Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home »

Maddona prezanton këngën e parë të MDNA!

‘Gimme All Your Luvin” kenga e pare nga albumi MDNA, nje bashkepunim i saj me Martin Solveig dhe MIA, do te prezantohet per here te pare ne finalen e Super Bowl ne daten 5 shkurt.

Foto të jashtëzakonshme të fiseve Mashco-Piro

Foto 1

Këto imazhe të pabesueshme janë më të afërtat e regjistruara ndonjëherë të një fisi indian të cilët nuk kanë kontakt me botën moderne, dhe që jetojnë në pyjet e largëta të Perusë. Marrë në Parkun Kombëtar të “Manú” në juglindje të Perusë, këto imazhe të detajuara tregojnë jetën e përditshme të një familjeje nga fisi [...]

Bileta, nga 30 në 50 lekë, banorët protestojnë

AUTOBUZ URBAN-GJIROKASTER-31 JANAR 2012

GJIROKASTËR- Rritja e menjëhershme e çmimit të biletës së shërbimit urban ka detyruar sot qindra banorë të qytetit të Gjirokastrës të protestojnë pranë institucionit të Bashkisë. Prej mëse një jave, linja urbane e transportit privat në lagjet Dunavat dhe Manalat, ka rritur në mënyrë abuzive tarifën e transportit, duke e çuar atë nga 30 në [...]

Tentoi vjedhjen, goditet për vdekje nga pronarët

Policia Tirane

Një i ri ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me grushta dhe sende të forta nga pronarët e një dyqani të cilin dyshohet se ai po tentonte ta vidhte. Ngjarja ka ndodhur në zonën e tregut “çam” në Tiranë. Vetem pak minuta pas ngjarjes policia konfirmoi se viktima ishte Klajdi Metko, i cili kishte [...]

Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve, 1 i vdekur

vrasje greqi

Përleshjet midis grekëve dhe shqiptarëve në një kafene kanë përfunduar me një të vdekur pasditen e së martës  në Stylida. Siç raportojnë mediat greke, një grup shqiptarësh që po pinin ne nje lokal janë konfrontuar me një grup shtetasish grek që po rrinin pak më tutje tyre. Pronari i lokalit mësohet se i ka përzënë [...]

Moti i keq, policia paralajmëron qytetarët

Foto Ilustruese

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Evropën Lindore ditët e fundit pritet të godasin edhe vendin tonë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e nesërme dhe në vazhdim i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet  e dëborës dhe të shiut, si dhe temperaturat do të shkojnë disa gradë nën zero. Kjo është konfirmuar edhe nga  [...]

Kriza, FMN: Rritja 0.5%, Rama fajëson qeverinë

FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri sot një parashikim të zymtë lidhur me rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2012, ndërsa ka reaguar menjëherë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në përllogaritjet e fundit të FMN-së thuhet se Shqipëria do të ketë një rritje prej 0.5 përqind për vitin 2012, nga 1.5 përqind që vetë FMN kishte [...]

“Nismë ligjore për dy shkolla dhe një maternitet”

Rama-Presheve-4-1024x497

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama propozoi sot para grupit parlamentar të PS-së  marrjen e një nisme ligjorë me qëllim ngritjen e një materniteti dhe të dy shkollave në Luginën e Preshevës. Fundjavën që lamë pas kreu i PS-së vizitoi shqiptarët që jetojnë në këtë Luginë, për të cilët sot shprehu mirënjohje për mikpritjen pavarësisht [...]

Kuvendi, OK rezolutës për fundin e mbikqyrjes

Kuvendi i Kosovës

PRISHTINE- Me 83 vota pro, 13 kundër dhe vetëm 1 abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, me të cilën zotohet se do të përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, në mënyrë që mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë të përfundojë në fund të këtij viti. Rezoluta është propozuar nga Partia Demokratike [...]

Pogradec, ekzekutohet në pritë një 45-vjeçar

POLICIA

Qyteti i Pogradecit është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasditen e sotme. Myderi Verdha, 45 vjeç është ekzekutuar në pritë me armë zjarri në vendin e quajtur “Qafë Plloç” nga autorë ende të paidentifikuar. Sipas të dhënave të para mësohet se viktima ka patur precedent penal të mëparshëm. Ai ka qene i ndaluar nga [...]


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Janar 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Dhj   Shk »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept