GRAZIA   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Argument » “Homoseksualiteti i Enverit shfaqet në përshkrimin e shokëve të rinisë”

“Homoseksualiteti i Enverit shfaqet në përshkrimin e shokëve të rinisë”

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Politika dhe diktatori, përshkruar 20 vjet më parë. “Gogos, me të cilin fle në një shtrat, i përshkruan fytyrën, ndërsa Vojos, me të cilin puthet, i përshkruan trupin” Çfarë shkruante Aurel Plasari para gati 20 vjetësh për diktatorin dhe “psikopatologjinë e pushtetit”? Eseja që po ribotojmë është shkruar në vitin 1992, kur autori ndodhej për specializim pasuniversitar në Universitetin “Alcalá de Henares” të Madridit, është botuar për herë të parë në gazetën “Zëri i rinisë” 3 dhjetor 1993, dhe përbën tanimë një parashikim kërshëror për biografitë e ardhshme të Enver Hoxhës dhe të vijuesve të mundshëm të tij. I dashur V., Të shkruaj me vonesë, por ti e di sa punë i hap unë vetes. Po lexoja “Stalinin” e Trockit dhe mu kujtua novela jote, për të cilën ende nuk të kam dhënë mendim. Megjithëse nuk e kam këtu librin e Lasswell-it “Psikopatologjia dhe politika”, besoj se mund t’i formuloj ato ide që do të doja t’i sugjeroja. Do të më duhej “Psikopatologjia dhe politika”, sepse kam përshtypjen që dobësia kryesore e novelës qëndron te trajtimi i figurës së diktatorit dhe duke qenë novela, në fakt, “një histori e shkurtër diktatoriale”, kjo e bën atë të mos arrijë atë pikë inkandeshente, siç e quaj unë, të realizimit estetik. Ajo çfarë i mungon figurës them se është trajtimi psikopatologjik, pa të cilin universi i përçudur i pushtetmbajtësit nuk kuptohet dot. Thuhet se ka domosdoshmërisht një psikopatologji në ushtrimin e pushtetit politik, madje edhe në shoqëritë që quhen formalisht demokratike. Këtë e dëshmojnë mosbesimi që tregojnë rëndom shumica e qytetarëve, nga njëra anë, dhe mospërfillja me të cilën sillen politikanët ndaj zgjedhësve të tyre, nga tjetra: duke i gënjyer shpesh, duke u premtuar gjëra që nuk kanë për t’i realizuar asnjëherë, shkurt duke i joshur e mashtruar. Njerëzia, veçanërisht te ne, joshet lehtë gjatë farsave elektorale, madje duke qenë e ndërgjegjshme se të zgjedhurit nuk do t’i mbrojnë interesat dhe aspiratat e atyre që i zgjodhën, mbasi – sikurse e thonë vetë – do të qeverisin “në emër të gjithëve”, që më shqip do të thotë se do ta bëjnë këtë në funksion të grupeve më influente, të pakteve më të fuqishme, të presioneve ndërkombëtare etj. Nuk është për t’u çuditur që njerëzit kanë paragjykimin se të gjithë politikanët “një feçkë kanë”: aspirojnë për një çikëz pushtet si rrugë për ta shpallur publikisht vetveten, për ta ngritur “prestigjin individual”, për t’u bërë të rëndësishëm, për të prishur fonde publike, për të bërë ndere e për të shpërndarë favore mes miqsh e të afërmish. (E ke parasysh ish-ministrin, kolegun tonë, dhe qyfyret që bënim me ndryshimet që solli ai pesë minuta pushtet politik në personazhin e tij?) Madje do të thosha se këtyre politikanëve edhe votat nuk u jepen për idetë ose programet e tyre politike, por për fytyrën karizmatike që ia krijojnë vetes nëpërmes mjeteve të komunikimit masiv. Njerëzit e dinë gjithashtu se, me t’u zgjedhur, këta jo vetëm nuk do t’i realizojnë programet e veta politike, por as do të marrin mundimin të justifikojnë moralisht ose ideologjikisht përdorimin e pushtetit nga ana e tyre, mbasi ata kërkojnë vetëm që njerëzia ta marrë vesh mirë se kush e ka pushtetin. Kjo për ta mjafton. Në mënyrë tautologjike: vetë të ushtruarit e pushtetit politik i bën ata legjitimë. Nga ana tjetër, duke vazhduar të shfaqin me ngulm imazhin e tyre në publik, kjo gjë i bën më popullorë, si rrjedhim lehtësisht të zgjedhshëm përsëri e përsëri.

ENVER HOXHA

Sido të vejë puna, shqetësimi më i madh i një politikani mbetet ruajtja, madje përmirësimi i figurës së vet. Ndaj është e kuptueshme që ai të bëhet intolerant, hakmarrës dhe agresiv ndaj gjithëve atyre që kritikojnë veprimet e tij publike. Madje mund të shndërrohet edhe në një paranojak të rrezikshëm ndaj atyre që guxojnë t’ia zbulojnë ndonjë fletë “lakrorit”. Nga ana tjetër, prej librit “Ujku dhe Leopardi”, për të cilin kemi diskutuar, kujto skenën se si Mustafa Qemali vari anëtarët e opozitës, që nuk i bindeshin, te Sheshi i Ankarasë, natën ndërsa kishte organizuar ballon presidenciale. Është në natyrën e një politikani që ai ta ndiejë veten të përndjekur, për shembull nga gazetarët, që nuk u zënë besë të gjithave sa shpall ai. Madje të arrijë të mendojë me vete: “Ata që nuk janë me mua janë kundër meje”. Po ashtu është në natyrën e politikanit ai që po e quaj “obsesion për figurën”. Kjo nuk lidhet thjesht me kultin (e vjetruar) të personalitetit, sikurse ta sugjeron personazhi që ke krijuar ti. Obsesioni për figurën fillon nga stilet e ndryshme të të krehurit të flokëve gjithsaherë ka për të dalë në publik, vazhdon me merakun për t’i folur vetë të gjitha gjuhët e botës, për t’i caktuar vetë drejtuesit e kronikave të tij televizive, madje edhe kameramanët që do t’ia përjetësojnë figurën, dhe mund të përfundojë në një narcisizëm të tipit paranojak. (Shiko librin e Christofer Lasch-it “Kultura në narcisizëm”). Në këtë mënyrë ai nis e ndien veten viktimë të kritikave që, natyrisht, gjithmonë janë të padrejta, fshehin “interesa antikombëtare” (Këtë leksemë e kam nga Abdi Baleta) ose “skenarë të parapërgatitur” (këtë nga Ramiz Alia), gjë që do të thotë se politikani në pushtet do të bëhet i padiskutueshëm ngaqë është “mbi të gjithë”. Specialistët e psikiatrisë janë të mendimit se paranoja e politikanëve vjen pikësëpari prej vetmisë. Këtë ua shkakton lidhja intime me pushtetin, e cila i pret një mbas një lidhjet e tjera. Sidomos në rastet kur pushteti mbetet i vetmi burim i vetënderimit të tyre dhe i nderimit nga ana e të tjerëve. Ka politikanë që nuk kanë asgjë para marrjes së pushtetit, që kanë fituar gjithçka me marrjen e pushtetit dhe që kanë frikë se mos kthehen në hiçër me humbjen e këtij pushteti. Besoj se ky duhet të jetë edhe rasti i personazhit tënd. Mirëpo këtu çelet kontradikta vendimtare e jetës së këtyre politikanëve: sepse as pushteti politik nuk i lë plotësisht të kënaqur ata që e mbajnë, mbasi i kllapos në një shqetësim të vazhdueshëm. Politikani nis e mendon se edhe mes bashkëpunëtorëve më të afërt ndodhet ngaherë ndokush që mendon t’ia zërë vendin në rastin më të parë. Prandaj, dashtë e pa dashtë, politikanit i lypset të jetë gjithnjë “syçelët”, të përgjojë në beft, i gatshëm për çdo të papritur. (Ataturku – Stalini – Enveri etj.). Meqë armiqtë zakonisht qëndrojnë të fshehur dhe përgjojnë nga të gjitha anët, më mirë është të mos i besosh askujt. Kështu vjen puna që politikanët, zakonisht, nuk kanë miq të vërtetë, por vetëm admirues servilë, lajkatarë dhe karrieristë që u vijnë rrotull. Si rrjedhojë, asnjëherë nuk kanë për ta ndier veten të sigurt e të qetë. Jo vetëm kaq, por arritjet e tjerëve, të shkencëtarëve, shkrimtarëve ose artistëve, madje edhe sukseset e besnikëve të tyre, mund t’i bëjnë xhelozë, dyshimtarë, përgjimtarë. Në këtë kuptim, nuk duhet marrë si fiction ajo çfarë thotë Kadareja në një intervistë se Enveri e kishte zili atë si shkrimtar dhe rrekej t’ia kalonte. Në kuptimin psikopatologjik kjo qëndron dhe, në rastin e diktatorëve si Enveri, nuk është për t’u habitur që ata të shndërrohen për shkrimtarin në mos në një rrezik konkret, së paku në një rrezik potencial. Veçse, po në kuptimin psikopatologjik, do vënë në dukje edhe kahu i kundërt i simptomës: kur shkrimtarët, artistët apo shkencëtarët bëhen xhelozë për pushtetin e një politikani dhe rreken t’ia pushtojnë sferën duke arritur ta përfytyrojnë veten trashëgimtarë legjitimë të pushtetit të tij. Politikanët kanë prirjen të rrethohen prej njerëzish ose prej figurash në mënyrë që ata të mos u bëjnë dot hije. Në këtë kuptim, gabimi më fatal për një ministër që synon të vazhdojë të qëndrojë në detyrë do të ishte që ta bënte punën mjaft mirë duke punuar mbas kokës së vet, d.m.th. në mënyrë të pavarur. Në botën e sotme ndërrimet ministeriale ngjajnë shpesh të pakuptueshme, të pashpjegueshme, si ndryshime të strategjisë politike, kur në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga ndjenja të urrejtjes ose hakmarrjes së një politikani. Kjo vërtetohet çiltas kur zëvendësimi i kryer nuk shoqërohet prej kurrfarë ndryshimesh strategjike. Unë mendoj se, kur trajton psikopatologjinë e politikanëve, një shkrimtar duhet të ketë parasysh se ajo shpesh, për njerëzit e thjeshtë, kalon pa rënë në sy, madje edhe në një sistem formalisht demokratik. Kështu ndodh, për shembull, që mendimi paranojak i një politikani nuk dallohet nga publiku, mbulohet prej akteve të zhurmshme politike. Të parët që e diktojnë atë duhet të jenë të afërmit, adjutantët, këshilltarët, sekretarët, rojat, shoferët etj. Por këta, nga anë e tyre, do të përfshiheshin si subjekte në një tjetër sferë psikopatologjike. Te psikiatrit mund të gjesh disa tregues “më të kapshëm”, pikërisht prej atyre që qëndrojnë pranë një politikani të tillë. Që të mos sjell shembuj shqiptarë, prej të cilëve mund të prekej shumëkushi, po kujtoj rastin e James Forestal-it, sekretar i Mbrojtjes në qeverinë e Shteteve të Bashkuara deri më 1949. Ai dha dorëheqjen “për arsye politike” në mënyrë që presidenti të mund të zgjidhte kabinetin e ri. Nga libri i Rogov-it, që po e lexoj këtu (“James Forestal”, McMillan New York 1963) shikoj se ish-sekretari i Mbrojtjes pandehte se komunistët dhe çifutët kishin organizuar brenda qeverisë amerikane një komplot për ta asgjësuar. Ishte plotësisht i bindur se në një “pushtim të ardhshëm komunist” ai do të ishte “viktimë e parë” dhe këtë kishte tre vjet që e thoshte, por askush nuk ia vinte veshin. Pas dorëheqjes, qenka shtruar në spital dhe paska vrarë veten. Por nganjëherë edhe dëshmitë familjare bëhen me vlerë për psikopatologjinë e politikanëve, pikërisht ngase kjo psikopatologji shfaqet edhe në distancimin e vazhdueshëm prej familjarëve, të cilët ndonjëherë janë të gatshëm t’i flijojnë në altarin e ushtrimit të pushtetit. Më kujtohet këtu historia e vdekjes së nënës së Stalinit dhe krizat paranojake të të birit kundër “armiqve të popullit”, mandej vetëvrasja e Nadjes, dhembjen për të cilën ai e shndërroi përsëri në një paranojë politike dhe filloi të mos i besonte më askujt. Njëri prej jetëshkruesve të tij tregon se atë ditë të 53-shit, kur e gjetën pa ndjenja, shtrirë për dysheme, muret e banesës së tij qenë të mbushura me fotografi të zmadhuara fëmijësh. Politikanët shkëputen nga e kaluara dhe në këtë mënyrë ndërtojnë një modus vivendi cilësisht të ndryshme prej së mëparshmes. Edhe personaliteti i tyre duket sikur shndërrohet, në mënyrë të magjishme, me t’iu afruar pushtetit. Një pjesë e madhe politikanësh e kanë nisur karrierën me një kthesë bindjesh 180-gradëshe, të cilën e përligjin me “të drejtën e shenjtë” për të ndërruar mendim. Por me një kusht: këtë të drejtë ia njohin vetëm vetes dhe jo të tjerëve. Kur marrin pushtetin vazhdojnë t’i ndërrojnë mendimet si koafyrën e flokëve. Ndryshojnë edhe marrëdhëniet me të tjerët duke kaluar nga reciprociteti, vëllazëria ose miqësia te marrëdhënie të kushtëzuara prej parametrash hierarkikë. Prej këtij çasti politikani e ndien veten mbi gjithë të tjerët, mbi gjithë botën. Fillon për të kësisoj ajo që quhet “marrëzi e madhështisë”. Ndonëse në dukje politikani hiqet si altruist, ai është së pari një narcisist. Historia e pushtetmbajtjes së tij mund të shkruhej më së miri si histori narcisizmi. Gjatë ushtrimit të një pushteti të tillë ndjenja e tij më e rëndomtë është urrejtja, hakmarrja, agresiviteti. Madje nuk mund të konceptohet një politikan gjithnjë babaxhan e i dashur me të gjithë. Po ta analizosh mirë këtë ndjenjë, do të zbulosh një urrejtje zanafillore të ndrydhur ndaj autoritetit, që shfaqet kur politikani është në opozitë dhe kritikon pushtetin. Ka raste kur kjo urrejtje e zë fillin te një mllef i ndrydhur ndaj babës (kujto Enverin: kurbeti i babës dhe zëvendësimi i tij me xhaxhain, “Baba Çenin”, i cili ishte edhe kryetar bashkie, belediereiz), që më pas zhvendoset tek “objekte sociale” të cilat luajnë rol të rëndësishëm në shoqëri. Zhvendoset veçanërisht kundër atyre që janë në pushtet, vendin e të cilëve aspiron ta zërë ndonjëherë: gjeje Lasswell-in, i cili e ka hulumtuar përimtësisht këtë proces. Në mënyrë të ngjashme, edhe agresiviteti derdhet në kanalet politike duke u paraqitur si nevojë për të ndryshuar, përmirësuar ose përkryer shoqërinë, për ta bërë më të drejtë, më të lulëzuar e më të begatë, për ta ngritur nivelin e jetesës së popullsisë. Në të vërtetë, shkaqet e brendshme duhen kërkuar në vetëdijen e politikanit, ndonëse idetë dhe objektivat e tij mund të kenë fituar një bonsens të rëndësishëm social. Procesi mund të këtë shkuar aq larg – si në rastin e personazhit tënd – saqë motivet që e futën fillimisht në veprimtarinë politike tanimë të mos kenë kurrfarë rëndësie objektive. Nëse në novelën tënde e ke fjalën konkretisht për Enverin, do të të sugjeroja të mos harroje diçka: na pëlqen neve ose jo, Enver Hoxha do të mbetet një nga personalitetet më të spikatur të historisë shqiptare të shekullit XX, gjurmët e të cilit janë ende të pranishme edhe tash gati 10 vjet pas vdekjes së tij. Shtatlartë, buzagaz, me zë të shtruar e të ngrohtë, ai arriti të bëhej udhëheqësi i padiskutueshëm i Shqipërisë që delte nga Lufta e Dytë Botërore, duke ushtruar për 40 vjet një autoritet të gjithanshëm mbi shqiptarët mbarë. Nga banesa e tij në një bllok gjysmë të izoluar të kryeqytetit ai impononte “paqe” mbi krejt vendin, mbante në zap rendin publik, vigjilonte me sytë katër edhe disidencën më të vogël, kërkonte t’ia dëgjonin fjalën pa asnjë diskutim, i ledhatonte me favore besnikët dhe i përndiqte sistematikisht armiqtë e tij të shumtë, të cilëve u duhej të zgjidhnin mes heshtjes, kompromisit, tërheqjes nga politika, burgut ose plumbit te bregu i lumit. Figura e tij, teatralisht e afërt, ishte e pranishme në të gjitha ngjarjet e nivelit kombëtar, nëpërmjet RTV shqiptar, dokumentarëve e filmave të kinostudios “Shqipëria e Re”, gazetave e revistave, monumenteve politike, emërtesave të rrugëve e shesheve, portreteve nëpër zyra, shkolla, spitale, madje edhe shtëpi. Edhe mbas vdekjes së tij “vullnetarët” e tij nuk ia braktisin dot lehtë mitin, ndjellin dhe urojnë ringjalljen e tij, madje kam përshtypjen se edhe mes kundërshtarëve të tij ka nga ata që mendojnë se “nën Enverin jetonim më mirë”. I hyjnizuar a i demonizuar, në jetën vetjake Enveri qe një mit. Shumë gjëra për të nuk diheshin e ende nuk dihen. Edhe ai vetë i besonte verbërisht personazhit që trupëzonte para të tjerëve. Biografi të tij “objektive” ende nuk kemi. Pavarësisht gjithë atyre fletëve shkruar për të, muret e heshtjes dhe zonat misterioze të jetës së tij mbeten të shumta. Edhe ndonjë prej atyre që kanë sjellë të dhëna me vlerë për jetën e tij (Shefqet Peçi, Ramiz Alia, Sulo Gradeci, Haxhi Kroi etj.) nuk ka qenë në gjendje të kuptojë personin që fshihej brenda personazhit, as nuk ka ditur të shpjegojë se si e qysh e tek ndodhi ajo ngritje nga një fëmijëri e hirtë, e mjegullt dhe e mbështjelluar, deri në majat më të larta të pushtetit absolut. Për këtë arsye ngulmoj për një hulumtim më të imët në tiparet psikologjike të personazhit tënd, duke e trajtuar atë me dobësitë dhe konfliktet psikike, me fantazmat, komplekset dhe fobitë, që gjithmonë kanë përcaktuar shumë nga veprimet e tij politike, sikundër qe, për shembull, zhdukja sistematike e shokëve të rinisë. Adoleshenca, që përkon me shtimin e kërkesave sociale, është periudha në të cilën qëndrimet politike kristalizohen te subjekti, i cili sakrifikon “kompleksin familjar” për hir të ambicies ndaj synimesh të larta sociale. Në kuptimin artistik, mund të thuhet se ai e përtërin dhe përforcon “romanin familjar” të fëmijërisë, e mbush imagjinativisht me personazhe të madhërishëm që zëvendësojnë familjarët. Me personazhe të tilla ai vetidentifikohet. Adoleshenti braktis ndjenjat, miqësitë dhe dashuritë, dhe përqendron përpjekjet e tij në luftën për prestigj social. Nëpërmjet admirimit të tepruar që kanë gjithnjë prindërit për të, por edhe nëpërmjet pengesave të hasura në marrëdhëniet e tij të para dashurore, ai bëhet tekanjoz, narcisist. (Enveri, për shembull, e tregon vetë se si, në ndryshim nga gjithë shokët, ai ishte i vetmi që nuk delte me brekë të shkurtra gjatë orëve të fizkulturës.) Po të pranojmë skemën e Freud-it, kthimi mbrapsht te subjekti bën që ai t’i kthehet unit të vet dhe të ngulitet ndër objekte homoseksuale. (Përsëri Enveri: portretin e Gogos, me të cilin fle në një shtrat, e përshkruan duke ngulmuar te fytyra, flokët, sytë, gjoksi, ndërsa Vojos, me të cilin puthet, i ngulmon përsëri në përshkrimin e trupit, të muskujve, të burrërisë.) Ngulitja homoseksuale zhvendoset nëpërmjet libidos mbi “objekte të përgjithësuara” duke aspiruar të sigurojë në të ardhmen simpatinë dhe admirimin e një kolektiviteti të tërë. Ka raste të shumta kur historia familjare e politikanëve dëshmon për ndrydhje të urrejtjes ose të agresivitetit. Në fëmijëri kanë qenë “fëmijë model”, ndonëse të druajtur e shumë të ndjeshëm, që i kanë ruajtur për vete ndjenjat. Madje agresiviteti i ndrydhur u ka shërbyer për të hyrë në konkurrencë dhe u ka nxitur prirjen për t’u marrë me çështje sociale e politike. Qysh të rinj kanë mësuar t’i kontrollojnë, por edhe t’i fshehin ndjenjat dhe kjo është stërvitja e tyre e parë për mashtrim dhe intrigë. Edhe zgjedhja e fushave në të cilat depërtojnë – ideologji, politike, ekonomike etj. – varet prej modeleve që kanë zgjedhur pikërisht gjatë rinisë së hershme. Nuk po zgjatem më, vetëm se dua të të kujtoj që, në rast se në novelën tënde e ke fjalën vërtet për Enverin, miti i të cilit ka nisur të shkërmoqet për t’u bërë një ditë pluhur e hi e për t’u harruar, në një rast të tillë do të bëje mirë të mbaje parasysh se gjurmët e veprës së tij janë ende të dukshme në shoqërinë e sotme dhe se ai si personazh do të priret për t’u riprodhuar edhe te politikanë të sotëm. Gusht 1992 Madrid, Alcalá de Henares “Zëri i Rinisë”, 3 dhjetor 1993 Titulli i autorit: PËR NJË PSIKOPATOLOGJI TË PUSHTETIT Përgjigje një shkrimtari AUREL PLASARI

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

35 Komente per ““Homoseksualiteti i Enverit shfaqet në përshkrimin e shokëve të rinisë””

  1. Nje ane e mentalitetit tone te prapambetur fshataresk, eshte qe homoseksualitetin e shohim, si nje cfaqie negative te karakterit te personit.Kur kjo mund te krahasohet me dallimet psh midis bruneve dhe bjondeve qe jane me shumice dhe kuqalosheve. Duke qene keshtu, bota perendimore ka pasur dhe ka kryeministra apo ministra te vetdeklaruar si homoseksuale.Mirpo ne me shume se kurre duhet te denojme tek vehtja, ate lloj tjeter homoseksualizmi qe Enver Hoxha ushtroi mbi gjithe ne. Na mbyllte gojen dhe na e fuste eger, sa na gjakosesh trupi dhe shpirti. Prandaj rrini dhe shtrember, por mundohuni te flisni drejt, dhe mos u fshihni mbas hijes se lapsit.-

  2. Kush ish Enver Hoxha, çfare kishte te mire dhe çfare kishte te keqe? Kjo nuk del dhe tregon se shkrimi nuk eshte realist. Eshte nje pjese qe e shan, por ka dhe nga ata qe e lavderojne. Ata qe e shajne e shajne totalisht, ndersa ata qe e lavderojne e lavderojne per disa gjera dhe e kritikojne per shume te tjera. Tani kush eshte me objekiv ata qe e shajne apo ata qe e lavderojne? Le ta gjykoje seicili sipas oreksit, por logjika eshte e hekurt. Me ben pershtypje se flitet shume per homoseksualizmin e tij. Me kete tregojne, pa dashje, se Enver Hoxha paska qene nje demokrat perndimor per kete çeshtje ku pranohet homoseksualizmi. Me pelqeu me shume qendrimi Blendi Fevziut ne interevisten televizive qe u shpreh flitet, por une nuk kam asnje argument dhe dokument qe ta vertetoje nje gje te tille. Pastaj, une theme, ç’te keqe ka te jeshe homoseksual? Ajo ishte nje zgjidhje e tij ashtu si sot qe mbrohen qe nga ambasadori amerikan e deri ai hollandez ne Shqiperi. Pra, nga pikepamja e kohes soteme tregon “injorance” percilindo gjoja njeri te kulturuar qe merret me kete pune dhe keto diskutime, megjithese une personalisht i kundershtoj njerezit qe mohojne zhvillimin

  3. E shikoni se ku e ka gjet fevziu kete tezen per Enverin dhe se jo rastesisht Aureli ka qene edhe recensuesi i ketij libri.Eshte qesharake, infantile dhe orientale dhe pa asnje relevance historike ti rikthehesh te njejtes gje dhe te flitet ende lidhur me orientimin e enverit bazuar ne thashethemet, nderkohe qe Hoxha ka pasur nje jete mature qartesisht heteroseksuale. Do te ishte mire te gjendeshin fakte te reja lidhur me krimet qe ai dhe regjimi i tij ka bere. Sa per perpjekjen per ta paraqitur Enverin si te interesuar pas djelmkave te rinj dhe nen teksti qe kjo ka bere qe AI te ishte edhe diktatori me i eger i ish-kampit socialist kjo per shumicen e shqiptareve perben teori idiote dhe nje renie te debatit. Shumica e shqiptareve jane mjaft inteligjent per ta kuptuar se kush eshte intecioni real per tju kthyer kesaj ceshtje totalisht demode

  4. me kish marre malli me pa enver hoxhen le te jete si te dojne disa une u rrita ne ate kohe ,u shkollova ,u dashurova me nji njeri te shkolluar te mire,,mbajti shqiperine mbi shpatulla ne momentet me te veshtira qe ka mbajt nji burre shteti nuk ja mbajti askujt te luj me shqiprine dhe te shajne shqiptaret ,keshtu ishte lindja.shume te bukur e kemi pas burrin e shtetit..shikoni bemat e rrugacve te sotem si lujne me shqiprine,e rropen vendin

  5. Eshte mediokritet qe te meresh me gjera qe te ngjallin sa mos besim aq edhe neveri.Por gjithkush ka mendimin e tij,por kjo nuk mund te ndodhe nga njeres qe pretendojne se jane Dikush.Jane disa dekada qe Enveri udhehoqi vendin ku detyrimisht futen ne histori me te mirat e te keqiat e saj,ku ata qe deri die i lepiheshin dhe me shkrimet e tyre e bene nje mit per popullin e thjeshte.Gjithkush mund te shkruaj,te jape mendime,te kontrolloje arshiva e te beje histori,por jo ata seqe thurnin himne kur AI ishte gjalle.Historia do beje te sajen dhe gjithkujt do ti jape vendin qe meriton

    • 57 vjet më parë, 22 intelektualë shqiptarë ekzekutohen nga regjimi komunist
      22 intelektualë shqiptarë u ekzekutuan më 26 Shkurt 1951 nga regjimi komunist me pretekstin e shpërthimit të një bombe në ambasadën Sovjetike, më 21 Shkurt në Tiranë. Ata u ekzekutuan në mesnatën e 26 shkurtit, në afërsi të urës së Beshirit, 15 km larg Tiranës, të lidhur dorë për dorë me zinxhir dhe u varrosën në një gropë të përbashkët.
      Diktatura komuniste inskenoi në stilin e saj të ashtuquajturën bombë për justifikimin e një vale të re terrori që ndërmorri kundër figurave, të cilëve mund t’u njohim vetëm një faj, patriotizmin, antikomunizmin dhe formimin e tyre në vendet më të zhvilluara perëndimore.
      Preteksti absurd për hedhjen e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike, kur këta njerëz nuk kishin lidhje me këtë incident, erdhi si pasojë e kthesës politike të diktatorit Enver Hoxha drejt politikës së Moskës. Në këtë ngjarje gjetën zbatim në mënyrë perfekte zbatimi i urdhërave dhe taktikave sovjetike në eliminimin e kundërshtarëve, duke ia kaluar madje edhe vetë udhëheqësit shpirtëror, Stalinit. Kjo masë e marrë nga sistemi jashtë ligjeve në fuqi, solli pushkatimin e intelektualëve nga familje fisnike shqiptare dhe kjo do të vazhdonte edhe në të ardhmen me spastrimin, internimin e këtyre familjeve në breza dhe fis. Intelektualët e vrarë nga diktatura komuniste 57 vjet më parë ishin; Sabaha Kasimati, Mehmet Shkupi, Ali Qoralliu, Anton Delhysa, Gafur Jegeni, Fadil Dizdari, Gjon Temali, Haki Kodra, Jonuz Kaceli, Lluka Rankoviç, Manush Peshkopia, Myftar Jegeni, Niko Lezo, Pjerin Guraziu, Reiz Selfo, Zyhdi Herri, Tefik Shehu, Thoma Katundi. Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, në kujtim të 22 intelektualëve , “viktima të terrorit komunist”, sot ndodhet një memorial i ngritur në vitin 1993.

      • Enver Hoxha letër Stalinit: Të pamëshirshëm kundër armikut
        Pas ngjarjes së klasifikuar si një akt politik terrorist, Enver Hoxha përmes një telegrami urgjent drejtuar Stalinit u zotua për besnikëri ndaj kauzës së komunizmit e Bashkimit Sovjetik dhe se do të ndëshkonin rëndë autorët dhe mbështetësit e tyre. Në këtë letër, diktatori Hoxha shprehet se ky akt i poshtër i armikut e kishte egërsuar pa masë Tiranën zyrtare duke bërë që të dhjetëfishohej lufta dhe vigjilenca ndaj, siç shprehet ai, imperialistëve gjakatarë, luftënxitës amerikano-anglezë, ndaj tradhtarëve fashistë të Beogradit, të Athinës dhe të Romës, dhe reaksionit të brendshëm, vegël e tyre.
        (Letra e Enver Hoxhës drejtuar Stalinit pas shpërthimit të bombës në Ambasadën Sovjetike)
        Datë 21.02.1951
        Shokut Josif
        Visarionoviç Stalin
        Kremlin, Moskë.
        Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit tonë dhe i Bashkimit Sovjetik na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë në datën 19.02.1951, në orën 19:47, duke hedhur dinamit në oborrin e Legatës, na ka goditur mu në zemër të Partisë dhe të popullit tonë. Ky akt politik terrorist i armikut na ka prekur jashtëzakonisht, sepse ai u drejtua ndaj çka është më i dashur, më i shtrenjtë dhe më i shenjtë i popullit tonë, Bashkimit Sovjetik, që është gjithçka për ne e që pa atë nuk kishte dhe nuk mund të ketë jetë për popullin dhe Partinë tonë. Shoku Stalin, ne nuk kemi qenë vigjilentë sa duhet, sepse mund ta kishim evituar atë gjë të tmerrshme që na ngjau ne, atë mungesë vigjilence që ne e konsiderojmë një nga gabimet më të rënda tonat, nuk duhet të na falej lehtë nga populli dhe Partia jonë. Ne, shoku Stalin, ju betohemi, juve dhe partisë bolshevike të lavdishme se do t’ia lajmë partisë dhe popullit tonë këtë gjë kaq të rëndë që u shkaktua nga mungesa e vigjilencës sonë. Ky akt i poshtër i armikut na ka egërsuar pa masë dhe na ka bërë të dhjetëfishojmë luftën dhe vigjilencën tonë ndaj imperialistëve gjakatarë, luftënxitës amerikano-anglezë, ndaj tradhtarëve fashistë të Beogradit, të Athinës dhe të Romës, dhe reaksionit të brendshëm, vegël e tyre. Shoku Stalin, Partia jonë do të jetë e pamëshirshme kundër armiqve të Bashkimit Sovjetik, të popullit tonë e të paqes. Partia jonë, si kurdoherë, do të vërë të gjitha forcat e saj për të çelikosur dashurinë e popullit tonë ndaj shpëtimtarëve të tij, Bashkimit Sovjetik, Partisë Bolshevike dhe jush, shoku Stalin. Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm nuk do të arrijnë kurrë të gërvishtin dashurinë dhe besnikërinë e pakufishme që ka populli ynë për ju dhe Bashkimin Sovjetik. Shoku Stalin, në emër të të gjithë shokëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, të mbledhur në Plenium, ju kërkojmë ndjesë Juve, Partisë Bolshevike dhe Qeverisë Sovjetike dhe ju betohemi do t’ia lajmë këtë fatkeqësi që na ngjau ne. Ne do të jemi të pamëshirshëm dhe vigjilentë ndaj armikut të brendshëm dhe të jashtëm, do ta forcojmë dhe do ta çelikosim partinë tonë, do ta bolshevizojmë atë dhe do të forcojmë çdo ditë e më shumë mbrojtjen e vendit tonë. Duke ju shprehur dashurinë dhe besnikërinë më të madhe që ne kemi për Partinë Bolshevike dhe për Ju, mësues gjenial dhe i shtrenjtë yni, pranoni të falat tona revolucionare.
        Në emër të pleniumit të Komitetit Qendror
        të Partisë së Punës
        së Shqipërisë Sekretari i Përgjithshëm

  6. Turpi e mbuloftë familjarisht.

    Tani nuk ka rëndësi sa ishte bëri ça i deshi qefi tani le të themi ashtu apo kështu sa më shumë ta kujtojmë aq mërëndësi i japim.

  7. e gjithe zgjuaresia e shqipetareve eshte ti bejne analize,liderit te tyre mundesisht i vdekur,sepse te gjallit jo e jo, per mua ska vlere fare sepse te dalesh ne perfundim duhet trajtuar ne kompleks dhe jo e pare ne vecanti sepse cdo mardhenie shoqerore duhet te kete moralin brenda, pa moralin cdo gje mbetet personale dhe fundi fundit nuk i sherben shoqerise,

  8. Nxir nje dokument te shkruar Z. Plasari, ku te tregoje keto qe trumbeton zoterote . Po ke veshe degjoje Z. Ngjela se cthote per Enverin : asnjhere as kam degjuar dhe as kam pare me sy qe Enver Hoxha te kishte vese te ketilla . Dhe keto i thote nje njeri qe jetoji ne nje Bllok me Enverin

  9. Njerez pa personalitet dhe pa kurrfare karakteri, njerez qe gjithe jeten e tyre nuk kane mundur as te krijojne familje, ne perpjekjet e tyre te mjera per ta denigruar teresisht, perpiqen ta paraqesin Hoxhen si homoseksual. Pse? Duke e ditur fort mire se ai ishte shembull i persosur i bashkeshortit dhe babait dhe me nje familje shembullore, duan ta denigrojne pikerisht ne njeren nga pikat e tij me te forta. Eshte perpjekje e mjere dhe e deshtuar dhe njekohesisht nje bumerang per autoret. Pikerisht pergojimi per cfare nuk e kishte, jo vetem i ben autoret te pabesueshem por tregon se sa te vegjel jane ata ne te vertete. Hoxha ka patur mjaft gjynahe per te cilat mund te gjykohet dhe denohet moralisht, por kete nuk mund ta bejne ata qe u bene avokatet e qeverise qe vrau kater njerez te pafajshem diten per diell ( pa gjyq) ne mes te kryeqytetit. As ata qe u bene dhe behen avokatet e Kryeministrit ne perpjekjet e tij per t’i dhene pjese te teritorit shqiptar Greqise. Keta njerez jane kaq te vegjel sa nuk arrijne as nivelin e nje kryetari kooperative te Hoxhes.
    Niko

    • ti kujton qe enveri ishte bashkeshort i persosur , vrau qemqlin qe te mwerrte nexhmijen , ai palace ka bere 1000 te zeza ne shqipetereve qe vazhdojme ti vuajme edhe sot, ti more nuk ke jetuar luften e kllasve? apo bota ishte e papune , shume vite kane kaluar nga vdekja e asaj qelbesire dhe ne akoma flasim per ate turp duhet harruar njeher e mire ajo funderrime e shekullit 19 i cili shfrytezoj injorancen e popullit shqipetar duke burgosur inernuar ose diskredituar inteligjencen shqipetare

  10. Kush ja mbajti kandilit kujt. Rock Hudson aktor I famshem hollivudi, kishte qindra mijera femra adhuruese, histori me yjet me te bukura te Hollivudid, vdiq nga sida edhe athere u kuptua se ishte gei. Ska lidhje aparencat, historite, ose jo historite me femra. Kur ski mbajt kandil ndezur, mos fol.

    Pastaj turp per viktimat gjate diktatures hoxhiste. Ca lidhje ka edhe nese ishte homoseksual. Ai masakroi me mijera dhe ishte pervers per kete arsye pike se pari. Nese do behet analize per Enver Hoxhen le te fillojme me 4,500 te egzekutuar qe ende sot nuk ju jane gjetur eshtrat e nuk kane nje varr. Imagjinoni qe sot ne shqiperi kemi varreza masive.

  11. eshte mode qe te shash te kaluaren.
    sidomos kur ka lidhje me diktaturen
    sidomos kur ne kte mes eshte edhe diktatori.
    -Eureka! cdo gje ka kuptim! u gjet filli dhe shpjegimi i se keqes,i varferis,i krimit,i mosliris se levizjes se shqiptarve,i izolimit,i prapambetjes,i mosfutjes ne europ e turlilloj ksi gjonash… diktatura!!(diktatur leshi se ra pa u vra njeri,nderkoh qe ne demokraci vriten robt rrugve si minj arash). pha pha ai diktatori sa i ashper dhe gjakpirs,…!
    Dhe dalin te gjith “demokrate”,me kuc e me mac,me bab e me non me gjysh ew me gjyshe,madje nxjerrin qe kan pas ken demokrat qysh n’kioh t ‘Skanderbeut,ketij “demokrati te pafan”..
    duhet me ken i kundert me ate qe thoshte dikatatory. packa se nuk shkon a shkon,kjo s’ka randsi. randsi ka me ken ashtu sic nuk donte diktatura,automatikisht sic do te na dojn “ambasadort e demokracis” ,se ata jan shndrru dhe kan xan vendin e diktatorit te djeshem. njelloj asht: cfar thoshte Ai bahej dje..cfar thon Ata bahet sot.

  12. Ne qofte se nisemi nga homoseksualteti i Enverit per te perlyer figuren e tij te nxjerre boje tashme eshte menyra me e keqe dhe argumenti me i dobet i perdorur per te pershkruar nje tiran si ai. Analizoni Enverin pa dyshim si faktor hostorik si aktor i rendesishem ne drejtimin e vendit oer nje periudhes 40 vjecare te Shqiperise pas luftes se dyte boterore . Eshte e pafaleshme te merremi me theniet e pa baza se Enveri ka qene homoseksual. . Kjo lloj analize per kriminelin Enver mua me duket se behet per ta mbrojtur ate.

    • O Sali! Sa m’ke pelqy me ket koment, vetem se ja ke fut katunçe. Padyshim qe Enver Hoxha, mbetet nje figure historike apo siç don ta quash ti faktor historik, por jo vetem pas luftes se dyte boterore, por dhe gjate saj, se ndryshe Shqiperia sot nuk do te ishte as shprehje gjeografike e Bismarkut. Enveri si drejtues me dore te hekurt, apo diktator, kryesisht pas çlirimit, ligjin e krimit apo luften e klasave e realizonte me kelyshet, bijte e te cileve dalin ne rrjeshrt te pare te tellalleve te sotem. Thirrini arsyes dhe mos u beni karagjoz te pandreqshem, duke u marre me te shkuaren dhe duke mbyllur syte para kesaj te sotme katrahure, qe bie ere e qelbur, nje lloj perzierje pak komunizem, pak feudalizem bajraktaresk, pak socializem brumbujsh dhe pak fashizem alla Arturo UI-sh. Veprimet e Enverit do te gjykohen drejt nga historiane te panashem dhe jo nga bij komunistesh, qe u bene te tille prej baballareve te tyre servile dhe kodosha. Enveri ishte produkt i nje sistemi te deshtuar qe ne lindje dhe e keqja e tij me e madhe pas luftes se klasave dhe fukarallekut, ishte pergatitja e ketij kontigjenti karagjozesh dhe dallkaukesh qe drejton sot Shqiperine.

  13. keto jane shkrime qe duan ti mbushin mendjen njerezve se gjithcka qe ka shkruar BLEDI FEJZIU ke libri per ENVERIN eshte e vertet

    te kishin bere vetem 50% e punes se ENVERIT keta politikanet e sotem ose do kishim hyre ne BE ose do e refuzonim vete

    ENVERI te bente tradhetare te nxirrte ne gjyqe dhe te vriste ,ndersa sot te vrasin dhe ta fusin si vete vrasje ,(pashko,trebocka,etj etj)pa gjyqe e pa akuza fallso

    ne diktatura numurohen 5000 viktima ,ndersa keto 20 vjet 6000 viktima vetem nga ikja klandestine jashte vendit

    o shkrimetare, shkruani dicka me te besushme

    • Ideologët dhe politikanët e së majtës nuk kanë dalë akoma nga izolimi mendor i së kaluarës. Një dëshmi direkte e kësaj kulture vihet re edhe sot tek lidershipi i majtë. Kanë kaluar 18 vjet nga përmbysja e regjimit komunist, por te mëkatarët dhe persekutorët e çdo lloj ngjyre brenda opozitës nuk shfaqet asnjë shenjë ndershmërie apo ndjeshmërie, asnjë gjurmë skrupulli, asnjë hije ndërgjegjeje, asnjë shenjë pendese. Bile duket se nga i njëjti bodrum kallkan intrigash dalin tërë ato gënjeshtra e shpifje për qeverisjen demokratike, për të kompromentuar demokracinë. Duket se tërë opozita ekstreme vërtiten në po atë vorbull që kishte përgatitur “udhëheqësi legjendar”, të cilin Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia dhe ca profesorë me gjak të purpurt përpiqen ta mbajnë në vlim gjatë gjithë kohës.

      • Më vjen keq të të them, por ai që i ka shërbyer me devotshmëri më të madhe Enverit dhe regjimit për 25 vjet me radhë ka qenë Sali Berisha! I ke parë fotot që ka bërë në Pogradec me familjen Hoxha? Nëse jo, më vjen keq për ty se çfarë ke humbur! Do të të pëlqente shumë, se dukej shumë i lumtur ky Saliu aty!

  14. Jam lindur e rritur ne Tirane,kam marre pjese gati ne cdo proteste dhe ne rrezimin e bustit,sigurisht kame bere cdo gje brenda mundesive te mia,pra jam dhe km qene anti komunist dhe si rrjedhoje dhe anti enverist,por duke pare sa shume po shkruhet dhe po flitet dhe mbas gati 25 vjeteve qe ka vdekur kjo do te thote se ka qene dikushi,i besoj te gjitha po homoseksual nuk mund ta besoj.Ne shqiperi nuk do te flitej kaq shume e nuk do te shkruhej kaq shume per nje te tille.flm

  15. Dashur pa dashur ku dhemb dhembi vete gjuha thote populli.Te gjithe keto karavidhe qe duan akoma te vjedhin popullin mbas vdekjes se Enverit kane filluar te bejne romane,te shpjegojne se perse kane qene injorante si familje den-babaden dhe sot ne demokracine e Saliut po shkelqejne,sa qesharake.Keta pervese,njeres pa dinjitet,servile te pa skrupullt dhe spiune te djeshem qe kane mare me mijra familje ne qafe me spiunlleqet e tyre per tu treguar besnike te partise die,sot kane mprehur shpaten per te treguar te zezat e atij regjimi.Keta sharlatane ne bashkepunim me kriminelet e ketij kombi po bejne qe keto 20 vjet populli te pellase dhe te thote duke bertitur,O ENVER KU JE SA RENDE NA PASKE MALLKUAR.Cfar do qe te kete bere Enveri vetem keto 20 vjet tregojne sa i madh paska qene AI burre qe i beri zap kete kope zagaresh.Do vije nje dite qe cdo gje do mare drejtimin e duhur ku llumi pa tjeter qe do gjeje vendin qe i takon.

    • Diktatori gjirokastrit eshte radhitur ne dhjet diktatoret e botes.Qe ka qene pederast pasive kjo ska asnji dyshim, te gjithe dashnoret meshkuj qe ai kishte i cduku bashke me te tere studentet qe kishte ne france apo ne shqiperi qe e dinin prirjen e tije seksuale.Pra krimet e tij ishin drejtuar per te mbuluar kete prirje dhe kunder atyre qe mendonte se do ti zinte vendin.Sot vendi vuan pasojat e bemave te tija,qe e kishte bere vendin burge shtet dhe njerzit skllever qe vetem te brohorisnin vetem per te.Ai ka bere masakren e tivarit per te vrare vllezerit kosovar dhe per tu miqesuar me titon. Petriti

  16. Plasar&Fevziu le te bejne ate qe ka bere lindja evropiane Cekia Polonia Hungaria dhe Gjermaniaper te vene shenjen e barazimit nazizem komunizem ne Shqiperi ndryshe mbeten aty ku ishim para viteve 90

  17. “O bandill të lumtë bitha,/
    Ajo i shpjegon të gjitha!
    Ç’duhen dituri e mend/
    Kur njeriu ka fatin tënd!”
    Ky ka qene famekeqi gjirokastrit,kjo strof eshte mare nga Arshi Pipa.Keshtu e ka pershkruar kete homoseksual(pederast).Eshte vertetu se keta njeres vuajne nga munges stabiliteti mendor dhe te etur per krime. Agroni

  18. Jam arratisur 18 vjec nga Shqiperia dhe e kam urryer ate sistem dhe Enverin gjithashtu por qe ta quash homoseksual pa snje lloj baze me duket absurde.Absudre me duket edhe shprehja ne te njejten fjali se ” ai rrezatonte paqe por i mbante edhe zap”.Nuk e kuptoj si mund te rrezatosh paqe por duke i mbajtur zap njerezit?Nuk me duket korrekte per nje intelektual si zoti Plasari.

  19. Te dashur komentues, ka nje filozofi ne jete, Te vdekurin mos e pergojo, por cfare ndodh me ata qe dije i benin prapaganden me te shfrenuar per ate’ ku infektuan shoqerin dhe i shtuan jeten atij’ sot na tregojne prralla sikur te gjithe keta e kane njohur nga afer, pra po na del se ai nuk i ka terrorizuar keta por i ka pasur afer, pra paska qene demokrat qe ka mbajtur afer keta armiq e rije te sotem. Thjeshte jane nje grusht mashtrues me pen, ata qe ishin konsekuent ne lirine e demokracine ai ‘ i futi ne burg. Te tjeret mashtrojne demek e kane bere opoziten por ai’ nuk i ka kaptuar. E vetmja gje sot eshte se duhet te tregohemi korrekt, se lind pyetja ai’ paska qene homo, ok kush jane te dashurit i tije ! keta qe shkruajn ! le te pergjigjen dhe pastaj do shikojme qe vec genjejne per tu pasuruar duke vjedhur interesin e njerzve per te mesuar per kedo.

  20. Eshte per tu habitur sa rendesi ne dikutime i japin problemeve dytesore apo pa ndonje fare rendesie shqipetaret duke harxhuar kohe e energji ne se ishte apo jo homoseksual Enveri e c’rendesi ka .!!!! se sa te tregojne se Ai ishte nje perbindesh me fytyre njerezore qe shkaterroji jeten e Shqipetareve dhe degradoje breza shqipetaresh qe po i vuajme sot ne

    • o albanez! Nga dreqin flet ti mor robo se ne ne shqiperi e perdorim emrin qe kemi shqip. Apo je ndonje tellall i Sali Protopapberishes, qe flet nga Beogradi apo nga Vuçidolgradi. Enver Hoxha ishte diktator, por dinte te bente shtet dhe jo han kelyshesh, siç e ka bere keto 20 vjet Salua nga Vuçigradi.Vetem nga aksidente ne rruge, keto vite kane humbur jete 6000 shqiptare, o lum miku, pa vene ne numer krimet e ’97-tes, te Gerdecit, ato te detit, ato te hakmarrjes apo per larje hesapesh. Ato po vuhen sot dhe mos u merrni e fantazmat qe u dalin ne gjume.

  21. te gjithe ju qe shkruani sot jeni shpifes dhe asgja me teper

  22. Më duket diçka e pështirë, madje perverse që njerëz që pretendojnë se rrezatojnë kulturë si Aurel Plasari merren me tema të tilla. Aurel Plasari le të merret me thelbin e gjërave, ta analizojë Hoxhën me të mirat dhe të metat e tij, ta matë me atë çka i solli vendit dhe shqiptarëve në 45 vitet e drejtimit të vendit.

  23. Duke përcjellë debatet e Aurelit në media, plotë nervozizëm, kam krijuar përshtypjen se ky individ është një neurotik kronik dhe si I tillë edhe mund të halucinoj.
    Pra kjo letërnxerrje e klasifikuar si një rrëfim, që ne lexuesit po u dashka t’i besojmë, kam përshtypjen se nuk është gjë tjetër pos edhe një halucinim, të cilin e shet me lek.
    Do I Këshilloja zotit Plasari, që të vizitoj profesionistët që trajtojnë neurozat e rënda dhe t’i nënshtrohet terapisë sa më pare. Këtë e kam për të mirën e tij!
    18 nentor 2011

  24. jam i sigurte qe po keta njerez qe shkruajne keshtu ENVERIN ne nje kohe tjeter do te shkruanin po keshtu edhe per salen apo etj.

  25. Ngjela nuk ka shkrojtur per enverin e para qe nuk dinte gje e dyta ai ka te njejtat cilesi si te enverit nuk e shikoni kur ipen ne podium si theret fare indentik e treta nuk eshte rastesi qe ai eshte i pa martuar kush mund ta mare ate me vese te tilla,enveri ishte i tille pleqte e korces kane folur prej kohesh se c’marke ish ai ata qe ai i mori vesh i zhduku sepse dilte e verteta.

  26. Çfarë hallesh kemi ne sot – papunësi e madhe – me çfarë merren këta!

  27. Tani që e lexova të gjithë artikullin mbeta pa mend! Duke u nisur nga titulli, unë kujtova se gjithë ky artikull i gjatë sillte fakte e dëshmi për homoseksualitetin e tij. Kurse aty vetëm 3 fjali e trajtonin këtë çështje – dhe e nxirrnin një konkluzion të tillë nga teoritë e Frojdit! Hajde llogjikë, hajde! Pastaj i gjithë artikulli trajton marrëdhënien e udhëheqësve me pushtetin dhe ndikimi që ka pushteti tek to. Prandaj artikulli duhej të kishte titull tjetër.

Beni nje Koment


1 + = 4

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Hotel Prestige
Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy