PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Kronike » “Banda e Durrësit, vrasjen e Dishës e urdhëroi Klodian Saliu”

“Banda e Durrësit, vrasjen e Dishës e urdhëroi Klodian Saliu”

“Banda e Durrësit” në gjyq

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dje dënimin me 25 vjet burg dhe 800 mijë lekë gjobë për Bujar Gashin, një nga të akuzuarit si “anëtar” i bandës së Durrësit, i gjykuar në një proces të veçuar. Sipas Prokurorisë, nga shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar e provuar fajësia e të pandehurit Gashi për “vrasje me paramendim”, në kuadër të “organizatës kriminale”. Gashi akuzohet për përfshirjen e tij në një nga episodet kriminale të “bandës”, atë të vrasjes së Dritan Dishës. Sipas akuzës, viktima Disha ishte vënë në “shënjestër” të “bandës” pas vrasjes së Mehmet Saliut në vitin 2000, i cili ishte i afërm i Gashit dhe i të pandehurit tjetër të bandës, Lulzim Berisha. Referuar pretencës prej 22 faqesh të lexuar dje nga prokurori Anton Martini, eliminimi fizik i Dritan Dishës ishte vendosur në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Saliut, pasi Disha i përkiste një grupi kundërshtar. Bujar Gashi u gjykua i veçuar nga të pandehurit e tjerë të “bandës”, pasi kur filloi procesi ndaj tyre, ai ende nuk ishte identifikuar nga Prokuroria. Ai u arrestua në Itali dhe më pas u ekstradua drejt vendit tonë në vitin 2009. Në vijim rrëfehet episodi i vrasjes së Dritan Dishës, referuar konkluzioneve të Prokurorisë për Krimet e Rënda. VRASJA E DISHËS Bujar Gashi, së bashku me të pandehurit Endrit Dokle, Adriatik Coli, Indrit Taullai etj. shoqëronin në mënyrë të vazhdueshme shtetasin Klodjan Saliu dhe përmbushnin të gjitha detyrimet si anëtarë të organizatës kriminale, ndërsa vihej re një ftohje midis tij dhe të pandehurit Plaurent Dervishaj. Vrasja e shtetasit Marsel Sotira në vitin 1999, si drejtuesi kryesor i grupimit kundërshtar, kishte krijuar një farë lehtësimi e superioriteti për grupimin kriminal të drejtuar tashmë efektivisht nga shtetasi Klodjan Saliu, pasi i bashkëpandehuri Lulzim Berisha ndodhej i izoluar në burgjet gjermane. Megjithatë, bashkëpunëtorët e shtetasit të vrarë Marsel Sotira, si Erion Lame, Alban Selishta, Dritan Disha etj. rigrupoheshin me njëri-tjetrin e me shtetas të tjerë në Durrës, duke krijuar dukshëm një grupim përsëri të rrezikshëm për organizatën kriminale të mësipërme në ambiciet e tyre për të kontrolluar gjithçka e mbi çdo gjë. Në këtë situatë, më datë 06.07.2000, rreth orës 20:00 vritet shtetasi Mehmet Saliu, kushëri nga babai me të bashkëpandehurin Lulzim Berisha e kushëri i parë nga nëna me të pandehurin Bujar Gashi. Organizata kriminale e drejtuar prej shtetasit Klodjan Saliu, në analizë të të gjitha veprimeve të kryera nga autori i kësaj ngjarjeje, lëvizjeve të tij, karakteristikave trupore etj., si dhe nga të dhënat e tyre konfidenciale, arrijnë në konkluzionin se vrasja është kryer nga grupimi kundërshtar i tyre, e konkretisht nga shtetasi Erion Lame. Në këto rrethana, duke vlerësuar kontributin që shtetasi Mehmet Saliu e familja e tij kishin dhënë për organizatën në strehimin dhe informacionet e dhëna prej tyre, si dhe lidhjet familjare që i pandehuri Bujar Gashi e i bashkëpandehuri Lulzim Berisha kishin me këtë familje, u vendos hakmarrja për këtë vrasje dhe u përcaktua personi i përshtatshëm nga grupimi kundërshtar për t’u vrarë. Si i përshtatshëm në përzgjedhjen e organizatës u gjet shtetasi Dritan Disha me banim në lagjen “Shënavlash” të Durrësit. Ky shtetas ishte aktiv ndër anëtarët e grupimit kundërshtar, kishte siguruar disa të ardhura nga shpërndarja e lëndëve narkotike, kishte filluar një aktivitet privat etj. Pasi u vendos të vritej shtetasi Dritan Disha, organizata planifikoi vrasjen e tij në një ditë simbolike të vrasjes së shtetasit Mehmet Saliu, e konkretisht ditën e tretë të varrimit të tij, më datë 09.07.2000. ROLI I GASHIT Për të realizuar këtë vrasje, shtetasi Klodjan Saliu ndau detyrat, ku i pandehuri Bujar Gashi u ngarkua të ruante të gjitha lëvizjet e shtetasit Dritan Disha e të mbante me informacione rreth këtyre lëvizjeve atë. Si ekzekutor të kësaj vrasjeje, shtetasi Klodjan Saliu caktoi të pandehurit Adriatik (Dritan) Coli e Endrit Dokle, ndërsa si bashkërendues të veprimeve caktoi të pandehurin Indrit Taullai. Më datë 09.07.2000, shtetasi Klodjan Saliu thërret bashkëpunëtorët e tij Adriatik (Dritan) Coli, Endrit Dokle, Indrit Taullai e Bujar Gashi në shtëpinë e tij në lagjen “Spitallë” e jep udhëzimet e fundit për vrasjen. Në këtë shtëpi, të bashkëpandehurit Endrit e Adriatik pastrojnë dy armë automatike tip “Kallashnikov”, të cilat do të përdoreshin për të realizuar vrasjen e shtetasit Dritan. Fillimisht nga shtëpia e shtetasit Klodjan Saliu largohet i pandehuri Bujar Gashi, i cili vendoset tek shtëpia e Mehmet Saliut, që ndodhet në afërsi të lagjes së shtetasit Dritan Disha, nga ku mund të siguronte informacionin e fundit rreth lëvizjeve të shtetasit Dritan. Pas sigurimit të informacionit se shtetasi Dritan Disha kishte dalë vetëm nga shtëpia me makinën e tij tip “BMW” dhe kishte shkuar në drejtim të plazhit në një lokal, shtetasi Klodjan Saliu vendos të dërgojë në drejtim të vendit ku do të kryhej vrasja e shtetasit Dritan bashkëpunëtorët e tij Endrit Dokle, Indrit Taullai, Adriatik (Dritan) Coli e Bujar Gashi. Për t`i dërguar në drejtim të vendit ku do të realizohej vrasja, shtetasi Klodjan ka thirrur dëshmitarin E.Quka, i cili banonte te motra e tij, komshinj me Klodjanin. Dëshmitari E. kishte në përdorim një furgon të bardhë pasagjerësh që bënte linjën Spitallë-Plazh dhe përzgjedhja e tij nga shtetasi Klodjan kishte të bënte me faktin se lëvizjet me furgonin e tij nuk do të viheshin re dhe nuk do të krijonin dyshime. Dëshmitari Edmond në të errësuar ndalon para shtëpisë së shtetasit Klodjan Saliu dhe në furgonin e tij hipin, pasi dalin nga shtëpia e Klodjanit, i bashkëpandehuri Bujar Gashi e të pandehurit Adriatik (Dritan) Coli, Indrit Taullai e Endrit Dokle, të cilët ishin të armatosur me dy armë automatike “Kallashnikov”, si dhe një pistoletë. Nga shtëpia e shtetasit Klodjan Saliu në Spitallë, dëshmitari Edmond Quka me furgonin e tij dërgon të pandehurit tek shtëpia e shtetasit Mehmet Saliu në lagjen “Nish–Tulla” Durrës, duke u vënë në dukje praninë e armëve. Banesa e shtetasit Mehmet Saliu ndodhet në afërsi të banesës së vëllezërve të tij, pasi banesat e tyre janë të vendosura rreth njëra–tjetrës. Në këtë vend, të pandehurit marrin të dhënat e fundit lidhur me vendndodhjen e shtetasit Dritan Disha, i cili kishte dalë me autoveturën e tij nga shtëpia në drejtim të plazhit. Dëshmitari E. Quka i dërgon të pandehurit deri në afërsi të parkingut të makinave, që ndodhet në “Shënavlash” dhe i zbret aty, ndërsa vetë largohet për në drejtim të shtëpisë së tij, prej nga erdhi. Në këtë vend, të bashkë pandehurit Endrit Dokle e Adriatik (Dritan) Coli nisen me armë në dorë për te vendi ku do të goditej viktima Dritan, ndërsa i bashkëpandehuri Bujar e i pandehuri Indrit Taullai qëndrojnë në vend për të paralajmëruar ardhjen e viktimës Dritan. Pas disa çastesh, viktima Dritan Disha rikthehet me makinën e tij tip ”BMW” në drejtim të shtëpisë së tij e, pasi vihet re nga i pandehuri Bujar e i bashkëpandehuri Indrit, ky i fundit qëllon një herë në ajër me pistoletë, duke njoftuar kështu shokët e tij të bëhen gati për të vrarë viktimën Dritan. Sapo makina e viktimës i është afruar vendit ku ishin pozicionuar të pandehurit Endrit e Adriatik dhe ka marrë djathtas për të hipur mbi urën që e dërgonte në drejtim të shtëpisë së tij, është qëlluar me armë zjarri nga dy drejtime. Kështu, të pandehurit Adriatik (Dritan) Coli e Endrit Dokle qëlluan me dy armët e tyre automatike të tipit “Kallashnikov” në drejtim të viktimës Dritan, i cili ishte në timon dhe i vetëm në makinë. Nga këto goditje me armë zjarri, makina që drejtohej nga viktima në urë pëson një devijim djathtas dhe përfundon me kokë në kanal. I bashkëpandehuri Adriatik (Dritan) Coli ka përdorur dy krehra me fishekë në drejtim të viktimës dhe, pasi është siguruar ai dhe bashkëpunëtori i tij Endrit Dokle se objektivi i tyre u realizua, janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Nga vendi i ngjarjes të pandehurit Adriatik e Endrit largohen në këmbë për në drejtim të shtëpisë së shtetasit Klodjan Saliaj në Spitallë, Durrrës. Rrugës, të pandehurit hedhin dy armët automatike, që i përdorën për të kryer vrasjen e shtetasit Dritan Disha. Pasi mbërrijnë në shtëpinë e shtetasit Klodjan, Adriatiku e Endriti, aty mbërrijnë edhe i bashkëpandehuri Bujar Gashi e i pandehuri Indrit Taullai. Në këto çaste, në shtëpinë e Klodjanit ishte edhe i pandehuri tjetër Plaurent Dervishaj e të gjithë së bashku flasin për ngjarjen e ku të pandehurit Adriatik e Endrit tregojnë për mënyrën se si kanë kryer vrasjen e shtetasit Dritan Disha. Pas kësaj vrasjeje, i bashkëpandehuri Bujar Gashi ka vazhduar të qëndrojë i përfshirë në organizatë, derisa në muajin shtator 2000 arrestohet njëri prej drejtuesve të kësaj organizate, shtetasi Klodjan Saliu. Armand Bajrami

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


5 + = 11

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Surpriza e ditëlindjes… një qenush

28 Kor 2014/Nuk ka Komente/me shume »

Kali s’pyet për xhirime, bezdis kameramanin

28 Kor 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy