PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Kronikë e bardhë: Sot u fal një gjak!

Kronikë e bardhë: Sot u fal një gjak!

GJERGJ META Sot u fal një gjak! E sotmja qesh e shkëlqen si një ditë pranvere Pashkësh plot me diell. Një rresht burrash me duar të lira ecin kryelartë. Iu prin një “frat”, si e quajnë në ato anë me kryqin në dorë. Ngadalë, me hap madhështor e dhembje në zemër, por të bindur në hapat e tyre, kalojnë pragun e tempullit e zënë vend në njërën anë të altarit të kishës: janë familja e Syl Ramës prej Palçit, fis i Mërturit, që falin gjakun e vëllait të tyre, Terakut. Pak minuta më pas, një rresht tjetër burrash me duart të kapura ecin kryeulur. Iu prin një “frat” tjetër me kryq në dorë të kthyer mbrapsht. Hyjnë edhe ata në tempull: janë familja e Bek Delisë prej Aprripës edhe ata fis i Mërturit. Rreshti ndalet pak para altarit. Martini, djali i madh i Sylë Ramës e vëllai i Terakut të vrarë, shkon te “frati”, e kthen kryqin mbarë dhe e puth. Vrasja e ka kthy kryqin përmbys, falja e kthen atë mbarë. Asnjë fjalë, vetëm gjeste. Heshtje madhështore më elokuente se shumë fjalë. Ata që presin faljen kalojnë në anën tjetër të altarit e nuk ulen, kanë të ulur kryet e duart pas shpine, sepse kanë ardhë me lyp… faljen e paqen. E telekamerat filmojnë edhe pse nuk e dinë se po filmojnë diçka që shekujt e kanë parë, por kurrë nuk kanë mundur ta filmojnë. Filmojnë diçka që vjen nga thellësia e kohërave, nga fise të hershme, qysh atëherë kur shkruhej “Iliada” dhe “Odiseja”. Amanetin s’e tret dheu. E sot u plotësua një amanet, një amanet malesh që vetëm burrat e gratë, të rritur me ashpërsinë e maleve, të lisave me të cilët kanë mat shtatin, të ujit të bjeshkëve që del nga guri ku kanë shuar etjen, dinë t’u lënë breznive. “Amanet! Sido të vijë puna, mos shuani kërkënd” – u kish thënë Syl Rama para se të vdiste djemve të tij. E dorasi (vrasësi) është djalë i vetëm e vrasja e tij do të thonte shuarjen e farës. Sot këta burra zgjodhën jetën. Po! Ata sot na dhanë një mësim: i thanë po jetës e nga dhembja e vdekja sot mori hov jeta. Falja është jetë! Sot u fal një gjak! Ndërmjet dy familjeve qëndron kryqi e dy fretërit me ndërmjetësit. Hyjnorja dhe njerëzorja bashkë, sepse falja e sotshme është një gjest hyjnor i bërë nga njerëzit. Fjala e Zotit kumbon në kishë: “Sa herë duhet të falë një njeri?”, e pyet Pjetri Jezusin. “Shtatë herë?”. “Jo shtatë herë, – përgjigjet ai, – por shtatëdhjetë herë shtatë herë”. Sot falja është te fjala, te një fjali e thjeshtë me katër fjalë, një fjalë që dinë ta thonë e ta mbajnë veç njerëzit që janë njerëz. Formula është fjalëpak, si u ka hije akteve solemne fisnikërore e njëherësh juridike, si në kohë të moçme kur burrat ishin burra e kur fjala kishte peshë: Falë ju koftë gjaku i vllaut! Jeni të falun tash e për jetë. Fjala tul nuk ka, por eshtra bluen e sot fjala po fal, po lidh dy brigje të Drinit, Palçin e Aprripen. Jam i bindur që për lexuesin modern këto fjalë ngjajnë të lashta, të pakuptimta, sepse në dukje jashtë mode. Sot modernia u jep pak peshë fjalës, ajo është në inflacion, por ende falë vetë Fjalës ajo merr peshë e vlerë. Sot u fal një gjak! “Falë u koftë gjaku i vllaut!” Ndërsa këto fjalë shqiptoheshin, prej syve rridhnin lot nga të dyja palët: kush fal e kush falet qan! Loti është dhembje, por loti është edhe gëzim e, mbi të gjitha, lehtësim. Nuk e ka të lehtë askush të mbajtë peshën e fajit, por edhe askush nuk dëshiron me mbajtë peshën e një dhembje. Puthet kryqi, simboli më i madh i dhembjes, shtrëngohen duart, përsëriten fjalët, pak fjalë, por shumë të forta: “Ju koftë falë!”. E përgjigjja është: “Paçi faqen e bardhë!”. Po, sepse falja e ka faqen e bardhë e faqja e bardhë për shqiptarin e malsive, për atë që është rod shqiptari, është më e rëndësishme se vetë jeta, se vetë vetja. Romanët e lashtë i quanin pacta nuda e ne kemi vetëm një fjalë: besë. Besë do të thotë fe, besim te Zoti e te njerëzit. Vetëm kështu shoqëria njerëzore e ka të mundur të jetojë, vetëm kështu ajo është e jetueshme. Ceremonia në kishë mbyllet, por ende nuk ka mbaruar gjithçka. Tash shkohet te familja e atyre që falën gjakun. E aty ka ceremoni të tjera, fjalë të tjera, pak fjalë, por gjithmonë fjalë paqendjellëse e sigurisht edhe ndonjë lot që ende rrjedh. Në fund të gjithçkaje “frati” merr fjalën e thotë diçka të fundit. Duke u drejtuar nga një grua që ka sytë me lot, e dobët, e ulur në një qosh të divanit, ai thotë: “Faleminderit moj fisnike”. Është nana e Terakut të vrarë para shumë vitesh. I thotë faleminderit asaj fisnikeje që duke mbajtur dhimbjen e një nëne, edhe ajo ka falur bashkë me djemtë e vet. Por janë edhe gruaja e vajzat e Terakut e të gjithë ndjehen të falënderojnë edhe ato. Sot u fal një gjak! E sotmja është plot diell e na fal një oaz kronike të bardhë përkundër morisë së minutave të zeza që shpesh na ofrohen nga ekranet apo hapësira e Internetit. Sot, në kohën e Internetit, fjala e shtrëngimi i dorës janë më të fortë se gjithçka. E sotmja na dhuroi një gëzim e hapi një shteg në zemrat e njerëzve që Zoti do të dijë ta bëjë më të gjerë. Të sotmen fjalët e mia e kanë të vështirë ta përshkruajnë, sepse ajo çka ka ndodhur është më shumë se fjalët e mia. Çka ka dhanë sot familja e Syl Ramë Gjeloshit nuk ka fjalë që e përshkrun sado e bukur të jetë. E sotmja ka vetëm një fjalë: ardhshin sa më shumë ditë kësisoj!

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

6 Komente per “Kronikë e bardhë: Sot u fal një gjak!”

  1. Me duket se jemi ne shekullin e 21!!! ku ishin cubat 50 vjet?? Pse nuk merrnin gjak? U po njata fraten a nuk duhet me i denu i kto zakone idjote? Po i idilizojne me keshtu shkrimesh te cekta??. Ku ku cka po na shohin kta sy e cka po na nijne kto vesh.

  2. Frat i nderuem, Zoti ju dasht shnet e kyvet me i drejtue ato njerz te mrekullueshem, te rodit Shqiptar.

  3. Nuk e ve ne diskutim qe akti i faljes ne nje shoqeri si ajo shqiptaria eshte pa diskutim sublim aq me teper kur behet fjale per “falje” jete.
    Por nuk jam dakort qe kjo ngjarje te trajtohet me aq superlativa gati gati si nje epope. Gjergj Meta me ngjan sikur me kete “falje” gjaku (te ciles nuk ia mohoje vlerat njerezore) eklipson ate qe duhet te jete normale per nje shoqeri dhe nuk e kam fjalen per faljen, por per drejtesine dmth nese dikush kryen nje krim ne nje shoqeri te drejtuar nga njerezit (jo domosdoshmerisht moderne sipas konceptit te Metes) eshte shoqeria sipas rregullave te saje qe merr masa ndaj ketij individi jo tribuja apo fisi dhe per me keq kjo tribu te marri hak ndaj nje anetari te po kesaj tribuje qe s’ka pergjegjesi direkte per krimin e kryer nga bashkevellai i tij.
    Dikush mund te thote qe s’ka ndonje gje te keqe ne fund te fundit nje gjest i mire po vihet ne pah dhe ndoshta shoqeria duhet te inspirohet nga keto gjeste. Pa dyshim qe eshte gjest i mire sidomos ne shqiperi ku drejtesia nuk te garanton drejtesi. Por ne fakt ajo qe me shtyn te komentoje eshte ambiguiteti i fshehur qe pasqyron ky shkrim. Ambiguiteti qendron ne faktin se falja e gjakut nuk eshte e pandashme nga Kanuni madje edhe vete shkrimi e tregon se sa kjo falje sublime shpesh shfaqet e kufizuar nga korniza e kanunin. Dhe nga ana tjeter nuk ka as edhe nje kritike per kanunin i cili e ka vene individin dhe fisin (rrjedhimisht edhe shoqerine) ne nje situate gati tragjike midis urrejties dhe faljes peshoria e se ciles shpesh anon nga urrejtia. Si nuk thuhet as edhe nje germe per demin qe na sjell kanuni? Por jo flitet per nje dite shum te bukur ku djelli ndricon po aq bukur, pse? sepse u krye nje falje gjaku. Nje falje gjaku… nderkohe po ky kanun te detyron ose te nxit ne urrejtie per te marre gjakun e vellait. Nuk e kupton autori qe kjo “falje” sublime ndodhet gjithmone ne skaje te horizontit njerezor vetem prej faktit se kanuni akumulon dhe nxit urrejtie dhe gjakderdhje?! Nuk eshte korrekte nga ana e autorit qe per hir te faljes te legjitimoje dashur apo pa dashur anet e erreta te shoqerise nderkohe qe ne perpiqemi te shkojme drejt nje shoqeri sa me te civilizuar ku fatet nuk i rregullon individi sipas forces dhe urrejties, por vete shoqeria duke u bazuar ne nje drejtesi sa me te barabarte apo te drejte per çdokend.
    Madie edhe fratet aurori i trajton gati si pjese te kornizes kanunore nderkohe qe ato normalisht duhet te jene kundra kanunit. Dhe ndoshta ashtu eshte ne realitet ato vetem sa e kan perdorur konunin per te pajtuar dy familje. “qellimi justifikon mjetin” eshte nje shprehje qe mund te legjimohet ne kete rast. Edhe tek rasti i nenes qe fal gjakun me duket sikur neglizhohet vlera njerezore e nenes e cila ne dhimbien e saj nuk eshte çudi qe kete dhimbie mos deshiroje t’ia shkaktoi as “armikut” qe mund te jete nena e familjes qe jane ne gjak. Per kete arsy mendoje se do ishte me mire qe shkrimi te quhej: “Sot u fal nje gjak, por…”

  4. Faleminderit per kete shkrim. Keto kronika duhet te kene shume jehone ne mediat tona ne menyre qe te ndikojne sa me shume njerez qe sot jane ne gjak.

  5. @ Glen,nuk shahet kanuni.kanuni eshte vlere qe duhet lene si e tille.vrasjet ne emer te kanumit sot jane te denueshme.flm

  6. Shkrim shume i mire dhe duhet te kete sa me shume shkrime te tilla. Po nje pyetje:Po per Pastorin Dritan Prroj qe e vrane per gjakmarrje dhe qe kishte lene amanet te mos mirret gjak se me gjakun e tij u cliruan kaq burra nga te dy fiset a nuk duhet shkruar dicka?

Beni nje Koment


+ 3 = 6

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy