PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Ekonomia shqiptare, si përballohen sfidat?

Ekonomia shqiptare, si përballohen sfidat?

FLIR MOSHO Bota është duke kaluar një nga periudhat më të vështira të përjetuara ekonomikisht. “Standard & Poor” e ka ulur vlerësimin e SHBA-ve në AA+, vlerësim që konsiderohet një shenjë negative krahasuar me ecurinë ekonomike që Amerika ka njohur deri pak vite më parë. Përballë Atlantikut, kontinenti i vjetër duket se ka hyrë në një rrugë pa krye, në një humnerë më të thellë. Kushdo që kishte pritshmëri të zbehta për daljen e Greqisë nga kriza e borxheve, tashmë është e dukshme që ajo nuk do të jetë e vetme në këtë hendek. Portugalia dhe Italia, për fat të keq, presin t’i bashkohen këtij tmerri ekonomik. Por nuk mund të mbarojë me kaq, pasi Franca, bankat e së cilës po furnizojnë me euro vendet europiane në krizë, mund ta ketë të vështirë të mbledhë borxhet e dhëna. E me gjithë sa u tha më sipër, lajmet më të rënda ekonomike për kontinentin e vjetër vijnë nga Gjermania. Edhe pse vendi është konsideruar si motori kryesor i ekonomisë europiane, vetë ekonomia gjermane u rrit me vetëm 0.1% nga tremujori i parë në tremujorin e dyte të vitit 2011, ndërkohë që në 20 vitet e fundit rritja mesatare tremujore në këtë vend ka qenë historikisht 0.31%. Duke qenë se kjo rritje ekonomike e Gjermanisë nuk arriti në nivelet e parashikuara, gjendja në eurozonë duket dhe më e errët. Ajo që vihet re mes kësaj trazire është ecuria e suksesshme e një ekonomie të vogël në zhvillim, si ajo e Shqipërisë. Mburojat ekonomike që ka përdorur vendi ynë i kanë shërbyer qëllimit të tyre për të mbrojtur vendin nga lëkundjet e trazira e euros dhe të borxheve të shteteve fqinje. Megjithëse një ekonomi e vogël në domethënien globale, Shqipëria nuk u gllabërua nga tronditjet e tregut botëror, por vazhdoi me rritje ekonomike të pëlqyeshme për këto kohë të vështira. Në kushtet e një situate të paqartë dhe të vështirë financiare për vendet e zhvilluara, fokusi botëror ekonomik është drejtuar nga vendet në zhvillim. Janë këto vende, të cilat, me efektivitetin e tyre ekonomik kanë dhënë një kontribut gjithnjë në rritje në ekonominë globale. Shqipëria, megjithëse një ekonomi e vogël, e renditur në vendet në zhvillim, duket se do të dalë nga kjo situatë pa u dëmtuar. Kryefjalë e kësaj situate mbetet dhe do të jetë ekonomia dhe reformat e saj. Statistikat dhe raportet e Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria ka bërë progres në lirinë ekonomike, në një kohë kur liria ekonomike në botë ka pësuar regres. Shqipëria paraqet një situatë mjaft të mirë ekonomike edhe në aspektin e kursit të këmbimit, në legjislacionin rregullator për shitjen e pasurive të paluajtshme, në lirinë e posedimit të llogarive në valutë, në vlerën e inflacionit dhe deviacionin standard të tij, në taksën e të ardhurave, në shpenzimet e “kursyera” të qeverisë, në stabilitetin, konsolidimin dhe konkurrueshmërinë e sektorit bankar. Statistikat tregojnë gjithashtu se tendencat e eksportit të kompanive vendase eksportuese kanë pritshmëri të mira deri në fund të vitit, përtej ndikimit të faktorëve sezonalë të stinës së verës apo ato të sektorit të energjetikës, situatë kjo që do të çojë edhe më tej në një ngushtim të deficitit të eksporteve neto. Duke parë këtë situatë, një pjesë e madhe e bizneseve shqiptare tregojnë optimizëm përsa i përket ecurisë së ekonomisë vendase, ndërkohë pritshmëritë janë të zymta për ecurinë e ekonomisë europiane dhe amerikane. Pra, të gjithë treguesit ekonomikë të vendit tonë janë kryesisht pozitivë, pavarësisht faktorëve të pafavorshëm të gjeneruar nga ambienti i jashtëm ekonomik. Shqipëria ka vijuar të shënojë një rritje ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit 2011 dhe duket se zhvillimet negative që po ndodhin në Bashkimin Europian apo edhe rënia e vlerësimit të ekonomisë amerikane nuk pritet të krijojnë ndryshime domethënëse në tregun vendas. Por, me gjithë këtë situatë të qëndrueshme, duke parë zhvillimet globale ekonomike, ndjehet një atmosferë krize dhe paniku në publikun shqiptar. Nga njëra anë kemi presionet inflacioniste të gjeneruara nga oferta dhe, nga ana tjetër, kemi pasigurinë e perceptuar të familjeve shqiptare që janë munduar të shpenzojnë më pak e të kursejnë më shumë. Kjo ka pasur dhe anën e saj pozitive, pasi ka mbajtur nën kontroll inflacionin afatgjatë duke sjellë një rritje të ngadaltë të kërkesës agregate në treg. Gjithashtu, disa ekonomistë argumentojnë se rritja e kursimeve sjell një bum investimesh në momente të optimizmit të situatës ekonomike. Por jo vetëm qytetarët janë munduar të ekonomizojnë, pasi një tkurrje të shpenzimeve e shohim të reflektuar edhe në sektorin publik, si një hap për uljen e deficitit buxhetor, i cili që prej 3 muajsh qëndron i pandryshuar në nivelin 30.7 miliardë lekë. Ndërkohë, deficiti i llogarisë rrjedhëse rezulton këtë vit në gjendje më të mirë krahasuar me një vit më parë, ndikuar kjo pjesërisht edhe nga stina e verës që nxiti produktin vendas dhe stabilitet në deficitin tregtar, duke i mbajtur eksportet në nivele më të larta se importet. Eksportet në Shqipëri janë rritur me 31.7% normë vjetore përgjatë gjithë vitit, gjë që tregon për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve vendase në tregjet botërore, duke përforcuar kështu pozicionin e jashtëm të ekonomisë së vendit. Pra, kërkesa e huaj vazhdon të mbështesë rritjen e aktivitetit ekonomik të vendit. Mekanizmi mbrojtës i qeverisë për zgjerimin e hapësirave të lirisë ekonomike është mbështetur edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila gjithashtu ka qenë mjaft e vëmendshme në politikat e saj monetare dhe reagimet ndaj zhvillimeve ekonomike dhe financiare në tregjet globale. Politikat e ndjekura deri tani tregojnë se rritja ekonomike do të duhet të fokusohet tashmë në kërkesën e brendshme të ekonomisë: konsumin dhe investimet private. Ulja nga Banka e Shqipërisë në muajin shtator të normës bazë të interesit me 0.25 pikë, ka për qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme në vend për rritjen e aktivitetit ekonomik, duke i shërbyer në të njëjtën kohë objektivit për ruajtjen e inflacionit në periudhën afatmesme. Këto masa proaktive do t’i vijnë në ndihmë edhe sektorit bankar në Shqipëri, i cili, ndonëse e ka rritur ritmin e kredimarrjes, po përjeton një rënie në cilësinë e portofolit të kredimarrjes. Pra, për të luftuar kundër problemeve me të cilat përballen tregjet sot, janë ndërmarrë masa parandaluese që konsistojnë në përdorimin e të njëjtave mekanizma si më parë, por në mënyra të ndryshme. Në zhvillimet e kohëve të fundit në kursin e këmbimit të monedhës, çmimi i karburantit ka qenë një faktor kryesor në presionet për dobësimin e lekut, me efektin më të madh reflektuar në ngadalësimin e konsumit. Gjithsesi, zhvillimet në ekonominë shqiptare do të vazhdojnë të prodhojnë presione të dobëta inflacioniste, të kontrolluara këto në afat kohor të mesëm. Përsa i përket ekonomisë globale, në kushtet e një ngadalësimi ekonomik dhe çmimeve në tendencë rënieje të aksioneve, inflacioni në këto tregje nuk mund të jetë prioritet. Por këto presione të ekonomisë botërore nuk do të cenojnë ekonominë e Shqipërisë. Prioriteti i qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë mbeten pritjet e agjentëve ekonomikë për inflacionin, kontrolli i temperaturës së ekonomisë dhe vendosja e balancave në tregtinë e jashtme. Megjithëse progresi mund të vijë me hapa të ngadalshëm dhe të qetë, zgjidhjet afatgjata për reformat strukturore të realizuara po ecin me shpejtësinë e duhur. *Drejtor i Fondeve Kombëtare, Ministria e Financave

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

2 Komente per “Ekonomia shqiptare, si përballohen sfidat?”

  1. Koment,
    Analiza e juaj nuk mund te jete objektive sepse nuk jeni vezhgues i paanshem.
    Por harroni qe Shqiperia nuk krahasohet me ato vende qe ju rreshtoni, te cilat nuk e mbshtetin “rritjen” mbi para te pista nga cdo ane e botes sic eshte bere vendi yne nen bekimin e cdo qeverie. Ketu flitet vetem me shifra % te GDP dhe jo me vende pune sic i mat SHBA e te tjere. Por pjata e shqiptarit nuk mbushet me % sic spekulloni ju.

  2. E zbulova se te degjon ty Berisha ne teorite idjote se presionet e ekonomisë botërore nuk do të cenojnë ekonominë e Shqipërisë.Shkemb graniti mbeti shqiperia!!!!!

Beni nje Koment


8 + = 10

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy