PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Hotel Prestige
GRAZIA   Union Bank
Home » Kronike » “Çifti dhe vajza e djegur në shtëpi, faji i zjarrfikësve”

“Çifti dhe vajza e djegur në shtëpi, faji i zjarrfikësve”

Muhamet Spahiu, babai i Genci Spahiut

Flet babai i Genci Spahiut, që vdiq nga zjarri me gruan e vajzën: Muhamet Spahiu: Vajza 2-vjeçare e plagosur shpëtoi, të tjerët vdiqën se zjarrfikësit erdhën vonë e pa mjete.
Dea Spahiu, 2-vjeçarja që i shpëtoi tragjedisë në të cilën vdiqën babai, nëna dhe motra e saj, ka dalë nga spitali dhe ndodhet te gjyshërit e saj. Muhamet Spahiu, gjyshi i saj dhe gjyshja Kume tashmë janë familja e vetme e Deas 2-vjeçare. Vajza ishte 5 ditë në spital, ndërsa pasditen e së premtes gjyshërit e kanë marrë në shtëpinë e tyre për t’u kujdesur për të. Muhamet Spahiu, babai i Genci Spahiut, i cili gjeti vdekjen me nusen dhe vajzën, thotë se ngjarja e 4 dhjetorit 2011 do të mbetet fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur në jetën e tij. Teksa shihte flakët që dilnin nga shtëpia e djalit të tij më të vogël, Gencit, ai thotë se ka qenë i pafuqishëm për ta ndihmuar. Gjyshi tregon se do të kujdeset për Dean e vogël, së cilës i premton se nuk do t’i mungojë asgjë. Mehmet Spahiu është i bindur se tragjedia edhe mund të ishte shmangur dhe djali i tij, Genci, nusja Florida e mbesa tjetër Jona, sot mund të ishin ende gjallë. Për këtë ai fajëson zjarrfikësit që jo vetëm erdhën vonë atë natë, por edhe nuk kishin mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në kohë dhe të shpëtonin njerëzit që ishin brenda. “Edhe pse zjarrfikësit nuk erdhën në kohë, po të kishin mjetet e duhura, do kishin arritur ta shpëtonin familjen e djalit tim. Ata sot mund të ishin gjallë. Por zjarrfikësit nuk kishin shkallë të ngjiteshin nga ballkoni. Nuk kishin ujë të mjaftueshëm për të shuar zjarrin. Dhe, si përfundim, ata ikën të tre, por fatmirësisht shpëtoi Dea”, shprehet i përlotur Mehmet Spahiu. Nuk është vetëm ai që akuzon zjarrfikësit për tragjedinë në familjen e djalit të tij. Edhe banorët e pallatit që ishin dëshmitarë të ngjarjes, kishin të njëjtat pretendime dhe e quanin neglizhencë mos veprimin në kohë të zjarrfikësve. Mësuam që mbesa juaj, Dea, e ka kaluar rrezikun për jetën. Si është gjendja e saj tani? Vajza është më mirë. E nxorëm nga spitali të premten dhe tani po kujdesemi vetë në shtëpi për të. Nuk ka më asnjë rrezik për jetën dhe të shpresojmë që të mos i mbeten shenja në trup e fytyrë nga plagët që i shkaktoi zjarri. Ajo qan vazhdimisht dhe mundohemi ta qetësojmë. Me sa duket, edhe pse është e vogël, e ndien që i mungojnë prindërit dhe motra. Është një fatkeqësi e madhe që do na duhet ta përballojmë dhe e vetmja që na ngushëllon tani pas asaj gjëme që na ndodhi, është Dea. Ajo s’i ka mbushur ende 2 vjeç dhe kur të kalojnë vitet ajo nuk do kujtojë më asgjë nga tmerri i asaj nate. Po ajo tani për ne është më shumë se mbesa e vogël. Është mishërimi i shpirtit të djalit tim më të vogël, Gencit, nuses dhe mbesës tjetër, Jonës, që u shuan brenda natës. Nuk di çfarë t’ju them më shumë. As vetë nuk e kuptoj si vazhdoj të qëndroj në këmbë, si unë ashtu edhe bashkëshortja ime. Askush nuk e meriton të kalojë një hidhërim kaq të madh. Pas fatkeqësisë që ndodhi, do të kujdeseni ju për Dean? Po. Ajo tashmë është djali dhe vajza jonë. Është gjithçka na mbeti prej familjes së saj dhe do të jetojë me ne, do ta rrisim ne, unë dhe gruaja. Edhe pse jetojmë në këtë shtëpi të vogël dhe vetëm pensionet kemi, si unë, si gruaja, do të kujdesemi që të mos i mungojë kurrë asnjë gjë. Kur mendoj që im bir u sakrifikua vetë duke mbrojtur Dean, ajo bëhet edhe më e rëndësishme për mua. Duket si një amanet që më ka lënë djali dhe unë do ta çoj në vend. Po gjyshërit e tjerë të Deas, prindërit e nënës së saj, kanë kërkuar që ta mbajnë ata në kujdestari? Më mirë se unë dhe gruaja ime, prindërit e Floridës nuk mund t’i kuptojë asnjë tjetër. Ata kanë të njëjtën dhimbje si ne, për të njëjtën fatkeqësi, sepse edhe ata humbën njerëzit e shtrenjtë të tyre. Por nuk kanë pasur pretendime të tilla. Ata janë në Korçë, ne jemi në Tiranë. Vajza është familjarizuar me ne, sepse ka jetuar në shtëpinë tonë. Kështu që vajza është e imja, do jetojë me mua. Do të kujdesem unë për të, për gjithçka. Keni të ardhura të mjaftueshme për të rritur vajzën? Ne dy pleq jemi. Shtëpinë e kemi tonën. Nuk është shumë e madhe, por ka ambiente të mjaftueshme edhe për vajzën. Tani që është e vogël, por edhe kur të rritet. Të dy pensionistë jemi, por vajzës nuk do t’i mungojë asgjë. Çfarë mund të na thoni rreth asaj nate kur ndodhi ngjarja tragjike? Ajo është ngjarja më e tmerrshme, fatkeqësia më e rëndë që na ka ndodhur dhe që shpresoj të mos e përjetojë më askush. Është nata më tragjike që kam përjetuar dhe kur mendoj se ata mund të ishin gjallë sot në rast se do ishte vepruar ndryshe, kjo fatkeqësi më rëndon edhe më shumë. Mendoj se nuk do ta kaloj asnjëherë. Ishte një rrëmujë e madhe atë natë. Të gjithë banorët kishin dalë jashtë dhe kërkonin ndihmë. Nga ballkoni i apartamentit të Gencit dilte tym dhe flakë dhe unë isha i pafuqishëm për të bërë diçka që ta shpëtoja. Prisja me ankth që dikush t’i ndihmonte, të dilnin nga aty. Kaloi më shumë se gjysmë ore dhe ata ndodheshin ende brenda duke luftuar me flakët. Por ende shpresoja që ata mund të kishin mbijetuar. Kishte shumë policë, erdhi zjarrfikësja, më pas edhe ambulanca, por shumë vonë. Pra ju mendoni se mund të ishte shmangur ajo ngjarje? Pa dyshim që mund të ishte shmangur. Mënyra se si është shkatërruar shtëpia, që është djegur e gjitha dhe nuk ka shpëtuar asgjë, tregon vetë që ka pasur vonesë për të shuar zjarrin. Edhe pse zjarrfikësit nuk erdhën në kohë, po të kishin mjetet e duhura, do kishin arritur të shpëtonin familjen e djalit tim. Ata sot mund të ishin gjallë. Mbase të plagosur, ashtu si Dea, por do ishin gjallë. Por zjarrfikësit nuk kishin shkallë të ngjiteshin nga ballkoni. Nuk kishin ujë të mjaftueshëm për të shuar zjarrin. Dhe, si përfundim, ata ikën të tre, por fatmirësisht shpëtoi Dea. Nuk kam asnjë vërejtje për policinë se si vepruan atë natë. Aq i kishin mundësitë, as ata nuk mund të rrezikonin jetët e tyre. Po ashtu nuk kam asnjë vërejtje as për mjekët që u kujdesën për mbesën time. I kanë qëndruar mbi kokë, kanë bërë një shërbim të shkëlqyer dhe unë i falënderoj me shpirt, sepse fale tyre Dea sot është në shtëpi dhe e kaloi rrezikun e ditës së parë, kur e prisnim me ankth nëse do qëndronte me ne, apo do shkonte pas familjes së saj. Por zjarrfikësit… Ata mund ta kishin shpëtuar djalin tim, nusen dhe vajzën e vogël. Por nuk i shpëtuan dot. (Gjyshi i Deas shpërthen në lot dhe kërkon ndjesë që nuk mund të përmbahet…). Megjithëse është një fatkeqësi, po personi që i kishte dhënë djalit tuaj shtëpinë me qira ka pasur ndonjë pretendim? Jo, jo. Ai ka qenë këtu për ngushëllim. Ne e njohim dhe e ka përjetuar keq edhe ai vete ketë fatkeqësi. Nuk ka asnjë pretendim për atë që ndodhi.
“Bombola shpërtheu nga hapja e llambës” TIRANE  – Zjarri shkaktoi vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje një javë më parë në Tiranë. Mëngjesin e të dielës së kaluar flakët që përfshinë një apartament të katin e tretë të pallatit në rrugën “Hoxha Tahsim”, i morën jetën kryefamiljarit Genci Spahiu, 35 vjeç, bashkëshortes së tij Florida Spahiu dhe vajzës 5-vjeçare, Jona. Nga ngjarja tragjike arriti të mbijetonte vajza më e vogël e familjes, Dea, 2 vjeçe. Një ditë pas ngjarjes, Policia e Tiranës deklaroi zyrtarisht se tre anëtarët e familjes kishin humbur jetën nga asfiksia dhe më pas kanë pësuar djegie të pjesshme. “Si pasojë e një shkëndije elektrike (hapje të çelësit të dritave, celularë), ka shpërthyer masa e gazit, e cila solli djegien e banesës, si dhe djegien e pjesshme të viktimave, ku nga çlirimi i gazit dhe tymit janë asfiksuar”, thuhet në deklaratën e Policisë. Ndërsa grupi hetimor rindërtoi skemën e krimit, nisur nga këqyrja e vendit të ngjarjes, pozicioni i gjetjes së viktimave në apartament dhe dëshmitarët e pyetur. Sipas Policisë, nga rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, rezulton që të gjithë anëtarët e familjes kanë qenë në gjumë në momentet e para kur një masë gazi është përhapur në gjithë apartamentin. Bombola e gatimit që ndodhej në kuzhinën e apartamentit ka pasur rrjedhje të gazit, që është përhapur në ambient. Duke qenë se Florida Spahiu me vajzën e vogël janë gjetur në banjën e apartamentit, policia dyshon se ajo mund ta ketë ndjerë erën e gazit dhe është zgjuar, por në momentin kur ka ndezur dritat, apo ndonjë celular, masa e gazit ka shpërthyer duke sjellë tragjedinë. Nga ngjarja humbën jetën tre anëtarët e familjes, ndërsa Dea 2 vjeçe mbijetoi falë përkujdesjes së të atit, i cili e kishte përqafuar duke e shpëtuar nga flakët.
ETLEVA DELIA
 

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

3 Komente per ““Çifti dhe vajza e djegur në shtëpi, faji i zjarrfikësve””

  1. ku ta keni o zjarrfiksa o plera dhe ti o shtet i kalbur

  2. eshte evertete qe mjetet e zjarrefikseve lene per tu deshiruar,por edhe ndertimet vende pa vend nuk janeme mire.p sh ne qofte se te pallati im bie nje zjarr,nuk ka se ku te futet zjarrfiksja(gjithmone nese ka mjetet e duhura)

  3. Ku mund te gjejme adresen e familjes se Muhamet Spahiut ose nje nr. telefoni? Ju lutem na ndihmoni se duam t’i dergojme dicka vajzes se vogel.

Beni nje Koment


+ 9 = 13

Social Network

AMC

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar


Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept