hedhur baltë dhe stisur gjëra të paqena. Akuzat e ngritura kundër meje janë të gjitha të stisura. Akuza e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike bëhet vetëm për të njollosur emrin e tij personal dhe të familjes Ruçi”. Kështu ka deklaruar Ledian Ruçi disa sekonda pasi gjyqtari i çështjes, Kastriot Selita, i ka komunikuar vendimin se ishte i lirë. Ledian Ruçi, djali i kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, nuk ka pranuar se Policia e Gjirokastrës i ka dhënë shenjë për ndalim gjatë kohës që ky i fundit po udhëtonte në drejtim të Tiranës me mjetin me targa zyrtare TR 0141 Z. Ndërkaq, po në dëshminë tij para trupit gjykues, 28-vjeçari sqaron se akuza e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike bëhet vetëm për të njollosur emrin e tij personal dhe të familjes Ruçi. Në asnjë moment, Ruçi nuk ka pranuar se lënda narkotike ka qenë e tij. Ai ka folur dje në sallën e gjyqit, duke dhënë variantin e tij për ngjarjen që solli ndalimin dhe më pas kanë dhënë variantin e tyre dy avokatët mbrojtës, duke u bazuar në prova dhe ligjshmërinë e ndalimit. Procesverbali që ndaloi dhe liroi Ledio Ruçin Një shkresë e gatshme në kompjuter, së cilës gabimisht nuk i është ndryshuar data e kreut, ka qenë një gur i fortë i avokatëve mbrojtës të Ledio Ruçit dje në sallën e gjyqit. Procesverbali i firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Policisë Durrës, për kontrollin në makinën me targa zyrtare, TR 0141 Z, në krye të tij shënon se: ai ka marrë njoftimin për ngjarjen e ndodhur në Durrës, viti 2012, muaji janar, data 25, ora 02:45. Më tej, oficeri ka vazhduar konkretisht, duke qenë i saktë në zgjedhjen e datës, pikërisht 30 janar, që korrespondon me ditën e kontrollit të dytë. Sipas tij, kontrolli i ushtruar në derën anësore të shoferit zbuloi një qese farmacie me bimë që ngjasonte me kanabis. Gjithashtu deklarohet sekuestrimi i makinës, që rezulton ende pronë e shtetit. Aktualisht, për mungesë dokumentacioni, makina e familjes Ruçi ndodhet ende në pikën e bllokimit.
Deputeti i PS reagon në Facebook Balla: Kurth i pisët i Sali Berishës

Taulant Balla

Deputeti socialist, Taulant Balla, reagoi dje në adresën e tij në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për akuzën ndaj djalit të kreut të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi. Sipas tij, akuza për posedim lëndësh narkotike ishte një sajesë e qëllimshme e Policisë së Shtetit për sulme politike. “Gjykata e Durrësit rrëzon kurthin e pisët të Policisë së Saliut kundër Ledio Ruçit. Gjykata sapo shpalli sot si të paligjshëm ndalimin e Ledio Ruçit. Gjithashtu vendimi i gjykatës e konsideroi të paligjshëm kontrollin dhe ndalimin e makinës. Ky vendim i gjykatës çmontoi planin e parapërgatitur nga Agron Kuliçi dhe Sali Berisha. Gjethja e hashashit në makinë ishte hedhur në makinë qëllimisht nga policët kriminalë të Kuliçit. Sepse në momentin e ndalimit të makinës nuk u gjet asgjë e parregullt, por pasi makina qëndroi tri ditë në polici, brenda në makinë u rrit një gjethe kanabis. Kush e ha këtë? Sali Berisha mbetet po i njëjti maskara që godet pas shpine dhe intrigon sulme kundër familjarëve të kundërshtarëve. Me Gramoz Ruçin gjithmonë i ka mbetur sharra në gozhdë”, shprehet Balla.
DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

28 Komente per “Gjykata e shpall të paligjshëm arrestimin nga policia, lirohet djali i Ruçit”

  1. Nuk ka c’ti njollose njeri babait tend, more ditezi. I njollosur eshte dhe keshtu.
    O Gramoz Ruci, te ka sprovu Zoti te djali jot, se me keto qe ben ai dhe ti do e gjeni nje dite.

  2. Po cfar u be me ate aksidentin qe shkaktoi ky djali njehere? Vdiq nje vajze aty per pakujdesine e tij apo pfff…Cfar vlere ka jeta ketu?

  3. SALI SKENDERBEU

    Kjo puna e ketij çunit Rucit eshte shume e pabesuaesheme. Vrau gocen me ate aksidentin the faji i ngeli atij cunit me Mini Cooper. Jam i kenaqur qe gjykata nuk e ka qykuar si te fajshem per 1.5 gr droge por aksidenti ne Tirane eshte mjaft i pabesueshem. Une kam 1 pyetje. Si perfundoi BMW X6 ne trotuare dhe Mini ngeli ne rruge duke pare parasyshe qe Mini eshte 1000 kg dhe X6 eshte 2500 kg. Nuk e besoj aspak se Z Ruci ishte i pafajshem ne aksident.

  4. miliardat e vjedhura nga babai nuk te ben njeri.

  5. ky balla bravo shum trim!!!!dhe besnik nuk e di si do ti shkonin punet ps pa ballen bravo balla vazhdo keshtu se keta njerez i duhen partise

  6. Por dhe ty Z.Balla te ka ngelur gjithmon shara ne gozd me Z.Berisha ,keshtu qe shiko veten tende se ngele tellall i krimineleve!se je me i ndyre se sa ata pinjollet e tjer.

  7. zoti ruci makina eshte zyrtare jo private per te bredhur djali juaj bravo prokuroris ndonje dite ate djalin zoti ruci do ta qash

  8. Cen Durimmadhi

    Edhe une ja mbeshtes sh. Balla qe thote se ky eshte “Kurth i pisët i Sali Berishës”, pra si gjithmone fajin e ka Saliu!!

  9. Ai kishte then se po i njollosi familjen e une mendoj qe tju behet testi i droges djalit te ruqit dhe gjyqtarit qe e liroi.Prokuroria ka vdekur eshte shendrruar ne falang te krimineleve socialist.

  10. DO I VI DITA DO TA GJEJ NGA ZOTI EDHE PAK DO LAJ GJYNAET E ATI QE I STERON FYTYRA DHE SHPIRTI

  11. Po ik o balla se le nam….

  12. Kur do te vije dita qe te leme menjane urrejtjen dhe te themi te verteten.?? Kur ligji flet, te tjeret te pushojne.E kam fjalen kur vendimet jepen bazuar ne fakte te pa kundershteshme, jo ne sajesa.Desheroj te mos kemi fajtor pa faj.

  13. Po mor Balle po. Edhe ate kryebashkiakun e Kavajes Berisha e futi ne kurth, apo harrove si bertisje ti me ata shoket e tu neper internet? Eshte cudi se si tipa si ty, behen deputete. Problem per t’u pare vallahi.

  14. shqiptar tirone

    Ky Balla mendon se eshte aq i zgjuar sa nuk ka njeri qe ta kapi ne gabim. Vetem nje gje or i pafytyre! Po te tregoj nje ndodhi te vogel. Ne vitin 1991 po shkoja ne Turqi. Ne autobuz ishin dhe dy motra turke rreth te 30-35 vjeçeve. I jati kishte qene me origjine nga fshatrat e Librazhdit dhe ishte larguar shume i ri. Para se te vdiste u a kishte lene amanet vajzave qe kur te hapeshin kufijte te shkonin e te takonin njerezit e tij ne vendlindje. Ato kishin ardhur me mall te madh, porse ishin tmerruar nga kushtet e jeteses se atjeshme. Njera kishte marre me vehte nje cope buke qe behej ne fshat ( mos harro se ne ate kohe ekzistonin furrat e kooperativave bujqesore) dhe qe ata te mjere e konsumonin prej disa dekadash. Kjo grua na tha se do t’u a jepte femijeve qe te shikonin se çfare hanin njerezit ne fshatrat e Librazhdit dhe qe te mos ankoheshin kurre per buken qe ata hanin ne Turqi. Dhe e gjitha kjo ishte merite e asaj partie se ciles ti i ke sherbyer dhe vazhdon t’i sherbesh. Po edhe ketu ke “te drejte” se “fajin e ka Lul Basha”. Mendoj se ti duhet ta nderrosh mbiemrin nga Balla

  15. Ku Eshte katandis Shqiperia Balla deputet hahahahahahahahahaha Kush i zgjedh keta qesharake Qe kur i shef te vjen te ckulesh gazit Lere pastaj kur mundohet tte flase ………………….. Mjere Shqiperia dhe ju qe jetoni aty

  16. BALLA LE NAM O KATRAN , LUM LIBRAZHDI QE TE KA ,PAK CIPE NUK KE .

  17. tè nderuar komentues,ju mirekuptoj me neverine qe keni per tau tau ballen. Ky pseodeputet e ka marre kete post duke bere favore familjare z.fatos nano dhe kete e di gjithe librazhdi. Madje e njeh shume mire dhe familjen e ketij sa e paster dhe e ndershme eshte. Ky tipi sapo ka filluar te ike per dhjam qeni.ka humb te 2 bashkite dhe me shume se 1/2 e komunave. Le ti dergoje serish ndonje te aferme rames e ruçit ta vene ne liste per deputet. Sa per kete ledjonen,le ti kujtohet ai trimi nga laçi qe e dergovi me plumba ne spital dhe ja vuri si ruçit vogel dhe te madhit. Zoti do tjua jape meriten.

  18. nje gje dua te di,pse djali i nje deputeti duhet te udhtoje me targa zyrtare?

  19. po si nuk i bete nje nje kompliment keti shokut balla mo se ai si tellall si servil si spiun po edhe si …….. s ia gjen shokun .

  20. i pa durushem ky djali rucit dhe ka guxim e ftyr mu anku nga policija shtetit se dujn te prishin imazhin e familjes..e zot sikur e kan per her te par ..po imazhi mor bir esht prish qe nga ytat, e din si thot fjala urt <>po goca re qe vdiq ti sishe fajtor joooo po simas deshmitares qe tregoj qe ju ishe vu nga pas joooooo tridho sala,shteti.. po plagosjen.me arm… jooo po makina pa dekomenta ,po qe srrespekton policin … ja imazhi familjes po ske faj ti joooo…babi jot pa pik turpi kerkon drejtesi ..po kerko o ruci per familjen tande nji her pastaj tjeret se po le cunin tat ne dor te drejtesis do edukosh .si keni ftyr mo ju te ps .se ketu bzbahet fjal politika po individi qe me komentet e juja i thoni je ne rregull vazhdo vec per inad te pd …bravo shokt e rucit bravo ..se mos ju dhem ju mjfton qe ju jepet rasti me sha pd

  21. Jepi Balla se kshtu e nxierr vehten per fyerjen e Berishes qe ju ka bere ne parlament.

  22. kjo eshte shqiperia,ku drejtesi nuk ka, dhe ku korrupsioni,mafia bejne ligjin.perballe drejtesise duhet te jene te gjithe te barabarte po cfare mund te thuash kesaj,kur per faj te ketij mafiozi vrietet nje vajze e re,ku djemte e gramoz rucit kane qene gjithmone ne qender te vemendjes per droge,e gjithcfare afaresh ne boten e krimit.skam cfare tju them kesaj apo drejesise shqiptare qe nxori te pafajshem ilir meten.mjere shqiptaret kush po i qeveris,dhe turp i madh me gjithe keto gjera qe ndodhin ne shqiperi ku skamja ka arrit kulmin,ku drejtesia dhe ligji jane ne dore te njerezve qe skane asgje te perbashket me te drejtesine por vetem me krimin,e dini cfare me vjen turp te them qe jam shqiptar,,,sepse kete shqiperi na e kane kthyer ne nje llum evrope por mos harroni qeveritare dhe politikane…nuk jeni te perjetshem…dhe turp qe shtetin e keni manipuluar dhe drejtesine e sillni neper duart tuaja si te ish prona juaj.

  23. Thone pleqte e vjeter mos u trazo shume se do ta pesosh or cun i xhajes.

  24. Po si lejohet qe makina e shtetit te perdoret pakufi, bile dhe per vepra me paosja vdekje te qytetareve? Pse nuk kujton rastin ne Saranda, rastin ne Tirane, ne PUB, rastin ne rrugen e Elbasanit? Kush e ka bere keto ynere?
    pas keti shkrimit tend ruci do te te kete me sy te mire qe po e mbron keshtu budallallekeshe.

  25. Ja,kjo eshte gjykata e jone socialiste e Durresit.Ky fare Ruci,djale i nje anetari te Partise se Punes,tani PS,eshte deputet ne Kuvendin e Shqiperise aty ku duhet te mbrohet ligji dhe drejtesia e mirefillte.G.Ruci,nuk ka kohe qe te edukoje bjalin e vete,ai duhet te beje skenare se si ta dhunoi shtetin demokratik.E pabesueshme eshte se si ky Ledio Rucu,pas akcientit te pare ne trafik,ende eshte ne liri.Mendoje, se Prokurorja e pergjithshme,nese nuk eshte e ndikuar nga PS,duhet te merre masa te menjehereshme ndaje Gjykates bashkiake te Durresit.

  26. Se mor vesh fare ate shtet te degjenerum nga te dyja krahet,po si ka munsi ky cuni ktij komunistit spo le gjo pa bo dhe si hy njeher gjo ne kom kurse fakirave te shkret vetem per gjona te vogla bojn burg,po siduket duhet ti ket lon zoti ktij na njonin ne kok….Turp i modh per ate ven qe ska pik drejtesije per mu….

  27. Veprat kriminale te djalit te Rucit po shtohen dita dites, turp qe edhe gjykatat po dalin te krymbura dhe po lejojne qe te shkelen nga avokatet te cilet me siguri kane hyre ne gjykate me 50000 Euro qe te mbyllet kjo faqe e zeze e te madhit kriminele Gramoz Ruci i cili ka mundesi financiare te pakufizuar ,por prape nuk do mund te laje te gjitha krimet qe po i ndyejne fytyren.Me te mira

  28. pse u bien ne qafe kot ketyre socialisteve.nje here me Rucin, me XHuvanin, me Daden. c’fare bejne femijt e tyre te shkrete. nuk bejne asgje me shume se sa kane mundesit. them sa kane mundesit jo deshirat.pse ledio ka faj qe i dalin perpara makines. apo ka faj djali XHuves qe mblekset tjetri me te. ata dy duart prandaj i kane, o ne kobure o ne timon. policia ka faj dhe duhet te pergjigjet qe e kane arrestu kot mas koti. dhe gjy kata duhet denu qe denoj djalin e XHuves kaq shume. ata policat e kohes se socialistave kane honger buken kot qe nuk gjeten nje femij me kobure ne dore nga kampi tjeter dhe te cirresh Gramozi e te thoshte se c’bojne femijt e demokrateve. ne duhet te bojme c’mos qe keta trima,d.m.th. prinderit e tyre ti sjellim ne krye te qeverise se me te tille trima do perparoje me shume vendi. JU KUJTOHET TRIMI ENVER QE NUK PYSTE AS PER AMERIKE E AS PER RUSI?

Beni nje Koment


9 + 9 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy