GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Aktualitet » Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve

Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Drejtoresha e INSTAT: Shifrat për etninë e fenë, vitin tjetër. Në dhjetë vitet e fundit popullsia shqiptare është zvogëluar. Pas regjistrimit të fundit të kryer  rezulton se në vend jetojnë 2 831 741 banorë, ndërsa në vitin 2001 numri i tyre zyrtarisht ishte 3 069 275 banorë. “Vihet re një zvogëlim me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë të jetë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë”, tha drejtoresha e Institutit të Statistikës, Ines Nurja. Ajo shtoi se të dhënat e tjera për etninë dhe fetë do të jepen në raportin përfundimtar vitin që vjen. Sipas vlerësimit paraprak, numri i personave që e kanë refuzuar këtë census është 29 355 veta, ose 1.04%. Llogaritja e kësaj shifre bazohet në vlerësimin paraprak të numrit të banesave që kanë refuzuar të marrin pjesë në census. Numri i ndërtesave është 686 405. Krahasuar me vitin 2001 kemi një rritje me 34%. Gjithashtu në këtë census janë numëruar 740 256 familje. Numri i pjesëtarëve të një familjeje, krahasuar me censusin e vitit 2001, ka pësuar rënie. Sot një familje ka mesatarisht 3.8 persona, ndërsa 10 vjet më parë ky tregues ishte 4.2. Numri mesatar i pjesëtarëve të një familjeje në zonat rurale është 4.1 nga 4.5 që ishte në 2001-shin. Në zonat urbane numri mesatar i personave për një familje është 3.6, nga 3.9 që ishte dhjetë vjet më parë. Kukësi është qyteti me familjet më të mëdha. Mesatarisht një e tillë ka 4.6 persona. Ndërsa familjet më të vogla janë në Korçe dhe Gjirokastër, me nga 3.3 pjesëtarë mesatarisht. Sa u përket të dhënave për banesat, kemi një rritje me rreth 300 mijë të tilla. Numërohen plot 1 075 881 banesa dhe krahasuar me vitin 2001 kemi një rritje me 37%. Po kështu është shtuar me 34% edhe numri i ndërtimeve. Numërohen 686 405 ndërtesa, ndërsa në regjistrimin  e mëparshëm ishin 512 387. Numrin më të lartë të banesave dhe ndërtesave e ka Tirana. Qyteti i dytë me më shumë ndërtime është Fieri, i pasuar nga Elbasani dhe Vlora. Censusi i popullsisë dhe banesave është numërimi i plotë i të gjithë individëve, njësive ekonomike familjare dhe banesave, destinacioni i të cilave është banimi. Qëllimi kryesor i censusit të popullsisë dhe banesave është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Censusi jep një fotografim të momentit mbi gjendjen sociale dhe nivelin e jetesës së popullsisë në një moment të dhënë (momenti kritik i censusit). “Vetëm censusi mund të sigurojë të dhëna kaq të plota dhe të detajuara dhe rezultatet e tij janë jetësore për një politikën dhe marrjen e masave efektive”, kanë deklaruar specialistët e Institutit të Statistikës. Kukësi, qyteti më i vogël Kukësi është qyteti më i vogël në Shqipëri. Ai ka 29 046 banorë. Pas tij vjen Gjirokastra, me 37 610 banorë. Ndonëse dihet që Tirana ka numrin më të lartë të banorëve, edhe në nivel qarku nuk i kalon 763 634 banorët. Megjithatë, dhjetëra familje raportojnë se nuk janë regjistruar fare në kryeqytet. Ankesa ka edhe nga qytetet e tjera të mëdha. Të dhënat përfundimtare të censusit pritet të dalin në rezultate më të plota. Vlora, me më pak banesa të banuara Vlora ka numrin më të vogël të banesave të banuara. Në rreth 52.4% të tyre jetojnë qytetarë, ndërsa pjesa tjetër është bosh. Elbasani është qyteti që ka numrin më të madh të banesave ku jetojnë qytetarë, në nivelin 73.6%. Pas tij renditet Shkodra, Tirana e Korça. Sa u përket ndërtesave, Kukësi dhe Dibra kanë numrin më të ulët të ndërtimeve, me rreth 3500 të tilla për një hark kohor prej 10 vjetësh. Tirana me dendësinë më të madhe të popullsisë Mesatarisht, për një km katror në Shqipëri ka 98.5 persona. Dendësinë më të lartë e ka Tirana me përkatësist 10 533 banorë për km2. Qyteti me dendësi më të ulët është Leskoviku, me 1.8 banor për metër katror. Sa i përket raportit gjinor, për 100 femra ka mesatarisht 100.8 meshkuj. Numri më i lartë është gjetur në komunën e Temalit në Shkodër,  me rreth 133.5 meshkuj për 100 femra. Ndërsa numri më i ulët i meshkujve rezulton të jetë në Pogon të Gjirokastrës, ku regjistrohen 84.7 meshkuj për 100 femra. Qytetet e burrave Dibra është qyteti që ka numrin më të lartë të meshkujve për 100 femra. Në tabelë sqarohet se 103.1 është koeficienti i meshkujve në këtë qytet. Ai renditet i pari me numrin më të lartë të burrave. Pas tij vjen Vlora, Durrësi përkatësisht me 101.1 meshkuj dhe Kukësi me 100.9. 37 per qind është rritur numri i banesave në krahasim me 10 vjet më parë. Numërohen plot 1 075 881 banesa. Po kështu është shtuar me 34% edhe numri i ndërtimeve. Numërohen 686 405 ndërtesa, ndërsa me regjistrimin e mëparshëm ishin 512 387.

Censusi bën Shqipërinë “qytetare”

Për herë të parë regjistrohen më shumë banorë në qytete se në fshatra Nuk dihet nëse të ardhurit nga fshati në qytet janë asimiluar duke shtuar numrin e qytetarëve apo qytetet kanë marrë hije fshati. Por, statistikisht, për herë të parë Shqipëria ka më shumë banorë që jetojnë në zonat urbane se ato rurale. Të dhënat paraprake të censusit të popullsisë, të cilat u bënë publike dje nga INSTAT-i, përmbysin shifrat e mëparshme. “Për herë të parë në historinë e censusit, të kryera që nga 1923-shi, popullsia në zonat urbane është më e lartë se popullsia në zonat rurale. E ndarë në përqindje, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% e popullsisë jeton në zonat rurale”, tha dje gjatë një konference për shtyp drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja. Statistikat tregojnë se pas rreth 90 vjetësh, ku sidomos dy dekadat e fundit migrimi i brendshëm ka qenë me ritme galoponte, Shqipëria mund të konsiderohet një vend i urbanizuar. Popullsia rezidente është e përbërë nga 50.2 për qind meshkuj dhe 49.8 për qind femra. Shifrat flasin për një rikthim në traditën e vjetër ku lindnin më shumë meshkuj, sesa femra. Në censusin e 10 viteve numri i tyre ishte më i lartë. Gjithsesi, referuar grafikëve me shifrat zyrtare që nga viti 1989, diferenca mes dy gjinive mbetet e ulët. Në total janë 1 421 810 meshkuj dhe 1 409 931 femra. Një indikator mjaft interesant në census është koeficienti i mashkulloritetit. E thënë më thjeshtë, sipas qyteteve, jepen të dhëna se ku ka më shumë burra dhe ku popullsia dominohet nga gratë. Qyteti me koeficientin më të lartë të meshkujve rezulton të jetë Dibra. Të dytat në listë renditen Vlora dhe Durrësi. Pas tyre renditet Gjirokastra, Kukësi, Fieri dhe Elbasani. Tirana, ndonëse ka popullsinë më të madhe, ka koeficientin më të ulët të meshkujve në të gjithë vendin, pas Shkodrës. Sa u përket zonave rurale, më shumë meshkuj ka në fshatrat e Korçës të Beratit dhe të Durrësit. Regjistrimi i popullsisë dhe banesave u krye gjatë muajit tetor. Rreth 15 mijë persona u përfshinë në këtë proces që kryhet një herë në 10 vjet. Komisioni Europian ishte financuesi dhe mbështetësi kryesor i regjistrimit që si bazë ka deklarimin vullnetar të personave që pyeten. Nga sa bëri me dije drejtoresha e INSTAT-it, rezultatet përfundimtare mund të ndryshojnë nga këto paraprake. “Rezultatet përfundimtare të censusit do të jepen në 2012-n pas procesit të përfundimit të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave nga pyetësorët”, tha Ines Nurja. Sipas saj, të dhënat e  censusit të popullsisë dhe banesave janë bazuar në deklarimin e lirë të individëve. “Ruajtja dhe mbrojtja e të dhënave është një nga parimet kryesore”, tha Nurja. 53.7 per qind e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% e popullsisë jeton në zonat rurale. Krahasuar me regjistrimin e popullsisë të vitit 2001, numri i popullsisë në zonat urbane është rritur me gati 300.000 vetë. 50.2 për qind e popullsisë së regjistruar janë meshkuj dhe 49.8 për qind femra. Në total janë 1 421 810 meshkuj dhe 1 409 931 femra. Gjithsesi, referuar grafikëve që nga viti 1989, diferenca mes dy gjinive mbetet e ulët me 1.889 meshkuj më shumë. 2 831 741 banorë është numri total i popullsisë së regjistruar për këtë vit, ndërsa në vitin 2001 numri i tyre zyrtarisht ishte 3 069 275 banorë. Shkaku kryesor i zvogëlimit të popullsisë mendohet të jetë emigracioni masiv.
Berisha: Jemi komb urban Kryeministri Sali Berisha ka reaguar dje pas publikimit të të dhënave të para nga INSTAT-i për regjistrimin e popullsisë. Duke iu referuar një shifre, sipas së cilës 53.7% e popullsisë jeton në qytet, kreu i qeverisë u shpreh se “këtë 10-vjeçar shqiptarët janë një komb kryesisht urban, dhe kjo është shumë premtuese. Ky është një proces që u realizua, sigurisht, me shpejtësi, por u realizua në liri. Unë i kuptoj të gjitha zhurmat dhe kritikat, por zhvillim më të madh se ky në rrafshin social, nuk ka. Duhet të theksojmë se ky proces shndërrimi madhor ka sjellë dy apo trefishimin e qyteteve të mëdha. Bashkia e Kamzës, sipas këtij censusi, renditet e gjashta në Shqipëri për frymë popullate”.                                       a.sh

CENSUSI PER BANESAT DHE NDRYSHIMET ME VITIN 2001

CENSUSI PER POPULLSINE (Koeficienti i mashkullinitetit tregon raportin e meshkujve për 100 femra)

ZIRINA LLAMBRO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve”

  1. Falenderoj per rezultatet e censusit, por ka diçka qe nuk eshte shume bindese per mua.
    Ne grafiqet e % se meshkujve me femrat rezulton se ne dy rregjistrimet, ne ate te 1979 dhe te 1989 raporti meshkuj femra eshte shume i theksuar, ne favor te meshkujve. Si shpjegohet?

Beni nje Koment


2 + = 5

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy