PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Hotel Prestige
GRAZIA   Union Bank
Home » Argument » Zbulohet SMS për Ballën në 21 janar, Tom Doshi: Më hodhën granatë me gaz

Zbulohet SMS për Ballën në 21 janar, Tom Doshi: Më hodhën granatë me gaz

Taulant Balla

Zbulohet SMS për Ballën më 21 janar: Çfarë të bëjmë tani? Procedimi për pjesëmarrje në tubime të paligjshme Kërkesa e Prokurorisë për Kuvendin: Dyshojmë se deputeti i PS-së ka orientuar protestuesit Prokuroria e Përgji-thshme akuzon deputetin e Librazhdit, Taulant Balla, se ka konsumuar veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme. Si provë e organit të akuzës për anëtarin e Parlamentit, është një mesazh që një qytetar nga Librazhdi i ka çuar atij gjatë protestës me tekstin “Taulant, çfarë të bëjmë tani? Pse u tërhoq shumica?”. Ky mesazh për Prokurorinë tregon se protestuesit janë orientuar nga deputeti i tyre. “Nga pamjet filmike të administruara në këtë procedim penal evidentohet se personat përpara objektit të QNK-së (Piramida), në krah të selisë së Këshillit të Ministrave, pranë të cilëve ka qenë edhe deputeti Taulant Balla, kanë qëlluar me gurë e sende të tjera në drejtim të objektit të Kryeministrisë. Po kështu, sipas procesverbalit të këqyrjes së telefonit celular nr. 0695851808 që i përket shtetasit Igers Vangjeli, rezulton se ky i fundit ka qenë në kontakt me deputetin Balla (cel 0682055399), pasi është evidentuar një SMS me këtë përmbajtje: “Taulant, çfarë të bëjmë tani? Pse u tërhoq shumica?”. Ky tekst mesazhi na bën të mendojmë për një lloj varësie për disa lloj protestuesish nga orientimi i këtij deputeti”, thuhet në letrën e Prokurorisë dërguar Parlamentit, ku kërkohet heqja e imunitetit. Sipas Prokurorisë, duke u mbështetur në këto të dhëna, ngrihen dyshime se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, shtetasi Taulant Balla, ka kryer veprime të cilat mund të kenë shtyrë një numër të caktuar protestuesish për të ndërmarrë veprime të dhunshme kundër forcave të policisë. “Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetit Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011 për veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, lind e domosdoshme kryerja e disa veprave hetimore ndaj tij. Të gjitha sa parashtruam më lart, krijojnë bazë të mjaftueshme ligjore për të nisur procedim penal ndaj deputetit Taulant Balla dhe për të kërkuar autorizim për procedimin ndaj tij. Për sa më sipër, mbështetur në nenin 73, pika 2 e Kushtetutës dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë dhënien e autorizimit për procedim ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla”, theksohet më tej në materialin e organit të akuzës, i cili u është shpërndarë dje anëtarëve të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, si dhe tre deputetëve të Partisë Socialiste, për të cilët është kërkuar ndjekja penale. Komunikimi i Ballës Në dosjen voluminoze të përgatitur nga Prokuroria është edhe një procesverbal i këqyrjes së telefonit celular të shtetasit Igers Vangjeli, i cili i ka dërguar mesazhin deputetit Taulant Balla. Në këtë procesverbal të oficerit të Policisë Gjyqësore, Sokol Shehi, thuhet se gjatë kontrollit që i është bërë telefonit të këtij personi, që ka marrë pjesë në demonstratë, fillimisht është gjetur mesazhi që Balla i ka dërguar Vangjelit në mbrëmjen e 21 janarit. “Shtypet butoni ku korrespondon menyja e celularit dhe shtypet butoni messaging, selektohet rubrika messaggi, ku shfaqen mesazhet e marra me të dhëna si më poshtë: në rubrikën e mesazheve gjenden 40 mesazhe, nga të cilat një prej tyre ka rëndësi për hetimin dhe është si më poshtë: “Gersi, Taulanti jam, po ju kërkoj kudo, më ço një SMS kur ta hapësh”. Mesazhi i dërguar nga numri 0682055399 në emër të shtetasit Taulant Balla, më datë 21.01.2011, ora 23:49:58”, thuhet në procesverbalin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Më tej, në këtë dokument ka dalë edhe mesazhi që ky person i ka çuar deputetit të Partisë Socialiste, që sipas Prokurorisë është provë e një lloji varësie për disa lloj protestuesish nga orientimi i këtij deputeti. “Më pas, me butonin e mesit duke klikuar shkojmë në rubrikën e mesazheve të dërguara send items dhe në ekran shfaqen 15 mesazhe të dërguara, nga të cilat një ka interes për hetimin dhe është si më poshtë: “Taulant çfarë të bëjmë tani? Pse u tërhoq shumica?”. Dërguar në numrin 0682055399 në emër të shtetasit Taulant Balla”, thuhet më tej në procesverbalin e mbajtur ditën e protestave të dhunshme para Kryeministrisë. Dëshmia e Igers Vangjelit Në dëshminë e dhënë pas ndalimit nga Policia, Igers Vangjeli, personi që i ka dërguar mesazh Taulant Ballës ditën e protestës, ka dhënë detaje për pjesëmarrjen në atë tubim. Ai tha se është nisur paradite nga qyteti i Librazhdit dhe në mesditë ka qenë në Tiranë. Ai ka konfirmuar gjithashtu edhe mesazhin dërguar Taulant Ballës. “Më datë 21, rreth orës 11:00, unë së bashku me Marjusin jemi nisur nga Librazhdi me një furgon me ngjyrë jeshile. Pronarin e furgonit nuk e njihja, për të marrë pjesë në protestë. Në Tiranë, unë dhe Marjusi kemi arritur në orën 13:20 dhe kemi zbritur nga furgoni në Rrugën e Elbasanit. Kur dolëm nga demonstrata ku kishte shumë njerëz, kam dëgjuar disa krisma dhe më pas ka shpërthyer një re tymi me ngjyrë të bardhë. Protestuesit janë larguar me vrap nga vendi ku doli tymi, sepse shkaktonte djegie nga sytë. Në këtë kohë nxjerr telefonin nga xhepi dhe i shkruaj një mesazh deputetit të Librazhdit, Taulant Balla, me këtë përmbajtje “Përse u tërhoq shumica e protestuesve dhe çfarë do të bëjmë”, është shprehur Vangjeli kur ka dëshmuar për ngjarjen. Ai gjithashtu ka dëshmuar se ka parë persona që kanë qëlluar me gurë ndaj Kryeministrisë dhe forcave të rendit. Vangjeli është shprehur se “kam parë protestues të ndryshëm, të cilët qëllonin me gurë ndaj Kryeministrisë dhe punonjësve të Policisë. Kam parë se po digjnin makina. Unë mora pjesë në këtë demonstratë, sepse kisha dëshirë që të afirmohesha në forumet e PS, pasi në datë 29.01.2011 do të merrja pjesë në Asamblenë e Forumit Rinor Socialist dhe aty do të flisja në emër të rinisë socialiste të Librazhdit. Për këtë gjë kisha vënë në dijeni edhe deputetin e zonës sonë dhe ai ishte dakord që unë të merrja pjesë në këtë mbledhje dhe të flisja”. Arrestimi në flagrancë Në mbrëmjen e protestës së 21 janarit, Igers Vangjeli është arrestuar në flagrancë me akuzën se ka dëmtuar me gurë godinën e Kryeministrisë. Në procesverbalin e mbajtur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Ferhat Spahiu, në datën 21.01.2011, ora 23:43, thuhet se “më datë 21.01.2011, shtetasi Igers Vangjeli ka qenë pjesëmarrës në demonstratën e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Gjatë pjesëmarrjes në demonstratë, ky person në bashkëpunim me persona të tjerë ka goditur e dëmtuar me gurë godinën e Kryeministrisë, ka djegur dhe ka dëmtuar makinat, të cilat ndodheshin pranë kësaj Kryeministrie, ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësit e policisë, të cilët e kishin në ruajtje godinën e Kryeministrisë, ka goditur punonjës të administratës shtetërore, të kësaj Kryeministrie, ka kanosur dhe fyer rëndë punonjës të policisë dhe administratës së shtetit”.

Prokuroria, provat për Doshin

Organi i Akuzës kërkon procedim penal për pjesëmarrje në manifestime të paligjshme “Të organizuarit prej tij ushtruan dhunë ndaj policisë” Prokuroria ka kërkuar në Kuvend heqjen e imunitetit të deputetit të PS-së për qarkun e Shkodrës, Tom Doshi. Në materialin rreth 200 faqe dërguar Parlamentit, thuhet se deputeti ka organizuar pjesëmarrjen e personave nga komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Oblik etj., në tubimin e protestës të datës 21 janar 2011. “Nga pamjet filmike të administruara në funksion të këtij procedimi penal evidentohet se shumë protestues të ardhur nga Shkodra apo zona të tjera përreth, të cilët janë organizuar nga ana e deputetit Tom Doshi për të marrë pjesë në tubimin e protestës të datës 21 janar 2011, kanë qëlluar me gurë në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit”, thuhet në materialin e Prokurorisë, që i është dërguar dy ditë më parë Parlamentit. Sipas organit të akuzës, të tjera fakte që rëndojnë mbi deputetin socialist, janë pamjet filmime, ku dallohet se personat Lin Ndreu dhe Gjin Ndreu, të dënuar me vendim gjykate, por edhe shtetas të tjerë pjesëmarrës në këtë protestë, përpara se të konfrontohen me forcat e policisë, kontaktojnë në mënyrë të përsëritur me deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, shtetasin Tom Doshi. Sipas Prokurorisë “nisur nga sa më lart, nga të dhënat e grumbulluara deri në këtë fazë, ekzistojnë të dhëna dhe indicie që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se nga ana e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi, janë konsumuar elementët e veprës penale “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal”. Për këto fakte që disponon deri tani institucioni i Prokurorisë, i nevojitet heqja e imunitetit për nisjen e procedimit penal. “Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetit Tom Doshi në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011 për veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tij. Të gjitha sa parashtruam më lart, krijojnë bazën e mjaftueshme ligjore për të nisur procedimin penal ndaj deputetit Tom Doshi dhe për të kërkuar autorizimin për procedim ndaj tij”, thuhet në letrën drejtuar Parlamentit. Sipas Prokurorisë “për sa më sipër, mbështetur në nenin 73, pika 2 e Kushtetutës dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë dhënien e autorizimit për procedim penal ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi”.
Çfarë thotë Kodi Penal për akuzën e Prokurorisë Manifestimi i paligjshëm dënohet deri në një vit burg Prokuroria e Përgjithshme i akuzon tre deputetët e Partisë Socialiste për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme. Sipas juristëve, kjo akuzë bie në kontradiktë me faktin se opozita ka njoftuar dhe ka marrë leje në Policinë e Shtetit për protestën e 21 janarit. Në nenin 262 të Kodit Penal, për këtë akuzë thuhet “Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”. “Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm, edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”, thuhet në Kod.

Tom Doshi: Pashë njerëz të gjakosur, qetësova turmën

Dëshmia e plotë e deputetit në Prokurori “U largova nga Kryeministria se më hodhën një granatë me gaz, në spital gjeta të plagosurit” Deklaratë

Deputeti i PS: Tom Doshi

Jam me banim në adresën që thashë më lart dhe aktualisht punoj si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Unë jam zgjedhur deputet në zonën e Shkodrës. Lidhur me sa pyetem, sqaroj se nga tryeza e përbashkët e opozitës u vendos që më datë 21.01.2011 të bëhej një demonstratë popullore kundër korrupsionit në vend. Pjesë e kësaj tryeze kanë qenë kryetari i Partisë Socialiste dhe kryetarët e partive aleate me Partinë Socialiste. Unë nuk kam qenë pjesë e kësaj tryeze. Pas kësaj u është bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që të merrnin pjesë në demonstratën që do të zhvillonte opozita. Me sa di unë, lidhur me demonstratën që do zhvillohej, i është drejtuar një kërkesë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Me hartimin e saj është marrë deputeti Besnik Baraj, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën. Me sa di unë, është lejuar zhvillimi i demonstratës nga ana e policisë. Pasi u vendos që do të bëhej demonstrata, të gjithë ne deputetët kemi marrë masa që të njoftonim njerëzit e zonave ku jemi zgjedhur deputetë. Për këtë gjë unë kam folur me kryetarët e Partisë Socialiste, komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Oblik dhe Bërdicë. Unë u kam thënë që lajmëroni njerëzit kush do të marrë pjesë në demonstratën që do të zhvillohej në datën 21.01.2011 në Tiranë. Unë u kam thënë që, pasi të marrin masa për transportin e njerëzve, të grumbullohen tek Stacioni i Trenit, Tiranë. Aty do të grumbulloheshin të ardhurit nga qarku Kukës, Dibër, Shkodër dhe Lezhë. Kjo gjë ishte caktuar për efekt të parkimit të mjeteve. Aty do t’i prisja unë së bashku me deputetët e Partisë Socialiste të qarqeve që thashë më lart, gjithsej 10 deputetë. Pasi jemi mbledhur më datë 21 tek Stacioni i Trenit, në orën 14:00 ishte lënë që do takoheshim në bulevard. Jemi nisur nga Stacioni i Trenit në orën 13:45 dhe në krye të turmës kemi qenë të gjithë deputetet e qarqeve që thashë më lart. Para se të niseshim, i kemi porositur njerëzit që demonstrata të ishte sa më e qetë. Kemi përshkuar itinerarin nga Stacioni i Trenit deri te Ministria e Transporteve. Aty jemi takuar me pjesën tjetër të demonstruesve dhe, me sa mbaj mend, ka qenë ora 14:00. Kur ne kemi shkuar te Ministria e Transporteve, jemi bashkuar me pjesën tjetër të demonstruesve që gjetëm aty. Ne deputetët kemi qenë në krye të demonstruesve deri te bulevardi, pasi kishim merak se mos bëhej ndonjë incident me makinat e parkuara apo me dyqanet gjatë rrugës. Kur kemi shkuar në bulevard, nuk kishte më makina apo dyqane dhe aty pastaj është bërë ecje e lirë. Njerëzit mbanin në dorë parulla të ndryshme kundër qeverisë. Pasi kemi shkuar te “Dy kullat binjake” në bulevard, turma është bashkuar e gjitha. Demonstruesit kanë vazhduar rrugën deri te Kryeministria. Aty kemi parë shumë punonjës policie. Unë kam qenë i shoqëruar nga deputetët Paulin Sterkaj dhe Armando Prenga. Kur unë kam shkuar te Kryeministria, kam parë demonstrues të gjakosur dhe të goditur nga policia. Demonstruesit kishin çadra në dorë pasi binte shi. Kur unë kam parë njerëz të gjakosur, jam futur midis demonstruesve e policisë dhe arrita të qetësoj turmën. Unë kam arritur të krijoj një korridor midis policisë dhe demonstruesve. Unë i kam bërë thirrje policisë që të mos përdorë shkopinjtë e gomës, ndërsa demonstruesve u kam thënë që të mos hidhnin çadrat ndaj policisë. Aty demonstruesit kanë filluar të thërrasin në kor thirrje kundër qeverisë. Unë në atë moment kam qenë në bulevard midis Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit. Pasi krijova korridorin, është futur një makinë që hidhte ujë, si dhe policia filloi të hidhte gaz lotsjellës nga të gjitha drejtimet. Gazi vinte nga kordoni i policisë. Në këtë moment, njerëzit u frikësuan shumë dhe u tërhoqën drejt rrugicës që është midis Kryesisë së Kuvendit dhe “Kullave binjake”. Njerëzit ishin tmerruar nga frika dhe filluan të shtynin njëri-tjetrin. Unë kam hipur në dy kolonat që ndodhen te Kryesia e Kuvendit dhe u kam bërë thirrje që të ndalonin. Në moment, aty më ka rëne një granatë lotsjellëse. Kam ikur drejt kullave dhe aty më ka ardhur një granatë me gaz. Kam shkuar te kabina e telefonit, sa kalon “Kullat binjake”. Aty isha rënduar dhe nuk shikoja fare. Aty ishte komplet mjegull nga tymi dhe mezi kam ecur deri te lulishtja që ndodhet tek Ambasada Ruse. Kam shkuar drejt urës që lidhet me bar “Tajvanin”. Pas kësaj kam ecur bregut të Lanës derisa kam shkuar tek ura e madhe në bulevard, tek cepi i hotel “Dajtit”. Kur shkova aty, fillova të bëhem koshient për veprimet e mia. Aty kam parë që një grup demonstruesish kishin shkuar drejt policisë. Jam afruar para “Dy kullave” dhe aty kam qëndruar. Unë kam qenë së bashku me disa deputetë të tjerë, Paulin Sterkaj, Astrit Beci dhe të tjerë. Gjate këtij momenti që po them, turma me demonstrues kishte dalë jashtë kontrollit. Unë kam parë që disa demonstrues kanë goditur me gurë drejt Kryeministrisë. Kam parë disa demonstrues që kishin hipur te kangjellat e Kryeministrisë. Në pjesën ballore të Kryeministrisë nuk kishte më policë. Unë nuk kam parë asnjë tendencë të demonstruesve për të hyre në Kryeministri, edhe megjithëse nuk kishte polici. Aty kam parë tek piramida dhe disa makina të djegura. Me sa mbaj mend, ka qenë rreth katër ora kur kam dëgjuar të shtëna armësh. Kam dëgjuar shumë të shtëna armesh. Në këtë moment kam qenë tek “Kullat binjake”. Aty dikush tha që janë fishekë manovre. Unë u kam thënë kolegëve deputetë që sipas veshit tim janë fishekë luftarakë. Kur filluan të shtënat, demonstruesit janë trembur dhe shumica është larguar. Në këtë kohë vazhduan breshëritë e automatikëve. Unë kam parë që një polic ka hapur portën e murit rrethues të Kryeministrisë. Kam parë policin që diçka po bënte te porta dhe pastaj e ka hapur atë. Më pas kam parë një makine që ka ardhur dhe ka hyrë në Kryeministri. Ne këtë moment kam dëgjuar njerëz të ndryshëm që thoshin se është gjuajtur drejt mbi njerëzit. Unë dëgjova gjithashtu që thoshin se u vra një nga Berati”. Nga njerëzit dëgjova që ishte vrarë dhe një prej Shkodre. Në këtë moment ka ardhur dhe deputeti i Lezhës, Gjok Jaku. Ai më tha që kanë vrarë dhe një nga Lezha, se e kanë qëlluar me snajper në kokë. Ai e njihte atë djalin qe kishin qëlluar, pasi na tha “Kanë qëlluar Aleksin prej Lezhe”. Unë në këtë moment kam qenë tek pishat përpara “Dy kullave binjake”. Kur morëm vesh që qenë vrarë dy njerëz, një nga Lezha dhe një nga Shkodra, së bashku me deputetët Gjok Jaku dhe Armand Pranga kemi marrë një taksi tek lokal “Tajvani” dhe jemi nisur për Spital Ushtarak. Kur shkuam aty, nuk e dinim sa ishin vrarë apo plagosur, kështu që të gjithë  deputetët kemi filluar të kërkojmë njerëz nga zonat tona. Aty takuam një djalë nga Lezha, që na tha se Aleksi ishte në salle të operacionit, por nuk kishte shpresa për të jetuar. Unë jam interesuar që të gjeja se kush ishte i vrarë apo i plagosur nga Shkodra dhe mora vesh që nuk kishte. Kam gjetur aty vetëm kryetarin e Partisë Socialiste të Bushatit, i cili kishte marrë një plumb paralizues në këmbë. Në atë moment ka ardhur një shtetas dhe më ka thënë që ka dalë Mesila Doda në televizor dhe ka thënë që Tom Doshi, së bashku me nipin e tij, ka bërë një vrasje. Në këtë kohë kam qenë jashtë spitalit dhe jam kthyer përsëri dhe kam takuar atë djalin që shoqëronte Aleksin nga Lezha. Unë e pyeta nëse është bërë skaneri i Aleksit. Ai më tha po. Takova doktorin dhe i thashë më jep një kopje të skanerit në disk, si dhe kërkova kartelën e shtetasit Aleks nga Lezha. Doktori më tha që kishte një predhë 9 mm. Pas kësaj kam ikur tek Partia Socialiste. Në këtë moment kemi parë që doktori i Spitalit Ushtarak ka dalë dhe ka thënë që vrasja ishte bërë nga afër. Unë i kam thënë kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që ja ku është disku që tregon drejtimin e qitjes. Pas kësaj ka dalë një video tek televizioni “News 24”, që tregohej një gardist që qëllonte me armë kundër demonstruesve. Pas kësaj nuk dolën më të thoshin se u vranë demonstruesit midis tyre. Ne nuk kishim asnjë qëllim për të goditur Kryeministrinë apo për të hyrë në Kryeministri. Pyetje: A i njihnit ju demonstruesit që kanë ardhur nga zona juaj? Përgjigje: Po, shumicën e tyre e njoh. Pyetje: A keni parë ndonjë demonstrues që ju njihni, i cili ka ushtruar dhunë ndaj Policisë se Shtetit? Përgjigje: Jo, asnjë nga demonstruesit që unë njoh, nuk ka kryer asnjë akt të dhunshëm drejt policisë. Pyetje: A keni parë nëse demonstruesit kishin me vete sende të forta? Përgjigje: Jo, nuk ka pasur njeri. Demonstruesit kishin në dorë vetëm parulla dhe çadra pasi binte shi. Pyetje: A keni parë ndonjë person që të hedhë bomba molotov drejt policisë? Përgjigje: Unë nuk kam parë njeri që të hedhë bomba molotov drejt policisë. Pyetje: Si janë organizuar njerëzit përsëri, pasi janë shpërndarë nga makina me ujë apo nga gazi lotsjellës? Përgjigje: Nuk e di se si janë organizuar përsëri demonstruesit, pasi, si thashë me lart, mua me hodhën granata me gaz te këmbët dhe jam larguar pasi nuk merrja dot frymë. Pyetje: A e keni parë momentin kur janë vrarë shtetasit Hekuran Deda dhe Ziver Veizi? Përgjigje: Jo, unë nuk i kam parë këto momente. Pyetje: A e njihi shtetasin Zydi Dajti? A e keni parë atë ditë në demonstratë? Përgjigje: Po, e njoh këtë shtetas, dhe nuk e kam parë atë ditë në demonstratë. Ky shtetas, me sa di unë, ka punuar me parë në Gardë. Pyetje: A e njihni shtetasin Arben Çuko? A e keni parë atë ditë në demonstratë? Përgjigje: Po, e njoh shtetasin Arben Çuko. Arbeni ka qenë komandant i Gardës së Republikës. E kam parë dhe kam komunikuar me të atë ditë në demonstratë. Unë kam komunikuar me të në lidhje me policinë, që provokoi demonstruesit. Kështu kam biseduar me të në përgjithësi. Pyetje: A e keni parë momentin kur një makinë ka tentuar të hyjë në Kryeministri? Përgjigje: Po, e kam parë këtë moment, por nuk mund të ndaj nëse ka qenë para apo pas vrasjeve të njerëzve. Pyetje: A ka pasur persona demonstrues të armatosur me armë zjarri? Përgjigje: Në dijeninë time nuk ka pasur persona të armatosur midis demonstruesve. Unë nuk kam parë asnjë nga demonstruesit që të ketë pasur armë. Pyetje: A e njihni shtetasin Gjin Ndreu? Përgjigje: Unë nuk e kam njohur këtë shtetas. Por pas ditës së demonstratës, kam shkuar e kam takuar tek burgu së bashku me një grup deputetësh dhe kam marrë vesh që është nga Shkodra dhe ka punuar si shofer kamioni. Pyetje: A keni dëgjuar krisma armësh dhe e keni parë çfarë armësh kanë qenë? Përgjigje: Po krisma kam dëgjuar dhe, me sa kam kuptuar, kanë qenë armë “Kallashnikov”. Pyetje: A e keni parë se ku kanë qenë të vendosur efektivat e Gardës dhe Policisë në momentin kur tek ju ka ardhur shtetasi Gjok Jaku dhe ju ka thënë që është qëlluar shtetasi Aleks? Përgjigje: Unë kam parë efektivë të Gardës brenda Kryeministrisë, kam parë komandantin e Gardës dhe shoqëruesin e Kryeministrit, të cilit nuk ia di emrin, por di që Kryeministri e ka pasur që shpejt. Përveç shoqëruesit që ishte civil dhe polici që ka hap derën, të tjerët kanë pasur uniformën e Gardës së Republikës. Tjetër gjë nuk kam për të shtuar. Procesverbali, pasi lexohet dhe gjendet i rregullt, nënshkruhet pa asnjë vërejtje nga të pranishmit.
Arrestimet: Tre zyrtarët sot në Gjykatë për masat

Komandanti i Gardes, Ndrea Prendi

TIRANE – Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, shoferi i tij, Margarit Kume dhe eksperti i IT-së pranë Kryeministrisë, Armando Kasaj, pritet të dalin sot rreth drekës para trupit gjykues në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Paraprakisht gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e arrestit të shtëpisë, ndonëse prokuroria kishte kërkuar arrest me burg. Gjatë seancave të sotme, gjykata pritet që pasi të konfirmojë identitetin e të arrestuarve, t’u njoftojë atyre masat e vendosura në mungesë. Në seancën që pritet të mbahet rreth orëve të drekës, sipas procedurës, të akuzuarit kanë të drejtë të bëjnë deklarime në lidhje me qëndrimin që do të mbajnë për akuzën. Masat e sigurisë në mungesë u vendosën ndaj tre zyrtarëve në datën 22 janar 2012, pas kërkesës së prokurorisë. Organi i akuzës u vu në lëvizje nga ekspertizat që iu bënë provave të vendit të ngjarjes me ndihmën e FBI-së në SHBA. Eksperti i IT: Unë kopjova pamjet e kamerës amatore Prokuroria: Do rikërkojmë filmimet e kopjuara më 21 janar në Kryeministri TIRANE – Armando Kasaj, ish-specialist i IT-së pranë Kryeministrisë, i akuzuar nga prokuroria për fshirjen e filmimeve nga serveri qendror i kamerave të vëzhgimit të qeverisë, ka pranuar se më 21 janar 2011, në mbrëmje, ka kopjuar disa pamje filmime nga serveri i Kryeministrisë, por këto pamje kanë qenë të marra nga kamera profesionale, e cila ka qenë e lëvizshme dhe ka filmuar kryesisht nga tarraca e Kryeministrisë. Eksperti i IT-së pranë qeverisë ka mohuar të kishte dijeni për kopjim apo për veprime të kryera me imazhe të tjera në serverin e Kryeministrisë. Megjithatë, sipas Prokurorisë, ekspertiza që i është bërë kompjuterit ka gjetur se më 21 janar, pas orës 19:00, Armando Kasaj ka hyrë në cilësinë e administratorit në server dhe pasi ka kopjuar imazhet e filmimet e marra nga sistemi i kamerave të vëzhgimit, i ka hedhur ato në një disk apo usb të jashtme. Më pas, në orën 00:51 pas mesnate, serverit i është dhënë riformatim duke fshirë gjithçka. Sipas Prokurorisë, dyshohet se në pjesën veriore të Kryeministrisë ka pasur një ose dy kamera, të cilat kanë qenë sipër kokës së gardistëve të grupit të zjarrit. Besohet se këto kamera kanë filmuar skena të ngjarjes me interes për hetimin.
ADI SHKEMBI & TRAZHGIM SOKOLAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

15 Komente per “Zbulohet SMS për Ballën në 21 janar, Tom Doshi: Më hodhën granatë me gaz”

  1. Edi i ka URDHERUAR QE TE GENJEJNE

  2. Po cfare mendojne keta se protestat do ti drejtoje Lymi i Tutit. Shume mire kane bere qe kane drejtuar dhe organizuar popullin ne proteste kunder regjimit me antidemokratik dhe antikombetar qe ka pasur ndonjehere ne keto troje. Ne Shqiperi luhen filma prej verteti, te gjithe e dime filmin e “levisjes studentore” dhe ” demokratike “. Se shpejti del volumi i shqiptarit- amerikan Pilinci qe nxjerr gjithe skenarin e dokumentuar( jo se nuk e merrnin me mend dhe me pare). Po kelyshi i Vucidolit qe ka 20 vjet qe na ca b….., se organizoi popullin etj…etj dhe mburretse permbysi komunizmin. Keta kodoshat qe drejtojne sot vendin do ngelen ne histori si plehrat dhe mostrat me te keqija qe ka ky vend.

  3. Po tu hyjne edhe deputeteve te tjere te PS Prokuroria do te zbuloje se si u vendosen bishtat e kazmave dhe lopatave qe jane mjet i forte ne ato qe PS-istet i quajne pankarta. Por kur tu dali ne sheshe se si i perforconin me shufrahekuri ne nje firme ndertimi pubetoret ato “pank-arta” atehere vetem ne i futshin andej nga sduhet se salkne ku ti fshehin

  4. Organizatori i gjith rumujes ne shqiperi eshte psikopati Edi Rama . nuk esht as Tom Doshi as ata 2 te tjeret. nje psikopat hedh nje gur ne lum , dhe 100 te mencem se nxjerin dot, zoti i rujt shqiptaret.

  5. po me gjithe keto fakte ku ishte kjo kryeprokurorja qe prej nje viti ?!?!?!

  6. po pergjigja e Balles cila ishte?po mesazhet e tjera cilat jane?pse duhej pritur expertiza e FBI -se per deputetet e PS-se?Po ambasadori amerikan çlidhje ka me hetimin? per ke votojne realisht shqipetaret? 100 vjetori i pavarsise eshte turpi i gjithe klases politike ne vend!!! po e qojne vendin drejt luftes civile.ketu do jemi .

  7. Zbulohet nje SMS per Ballen. Po a u zbulua nje SMS e Balles? C’thote Balla ne pergjigje per Vangjelin? Balla mban pergjegjesi per ato qe ben vete, jo per ato qe te tjeret shkruajne per te. Po perdorim nje shprehje qe e ka qef Gjykata e Larte: “Fakti nuk provohet qe egziston”.

  8. Prokurorija ka shinjestruar tre oficere te larte sa me la gojen, po xhenerali qe drejtonte mesymjen tek K/Ministrija kur do te thiret ne prokurori.Po bisedat e ketij pse nuk i kontrollojne apo nuk i leverdis prokurorise .Kjo e fundit vazhdon te luaj me ngjarjen si ti leverdisi xheneralit.

  9. SKENDER BEU I VJETER

    PO MIRE KETO SEMESERA DHE TE SEMES GJERA NA I KA PROKURORIA ,PO SMST E BERISHES DHE TE LULIT ME NDREA PRENDIN I KA .A E KA ATE SMS QE BERISHA I THOTE KOMANDANTIT TE GARDES “TI DIN VET CKA DUHET ME BA ‘DHE PASTAJ I BEN SHENJEN ME GISHT QE MOS MERET VESH DHE SHOQERUSI PERSONAL I TIJ JA TRASMETON NE VESH PRENDIT I CILI I THOTE JO ,MOS NUK BEHET DHE PASTAJ HA KODAKUN E REVOLES SE SHOQERUSIT TE BERISHES NE VETULLN E DJATHTE SA I BUHAVITET DHE NXIHET SYRI.KETO FILMIME DHE SMSR I KA PROKRORIA? APO BEN SIKUR RMON TE GJEJE QENIN E NGORDHUR KUR KY QEN I CKERMISET PARA SYVE.

  10. KETO PYETJE TE PROKURORISE JANE SI BISEDIM FAMILJAR ,SI NUK I PYETEN SI KANE TE AFERMIT A JANE MIRE ME SHENDET ..PAK TURP NUK KANE KETU DHE QORI E PA DHE SHURDHI DEGJOI ISHTE PLAN PER PUSHTET DHE KETA PYESIN A E NJEH KETE APO JO,PO SI DO THOTE MORE QE ISHTE E ORGANIZUAR.

  11. vrasja e njerezve te pafajshem eshte krim qe duhet ndeshkuar,por ,edhe qe i copetuan policet ne gure dhe tulla e kemi pare te gjithe ne televizor,edhe ata duhen ndeshkuar.Zoti Tom e mohoi dhunen e perdorur ndaj policeve.

  12. Ate dite jam gjendur prane ETC,dhe balla ishte me disa horra nga LB duke u dhene udhezime dhe me pas duke folur ne tel dhe ketej na thote nuk punonin telefonat. Iku koha kur genjeje. Te fala Kastriotit.

  13. eh more Taulant,sikur te ishe me banim ne greqi,apo vendet arabe,ku protestuesit po kerkojne liri,edhe demokraci,ti duhet te ishe ne balle te ketyre protestuesve arab,se kur ata lideret e tyre i qellonin me arme,ti do ti kishe drejtue protestuesit,edhe i kishe orjentue se si te veprojne ne rast se i sulmon qeveria,te duhet me e pas ne grup edhe ate ish shefin e sigurimit te ushtrise te enverit qe eshte deputet i grupit tend parlamentar,se kush eshte e din vet ai ka qene shef i sigurimit te nje brigade ne Tropoje,nese nuk e din se cili eshte ta tregoj une P. lutaj ,ik more mushu se na mytet me rrena e mashtrime,ju i keni rrejte me nje thes miell ca fakira e i keni armatose me huj,bishta kazme,e me hekura, e tash i qani me lote korkodili,keshtu edhe babllaret tuaj ja u bane shqiptarve ne 1944 pasi i burgosen,i torturuan e i pushkatuan,e perse??/ vetem me e marre pushtetin me dhune sapo lufta mbaroi,ikni more mashtrues komunista,se e felliqet veten duke vjell vrer kunder shqiperise neper europe,e par cka vetem qe mos te liberalizohen vizat,e ti me shoket e tu ,tju merrnit leke si klandestine,pse nuk i qani viktimat e 9 Janarit qe shoku jot i PS deputet tash E Brace i quajti trafikante droge,kur Sonila mece e dha lajmin direkt ne top chenel,pse nuk vajtove per keta viktima ,kur k/ministri jot qe ti i lepijshe bythen ter diten Fatos nanos,erdhi nga Greqia,foli ne rinas dy fjale,dhe iku ne nje shtet tjeter pa hy fare ne shqiperi,pse nuk fole,ose nuk qave,pse????? apo se ishe ne pushtet dhe nuk deshte me e leshue pushtetin,e tash doni me derdh gjak per me e rrimarre???????? eh more lapanjoze as nje lek nuk vlen lekura juaj,pse te pyeti ty ai protestuesi Taulant cfar te bejme se jena dhjere ne brek se policia nuk po na lejon me e marre pushtetin ,edhe qenka e veshtire me luftue me polocine,kur i nderruan te brendeshmet qe i kishin dhjere nga frika keta shoket e tu nga LB si veprove me ta ????? tash qe se keni bashkine e tiranes,ku i merrni njerezit me i nxjerre ne protestaaa?? pse nuk i merrni familjet e juaja ne keto mitingje ,e protesta demokratike kundra diktatorit SALIH???? te tregoj une se pse ?/? sepse ju i keni punet dy /m/dypor i perdorni do fukara,me nje thes miell,e sa per viktimat e 21 Janarit shprehi dhimbjen time ,dhe solidariziohem me familjet e viktimaveata pacin drite ne ate bote,e shpirti i tyre u prefte ne PAQE,amen.

  14. Pse i sidheni kaq shume verdalle kesaj ngjarje, kjo eshte e qarte dhe nuk ka shume per komente as juridike dhe sidomos politike,Kush ka vra njerez duhet te pergjigjet para ligjit, Ne kemi pare ministra dhe deputet te cilet kane vjedhur miljona dhe kane dalur pa u lagur,berisha nuk ka pse te shqetesohet aq shume se nuk eshte komondant garde dhe nuk ka pse te mroje ata qe kane vrare ,pergjigjesia penale eshte personale per secilin qe e ka konsumuar ate,nuk eshte koha qe te merret e gjithe politika shqiptare me kete problem ti lihet drejtesise dhe ta zgjidhin ajo,kurse politika te merret me gjera te tjera ku kriza eshte ulur kemekryq, dhe sali berisha te mos mendoje mrapsht se si te shpikin gjera te shkepusin njerezit nga realiteti i jetes se perditeshme.

  15. Sokol,
    Ne se ke mundesi beji nje pyetje ministres se integrimit.
    Ne se ju ishit te sinqerte per marjen e statusit,pse ju dhimbes kaq shume Fieri (me teper se europa) se nda Rama ju tha qe ne se zbatohet vendimi i gjykates per Fierin ne do te miratojme tre ligjet e kerkuara ne parlament.Berishes i dhimset me teper Fieri nga Eurapa ??????????

Beni nje Koment


4 + 7 =

Social Network

AMC


Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept