Miratohet logoja e 100 vjetorit të Pavarësisë!
Lajmi i Fundit e Enjte, 12 Janar, 2012 | 18:43 pm
Komiteti Ndërministror i 100 vjetorit të Pavarësisë miratoi sot logon e kremtimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë.
Fitues u shpall kuratori dhe dizajneri nga Kosova, Zeni Ballazhi, i cili sjell një stilizim të shqiponjës dy krenare, në formën e një flake jubilare e cila i përngjan një trofeu. Logoja është gjithashtu edhe kremtuese.
Në mbledhjen e Komitetit u bënë disa ndërhyrje, lidhur me tekstin që shoqëron logon në pjesën e poshtme.
Teksti mbeti ende i papërcaktur. Kryeministri tha se do të vendoset nëse do të jetë thjeshtë “Pavarësi” ose “ 100 vjet Pavarësi e Shqipërisë”. Sipas tij, kjo do të vendoset në vazhdim.
Ne konkursin e hapur te zhvilluar nga Ministria e Kultures kane marre pjese 24 artiste.
Gjate takimit te Komitetit Nderministror u bene shume propozime lidhur me aktivitet qe do te mbahen, ndersa brenda janarit pritet miratimi i plotë i listes se aktiviteteve.



























Nje gjetje interesante.
Shume e bukur llogoja,kaq e thjesht dhe me vlere,,,
Me pelqen…shpresoj qe te organizohen sh aktivitete ne vitin e pavaresise
Por a mund te kete festime kur pushteti vret qytetaret? Kush i gezohet festes se 100 vjetorit te ketij pushteti makaber
PERSONALISHT MENDOJ SE LOGOJA ESHTE SHUM E GJETUR, PO ASHTU EDHE TEKSTI I REFEROHET KOHES SE SOTME NE SHPREHJE, JO ME ME FJALET PANVARESI, AQ ME SHUME NE KETE KOHE TE HAPSIRES SE KUFIJVE DHE PERPJEKJEVE DREJT BASHKIMIT EUROPIAN. KY ESHTE VETEM MENDIMI IM.