GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Argument » Biografia e plotë e Enverit. Ditari për Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun

Biografia e plotë e Enverit. Ditari për Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Enver Hoxha gjatë pushimeve në rezidencën e tij në Pogradec në vitet ‘60. Majtas, kopertina e librit të Blendi Fevziut

Blendi Fevziu dhe “UET PRESS” sjellin botimin e ri me dokumente dhe foto te panjohura per liderin komunist Ditarë, intervista, materiale arkivore… Një periudhë e gjatë kërkimesh, deri në formimin e pazëllit, i cili gjithmonë do të ketë pjesë të munguara. Megjithatë, gazetari Blendi Fevziu arrin të na japë ndoshta pamjen më të plotë të dhënë deri më sot për ish-diktatorin komunist. “Enver Hoxha”, kështu titullohet libri biografik që gazetari e sjell për lexuesin si një botim i “UET Press”, nën redaktimin e Aurel Plasarit. Biografia e Fevizut rrok 76 vitet e jetës së diktatorit. Ai nis me dimrin e jetës së tij, me ditët e fundit, kur komunikimi me botën përreth ishte bërë fare i zbehtë. Ai vetë i ngjante një kufome, ndërsa njerëzit përreth i ngjanin si hije. Ajo çka ndoshta pyesnin të gjithë ishte: Çfarë mendon? E vështirë të kuptoje se çfarë i shkonin nëpër mend njeriut që mbante në ndërgjegje mijëra viktima, që nga njerëzit e tij më të afërt, tek ata më të parrezikshmit e periferikët. Jeta e ish-diktatorit zë fill në vitin 1908. Siç na tregon Fevziu, ditën e saktë të lindjes, nuk e di askush. Ka shumë variante për të, por në histori mbeti dita, që vetë ai e festonte si ditëlindjen e tij. Të gjitha të dhënat e ardhura deri më sot, deri edhe kujtimet e lëna nga vetë diktatori, dëshmojnë për një fëmijëri normale në qytetin e Gjirokastrës, në një familje të thjeshtë, së cilës ai vetë donte t’i jepte një lloj rangu, që në të vërtetë nuk e kishte. Adhurim për Baba Çenin (xhaxhain), një lënie në hije e pakuptueshme e të atit, Halilit, asnjë dhunti apo talent i jashtëzakonshëm, asnjë prirje për lider, as në fillore dhe as në Liceun e Korçës, ku shokët e tij të klasës ishin shumë më të hedhur se ai… Kush më shumë apo kush më pak, të gjithë patën një fund tragjik, përfshi dhe të vetmen vajzë, Sabiha Kasimatin, e pushkatuar për vënien e bombës në Ambasadën Sovjetike dhe nga sa kujtojnë bashkëkohësit “tallej shumë me Enverin”. Dhe diktatori i ardhshëm do t’i mbante vëth në vesh të gjitha. Të njëjtin fat do të kishin edhe ata që do të dilnin rrugës gjatë studimit në Montpelie, apo jetës në Paris. Me ndihmën e Eqrem Libohovës, ministër i Jashtëm i Mbretërisë, të cilin më vonë Hoxha do ta dënonte me vdekje, në mungesë, arrin të fitojë një bursë studimi për botanikë, për të cilën siç e thotë edhe vetë, nuk kishte ndonjë interes. Madje, ai nuk kishte asnjë lloj interesi për shkollën, të cilën nuk e mbaroi kurrë. Por duket se brenda këtij njeriu që nuk shfaqte asnjë interes të dukshëm fshiheshin ambicie të mëdha, të cilat do të shfaqeshin hapur pas kthimit të tij nga Franca, ku jetoi 5 vjet. Vitet do të rridhnin shpejt dhe me ndihmën edhe të fatit, Enver Hoxha do të përvijonte figurën e liderit. Fevziu e ndjek jetën e diktatorit hap pas hapi, duke iu referuar gjithë materialit dhe dëshmive të mundshme. Hoxha do të bëhej themelues i Partisë Komuniste Shqiptare, do ta drejtonte atë, do të niste menjëherë luftën ndaj të gjithë atyre që e rrezikonin, një luftë brenda llojit, për eliminimin e rivalëve politikë, që do të vazhdonte gjatë gjithë jetës së tij. Pasi eliminoi të gjithë ata që i rrezikonin pushtetin, duke i quajtur “armiq të popullit”, “poliagjentë”, “antijugosllavë”, “antisovjetikë”, anti…, vdiq në moshën 76-vjeçare, duke ia lënë stafetën Ramiz Alisë, i cili jetoi edhe 25 vjet pas tij, duke përjetuar ndërrimin e sistemeve dhe rrëzimin e mitit të diktatorit. Nga libri prej gati 400 faqesh, i ndarë në 25 krerë, kemi përzgjedhur njërin, ku rrëfehen disa nga eliminimet më të bujshme mes radhëve të partisë, që janë ato të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut e Feçorr Shehut. Fevziu ofron edhe pjesë nga ditari i Enver Hoxhës, ku ai i bën një portret Kadri Hazbiut. E konsideron “shok të mirë” atë që shumë shpejt do ta quante armik. Pjesë nga libri Eliminimet e fundit Enver Hoxha ishte duke ngrënë mëngjesin rreth orës 8.30, kur Ramiz Alia mbërriti në shtëpinë e tij. Ishte data 18 dhjetor 1981. Alia kishte marrë atë mëngjes një telefonatë nga Ali Cene, shefi i eskortës së Kryeministrit, i cili e njoftonte se Mehmet Shehu ishte gjetur i vdekur në dhomën e gjumit, me gjasë i vetëvrarë me një pistoletë “Makarov”. Shoqëruesi kishte shtuar se mbi komodinë ishte lënë një letër konfidenaciale që i drejtohej Enver Hoxhës. Mbi letër, me shkrimin e kryeministrit, qe shënuar porosia që ajo t’i jepet Shokut Enver në dorë. Ramiz Alia i kishte dhënë porosi që të njoftonte ministrin e Punëve të Brendshme dhe që askush të mos e prekte trupin. Në të gjitha intervistat e mëpasme njeriu që pasoi Hoxhën në krye të PPSh ka dhënë dhe jep po atë version. Sipas tij ishte vetë Hoxha që e nxiti të fliste duke i thënë: -Do të mbarojmë shpejt mbledhjen e Byrosë. Do të dëgjojmë fjalën e Mehmetit dhe unë jam dakord me atë që propozuat edhe ju. Ne kishim propozuar vërejtje, kaq. -S’kemi ça mbarojmë. Ai vrau veten, i thashë. Ai shtangu. Ishte shumë befasuese për të. -Pse e vrau veten? Ça pati?, më tha. Nuk e priste, sepse në mbledhje nuk pati ndonjë arsye. Të tërë shokët diskutuan. Natyrisht kritika kishte për të, por konkluzioni ishte t’i bënim një vërejtje”. Njerëzit e shërbimit që e kanë shoqëruar atë ditë janë të gjithë të bindur se Enver Hoxha nuk u befasua, por ishte tej mase i nervozuar. Gjithë zhvillimet e mëpasshme të bëjnë të besosh që, në mos pastë qenë vrasësi i Shehut, Hoxha ishte i sigurt që Shehu do të zhdukej atë ditë. Pa shumë komente dhe mbledhje ai nisi hetimin e ngjarjes. Ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu mbërriti në shtëpinë e Kryeministrit të vetëvrarë 30 minuta më vonë me porosi të drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës. Kishte vetëm një mision: të merrte letrën që ish-Kryeministri kishte lënë për të. Kur askush nuk e dinte se ç’qëndrim do të mbahej ende, Hazbiu u tha  familjarëve: “Gjesti i tij është i dënueshëm”. Një vit më vonë kjo vajtje me porosi në shtëpinë e Shehut iu numërua Hazbiut, tashmë të arrestuar, si bashkërendim në grupin armiqësor për të zhdukur gjurmët. Mbledhja e Byrosë vijoi normalisht, sikur Mehmet Shehu të ishte gjallë, dhe në seancën e mbrëmjes. Pamjet e kësaj mbledhjeje u transmetuan për herë të parë në vitin 2010, ndërkohë që ato të mbledhjes së të mbrëmshmes nuk janë gjetur ende. Byroja ishte duke dëgjuar fjalën e Hoxhës, të regjistruar në magnetofon, kur ky i fundit hyri në sallë. Në të vërtetë ishte duke ngjitur shkallët kur dikush njoftoi për ardhjen e tij. Zëri u ndërpre, salla u ngrit në këmbë dhe të gjithë njëherazi nisën të brohorisnin: “Enver Hoxha! Enver Hoxha!”. E para u shfaq hija e tij, pastaj ai vetë: i zbehtë, më shumë një kufomë, me një kostum të çelur dhe një buzëqeshje të rëndë. Pyeti: “Kush po fliste?” Salla ishte e ngrirë. Askush nuk e dinte se cili e kish radhën pas Kryeministrit. Iu përgjigj Ramiz Alia: “Shoku Simon”. Enver Hoxha bëri një shenjë të thjeshtë dhe filloi të flasë ngadalë. Nuk duket një fjalim i improvizuar, as një shpërthim oratorie nga ato që i ndodhnin shpesh. Ai filloi të elaboronte një tezë të tërë, sipas së cilës Mehmet Shehu kishte qenë “armik”, “agjent i rrezikshëm” dhe se vetëvrasja e tij lidhej me pamundësinë për të eliminuar atë vetë, Sekretarin e Parë të KQ të PPSh. Ku e mori vesh Hoxha në më pak se 6-7 orë që Shehu ishte armik dhe agjent? Si mund të arrihej në një përfundim të tillë pa bërë asnjë hetim? Përse Hoxha u kujtua ato momente për dokumentet që ruante prej vitit 1964 në kasafortë ku flitej për rekrutimin e Shehut nga Inteligjenc Servisi britanik gjatë Luftës? Asnjë nga këto pyetje nuk ka marrë përgjigje dhe askush nuk ka marrë mundimin madje as të merret me to. Arsyeja është krejt e thjeshtë: eliminimi i Shehut, qysh në mes të muajit shtator, kishte filluar të konsiderohej në Shqipëri si kronikë e një eliminimi të paralajmëruar. Mehmet Shehu u etiketua “tradhtar” qysh asaj mbrëmjeje, “agjent” i disa shteteve të huaja dhe historia filloi të pastrohej nga emri i tij. Ai u cilësua “agjent” i Inteligjens Servisit britanik, i Gestapos gjermane, i ORVA-s italiane, i Shërbimeve Sekrete franceze, i UDB-së jugosllave, i KGB-së Sovjetike dhe, në fund, në pamundësi për t’ia përmendur të gjitha Hoxha e përmblodhi me një epitet: “poliagjent”. Mesditën e datës 18 dhjetor 1981 dy oficerë të Sigurimit të Shtetit trokitën në derën e dhomës së Bexhet Pacollit, në hotel “Dajti”. Pacolli, që më vonë do të bëhej Presidenti i Kosovës, asokohe një biznesmen i ri përfaqësues i një kompanie zvicerane tekstili, ndodhej prej disa ditësh në Tiranë. Kishte një takim të rëndësishëm në “Tekno Import” atë ditë, por takimi nuk u bë kurrë. Oficerët i shpjeguan se ai duhej të linte Shqipërinë menjëherë dhe të largohej drejt Jugosllavisë. Me plaçkat e paketuara nxitimthi, ndërsa paguante dhomën, Pacolli vuri re se Hoteli i rezervuar vetëm për të huaj po zbrazej. Të gjithë të huajt që ndodheshin në territorin e Shqipërisë u dëbuan pa asnjë shpjegim deri në ora 20.00. Pacolli kishte mbërritur në Titograd, kur dëgjoi lajmin për vetëvrasjen e kryeministrit Mehmet Shehu: lajm që i referohej Televizionit Shtetëror Shqiptar. Ishte lajm i thjeshtë, me pak fjalë, ku thuhej se “si pasojë e një krize nervash” kryeministri Mehmet Shehu kishte vrarë veten. Vijonte një biografi e thatë e tij dhe vetëm kaq. TVSh vijoi programet normalisht duke transmetuar atë që kishte parashikuar që në fillim të javës: kinokomedinë “Ushtari i mirë Shvejk” në rubrikën “Teatri në Ekran”. Lajmi për eliminimin e Kryeministrit qe befasues, por trajtimi i tij i bindi shqiptarët që ky ishte vetëm fillimi. Në datën 19 dhjetor ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu u dërgonte një urdhër gjithë strukturave ushtarake, me të cilin i instruktonte të hiqnin menjëherë gjithë fotot e Mehmet Shehut, të gjitha citatet e shkruara në libra ose në qendra stërvitjeje dhe të ndërronin literaturën që i referohej atij. Nëse Mehmet Shehu realisht vrau veten apo atë e vranë, askush nuk di ta thotë. Kjo hamendje, që interpretohet në mënyra të ndryshme dhe ka mbetur peng i shumë skemave, vështirë se do marrë një përgjigje të prerë. Thënia poetike e Jevtushenkos “Në botë s’ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje” mbetet edhe shpjegimi më i mirë në këtë histori. Dy personat që mund të dëshmojnë se ç‘ndodhi realisht me Shehun, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, nuk folën kurrë dhe as duket të kenë në mend të flasin ndonjëherë. I treti, Kadri Hazbiu, do të ndëshkohej vetëm një vit më pas duke e marrë të fshehtën me vete. Ishte data 14 janar 1982 kur Enver Hoxha u ul për herë të parë në tavolinën e punës pas gati një muaji. Nuk thirri asnjë prej sekretarëve që regjistronin porositë, shënimet ose Ditarin dhe më pas ia çonin të zbardhur. Me gjasë, nuk donte që askush të  mësonte atë që ai po shkruante atë moment. Me dorën që i dridhej nisi të hedhë në një bllok me kuadrate disa shënime. Në faqen e parë shkroi: “Disa shënime për Kadri Hazbiun (Për veten teme si kujtesë)”. Punoi thuajse dy orë, një material prej 25 faqesh, njëfarë përsiatjeje për karrierën e Hazbiut, që mund të përmblidhet në këto paragrafë kyçe: “Kadri Hazbiu është shok i mirë, unë kam besim tek ai dhe është besnik i Partisë, këtë e ka treguar dhe e tregon në punë dhe në jetë. Është shok i dashur dhe i thjeshtë. Dëshiroj vetëm këtu për veten time të bëj këto shënime. Mehmet Shehun ai nuk e donte, e dënon si të gjithë ne si armik që ishte. Kadriu dhe në qeveri mbante, kur e gjykonte të gabuar, qëndrim kritik kundër Mehmetit. Dhe mua shpeshherë më kish vënë në korrent se nuk i kuptonte disa gjëra si shtroheshin dhe si zgjidheshin nga Mehmeti [...] Kadriu ka ardhur dhe më ka thënë se Mehmeti dhe Fiqiretja kishin hequr rojet e sigurimit në plazhin e Durrësit dhe Fiqiretja në mënyrë demonstrative i ftonte pushimtarët të kalonin në zonën e ndaluar. Kadriu e kish kundërshtuar këtë veprim dhe kish shkuar te Mehmeti. Vendimi i Byrosë nuk lejon të shkelet, i tha Kadriu. Mehmeti i qe përgjigjur “dakord, por mos e ekzagjeroni!” [...] Fiqireten s’e honepste dot dhe shumë herë e shfaqte [...] Kadriu me të gjithë shokët i çiltër, i dashur, kritika kur kishte i bënte hapët. Dhe është shok që i ka mendimet, i shtrin dhe i diskuton. Kur  vendosëm për arrestimin e Feçor Shehut, përpara Ramizit dhe Hekuranit ai sikur hezitoi në fillim duke thënë se mos na fut Fiqirete Shehu në qorrsokake [...] Mua më tha “duhet me pa se mos Hekurani nxitohet dhe në këto situata punonjësit të sigurimit pas kësaj ngjarjeje mund t’i këtë rënë ndopak morali”. I thaçë Kadriut se Hekurani vepron drejt e me kujdes. Ai këshillohet vazhdimisht me mua dhe me ti e me Ramizë [...] Dyshimet e Kadriut janë pa baza, pa prova, pa të dhëna. Pse i krijon?! [...] Kadriu është e vërtetë që erdhi dhe më tha që e vriste ndërgjegjja që propozoi Feçorin si ministër të brendshëm dhe se kur ka qenë ai (Kadriu) në Ministrinë e Brendshme nuk ka qenë shumë vigjilent dhe të zbulonte armiqësinë e puçistëve dhe të tjerë [...] Kurdoherë (3 herë) e kam qetësuar, e kam inkurajuar dhe i kam thënë se puna tënde në Ministrinë e Brendshme është e gjatë, e frytshme, me rezultate, por në punë dhe mund të gabojë njeriu [...] I kam thënë me vendosmëri dhe bindje të plote që  ndërgjegjen ta ketë të qetë: “Partia dhe unë dhe shokët kemi besim tek ti. Vuri gjoksin punës se punët janë të mëdha dhe armiku është i tërbuar dhe na godet. Duhet të shtrëngojë radhët”. Një ditë pas këtyre Kadriu erdhi dhe donte të më jepte një autokritikë të tinë me shkrim. I thaçë: “Ti autokritike ke bërë dhe të gjithë po bëjmë çdo ditë, pra s’është nevoja”. Ai më tha: “Të lutem, të ta lexoj”. Insistoi, e dëgjova. “Mirë, – i thaçë. – Por unë nuk e gjej të domosdoshme ta mbajmë këtu në KQ”. Ndonjë gjë të veçantë autokritika nuk kish. E këshillova dhe e qetësova përsëri. Kadriu është shok i mirë dhe punon. Këto gjëra i shënova si kujtesë për veten teme”. Nuk dihet nëse Enver Hoxha u rikujtua për shënimet e tij vetëm në vjeshtën e po atij viti, 1982, ose ai e kishte plotësuar me shënime të tjera dosjen personale për Kadri Hazbiun. Një gjë dihet: Kadri Hazbiu ishte piketuar të arrestohej që në fillim të vitit 1982 ose, me gjasë, vetëm pak kohë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, në mes të muajit dhjetor të 1981-it. Kadri Hazbiu u akuzua si pjesëmarrës në grupin antiparti të Mehmet Shehut. U arrestua në shtator 1982, menjëherë pasi Xhevdet Mustafa, një emigrant shqiptar i SHBA depërtoi në territorin shqiptar nga deti. I rrethuar nga forcat e Sigurimit të Shtetit, ai qëndroi me armë për afro 8 orë në një shtëpi vetëm 80 km larg Tiranës. U deklarua se Mustafa kishte ardhur për të eliminuar Enver Hoxhën dhe Kadri Hazbiu e dinte këtë. Madje ishte ai porositësi. Por Kadri Hazbiu u akuzua edhe se natën e 17 dhjetorit 1981 kishte shkuar në shtëpinë e Mehmet Shehut përpara se ky të vriste veten. U akuzua se kishte shkuar në shtëpinë e Shehut përsëri më 18 dhjetor paradite për të fshehur gjurmët e organizatës së tyre. Hazbiu rrekej më kot të sqaronte se natën e 17 dhjetorit, që nga mbarimi i mbledhjes së Byrosë e deri në mëngjes, kishte qenë në një ditëlindje bashkë me afro 30 vetë të tjerë. Ai u orvat më kot të sqaronte se mëngjesin e 18 dhjetorit atij i kishte kërkuar personalisht Hoxha që të shkonte në shtëpinë e Shehut dhe të merrte letrën që kishte lënë ky i fundit për të. Ministri i Mbrojtjes sqaroi se ai ia kishte dorëzuar letrën në dorë vetë Enver Hoxhës. Hazbiu i hodhi poshtë edhe akuzat se ishte grup me Feçor Shehun, por u detyrua të përballet me Fiqirete Shehun, e cila e torturuar dhe e shantazhuar, siç u dëshmua më vonë, deklaroi se ajo, Mehmet Shehu, Feçor Shehu dhe Kadri Hazbiu qenë pjesë e së njëjtës organizatë antiparti. Ndër të tjera Hazbiu u akuzua deri edhe për probleme që kishin lidhje me kohën e Luftës, për raportet me jugosllavët, sovjetikët dhe deri te detaje të parëndësishme si vendosja e një mikrofoni në Ministrinë e Mbrojtjes për të regjistruar mbledhjet që bëheshin në zyrën e tij etj. Në regjistrimet e Plenumit të KQ të PPSh, që analizoi punën dhe vendosi dënimin e tij, ka mbetur monumental një dialog me Hoxhën: “- Kadri, mban mend kur ke ardhur për raport në vilën e Dajtit? -Mbaj mend, shoku Enver? -Mban mend ç’vit ishte? -Nuk e mbaj mend mirë, ndoshta 67, ndoshta 68? -Të thirra unë apo kërkove ti? -Nuk mbaj mend shoku Enver! -Mban, mban mend. -Nuk e mbaj mend shoku Enver -Epo ky është problemi. Se ky është thelbi yt armiqësor!” Kadri Hazbiu u dënua me një gjyq publik. Përsëri shkaku real i dënimit të tij mbeti mister. Hamendësime të mëvonshme komentojnë faktin se, me vdekjen e Shehut, Kadri Hazbiu mbetej njeriu më autoritar në Byronë Politike dhe një pengesë e fortë për Ramiz Alinë. Ndër të tjera është përmend fakti që ai kishte kontrolluar për 30 vjet Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë pjesë që quhej pushteti i errët. Sido që të ishte, Kadri Hazbiu do të rezultonte një pengesë për Ramiz Alinë që ky i fundit të kontrollonte krejt pushtetin në Shqipëri. Me gjasë, pikërisht për këtë arsye u eliminua ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu, duke u pushkatuar më 1983 së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Feçor Shehu, me atë të Shëndetësisë Llambi Ziçishti dhe me funksionarin e lartë të Sigurimit të Shtetit Llambi Peçini. As shkaku i pushkatimit të Ministrit të Shëndetësisë nuk dihet, për arsyen e thjeshtë se ky nuk kishte as ndonjë rol zotërues në politikën shqiptare, madje as që qe aktiv në të. Shpjegimet e mëpasshme sqarojnë se ai u pushkatua ngaqë kishte shprehur habi për moskryerjen e autopsisë së Shehut. Zëra të tjerë thonë që ai është shprehur se, nga këqyrja e kufomës së Kryeministrit, dukej një rast tipik vrasjeje dhe jo vetëvrasjeje. Por të dyja hamendjen këto i takojnë memuaristikës dhe një shpjegim të qartë nuk e ka dhënë askush, përfshi edhe Ramiz Alinë, pasardhësin e Hoxhës. I pyetur në një intervistë televizive për këtë ngjarje, ai është përgjigjur thjesht: “Ashtu ishte ajo kohë, nuk u morr vesht mirë!” Një episod dramatik i atyre dënimeve ishte paraqitja para trupit gjykues e ish-Ministrit të Punëve të Brendshme Feçor Shehu. Punonjës i policisë sekrete dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme prej 40 vitesh, Feçor Shehu deklaroi se ndaj tij qenë ushtruar dhunë dhe tortura të tmerrshme, se ishte shtyrë të pranonte akuzën me pahir dhe se këtë gjë e denonconte. Kryetari i Trupit Gjykues, Aranit Çela, duke ndjekur fjalët e tij lëshonte vetëm nga një pasthirrmë ironike: “Ashtu, ë?! Ashtu, ë?! Ashtu, ë?!” Por Feçor Shehu nuk diti të jepte përgjigje kur po ky kryetar i Trupit gjykues e pyeti: “Nuk e dije ti që ushtroheshin tortura në burg?!” Feçor Shehu u akuzua si pjesëmarrës në të njëjtën organizatë me Kadri Hazbiun. Ai i pranoi akuzat në hetuesi, deklaroi atë që donin hetuesit, por i mohoi ato në gjyq. Akuza ndaj atij që kishte drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme prej dy vitesh dhe kishte qenë njëri prej njerëzve kryesorë të saj prej 30 vitesh, përbëhej nga një gjysmë flete e daktilografuar dhe e përgatitur nga prokurori i përgjithshëm i Republikës Rapi Mino. ALMA MILE

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

19 Komente per “Biografia e plotë e Enverit. Ditari për Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun”

  1. Dakort me te gjitha sa thua dhe analizon por duhet te heqesh disa paralele me cfare ndodh sot dhe analizat qe ben per opinonet e politikes se dites te jene me te njejtin standart. P sh. Me te drejte thua qe Enveri brenda nates i quajti Mehmetin nga besnik ne poliagjent por edhe Saliu me Jozefinen e quajten Bamirin njeri `Horr bulevardi`e tjetra “Celule antieuropiene“ E njejta pamje i njejti skenar, i njejti lincim.
    Shkruaj nje analize paralele sepse politka dhe sjellja e politikane ne vend nuk se ka ndryshime te medhe, keta politikanet aktuale vetem kane hequr “bojen e kuqe“ sepse ne thelb jane pasardhesit me te denje te Enverit, veprojne ne te njejten menyre e stadart ndeshkimi si ai. Leri pastaj ata politikane qe merr ne amisionin “Opinion“ te cilin une e ndjek me kenaqesi, qe nuk kane piken e “Undyres“ jane si papagalle te shefave te tyre tamam si antaret e PPSH.

  2. Sipas te gjithe veprimtarise Enver Hoxhes doli se vete ai ka qene poliagjent i gjitha agjenturavete te huaja,nje psikopat,nje antikombetar i cili ka qene direkt nje punetor i thjeshte i politikes Ruso-Jugosllave,etj…

  3. Ay ishte nje vampir teper i rrezikshem qe nuk ngopej me gjak gjithe jeten i etur i cmendur.Zoti na ruajt.

  4. tani qe na doli ky historiani ja hodhi shqiperia ska nevoje per histori e historiane se ky e saliu i dine te gjitha.dhe plasari si ndjekes i gjithe qeverive.

  5. Ky eshte nje liber bagatell dhe siamez(i njejt) me ato sajime te semura qe shkruante Enveri, apo sejmenet e tij per kundershtaret (armiqte) e partise. Po kete pozicion mban tani Saliu dhe perfituesit dhe te shperblyerit nga ai, si puna e Fevziut dhe kompani.Ku jemi? Asgjekundi. Bile ata qe kane qene te perkedhelurit dhe sejmenet e komunizmit, duke i perveluar keq kjo bejne nje zhurme maremendese, per tu dukur ndryshe. Por ne cdo hap qe hedhin, njerzit i shohin qe ata vene dhe zhyten dhe me thelle ne kete batak kundermues

  6. Per mendimin tim,Enverin diktator psikopat me shume se cdo gje e beri armata e madhe e shkrimtareve,artisteve e analisteve,te cilet arriten qe ne popull diktatorin ta konsideronin perendi.Ishin keta qe ja krijuan kultin e individit,kenget,teatrot,filmat,romanet,emisionet radiofonike e televizive dhe jo populli i thjeshte qe po hante barishte.Kjo armate jo vetem qe nuk eshte pakesuar por perkundrazi,eshte me agresive dhe me me shume mjete shprehese.A nuk eshte njejte gje kur na thone sot se te ardhurat per fryme jane 8 mije euro ne vit kur ne fakt njerezit nuk kane leke per ilace? (Po kush eshte ai qe i ka marre 8 mije eurot e mija xhanem).Enveri nuk shkoi fshat me fshat e shtepi me shtepi te ngrinte kultin e te bente diktatorin,ishte armata e madhe e zagareve te sulmit qe per dreq ne vendin tone sa vjen e shtohet.

  7. Liber i dobet. Ka mbledhur andej kendej intervista dhe i paraqet si liber.

  8. Driton Bakija Gjakove

    Gazetaqri ,i shquare dhe i talentuare,Blendi Fejziu ka botuare librine e tije,per ”Envere Hoxha,ku paraqete te dheneat e tije inedivuale qe e pershkruane historine sipas menyrese idologjike te tije,po ashtu ka edhe burime arekivore,po ashtu edhe njerzeit qe e njohine ,Enver Hoxhen sipas menyrese idologjike qe shprehin ata dashurine per,Envere Hoxhene,po ashtu edhe kuredeshtarete e tije ,qe shprehine mosepajtimine me te po ashtu edhe ata qe jane denuare qe ka pasur bindeje te ndrysheme dhe idologji qe ishite ne kuredeshetime e fryemene stalnsite te ,Envere Hoxhese.Pune te mbare ,Blendi Fejziu te uroje sukesese edhe botimet e ,tjera.

  9. Ashtu si Enveri mbrenda nates e quajti agjent Shehun.Po ashtu dhe Berisha sa kerciti (pisqolla)kallashi gerthiti nga zyra vrasesin e Hajdarit asht Mulosmani.Ma shpejt se brenda nates.
    Tashti,a ishin apo nuk ishin agjent te keshilloj ti therrasesh mendjes mbasi ne shtypin shqiptare lexojme veprimtarit agjenturore te shteteve qe kane hapur dosjet dhe na paraqesin si keto ne librin tend qe Enveri i eliminonte si agjenta vertetohen nga keto hapje dosjesh.
    Une jam mrekullue se cdohere ne 5 vjet mbinin agjenta qe i zbulonte kongresi monist.Mirpo sot lexoj sic e tregova ma nalt se keto agjente paskeshin qene vertet agjenta qe provohen nga hapjet e arkivave sekrete te shteteve dhe na i tregojne vete.
    Kam dhe nji merak.Pse nuk jeni ne gjendje te hapni dosjen e Hoxhes te bindemi te gjithe se kush ishte.I sherbente kujte apo vendit.Mbasi afrimet dhe largimet ne mardhenie mes shteteve jane loje e diplomaciese politike.Asht large mendesh te jesh udheheqes shteti i keputur ekonomikisht dhe te mos cfrytezosh momentin per te perfituar frymarrje oksigjen.Ne fund kur prekeshin interresat nacionale i’a vinte kufini tek thana.
    Keshtu qe duke u prishur me Kinen ngelme per te hanger barin qe kur te vdisnim te mos ekzistonte fare bari mbi toke.

  10. sa enveriste qe paska i marte me vehte o zot!!!!!
    sa turp!!!!!!!

  11. o Blendi Fef..nuk po jep gje te re i dime te gjitha.Biog…e plot e Enverit do te ishte mire mos ta shikonim ate emer te urryer por te shkruhej e Diktatori-kucédres-Biografi e plot -ku dihet biografija e atij krimineli gjak pires ai nuk ka biografi ashtu si nuk ka varre.Jam kurioz kush eshte ne fotografi me enver-lugatin

  12. Nje fotografi teper seksuale>Udheheqesi pothuaj i zhveshur i ka hedhur doren ne qafe nje mashkulli tjeter ndersa ky i fundit i ka mbeshtetur doren paksa mbi ate pjese qe e qujame vithe.

  13. ala sot vendi dhe populli vuan pasojat e bemave te atij gjakpiresi te pa ngopur me gjak.vrau njerzit qe i mendonte si rival,futi thenien e rense “DO TE HAM ME LUGE FLORIRI”,dhe me vone “cpiku” tufat e bagetive,kombinatin e elbasanit etj.
    ate e zgjodhi M.Popovici dhe D.Mugorca per ti sherby interesave te jugosllavis,e zgjodhen ate pse e pane qe ishte i idiot,i etur per pozit.

  14. Edhe ky fevzua, u kujtua mbas 20-vjetesh,te na nxjere kete liber,qe po na “hape” syte se kush ishte enveri??????!!!!!!!,thua se enveri jetonte ne kine,dhe ne nuk e njihnim?.

  15. Ku jan

    Ku jane ” poetet e medhenj ”.qe i thuren lavdi dhe e zhndruan diktatorin ne idhull te kombit , qe baltosen historine , qe perbuzen e tallen me neveri njerzit eshtypur ,pse ndali pena e tyre ne demokraci ?
    Kjo tregon se ata i kane sherbyer me zell diktatures .

  16. Ky liber eshte edhe nje deshmi, per te gjithe shqiptaret e Shqiperise etnike dhe diaspor, qe reflekton thirrjen-kurre me mos te mbretroje ideologjia mbi kombin atdheun dhe lirine tane! Ky liber çjerre maskat,te cilat shume kush do te deshironte te mbesnin te perhershme,per te fshehe marrezine absurde,absolute te nje regjimi stalinist-enverist. Autorin e pergezoj per punen dhe kurrajon e treguar,ne nxjerrjen e kesaj Biografie per lexuesit,te cilet jane mjaft kurreshtare.

  17. Ky liber ka vlerat e veta dhe duheshte nje liber i ketij lloji per te vene ne dijeni shume shqiptare qe e kane adhuruar komandatin e krimeve. Sidomos shqiptaret qe kane jetuar jashte trojeve te shqiperise e kane konsideruar si nje shpetimtar te gjithe shqiptarve, per kete paradoks te vjen per te qeshur dhe qare. por ajo pjese e shqiptarve qe pati fatin te jetoj jashte kufijeve te sketeres propoganda e kuqe qe aq e madhe sa qe i verboi menderisht ata dhe ata duke e pasur mendjen tek shqiperia meme u bene rrob te asaj pseudo ideollogji. ideollogjia e te fortit mbi te dobtin. Kjo ideollogji tendoi te zhdukte cdo gje shqiptare dhe provoi te ndroje historine e nje populli me te vjeter te ballkanit me terma dhe teori te reja duke ja pershtatur interesave te tyre kriminale,(kjo eshte edhe nje arsye zhdukja e kishave dhe xhamijave) tendoi te krijoi njeriun e ri te paisur me vyrtytet me negative te krijeses njerezore. Koha e zgjatur pothuajse gjysem shekulli arriti pjeserisht qellimit dhe tashti qe te eleminohet demet e krijuara nga kjo murtaje do duhen me teper se njeqind e pesedhjet vjet, per te arritur aty ku duam. Pasqyre jane ngjarjet e perditeshme ne shqiperi si lufta midis dy partive kryesore si edhe lufta brenda perbrenda fraksioneve te ndryshme ne partite qe perfaqsojne vendin tone. Ne nje forme ose tjeter mentaliteti i asaj periudhe me hir e me pahir eshte bere pjese e jetes ne jemi edukuar ashtu edhe ashtu do vdesim Brezat e ardheshem duke studjuar sidomos ne boten perendimore do te ndryshojne dhe do ta cojne shqiperine ne ate vend ku e meriton dhe mbase ne ate moment te gjithe shqiptaret do te jene bashe nen nje shqiperi etnike.

  18. po filloj te mesoj per ish_diktatorin paska qen vertet nje njeri negativ dhe me shume fytyra

Beni nje Koment


+ 8 = 10

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy