PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Hotel Prestige
GRAZIA   Union Bank
Home » Sociale » Për 11 profesione, Provimi i Shtetit shtyhet në dhjetor

Për 11 profesione, Provimi i Shtetit shtyhet në dhjetor

Provimi i shtetit shtyhet për në muajin dhjetor. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se datat do të shpallen vetëm pasi të jetë zbardhur vendimi i qeverisë, ku përcaktohen edhe tarifat që do të paguajnë kandidatët. Mënyra si do kryhet dhe do të vlerësohet provimi, tashmë është kristalizuar. ”Testi do të jetë me tri nivele vështirësie dhe mjafton të marrësh 50% të pikëve për t’u cilësuar kalues ose me saktë, zotërues i njohurive të profesionit”, sqaron Niko Terezi, drejtor i Drejtorisë së Provimit të Shtetit pranë AKP. Sipas tij, provimi do të zgjasë 60 minuta dhe do të përmbajë 50 pyetje. ”Do të ketë pyetje të lehta, mesatare dhe të vështira. Kandidatët pasi të kenë përfunduar provimin, mund të marrin direkt rezultatin”, thotë Terezi. Pyetjet e Provimit të Shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. “Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat, pastaj ta konfirmojë atë. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!”. Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit”, shpjegon Terezi. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara, si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara. Drejtori i Drejtorisë së Provimit të Shtetit në AKP sqaron gjithashtu se ambientet ku do të kryhet provimi do të jenë të kompjuterizuara dhe identifikimi i kandidatëve do të kryhet sipas standardeve evuopiane të dixhitalizuara. Përpara se një kandidat të ulet për të dhënë provimin, do të marrë numrin e terminalit ku do të akomodohet. Ambientet e provimit do të jenë të gjitha me kamera, çka do ta bëjë këtë proces mjaft transparent”, thotë Terezi. Ditën e provimit, kandidatët duhet të kenë parasysh një sërë rregullash. Ata duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në Provimin e Shtetit. Duhet të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit. Rregullorja ndalon marrjen me vete dhe përdorimin e celularëve e mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi. Provimet, të gjitha në një ditë Provimet e Shtetit të të njëjtit profesion zhvillohen në të njëjtën ditë. Sipas rregullores, pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës. Pyetjet janë të njëjta për të gjithë kandidatët e së njëjtës fushë. Komisioni i Provimit të Shtetit brenda 1 jave nga përfundimi i provimit kryen vlerësimin e kandidatëve. Nëse gjatë korrigjimit të provimeve konstatohen gabime në pyetje, këto pyetje nuk merren parasysh. Në këtë rast ulet edhe numri maksimal i pikëve. Tarifat Tarifat e provimit vijnë në rritje për kandidatët që e japin për të disatën herë provimin. Kështu, kush e jep për herë të parë këtë provim, paguan 30 000 lekë, kush e jep për herë të dytë, 50 000 lekë. Kandidatët kanë të drejtë ta japin deri në 5 herë provimin dhe për këtë radhë tarifa shkon jo pak, por plot 120 000 lekë. Ministria e Arsimit do të publikojë programet orientuese të Provimit të Shtetit 2 muaj para se të jepen provimet. Nëse nuk kalojnë Provimin e Shtetit, kandidatët i rikthehen sërish praktikës pranë urdhrave profesionalë. Veç vitit të parë të detyrueshëm, ata do ta kryejnë edhe një herë këtë procedurë, e cila kësaj radhe zgjat 4-6 muaj. Provimi i shtetit • Mjekësi e Përgjithshme • Farmaci • Stomatologji • Gjeodezi • Veterinari • Fizioterapi • Infermieristikë e Përgjithshme • Teknik Laboratori • Imazheri • Logopedi • Mami Shkalla e vlerësimit Nota 10 (shkëlqyeshëm), nëse merr 95-100% të pikëve; Nota 9 (shumë mirë), nëse 85-94% të pikëve; Nota 8 (mirë), nëse merr 75-84% të pikëve; Nota 7 (kënaqshëm), nëse merr 65-74% të pikëve; Nota 6 (mjaftueshëm), nëse merr 55-64% të pikëve; Nota 5 (kalueshëm), nëse merr 50-54% të pikëve; Nota 4 (jokalueshëm), nëse merr më pak se 50% të pikëve. Përsëritja e provimit: Kandidati ka të drejtë të japë provimin e shtetit jo më shumë se pesë herë. Kur provimi është kryer me sukses, nuk lejohet të përsëritet. Tërheqja nga provimi 1.     Nëse një kandidat nuk paraqitet në provim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Në këto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. 2.     Tërheqja nga provimi i shtetit nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e provimit. E drejta e ankimimit: 1.     Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. 2.     AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, kërkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Shtetit. Zirina Llambro

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


2 + 6 =

Social Network

AMC


Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept