GRAZIA   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Sociale » Provimi i Shtetit, datat për 1500 veta

Provimi i Shtetit, datat për 1500 veta

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Sesioni i parë nis më 16 janar, do testohen 6 profesionet e Mjekësisë. Caktohen datat e Provimeve të Shtetit për profesionet e rregulluara. Sipas degëve përkatëse, ato do të jepen nga 16 janari deri më 7 shkurt. Të gjithë studentët e diplomuar gjatë 2010-2011, në Mjekësi, Stmotalogji, Fizioterapi, Mami apo dhe ne degë që lidhen me inxhinieritë, dhe që listohen te 25 profesionet e rregulluara, do t’i nënshtrohen testit për ushtrimin e profesionit. Ministria e Arsimit ka përfunduar përgatitjet. Sipas këtij dikasteri, janë rreth 1500 kandidatë që do të japin testimin. “Në këtë sesion provimi do të jepet për disa profesione. Kandidatët që kanë përfunduar Stomatologji do t’i nënshtrohen testimit më 16 dhe 17 janar. Dega e Farmacisë e jep më 18 dhe 25 janar. Mjekësia e Përgjithshme do ta japë provimin më 26 janar. Të diplomuarit për Mami e japin provimin më 27 janar, Infermieria me 30 janar deri më 6 shkurt, ndërsa Fizioterapia me 7 shkurt”, tha dje Brikena Kollcinaku, zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit. Sipas saj, provimi do të zhvillohet dy herë në ditë në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Tarifat dhe dokumentet Kandidatët duhet të bëjnë kujdes që ditën e provimit të kenë me vete kartë identiteti, mandat arkëtimi të pagesës, të shoqëruar me faturën e AKP-së, të publikuar në faqen zyrtare. “Detaje të mëtejshme rreth ditës së provimit për secilin nga kandidatët do t’i gjeni në adresën zyrtare të AKP-së, akp.gov.al”, tha Kollcinaku. Provimi i Shtetit do të jepet deri në 5 here. Në rast se studentët e diplomuar nuk do t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit, edhe pse ata kanë një diplomë nuk do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e tyre. Kjo pasi, me miratimin e ligjit për profesionet e rregulluara, është domosdoshmëri dhënia e këtij provimi. Për kandidatin që jep provimin për herë të parë, tarifa do të jetë 10 mijë lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të dytë, 12 500 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të tretë, 15 000 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të katërt, 17 500 lekë dhe për kandidatin që jep provimin për herë të pestë, 20 000 lekë. Ditën e provimit kandidatët duhet të kenë parasysh një sërë rregullash. Ata duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në Provimin e Shtetit. Duhet të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit. Rregullorja ndalon marrjen me vete dhe përdorimin e celularëve e mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi.
DEGET •     Mjekësi e Përgjithshme •     Farmaci •     Stomatologji •     Gjeodezi •     Veterinari •     Fizioterapi •     Infermieristikë e Përgjithshme •     Teknik Laboratori •     Imazheri •     Logopedi •     Mami •     Mësuesi •     Inxhinieri •     Drejtësi
Datat dhe ripërsëritja e provimit Stomatologjia,             16 dhe 17 janar. Farmacia,             18 dhe 25 janar. Mjekësia e Përgjithshme,    26 janar. Mamia,             27 janar, Infermieria,             30 janar – 6 shkurt Fizioterapia,             7 shkurt Përsëritja e provimit: Kandidati ka të drejtë të japë Provimin e Shtetit jo më shumë se pesë herë. Kur provimi është kryer me sukses, nuk lejohet të përsëritet. Tërheqja nga provimi 1. Nëse një kandidat nuk paraqitet në provim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Në këto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. 2. Tërheqja nga Provimi i Shtetit nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e provimit. E drejta e ankimimit: 1. Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim pranë AKP-së brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. 2. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve.

Si do bëhet vlerësimi, testi me 3 nivele vështirësie

MASH: Nota merret sapo të mbyllet provimi. Ambientet monitorohen me kamera Vlerësimi për të gjithë ata kandidatë që do t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit do të bëhet me pikë. Kandidatët duhet të grumbullojnë më shumë se 50 pikë, nga 100 të mundshme. Është detajuar edhe shkalla e vlerësimit për notat e tjera. Në të kundërt, duhet të rihapin sërish provimin. ”Testi do të jetë me tri nivele vështirësie dhe mjafton të marrësh 50% të pikëve për t’u cilësuar kalues ose me saktë, zotërues i njohurive të profesionit”, sqarojnë specialistët e MASH-it. Sipas tyre, provimi do të zgjasë 60 minuta dhe do të përmbajë 50 pyetje. ”Do të ketë pyetje të lehta, mesatare dhe të vështira. Kandidatët, pasi të kenë përfunduar provimin, mund të marrin direkt rezultatin”, thonë specialistët. Pyetjet e Provimit të Shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. “Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat, pastaj ta konfirmojë atë. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi: “Zgjidhni pyetje tjetër!”. Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit”, shpjegojnë specialistët. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara, si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara. Ambientet ku do të kryhet provimi do të jenë të kompjuterizuara dhe identifikimi i kandidatëve do të kryhet sipas standardeve europiane të dixhitalizuara. Përpara se një kandidat të ulet për të dhënë provimin, do të marrë numrin e terminalit ku do të akomodohet. “Ambientet e provimit do të jenë të gjitha me kamera, çka do ta bëjë këtë proces mjaft transparent”, thonë specialistët.
Shkalla e vlerësimit • Nota 10 (shkëlqyeshëm), nëse merr 95-100% të pikëve; • Nota 9 (shumë mirë), nëse 85-94% të pikëve; • Nota 8 (mirë), nëse merr 75-84% të pikëve; • Nota 7 (kënaqshëm), nëse merr 65-74% të pikëve; • Nota 6 (mjaftueshëm), nëse merr 55-64% të pikëve; • Nota 5 (kalueshëm), nëse merr 50-54% të pikëve; • Nota 4 (jo kalueshëm), nëse merr më pak se 50% të pikëve.
ZIRINA LLAMBRO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


3 + 3 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Hotel Prestige
Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy