PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Kulture, Speciale » Masakra e Tivarit, Shefqet Peçi: Ishte aksidentale

Masakra e Tivarit, Shefqet Peçi: Ishte aksidentale

Enver Hoxha e Shefqet Peci

Raportet kontradiktore shqiptare e jugosllave për ngjarjen
Komanda e përgjithshme me në krye Enver Hoxhën ishte në dijeni, Peçi e Themeli raportonin nga vendngjarja Nëse për vite me radhë është thënë se shteti shqiptar nuk kishte dijeni për masakrën e Tivarit, raportet e asaj kohe tregojnë të kundërtën. Përmes një sërë dokumentesh të botuara në librin “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”, historiani Uran Butka nxjerr në dritë se Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë shqiptare, me në krye Enver Hoxhën, vihej në dijeni për gjithçka. Menjëherë pas masakrës së Tivarit dhe vrasjeve pranë bregut të lumit Buna në Shkodër, në drejtim të komandës shkojnë raportet e Shefqet Peçit e të Zoi Themelit, të cilat janë kontradiktore mes tyre. Peçi fillimisht raporton se gjithçka mund të ketë ndodhur “aksidentalisht”, ndërsa më vonë duhet të tregojë të vërtetën e asaj që ka ngjarë, duke u mbështetur mbi rrëfimet e dëshmitarëve okularë, të kosovarëve që kishin mundur t’i shpëtonin kasaphanës së Monopolit. Zoi Themeli, shefi i Mbrojtjes së Popullit në Shkodër, është më i qëndrueshëm në raportimin e tij. Ai raporton masakrën dhe vë në dukje urrejtjen mes kosovarëve dhe jugosllavëve, duke ua vënë fajin këtyre të fundit, por është e pajustifikueshme mungesa e reagimit të palës shqiptare, sidomos në ngjarjet në lumin Bunë, ku nuk bënë asgjë për ndaljen e vrasjeve. Pranë këtyre raportimeve Butka vë edhe raportimet e palës jugosllave, të cilët ua vënë fajin “reaksionarëve”, që u hodhën në revoltë. Ndërkohë që shprehin bashkëpunimin, madje “kujdesin” e palës shqiptare ndaj asaj jugosllave, gjatë kohës që ata kaluan në territorin shqiptar.     al.mi Masakra e Tivarit Personaliteti i shquar shqiptar, Bajram Gola (luftëtar i Brigadës IV të Kosovës), i vë pikat mbi i-të dhe gishtin mbi ideatorët e gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe mbi realizuesit e masakrës së Tivarit: “ishte atëherë çështja e shumë krimeve dhe për gjenocide të hegjemonizmit serbomadh racist, por populli kërkonte përgjigje për masakrimin e shqiptarëve në oborrin e monopolit të Tivarit… bëhet fjalë për një masakër brutale ndaj rekrutëve shqiptarë, që e bënë

Kopertina e librit “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” nga historiani Uran Butka

një pjesë e aradheve partizane serbo-malazeze, gjegjësisht Brigada X malazeze me komandant Goxha Markoviçin dhe komisar politik, Vladimir Roloviçin (shpallur hero i Jugosllavisë në vitin 1971). Por urdhri kishte ardhur nga lart… ushtarakët serbo-malazezë i vranë pa ndonjë faj apo arsye bashkëqytetarët e tyre të mobilizuar nën flamurin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Kjo ironi tragjike zbulon shumë gjëra. Me konstatimin se ky është një krim barbar, nuk është thënë e tëra. Sepse, për ne është e rëndësishme që edhe në Maqedoni ka shumë raste të ngjashme, për të cilat duhet folur, sepse për ato deri tash është heshtur. Ata që deshën të thoshin diç për to, shumë shpejt i “hëngri nata”. Kriminelët nuk u nxorën as para gjyqit, ndonëse shqiptarët kishin luftuar për Maqedoninë”. Sipas Golës, krimi ishte planifikuar nga shteti, që të shfarosej një numër i madh shqiptarësh. Jo rastësisht u zgjodh vendi dhe ekzekutorët. Në pyetjen pse u mobilizuan vetëm shqiptarët për në frontin veri-perëndimor të Adriatikut dhe pse u depërtuan përmes rrugës Prizren-Shkodër-Tivar, përgjigjja e tij ishte: të masakroheshin pasivisht, madje në trojet e veta shekullore të okupuara nga serbo-malazezët. Po të ishte qëllimi për të luftuar kundër nazifashizmit, do të mobilizoheshin në këtë rrugë edhe serbët, malazezët, maqedonasit dhe nacionalitetet e tjera… “Porsa u dorëzuan në duar të përcjellësve malazezë, ushtarët shqiptarë u gjetën në një situatë të rëndë dhe në fillim nuk mund ta kuptonin ç’po ndodhte, ishin ushtarë, apo pengje të luftës?! Mirëpo, shpejt u detyruan ta kuptonin se gjendeshin në duar të armiqve të përbetuar. Atë bindje ua krijoi sjellja arrogante-gjakatare, kur pas disa dhjetëra kilometrash, ranë viktimat e para. Ushtarët malazezë, që kishin ardhur për t’i “përcjellë” rekrutët shqiptarë, filluan t’i vrisnin rrugës ushtarët që mezi e përballonin atë marshutë, pas së cilës mbeteshin gjurmët e gjakut të të rinjve shqiptarë. Mbas marshimit të gjatë dhe deri në Tivar, do të mbeteshin gjurmët e pashlyeshme të gjakut”. Dhe jo vetëm përgjatë rrugës Shkodër-Tivar, por edhe pas masakrës në Tivar, vazhdoi keqtrajtimi dhe asgjësimi i pjesës së mbetur të kolonës me rekrutë shqiptarë, me qëllim që asnjë prej tyre të mos mbetej gjallë… Pasojat e masakrës ishin tragjike për shqiptarët, por u gjendën në hall edhe vrasësit: ç’do të bënin me kufomat që ishin bërë stivë dhe kishin mbushur plot gjithë oborrin, ndërtesën e monopolit të duhanit dhe rrugën që çon për atje? “Pasi u bë masakrimi i 1700 ushtarëve shqiptarë, gjakatarët u gjendën në hall. Ku t’i fshihnin kufomat e të vrarëve? Oborri ishte mjaft i kufizuar si sipërfaqe për t’i fshehur nga opinioni, nga qytetarët e Tivarit, të cilët atëherë ishin 95% shqiptarë e myslimanë. Tërë paradites dhe natën u munduan me një trabakullë për t’i hedhur në detin Adriatik, por, kur zbardhi dita, tivarasit u trazuan dhe e bllokuan monopolin. Ua morën kufomat që kishin mbetur dhe i varrosën në varret e myslimanëve të Tivarit. Nga sa më kujtohet, janë varrosur 483 kufoma dhe Rankoviçi vetëm ata i konsideron si të vrarë në Tivar, por e vërteta është se u vranë 1700 ushtarë shqiptarë”…. Por masakra nuk ishte çuar deri në fund. Disa nga ata që shpëtuan nga plumbat dhe mundën të arratiseshin individualisht dhe disa në grup, u kthyen për në Shkodër dhe u kapën nga rojet ushtarake të Mbrojtjes së Popullit. Në raportin e Zoi Themelit drejtuar Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit në Tiranë, datë 5.04.1945, ndër të tjera thuhet: “Dje, rojet e Brigadës II të MP kanë qenë tek ura e Bunës. Dhjetë kosovarë, të cilët kishin ikur prej Tetove, vinin këtu. Kur i morëm në pyetje, këta na u përgjigjën kështu: “Gjatë gjithë rrugës që jemi nisur drejt Kosove, jugosllavët na kanë munduar dhe na kanë rrahur. S’na linin të pinim as ujë rrugës. Kur shkuam në Tivar, na futën në një rrugë të ngushtë, ku na kishin radhitur për katër. Në këtë kohë, ndërsa ne po s’lodheshim, dëgjuam të kërcisnin pushkë, bomba dhe mitraloza në të gjitha anët dhe që na shtinin neve. Neve na u duk si një gjë e papritur dhe s’dinim se ç’po ngjiste e përse po na vrisnin. Në këtë kohë, kur shokët që kishim përpara dhe prapa po vriteshin, ne u turbulluam dhe s’pamë tjetër se ç’ngjante, por ikëm nga mundëm. Nga kodrat e nga shtëpitë na shtinin neve që po shkonim. Të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë janë 500 veta. Të shpërndarë janë fare pak, kurse të vrarë e të plagosur janë shumë…”. Tani na lajmëroni për këta kosovarët që kemi kapur, t’ua dorëzojmë jugosllavëve, apo t’jua shoqërojmë ne deri atje”. Shefi i Mbrojtjes së Popullit të Krahinës III Zoi Themeli Këto fakte ia raportonte Shtabit të përgjithshëm edhe Shefqet Peçi, më datën 4 prill 1945: “Sot Brigada e Mbrojtjes së Popullit kapi 10 kosovarë të mobilizuar, që kishin ikur nga Tivari. Në pyetje tregojnë sjellje shumë brutale të përcjellësve partizanë jugosllavë, të cilët i kanë futur në një vend të ngushtë në Tivar dhe, pas pushkatimit e mitralimit pa asnjë shkak, kanë mbetur të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë 500 vetë. Çështja na duket me karakter shumë serioz. Kujtojmë se është mirë të merren në pyetje nga vetë Misioni Jugosllav i atyshëm. Si kjo, ashtu edhe ngjarja e këtushtme (në Lumin Bunë), jua kemi njoftuar, ka bërë bujë dhe përshtypje shumë të keqe e dëmprurëse”. Por, as Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë NÇSH, as qeveria, as Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në krye të të cilave ishte Enver Hoxha, nuk reaguan as për vrasjen e dhjetëra shqiptarëve në bregun e lumit Buna, as për masakrimin e shqiptarëve të tjerë në Tivar, por heshtën si bashkëfajtorë në krim, ndonëse sipas raportimeve të mësipërme, vrasjet ishin bërë “pa asnjë shkak, kanë bërë bujë dhe përshtypje shumë të keqe e dëmprurëse”. Është për t’u theksuar gjithashtu se E. Hoxha dhe krerët e tjerë të pushtetit e të ushtrisë ishin në dijeni të plotë për masakrën e Tivarit, por edhe për vrasjet e keqtrajtimet e rekrutëve shqiptarë të Kosovës brenda territorit të Shqipërisë, ndonëse bënin sikur s’dinin gjë. Fakti i këtyre radiogrameve të Zoi Themelit dhe Shefqet Peçit dërguar Shtabit të përgjithshëm, komandat i të cilit ishte E. Hoxha, rrëfejnë të kundërtën. Fakti tjetër, që të arratisurit e dorëzuar apo të ndaluar nga rojet shqiptare në Shkodër u urdhëruan  nga qeveria shqiptare që të ktheheshin prapa dhe t’u dorëzoheshin autoriteteve ushtarake jugosllave si dezertorë, tregon për bashkëpunimin me palën jugosllave në këtë masakër. Vrasjet në lumin e Bunës Si paraqiten këto ngjarje në raportin e Shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë: “Reaksioni i Shkodrës, përkatësisht reaksioni shqiptar, arriti të depërtonte deri në atë eshalon përmes një hoxhe apo të ndonjë lustraxhiu këpucësh etj. Dhe kjo ndodhi për shkak të mosvigjilencës sonë. Rezultati i punës së reaksionit në këtë eshalon ishte se arriti të organizonte një numër të ushtarëve shqiptarë, numri i saktë i të cilëve nuk u përcaktua dot. Revolta duhet të shpërthente më 1 prill në Shkodër, por ne rastësisht filluam marshimin natën e 31 marsit duke gdhirë 1 prilli i vitit 1945, i ndamë në grupe, kështu që e penguam revoltën në përmasa të mëdha. Krahas kësaj, një grup prej 200 vetash, gjatë pritjes së tragetit në skelë, prej ku do të kalonim përtej Bunës, tentoi të ngrihej një revoltë, duke i sulmuar forcat tona që i shoqëronin. Arritën që një ushtar tonin ta hidhnin në Bunë. Shokët tanë u gjendën shpejt, hapën zjarr, jo në drejtim të tyre, por mbi ta dhe anash kolonës. Në ikje e sipër, disa nga ai grup i kapi zjarri i mitralozit. Në vend mbetën katër shqiptarë të vdekur dhe rastësisht, dy luftëtarët tanë, kurse 12 shqiptarë të tjerë u plagosën. Kjo përfundoi me aq. Pastaj e izoluam atë grup dhe e përcollëm për në Tivar”. Gjithsesi, ky raport, përpos trajtimit të njëanshëm të ngjarjeve në Shkodër, vërteton katërcipërisht masakrën e shkaktuar atje nga ushtarakët serbë të Brigadës 27, që shoqëronin kolonën e tretë, pavarësisht numrit të zvogëluar të rekrutëve shqiptarë të vrarë e të plagosur. Vërtetohet teza se ishte përgatitur kjo masakër pikërisht në Shkodër, duke ia hedhur fajin reaksionit të Shkodrës që “kishte depërtuar në radhët e rekrutëve dhe kishte përgatitur revoltën”. Vërtetohet gjithashtu, se u hap zjarr me mitraloz mbi grupin prej 200 rekrutësh shqiptarë dhe u vranë 18 prej tyre. Në raportin e shtabit të Divizionit 46 të datës 8 prill 1945, nuk përmendet fare reaksioni i Shkodrës, as ushtari serb i hedhur në Bunë, por thuhet shkurt: “Gjatë kalimit për në Bunë, një grup prej 200 shqiptarësh u revoltua dhe u vërsul mbi ushtarët tanë. U hap zjarr mbi ta dhe me atë rast u vranë gjashtë shqiptarë dhe luftëtarë tanët dhe 12 shqiptarë u plagosën”. Kështu, bie poshtë e dhëna e Shtabit jugosllav se “marrëdhënia e luftëtarëve tanë ndaj shqiptarëve të mobilizuar, ka qenë korrekte, gati, mund të thuhet, shoqërore. Incidentet e vogla, për të cilat u bë fjalë më parë, janë shkaktuar nga ana e vetë shqiptarëve, me gjasë nga infiltrimi i kriminelëve të qëllimshëm për nxitjen e revoltës dhe të pakënaqësisë dhe në atë mënyrë, krijimi i mundësisë për dezertim të shqiptarëve” (raporti i shtabit të Armatës IV J, 8.04.1945). Kjo masakër në lumin Bunë pasqyrohet edhe në dokumentet zyrtare të Shqipërisë. Në raportin e Shefqet Peçit të datës 3.04.1945, drejtuar Komandës së Përgjithshme në Tiranë, gjejmë mjaft pika të përbashkëta me raportet e komandave ushtarake jugosllave, të cituara më sipër. Nr.198 rez Shkodër, më 3.04.1945 Komandës së Përgjithshme Informohemi simbas njoftimit që na bën Brigada e Dytë e Mbrojtjes së Popullit, se në mesnatën e datës 1.04.1945 shoqëroheshin të mobilizuar kosovarë prej partizanëve të Ushtrisë jugosllave. Për arsye ende të paditura e ndofta aksidentalisht, u mbytën në skelën e lumit Buna një partizan jugosllav dhe një nga të mobilizuarit. Artizanët e tjerë jugosllavë pandehën se mbytja u bë me paramendim dhe menjëherë hapën zjarr kundër turmës së të mobilizuarve, që ndodheshin në pritje për të kaluar lumin. Zjarri i armëve zgjati pesë minuta dhe u pre vetëm me urdhrin e komandantit të kolonës Çiros Tikoviç, i Divizionit 46, Brigada e 27, batalioni i dytë. Mbetën 6 të vrarë dhe 11 të plagosur nga të mobilizuarit dhe një i vrarë e një i plagosur nga partizanët, që i shoqëronin. Të mobilizuarit që shoqëroheshin, ishin të çarmatosur. Një gjë e tillë, simbas informatës që ka Brigada e Dytë e Mbrojtjes së Popullit, kështu paska ngjarë edhe në Tivar, ku duket se kanë mbetur afro 500 veta të vrarë. Shefqet Peçi Në këtë informacion të Shefqet Peçit justifikohet në frymë e në përmbajtje masakra e ushtarakëve jugosllavë “për arsye ende të paditura, ndoshta aksidentalisht” dhe “si një keqkuptim”. Po ashtu edhe masakra në Tivar: “Një gjë e tillë paska ngjarë edhe në Tivar, ku duket se kanë mbetur afro 500 veta të vrarë!?”. Në këtë raportim nuk ka asnjë fjalë për arsyet e vërteta të këtyre masakrave, për shkaktarët, si dhe nuk ka asnjë shqetësim, përgjegjësi apo dhimbje për vrasjet pa asnjë faj të shqiptarëve të Kosovës, në prezencën e ushtrisë shqiptare dhe brenda kufijve të Shqipërisë! Raporti tjetër është ai i Brigadës së Mbrojtjes së Popullit të krahinës së Shkodrës. Po e japim të plotë këtë informacion të Zoi Themelit drejtuar nga Shkodra më 3.04.1945, Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit në Tiranë. Ministria e Mbrojtjes së Popullit Seksioni i Mbrojtjes së Popullit Shkodër, më 3.04.45 Nr. extra Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit Tiranë Më datën 2 prill, në orët e mesnatës dhe pikërisht aty nga ora 1:00, ndërsa partizanët jugosllavë po transportonin një numër prej 1500 kosovarësh në anën tjetër të Bunës, për t’i çue në Mal të Zi, megjithëse ishin urdhëruar të rrinin përdhe pa lëvizur, një kosovar u tërhoq në buzë të Bunës dhe pastaj u hodh në ujë dhe filloi të notonte me qëllim të ikte. Përnjëherësh, rojet e diktuan dhe i shtinë me pushkë e me bomba. Kosovari që u hodh në lumë, nuk u pa më. Mbas kësaj, rojet jugosllave, të inatosura nga kjo gjë, u tërhoqën prapa dhe pa arsye, filluan të shtinin mbi turmën e kosovarëve, të cilët ishin ulur dhe po rrinin pa lëvizur. Në këtë goditje u vranë 7 veta (ndër ta një jugosllav) dhe u plagosën 13 të tjerë (ndër ta prapë një jugosllav). Gjithsej arrijnë kështu 18 kosovarë të vrarë e të plagosur dhe dy jugosllavë, të gjithë këta, si kosovarët dhe jugosllavët, u vranë prej partizanëve jugosllavë. Një vepër e këtillë tregon urrejtjen  që ushqejnë këto dy palë ndërmjet tyre dhe aq më keq, trajtimin që u bëjnë jugosllavët kosovarëve. Shtojmë se shkaktarët e kësaj ngjarjeje janë vetë jugosllavët, të cilët kanë shtënë pa të drejtë mbi turmën e kosovarëve. Shefi i Mbrojtjes së Popullit të Krahinës III Zoi Themeli (firma) Ky raport i datës 3.04.1945, pra i hartuar pas masakrës në brigjet e lumit Buna, është më i saktë se dy raportet e divizioneve 46 të Serbisë dhe të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, por edhe se informacioni i Shefqet Peçit, sepse është i drejtpërdrejtë, sepse është dërguar menjëherë pas ngjarjes, sepse nuk e intrigon ngjarjen me ndërhyrje të reaksionit shkodran apo me revoltën e rekrutëve shqiptarë, si edhe nuk e justifikon masakrën mbi rekrutët shqiptarë. Përkundër, vërteton atë që tregojnë edhe dëshmitarët okularë se “rekrutët kosovarë ishin urdhëruar të rrinin përdhe dhe se rojet jugosllave filluan të shtinin pa arsye mbi turmën e kosovarëve, të cilët ishin ulur dhe po rrinin pa lëvizur”…. Raporti në fjalë tregon se cilët ishin vrasësit dhe cilat ishin viktimat, por nuk nxjerr arsyet e kësaj masakre, duke vënë si shkak urrejtjen që të dyja palët ushqenin ndërmjet tyre, duke i vënë të dyja palët në një emërues. Nga ana tjetër, ky raport rrëfen qartazi që forcat shqiptare të Mbrojtjes së Popullit nuk bënë asnjë veprim për të ndaluar masakrën, pra, lejuan dhe bënë sehir kur vriteshin pa arsye bashkëkombësit tanë nga të huajt, pikërisht brenda territorit të Shqipërisë dhe para syve të tyre; gjithashtu, ky raport dhe dokumente të tjera tregojnë se nga ana e qeverisë shqiptare, megjithëse ishte vënë në dijeni, nuk pati asnjë reagim, asnjë notë verbale apo shkresore, asnjë përpjekje për të mbrojtur brenda territorit të shtetit amë jetët e bijve të Kosovës e viseve të tjera shqiptare, që shpresonin të gjenin në Shqipëri një trajtim krejt tjetër, madje, e lejuan masakrën dhe ndihmuan në vrasjen e rekrutëve të Kosovës… Pala jugosllave ishte shumë e kënaqur me qëndrimin “shumë të kujdesshëm” të pushtetit të Shqipërisë ndaj Ushtrisë jugosllave: “Popullsia e Shqipërisë dhe pushteti i tyre ishin shumë të kujdesshëm ndaj ushtrisë sonë, të ndjeshëm dhe të mahnitur me lëvizjen dhe luftëtarët tanë”, raporton shtabi i Divizionit të 46-të. Në radiogramin e datës 7.04.1945, drejtuar Komandës së Përgjithshme, Shefqet Peçi e pranon të vërtetën: “Sipas konstatimeve të mëvonshme, ngjarja mbi lumin Buna ishte një provokacion nga jugosllavët… Sipas informacioneve që kemi, shovinistë të shumtë jugosllavë janë futur në radhët e Ushtrisë jugosllave dhe mundohen me anë provokacionesh të mbjellin përçarje si tek kosovarët, ashtu dhe tek jugosllavët, tu futur spica ndër kosovarët, gjoja do t’ju vrasin të gjithëve dhe nga ana tjetër, u thuhej jugosllavëve se kosovarët do t’ju ikin. Ngjarjen e të vrarëve e ka marrë vesh gjithë Shkodra dhe reaksioni mundohet ta shfrytëzojë”. Kolona, e goditur në shpirt nga vetë shteti shqiptar dhe në trup nga shteti jugosllav, arriti në Tivar në orën 17:00 të datës 2 prill 1945. Rekrutët shqiptarë u tmerruan nga gjurmët e gjakut dhe mbeturinat e kufomave të kolonës së parë. URAN BUTKA

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

27 Komente per “Masakra e Tivarit, Shefqet Peçi: Ishte aksidentale”

  1. Gjakpirsit shqiptare ne krye me Enver Hoxhen dhe Fadil Hoxhen bene masakrat ma te mdha ne kohen e pas luftes se vitit 1941.Kete shkolle e trasheguan edhe bijte e tyre qe sot gjenden ne pushtet si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove.Por keta ne nje metode tjeter.Metoda “emokratike”.E dorzuan pushtetin te nderkombtarte dhe po shesin toka dhe ujra shqiptare.Rrofte Shqiperia etnike e bashkuar ,poshte tradhtaret e kombit.

  2. Kujt i sherben kjo histori kur tradhetaret e vertete te Kosovareve na paskeshin qene Shqiptaret? Me kisi lloj historianesh shqiptaret dalin armiqte e shqiptareve, Lum ne per keta historiane qe vetem per te deskretituar komunistet na armiqesojne me njeri tjetrin

    • Cen Durimmadhi

      Po pse o Sali tani e more vesh lexoje pak cka thene Konica:
      “Shqiptaret kane shume armiq po ay me i egri eshte…. vete shqiptari”!!!!

    • Saliu,
      Kjo histori e hidhur vellavrasese ne ate kohe i sherbeu tradhtareve te Kombit per te shitur troje SHqiptare e njekohesishte te perfitonin nga situata luftarake qe me lehte te vinin ne pushtet.
      Sot kjo histori nxjerre te verteten nga fundi i dheut mbi krimet barbare qe ushtruan cetniket me ndihmen e PKSH te cilet u bene ure e shkive,me kete akt tradhtare mundesuan ne menyre direkte Masakren e Tivarit dhe krimet tjera barbare ne Kosove duke vrare SHqiptare te pafajshem dhe duke lene nen meshiren e cetnikeve SHqiptaret e Kosoves.
      Ne SHqiptaret e Kosoves te gjitha keto vepra barbare i kemi ne kujtesen tone,te treguara nga deshmitaret e gjalle te kohes,une nga babai i im i cili pati fatin te shpetoje ne afersi te Landovices ku u liruan nga nje grup Ballistesh.
      Tradhtaret e Kombit nuk meritojne varre ne token SHqiptare, po te pyetesha une do ju kisha djegur eshtrat.

    • o sal kjo histori diskriminon plerat qe per 1 kolltuk vrasin dhe shoket e miqt e jo me te tjeret..

  3. TE HAPEN DOSJET QE TE PASTROHET VENDI NUK VAZHDOHET ME KETA QE VRISNIN NJERES SI TE ISHIN BAGETI.

  4. Vazhdon krimi komunist edhe sot ne Shqiperi sepse mafiozet komuniste e bij komunistash kane mare perseri pushtetin me vjedhje votash.Kjo rrace e ndyre antikombetare po grabit pasurite e po shet vendin per te mbajt pushtetin dhe shtypur shqiptaret e ndershem qe ju grabit pasuria nga paraardhesit e ketyre bastardesh qe nuk po ju lene gje mangut baballareve te tyre.Poshte mafia komuniste.Rrofte Shqiperia e Lire.

    • shum shum fort muziika frdjiea e kallka valla je nrr:1 e kerkush sun ta shkon zanin shum te fort suksese (L) shum fortt ferdiii adhuruesi jem :P SUKSESE EDHE PSE KE SUKSES NGJDO ASPEKT :d KLM

  5. para partizane!

    Si ka mundesi qe akoma ka antishqiptare qe mbrojne Enver, Ramiz dhe Shefqet qenin???!!!!
    O popull distancohuni nga e keqja komuniste qe e shkaterroi dhe vazhdon ta shkaterroje Shqiperine tone te dashur.
    Ta lexojne kete te vertete te historise ato kosovare, beratas,vlonjate,elbasanas dhe cdo shqiptar qe dogji a mendon ta djege librin per Enver qenin…

  6. Mbi te verteten,ne rruge per Tivar dhe per masakren e Tivarit,kam degjuar drejteperdrejt nga Qerkin Muharrem Salihu,i lindur ne Druar te Vushtrise-Kosove.Pershkrimi ishte me pamje apokaliptike,keshtu me shtriheshin mua para syve ngjarjet kur,rrefente qete por, i papermbajtur here-here, gjithmone ne rritje te intensitetit te zerit me jehun qe e shoqeronte kete ligjerate te pazakonshme.Rrefimi ishte i gjate,qe te ngjallte shqetesime,emocione,dhimbje por,edhe keqardhje per tradhtine e politikaneve jugosllave dhe shqiptare.Meqenese rrefimi eshte i gjate per te transponuar ne ket kand te gazetes kombetare “Panorama”,une do ta njoftoj lexuesin me aktin e fundit te kesaj tragjedie shqiptare te vitit 1945 .-I lemekur nga gjaku i te vrareve,nen te cilet kisha qendruar nje kohe,morra nje drejtim te papercaktuar por me qellim qe,te largohem nga vendi i masakres, mundesisht i pavrejtur.Diten fshihesha ndersa naten udhetoja me mjaf kujdese.Nje dite nga largesite i degjoja njerezit qe flisnin shqip,u trimrova dhe ket e mora si ngushellim per vdekjen time,po qe se do te me ndodh kjo ne Shqiperi.Nje mbremje i afrohem,ne periferi te Shkodres nje njeriut te panjohur dhe i tregoj per hallin tim.Ky bujar shkodran me mbiemer Dakalan,me merre dhe me shpie ne nje plevice,per nje kohe,derisa e ndertuam nje vend,ne forme te bunkerit ushtarak ne lemen e tij,ku qendrova si ilegal 3 vjet.Pas 3 vjetesh e dergova te nje mik ne Kosove nje leter te cilen UDB-eja jugosllave e kish zbuluar dhe pas pak,sigurimsat e Shqiperise me arrestuan dhe me dorzuan ne Kosove tek organet jugosllave,te cilat me denuan 8 vjet burg te rende dhe i mbajta ne KPD te Nishit.Qerkin Salihu ka vdekur si i ndjekuar nga ushtria dhe policia e Serbise nga shtepia e tij,te cilen ia ben shkrumb dhe hi,te nje mik i tij ne rrethinen e Vushtrrise ne 1999 .

  7. Fajin e ka Krimineli Enver,.Fajin e ka populli shqipetar qe nuk i dogji ne zjar keta kriminela(sic vrau Enveri te Pafajshit nga 19414e deri 1985).

  8. Po kjo eshte tek ne ne Kosove I thijn Hajde rren hajde….Krejt fajine ka Krimineli Enver Hoxha per te patruar kundershtaret ….shqipetaret qe ja kthejn pushken Shkaut…. Se Enver Hoxha X here eshte takuar me kriminelit Tito nr Brezovic per te qfaros Shqipetaret nga dheu ,Zoti i mallkofe edhe ne ate bote ,,,,,,

  9. mire ua kan bere

  10. Uran Butka,me ket veper ua ka çjerre masken atyre qe benin propogande proenveriane ne Ferizaj,Berat,Elbasan dhe Vlore,te cilet,viktimat e tyre i humbin per te mbajt lartet adhuruesit e tyre kriminel.Vertete,bemet e tyre kriminele dhe antishqiptare,i bene te skuqen ithtaret e tyre injorante.Butken dhe tjeret si ky,i urojme duke i falenderuar per punen e bere.

  11. Komunistat(socialistat e sotem)i kane borgj shume Kosoves,andaj Edi rama,dhe partiaket e tij qe jane pasardhes te qeneve si enver hoxha,mehmet shehu,shefqet peqi,ramiz alia… e shume te tjere nuk jane te mirepritur kurre ne Kosove,perkundrazi kemi neveri ndaj tyre.

  12. Per t’iu dhene fund spekulimeve qe jane bere deri tani lidhur me Masakren e Tivarit, do te ishte mire te botohej lista e plote e te gjithe rekruteve te vrare, pse u vrane dhe nga kush.Nese ka elemente te genocidit organet perkatese te shtetit te ri te Kosoves mund te ngrene edhe padi, pasi krimet kunder njerezimit nuk parashkruhen.
    Per nje analize me te thelluar politike dhe historike eshte e nevojshme qe e gjithe ngjarja te vendoset ne kushtet e marredhenieve nderetnike dhe ndershteterore te fundit te Luftes II Boterore.

    Botimi i dokumenteve te shkeputura me synim

  13. Nuk mund te arrihen perfundime te drejta nga botimi i dokumenteve te shkeputura.

  14. e drejt Luan, hutohesh nga keta autore qe mendojne se e kane gjetur te verteten, por sic thote Niche interpretim i se vertetes, marrin raste te shkeputra dhe nxjerrin perfundime duke krijuar urrejtje mes shqiptaresh.
    Jugosllavia ne ate kohe ishte ne luft civile 1 miljonj vete vdiqen gjate luftes dhe 500 mij te tjere mbas. ishin kohe te cmendura vellavrasja ndodhte ne gjith ballkanin, por ne jugosllavi ishte shum e eger. Dikush ne komentet me siper permendi cetniket, ata skishin lidhje fare me masakren e tivarit, cetniket qe ishin kolaboracioniste Tito i cfarosi. Ne masakren e Bleiburg te Austrise partizanet e Titos masakruan 100mij vete, ushtase kroate , serbe cetnik, gra, pleq, femije.
    Per Tivarin u ngrit nje grup hetimor ne parlament, por asnje perfundim.

  15. Disa komentues sikur i arsyetojne krimet me llojlloj arsyetimi,te shqiptareve,te jugosllaveve-serbeve etj.Shkojne aç larg sa edhe thone se nuk ka pas çetnike.Zoteri,serbet nuk jane si shqiptaret,keta çetnikizmin e mbajne ne zemer ndersa kostumet sipas nevojes.Mbi 300 000 muslimane ne Bosne dhe afer 20 000 shqiptare te vrare ne Kosove jane deshmi se hegjemonizmi tek serbet gjendet ne gjenin e tyre.Per Serbine,Kosova ka qene veç kafshata e pare pas gjenocidit ne rrafshin e Toplices ne 1876-78 ndersa e dyta Shqiperia ne aleance me Greqine. Une ftoj shqiptaret qe kane profesion filmin,te bejne nje skenar dhe te fillojne me gjirimin e nje filmi me ket ngjarje te dhimbshme por, te vertete,per te perjetesuar keto krime serbo-jugosllave ndaj shqiptareve,te cilet e realizuan masakren ne menyre dinake dhe ne BESE,siç theme ne shqiptaret.

  16. TE GJITHE REGRUTET SHQIPETARE QE I KA MOBILIZUAR JUGOSLLAVIA NE FRONTET E SAJA SI NE SREM,DUBROVNIK, TRIESHTE I KAN MARRE NE BISEDA INFORMATIVE. NEQOFTE SE REGRUTI KA QENE INTELIGJENT AI PATJETER ESHTE DASHTE TE VRITET. NEQOFTE SE KA QENE DEBIL A IDIOT E KAN LENE TE KETHEHET NE SHTEPINE E TIJE.

  17. Komenti Im: Ka patur nje masaker pushkatimesh ushtarake, qysh nga rekrutimi me force ne Kosove, pergjate marshimit neper territorin shqiptar dhe brenda ne Tivar. Kjo nuk diskutohet. Nga sa di nga kujtimet e babait tim Gjovalin Luka, Komiteti i Partise i Shkodres aso kohe, me propozimin e Zija Dibres, kishte hartuar nje shkrese proteste, drejtuar Partise ne Tirane, por kete e mbuluan. Ceshtja sot qendron tek shifrat. Sa ka qene numeri i ketyre pushkatimeve? Kam degjuar edhe disa shifra absurde! Kurrsesi nuk mund te ishin 3-7.000 mije kosovare, sepse kaq nuk ka patus as deshmore e gjith Shqiperia ne luften e dyte boterore. POr, nuk ka asnje lloj dyshimi e asnje lloj diskutimi se edhe sikur te kishin qene nga 500-700 vete masakra e ka emrin masaker dhe nuk ka asnje lloj diskutimi! Eshte pak e rende ta thuash, por gjithjsesi nuk duhet ekzagjeruar me shifrat e verteta se pastaj nuk ta beson kush as te verteten! Sepse nga keto shifrat hiperbolike kane ndodhur edhe historikisht. Dikush pershembull thoshte perpara Konferences se Paqes ne Paris me 1919, se serbet dhe greket kishin vare mbi 250.000 shqiptare…
    pra me kujdes.

  18. Masakra nuk ka qene aksidentale, ka qene e organizuar nga serbo-malazezet. Pushkatimet e Shefqet Pecit, pa asnje lloj gjyqi dhe direkte mbahen akoma mend ne Shkoder! Por, aso kohe qeveria dhe PKSH e udhehequr nga Enver Hoxha ishin servilet e Jugosllavise dhe Titos. Prandaj kete masaker te rende e mbyllen dhe nuk e hapen. Duhet uruar Uran Butka per librin, por kjo ceshtje duhet ndjekur me saktesine historike, me shume nga qeveria e Kosoves sot.

  19. Pak sqarim: PKSH me shumicen e kuadrove jugore ishte e orjentuar dhe e komanduar prej jugosllaveve. Keta duke shfrytezuar ambiciet e E. Hoxhes dhe disa te tjereve arriten te fusnin qysh ne Kongresin e Permetit, nje lloj objektivi per Konfederaten Ballkanike ose ne varjant Federaten Ballkanike. Nen keto objektiva ngrihen disa hije dyshimi se, levizja nacional-clirimtare e antifashiste ne veri dhe ne veriperendim te Shqiperise dhe pastaj edhe ne trevat ku banonin shqiptaret ne Jugosllavi u sabotua! Ne fillim te nentorit 1943, me burim nga Shkodra (shkruar nga Gjovalin Luka, ruhet origjinali), u botua ne Tirane nje artikull-trakt i cili duke u bazuar ne vete deklarimet e Radios “Jugosllavia e Lire”, fliste per te drejten e treves shqiptare te Kosoves, per vetevendosje te lire deri ne shkeputje nga Jugosllavia, por vinte si kusht nje pjesmarrje ne luften kunder fashizmit, duke e lene ne zgjedhje te lire antaresimin ne cetat shqiptare ose ne ato jugosllave. Mirepo ky evenimet dhe ato te Bujanit u mbuluan! Batalionin Perlat Rexhepi, kur ai kishte mbledhur rreth 5000 firma dhe premtime per te formuar disa brigata, me nje Urdher te cuditshem firmosur nga E. Hoxha e komandojne te vihej “ne dispozicion te Korp. II, Brig. Proletare nen komanden e gjeneral Pejko Dabcevic; Aty ndodhi nje incident, ata akuzuan se pala shqiptare kishte shkelur kufirin dhe kishte thyer “Mareveshjet”… pastaj erdhi nje Urdher tjeter perseri i firmosur nga E. Hoxha… Enver Hoxha me disa letra mbas shpine i akuzonte partizanet e Shkodres se nuk benin aksione kundra reaksionareve, dmth kundra popullsise civile…

  20. Pak sqarim edhe per “Clirimin e Shkodres”. Simbas “Pllanit Ushtarak e Strategjik” te Komandes se Pergjithshme e Shtabit te Pergjithshem” nga Berati (ku ishin edhe Keshilltaret ushtarake jugosllave) Shkodra duhej te merre para dates 26 nentor 1944, duke i prere rrugen trupave te fundit gjermane. Por, gjermanet e zune Shkodren me perpara. Atehere Pllani dhe Urdherat, japin Urdherin, te prehej rruga e Koplikut dhe gjermanet te rrethoheshin ne nje forme gjysme dare dhe me nje beteje frontale te asgjesoheshin te gjithe deri te cizmia e fundit. Ky Urdher dhe Pllan aventuresk, parashikonte me kete rast nje gjakderdhje masive dhe nje raprezalie te paimagjinueshme te trupave gjermane me tankse e flakehedhese. Imagjinoni: me 5. 000 forca partizane kerkohej te asgjesoheshin rreth 15. 000 trupa gjermane! Dhe hapni syte: Ky Pllan kerkohej simbas Enver Hoxhes, “Per hatrin e vllezerimit me popujt e Jugosllavise dhe te mareshallit Tito”! Realisht “Beteja Frontale” do te ishte nje katastrofe per popullsine civile dhe keshtu, nuk do ishte e zorshme edhe nje nderhyrje e malazezeve… Dhe me ne fund Jugosllavia dhe Titua ia imponuan Shqiperise me anen e PKSH, te E. Hoxhes, K. Xoxes etj, me disa Mareveshje, fillimin e inkuadrimit si “Republika e Shtate”, ku Shqiperia duhej t’i bashkohej Krahines se Kosoves dhe Metohise. Ky fillim, shenon kulmin e tradhetise dhe Enver Hoxha ka bere kulmin e perpjekjeve si macja… per ta mbuluar kete akt ultra te turpshem kundra indipendences e sovranitetit !

  21. Imret Krasniqi,salzburg

    Pershendes te gjithe dhe lus te gjithe ata qe dijn diqka me teper per kete masaker.deshiroj te dij se a ka nje list me emra e mbiemra te te vrareve ne kete masaker.me intereson shum sepse tani kam kuptuar dhe me eshte ber e dijtur se ne kete masaker eshte vrare edhe agja i babes tim me emrin Fetah Salih Krasniqi i lindur ne Brezne te Dragashit(Opoje) ,ne kohen kur eshte marr ai ka jetuar ne Prizren.ka qene i martuar dhe ka lene nje vajz e tani me ka nipat e mbesat te cilet jetojn ne Prizren.Mbetem me shpres se dikush do te me pergjigjet sinqerisht .

  22. Afrim Krasniqi

    rreth viteve 80`kur mundohesha ti kap valet e RTSH-se babai im ndjese paste qe ka qene poashtu ne Tivar por qe pat shpetue me pat thene:MORE BIR NUK I NJEH KETA NGA SHQIPERIA JANE ME TE KEQINJ SE SHKIJET(ALUDONTE NE KOMUNISTET DHE PARTIZANET SHQIPTAR).Tek babai im nje gje mund te them se kurre ska fol per masakren vetem alkoholi e mbante ti harronte ato dhimbje dhe e dij se si femij njeher permendte nje farë Kovaceviq (nemo, kovaceviq,nemoj…mos kovaceviq mos…. sigurisht duhet ta kete njohur edhe pse ka qene me Shaban Palluzhen dhe ne brigaden e tij ndoshta kojshi nga rrethi i vushtrrise.Duke qene ne katet e larta te asaj ndertese qe kan qene dy apo tre katet e pare me ushtare shqiptar i paten pushkatuar pastaj me nje urdher eshte nderprere po kjo nuk perfundon ketu per babin tim ,ai vazhdon rrugen per ne Istri dhe e bejne partizan -roje duke bere roje ne nje burg ku i kishte 6 oficer gjerman dhe diku rreth 8 ushtare pas dy jave ai i leshon nga burgu gjermanet ,ata e falenderojne po babai vazhdon tash ne burgun jugosllav se i kiste liruar gjermanet afro dy vjet mbahet ne burg lirohet dhe kthehet ne shtepi .P.S gjermanet ia paten dhene ca adresa ne menyre qe babai im mund te vinte ne gjermani po nuk ka guxuar ti mbante ato adresa .

  23. Lexoj, qe sa here shkrime te ndryshme lidhur me masakrat ndaj shqiptareve, gte organizuara nga armiqet e kombit si sllavet dhe greket dhe te ndihmuara nga vet tradhtaret e kombit tone, por mendoj se ende nuk jemi clirua nga armiqet e mbrendshem te cilet sot qeverisin me shqiptaret dhe nuk duan kurrsesi te zbardhin keto tentim cfarosje te shqiptare te vuajtura me shekuj.Nje zbulim i mirefillet dhe rrenjesor eshte teper i nevojshem sepse eshte edhe pjese e historise sone kombetare qe ne nje kohe te dijme se ku gjindemi dhe cka na rrethon per gjithmone.

Beni nje Koment


3 + = 6

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy