GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Kuriozitete, Panorama Plus » Adi Krasta konfirmon Gjebrenë si rivalin e tij të përhershëm

Adi Krasta konfirmon Gjebrenë si rivalin e tij të përhershëm

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
“A Show”, një shfaqje ku prezantuesi i njohur shfren dufin e akumuluar për  gjithçka e gjithkënd që ai e sheh si problem në këtë vend Të flasë hapur para një publiku që e dëgjon edhe nëse mendon kundër- ky është qëllimi i tij. Në show-n e tij të parë për vitin 2012, të titulluar “A Show”, të dielën në Pallatin e Kongreseve ishte i pranishëm një publik dashamirës, që batutat plot humor të Adi Krastës i shoqëronte me shumë duartrokitje. Kishte përgatitur një shfaqje në fakt suprizuese, që e rikthen në ekranin e “Vizion Plus” pas një shkëputjeje tremujore nga “Top Channel”. Ai nuk përmendi emra, por aludoi qartë aq sa emri të vinte vetë në mendje. E pas çdo aludimi, në ndihmë i vinte një monitor që shfaqte portrete. Vetëm pak ditë pasi Ardit Gjebrea në një intervistë ekskluzive dhënë në televizionin “Ora News” deklaroi shprehimisht se “më mungon Adi Krasta në ekran, do kisha dëshirë ta ndiqja nga shtëpia tek “E Diell”, Adi Krasta e rezervoi një kundërpërgjigje, ku diplomacia e të shprehurit në këtë rast nuk do i hynte aspak në punë. Në shfaqjen e tij të parë në ekran, në serialin “A Show”, që pritet të transmetohet të martën në ekranin “Vizion Plus”, ai thotë diçka tjetër. Para një publiku të zgjedhur, ku shumë të ftuar ishin ambasadorë, politikanë, madje dhe figura të njohura të “Top Channel”, një moment kulminant të show-t të tij Krasta ua dedikoi komenteve që bëhen në rrjetet sociale në lidhje me mungesën e tij në ekran këta tre muaj. Në një nga këto rrjete që ai preferoi t’i etiketonte “rrjete asociale”, kishte shkëputur dy komente të një shkrueseje me emrin Lira, e cila duke kritikuar Krastën si prezantues, ndër të tjera e cilësonte si “prezantuesin, prezenca e të cilit në ekran është shqetësuese”. Me një gjuhë thumbuese, Krasta ngriti pyetjen se kush ishte kjo Lira në fund të fundit, që kishte mjaftueshëm kohë dhe shqetësohej kaq shumë për praninë ose jo të tij në ekran. “Ndërkohë”, tha ai, “përfytyrova në mendjen time portretin e saj/tij. Dhe nuk ishte e nevojshme të përmendej emër nga goja e Krastës, ndërkohë që pas shfaqjes së disa portreteve në ekranin e montuar në skenë, portreti final ishte ai i Ardit Gjebresë. Krasta nuk ngurroi aspak të sillte shembullin se pas emrit Lira dhe komenteve plot xhelozi mund të fshihej pse jo, Ardit Gjebrea. Ishte kjo deklarata e parë publike për rivalitetin mes tij dhe Ardit Gjebresë në televizion. E më pas, ai duke folur për prezentatorët shqiptarë, i cilësoi ata “pasuri kombëtare”, në këtë shfaqje me skenar të Lutfi Dervishit, ku kishte vendosur të shprehte gjithçka troç. Disa e komentuan si shprehjen e një “dufi” personal dhe social ndaj politikës, mentalitetit shqiptar, hyrjes së vonuar në Europë. Ndërkohë që ai e kompletoi me tre të ftuarit, të cilët jo pa qëllim vinin nga jashtë. Surpriza e show-t ishte ardhja e  Platinette (Mauro Coruzzi), emër i njohur radifiofonik, televiziv, intervista me të cilin rezultoi shumë e çlirët. Batutat e Krastës vazhduan me çfarë do të thotë të jesh shqiptar, që merrte përgjigjen “Të jesh injorant, por mendjemadh”. Më pas vazhdoi me ironinë e shprehur ndaj muzikës “tallava”, që sipas Krastës deri në momentin që e transmetojnë televizionet shqiptare një këngë madje me këtë titull, si mund të pretendojmë Europën?! Dhe, për të gjitha femrat mbi të 30-at që ndjekin “Sex and dhe City”, Krasta kishte bërë një surprizë, një insert ku Bigu, protagonisti më i pëlqyer i këtij seriali, përshëndet Adin posaçërisht dhe Shqipërinë e shqiptarët. Ky show në “Pallatin e Kongreseve i paraprin ciklit “A Show” prej 14 pjesësh, që do të zhvendoset në “Vizion Plus”. Në takimin e parë, ai i drejtohej një audiencedashamirëse të prezentatorit që ka në qendër të saj aksiomën biblike “E para është fjala” dhe ku nuk mungojnë elementet e spektaklit, orkestra live, këngëtarë profesionistë, dhe balerina të zhdërvjellëta, që të sjellin në mendje një kabaret të famshme.  “A Show” nuk është një ide që Krastës i lindi menjëherë pas largimit nga “Top Channel”. Ajo është menduar prej tij qysh para dy apo tri vitesh, një projekt që nuk u realizua nga TCH.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

19 Komente per “Adi Krasta konfirmon Gjebrenë si rivalin e tij të përhershëm”

  1. Si ka mundesi qe ky kujton se ka rival Ardit Gjebrene? Krasta eshte thjesht nje prezantues, gafaxhi ( s’ka shfaqje qe mos kepuse ndonje kopace). Gjebrea eshte nje nje prezantues, por ama eshte dhe artist, pianist, kompozitor, etj,etj. Personalisht nuk njoh asnjerin po te krahasoje veten Krasta me Gjebrene eshte thjesht nje perpjekje paranojake.

    • Qetesohu, se nuk e konsideron Krasta rival Gjebrene se jane me km larg njeri tjetrit. Krasta pra, pervec 5 vjecarit te inxhinierise, masterit ne gazetari ne Amerike, ca vjet ne BBC dhe dhe shume vjet pedagogu jone ne degen e Gazetarise, me te tjera nivele e mat rivalitetin. Do kete bere humor me gjebrene sic vetem ai di te beje. Gjebrea megjithate nuk e ben keq telebingo

  2. Me ka pelqyer gjithmone shoumeni Adi Krasta por me duket paksa e tepruar tendenca e tij per te bere karshillek me Ardit Gjebrene. Gjebreja vec aftesive te tij te pa diskutueshme ne drejtimin e spektakleve, eshte edhe nje kompozitor e kengetar i njohur edhe jashte kufijve te Shqiperise.
    Nuk del fort i kjarte ne shkrim deklarimi i tij : cfare do te thote te jesh shqiptar – te jesh injorant e mendjemadh.
    Nese eshte shprehur vertete keshtu, do ti beja pyetjen se mos me qe ka qene ca kohe ne Angli e identifikon veten si anglez e tere shqiptaret e tjere i duken injorante e mendjemedhej ?
    Do ti rekomandoja Krastes sone te pyeste se cfare mendimi ka Xhon Hoxhson per shqiptaret. Nje anglez qe i njeh me rrenje shqiptaret dhe e flet shqipen edhe me mire se sa Adi.

    • Meqenese kam qene ne shfaqje dhe mund te them dy fjale me shume po ju rrefej se nuk ishte gjebrea ne qender te monologut te krastes po rrjetet sociale , dhe ne qe shkruajme ne to, qe i japim te drejten vetes nen emra anonime te themi c’mundim e si mundim. Behej fjale per nje personazh te tille…dhe krasta me humor tha se kete njeriun qe me ka share e perfytyroj keshtu: Ne nje ekran te madh fytyra e nje vajze te zakonshme (e cila mendohet kishte shkruar textin kunder krastes) shnderohej ne fytyren e vrasesit te jon lenon-it e ne disa portrete te tjera , midis tyre dhe i gjebrese. Salla qeshi shume , qe do te thote se nuk ishte fare dashakeqe por humor miqesor qe me shume te ngjare gjebrea ne mos e ka ditur perpara, do te jete lumturuar kur e ka pare. pervec kesaj i dha nje mesim hipokrizise se gjebrese ne intervisten qe permendet ne gazete, kur dihet qe Krasta ka qene gjithmone makthi i tij.

      Sa per humorin me shqiperine dhe shqiptaret…nuk tha asgje me shume se ato qe ne te gjithe themi per dite per veten.Vazhdimisht thoshte ne shqiptaret duke perfshire dhe veten. Ishte humor i paster. Asgje ndryshe nga humori qe ben Fix fare cdo dite apo formate te tjera dhe asgje me shume nga cfare Krasta ka thene me pare dhe disa here, madje. Ishte nje show i folur me zgjedhje te pakta dhe te sofistikuara artistike, ndoshta jo per masen e gjere .

  3. nuk e kam pare shoun e Krastes por mendoj se eshte vertet kohe e humbur te shohesh 2 ore belbezimet e krastes.Gjebrea eshte shume lart eshte nr 1 shoumanplot nur skenik kulture.Sorry about my honnesty by from Florida

  4. …Si gjithmone i mirseardhur per mua si pjese e publikut ..!
    Nuk e kam pare kete shfaqje te pare dhe pres transm ne tv…
    Shpresoj se show i Krastes te mos mbetet nje mixture e tipit te Santoros tek RAI 2, me moton “Democracia e partecipatione” qe eshte super ok…
    Do te sugjeroja edhe me teper sharm te tipit Bennini apo Chris Rock … qofte me te ftuar te afte per kete plotesim ..
    ..Dhe me tolerant o njerez qe minimumi nuk jeni te kesaj fushe (edhe Arditi ka pjesen e vet ne kete bote) sepse kjo ide e Krastes mungon ne kete atmosfere servile ..e tipit te zonave zeroooooooooo !

    Congratulations Mr. Krasta – Michael.

  5. bravo mi hal ti i dhe drejtim……

  6. krasta eshte disa shkall me lart se gjebrea…kush do pres do ta shikoje

  7. Isha ne salle.Spektakli ishte i nivelit te larte.Krasta nje showmen i shkelqyer. I kulturuar,i ndershem,erudit,provokues,i drejtperdrejt,por edhe ”banal,,ne funksion te ”ideve,,te tij dhe spektaklit.Ndoshta edhe i ”keqkuptuar,,Personalisht jam ne kundershti per ”batutat,,dhe deklaratat me karakter politik. Pertej kesaj Krasta eshte i madh,i jashtezakonshem.Gjebrea ka patur te drejte kur para disa vitesh ka deklaruar; I pari eshte Adi Krasta, jane tre shkalle bosh dhe pastaj vime ne te tjeret.

    • Deklaratat politike, Krasta i ka bere gjithmone , kunder te gjitha qeverive si ne programet televizive ashtu edhe ne ato radiofonike. Prandaj edhe eshte rrahur ne 1995 nga gardistet e kohes, Prandaj dhe nuk eshte mik e servil i neveritshem i asnje pushteti e pushtetari. Te frigohesh dhe te jesh kunder deklarimeve politike kunder qeverise duhet te kesh ose mentalitet komunist ose lidhje te forta interesi… Krasta me sa duket eshte i lire nga varesi te tilla.

      • Duke aluduar se kush fshihet pas kroit,me lejo te pergjigjem per te mos spekulluar me.E njoh shume mire historine e Krastes si miku i tij,per ata qe me njohin dhe per ty mor kroi…dua te sjell ne vemendje se nuk kam lidhje me mentalitete te neveritshme komunistesh,sepse jam me gjysh te pushkatuar,baba dy here te burgosur politik dhe familje te internuar prej fashizmit dhe komunizmit.Jam antikomunist i lindur…Sa per frike ”pyet,, dike qe me njeh dhe do ta kuptosh….se ndoshta ti nuk me ”njeh,,… Lidhje interesi nuk kam, se punoj dhe kam mjaft prona, jetoj me djerse nder…dhe dinjitet, kam thjesht afersi bindjesh dhe jo vartesi…Duhet te kujtosh nje emision te Krastes vjet tek E Diell kur ka deklaruar se; Sot kemi te ftuar z.M.Basha ”politikan,, publicist i cili nuk eshte ngritur ne nivelet e larta te pushtetit se eshte shume i ndershem dhe indipendent…cudi si nuk e ke ”degjuar,,….por duket se ke mllef ose te kane keq informuar.Nuk mbrohet Krasta duke bere sulme jo te ndershme karshi dashamiresve te tij.Di ta mbroj dhe ta dua me shume se ty Krasten,kete e kam treguar me vepra…por kjo nuk me pengon te them ate qe mendoj,sido qe te ”komentohet,,ose keqkuptohet qofte edhe me ”dashje,,pavaresisht se une nuk pyes per keto pickime se jam mesuar qe kur jam lindur me sulme,goditje,pabesi apo ”tradheti,,Kurse une nuk i aplikoj sulmet karshi te tjereve sidomos pas shpine,por dal ballas….kur behet fjale per politike,se te tjerat nuk me interesojne Sidoqofte koha do jete gjykatesi me i mire.

  8. Po pse qenka problem qe keta te dy jane rival. Normal qe rival do jene, sepse jane dy prezantuesit me ne ze ne vendin tone. Cfare do jene tjeter pervec se rival. Pastaj secili ka preferencat e veta, pse i merni gjerat kaq nxehte. Aman mo si jemi ne shqiptaret…ato bejne leke si askush tjeter ju prishni nervat per kot.

  9. ADI JE I MADH JAM DAKORT ME MURATIN ,JE FIN ,INTILIGJENT E FISNIK MENDJET E HOLLA TE PELQEJNE E KUPTOJNE HUMORIN TEND …
    PRES ME KENAQESI E PADURIM TE SHOH SE SHPEJTI NE EKRAN PASI ISHTE E PAMUNDUR PER SHKAK TE LARGESISE TE VUJA E TE SHIKOJA NE PALLATIN E KONGRESEVE …JAM MESE E BINDUR QE ATE NATE I KE DHENE SHUME KENAQESI PUBLIKUT SI GJITHMONE JE AI QE JE ORIGJNAL E KLAS I DESTINUAR TE KENAQESH KEDO KUDO QE NDODHESH URIME ….

  10. Krasta qendron shume me larte, i kompletuar nga ana e arsimimit, i drejtperdrejt dhe djal me kurajo, bravo ADI deri me sot nuk ke ndonje rival besoj se perhere do te jesh ne majat me te larta te televizionit. Te uroj gjithe te mirat.

  11. Shume mire qe jane rivale dhe shume mire qe te shtohen polemikat midis tyre per te pare pervec prezantimit por dhe inteligjencen midis tyre qe do ti beje me mire te dyve si prezantues e me shume ne qender te vemendjes.

  12. Do te duheshin 1000 vete si Adi Krasta qe te mund te vlenin sa gjysma e Gjebrese, ndersa nuk e di se sa Krasta dote duheshin bere bashke qe te peshonin sa Gjebrea. Gjebrese i qeshe shpirti,fetyra. Ne fakt me vjen keq ta them por Gjebrea Ndoshta eshte i vetmi ne ate qe ben e se si e ben. Hipokrizine e cinizmin e Krastes nu i njeh Gjebrea e jo me ti kete ai. Pershendetje nga Londra

  13. stefan cole vlore

    Skenes se varfer shqiptare i duhet edhe Krasta edhe Gjebrea.Gjithkush ka aftesite e veta.

  14. Per mendimin tim krasta dhe gjebrea jane ne dimensione te kunderta ,gjebrea nje artist ne profesion nje artist ne shpirt kjo duket qarte ne menyren sesi drejton emisjonet,njeri i qeshur dhe shume inteligjent.E kunderta me Krasten njeri tendencioz qe kritikon cfare gjen perpara ,ne te drejtuarit e emisjonit leshon batuta pa kuptim ,pa lidhje,njeri i ngrysur me shpirt kritik vend e pavend ,cinik.

  15. Krasta me Gjebrean nuk mund të krahasohen me njëri-tjetrin. Kanë profile krejt të kundërta. Gjebrea e qan të dielën shqiptare, është artist dhe shumë argëtues. Kurse Krasta e qante 100 milionëshin. Krasta është mjeshtër i fjalës, i batutës, i mendimit. Ka qejf të shtjellojë dhe t’i stërhollojë idetë. Unë s’e kam parë spektaklin, por kur dëgjova reklamën, thashë me vete: “Kjo qenka tamam për Adin. Se ai ka qejf të flasë.” Adi ka qejf të flasë përtej çështjeve personale. Ai shqetësohet për njeriun, për Shqipërinë, për mënyrën se si ne jemi e gjëra të tjera si këto. Gjebrea është më praktik dhe më konkret, kurse Krasta është më idealist, më abstrakt.

    Në Shqipëri ne akoma nuk kemi psikologji të mirë, si p.sh. të studiohen tipat e njerëzve sipas testit të Myer Brigs. Me aq sa i kam studiuar unë profilet e këtij testi, ka gjasa që Gjebrea të jetë ESTP (Promoter Artisan), kurse Krasta ENFP (Champion Idealist).

    Gjithsesi, secili ka vlerat e veta.

Beni nje Koment


2 + = 6

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy