PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Sociale » “Osteoporoza, një sëmundje e heshtur”

“Osteoporoza, një sëmundje e heshtur”

Dr. Artan Bano është diplomuar në Athinë në specialitetin e Ortopedisë me përvojë shumëvjeçare në fushën e traumës ortopedike, kirurgjisë së shtyllës kurrizore, si dhe në rikonstruksionin e artikulacioneve të supit, koksofemoral dhe të gjurit. Është bashkëpunëtor shkencor i Departamentit të Ortopedisë së Spitalit Universitar të Kretës dhe autor i një sërë botimesh shkencore. Gjatë vitit akademik 2009-2010 u specializua në trajtimin artroskopik dhe të hapur të patologjive të artikulacionit të krahut pranë Reading Shoulder Unit - United Kingdom. Sot ushtron profesionin e mjekut kirurg ortoped pranë Spitalit Hygeia Tiranë).

Dr.Artan Bano, kirurg ortoped në Spitalin Hygeia Tiranë, flet për shkaqet e osteoporozës dhe se si trajtohet; gjithashtu si të zvogëloni faktorët e riskut për zhvillimin e osteoporoses, si edhe sugjerime për diagnozën dhe trajtimin Doktor Bano, çfarë është osteoporoza dhe si shfaqet ajo? Osteoporoza është një gjendje në të cilën kockat dobësohen dhe mund të thyhen më lehtë. Kockat janë inde të gjalla dhe me kalimin e kohës nuk kanë mundësi që të rigjenerohen, kështu që fillojnë të dobësohen. Kjo ndodh tek të gjithë, por kur kockat fillojnë të dobësohen shumë shpejt, kjo gjendje quhet osteoporozë. Zakonisht nuk shfaqet me shenja klinike, dhe për arsyen se në shumicën e rasteve zbulohet pas një frakture që ndodh nga një aksident i vogël ose një rrezimi në tokë. Frakturat më të shpeshta ndodhin ne kyçin e dorës, në artikulacionin koksofemoral (ngofje) dhe në vertebrat e shtyllës kurrizore. Në këtë të fundit, trupat e vertebrave humbasin lartësine dhe pacienti fillon të kërruset dhe të shkurtohet gjatësia e trupit. Te cilët njerëz shfaqet më shpesh osteoporoza? Shfaqet shumë shpesh te gratë, kryesisht pas menopauzës, por mund të shfaqet dhe te burrat. Njerëz që mund të shfaqin osteoporozë janë ata që kanë faktorë rreziku të lartë. Ndër faktorët kryesorë të rrezikut përmenden: • Gjinia femër, sidomos pas një menopauze të hershme (para moshës 45 vjeç) • Mosha (rreziku rritet pas moshës 50 vjeç) • Insufiçienca e hormoneve (kryesisht të estrogjenit) pas heqjes kirurgjikale të ovareve ose te mitrës • Anamnezë familjare osteoporoze (disa pacientë me patologji të lindura si p.sh osteogenesis inperfecta janë në rrezik të lartë për të vuajtur nga osteoporoza) • Fiziku i imët • Mungesa në ushqyerje (marrje jo adekuate e kalciumit apo e vitaminës D) • Ushtrimi fizik i pamjaftueshëm, jeta sedentare apo qëndrimi i gjatë shtrirë • Përdorimi i tepërt i duhanit, mishit, alkoolit dhe kafesë • Përdorimi i zgjatur i disa medikamenteve si p.sh kortizoni (më shumë se 3 muaj) Si kryhet diagnoza e osteoporozës?

Spitali Hygeia Tiranë

Diagnoza e osteoporozës mund të bëhet shumë thjesht me metodën e matjes së densitetit kockor (DEXA), një metodë kjo diagnostikuese, e cila përdor një tip special të rrezeve X për matjen e masës kockore të trupit. Kjo metodë përdor rrezet X, ndërkohë që doza që merr pacienti/ja është shumë e vogël. Krahasohet me më pak se 1/10 e dozës që merr dikush gjatë një radiografie toraksi dhe është më e vogël se doza ditore e rrezatimit që merr gjithsecili nga ambienti rrethues. Matjes së densitetit kockor duhet t’i nënshtrohen: • Gratë nga mosha 65 vjeç e lart • Gratë nën moshën 65 vjeç me faktorë rreziku për shfaqje frakturash • Gratë gjatë menopauzës, të cilat kanë faktorë rreziku për shfaqje frakturash, si p.sh. fizik i imët, anamnezë frakturash të mëparshme • Burrat e moshës 70 vjeç e lart • Burrat nën 70 vjeç por me faktorë rreziku për shfaqje frakturash • Pacientë me patologji që shoqërohen me masë kockore të ulët ose me pakësim të masës kockore si p.sh patologji kronike infektive të zorrës së trashë (koliti), sëmundje reumatizmale, diabeti, hipertiroidizmi • Pacientë që marrin medikamente të cilat mund të ulin masën kockore, si p.sh kortizoni • Pacientë të cilët marrin trajtim për masë kockore të ulët dhe kanë nevojë për vlerësim të rezultateve të trajtimit të tyre Matja e densitetit kockor është një metodë rezultative për diagnostikimin dhe vlerësimin e shkallës së rëndesës së osteoporozës. Megjithatë, saktësia e saj mund të preket në rastet e pacientëve me fraktura në shtyllën kurrizore ose nga prezenca e ndryshimeve degjenerative hipertrofike të vertebrave. A ka njerëz që nuk duhet t’i nënshtrohen matjes së densitetit kockor? Ka disa njerëz të cilët nuk mund t’i nënshtrohen matjes së densitetit kockor. Ata janë: • Gratë shtatzane • Pacientë të cilët u janë nënshtruar së fundmi ekzaminimeve të tjera diagnostike ku është perdorur lëndë kontrasti,  si p.sh barium apo gastrografi • Pacientë të cilët kanë kryer më parë, në të njëjtën ditë, shintigrafi të kockave Zakonisht ekzaminimi  bëhet në zonën lumbare të shtyllës kurrizore dhe në një ose në të dy artikulacionet koksofemorale. Nëse nevojitet, mund të bëhet dhe në pjesë të tjera të trupit apo në të gjithë trupin. Është e rëndësishme të mbahet mend që: ekzaminimi të kryhet çdo herë me të njëjtën aparaturë (nëse është e mundur në të njëjtën klinikë) dhe në të njëjtën periudhë kohore. Si interpretohet matja e densitetit kockor? Matja e densitetit kockor mund të rezultojë: NORMALE: Rreziku për frakturë kompresive është i vogël. OSTEOPENI: Kocka është më pak e fortë në këtë gjendje, por rreziku për frakturë kompresive vazhdon të jetë i ulët. Gjithsesi ju duhet të mendoni se si të ulni apo përmiresoni faktorët e rrezikut. OSTEOPOROZË: Ekziston rrezik për frakturë dhe ju keni nevojë për trajtim mjekësor. Nëse osteoporoza diagnostikohet pas një frakture kompresive të kolonës vertebrale, koksofemorale apo të kyçit të dorës, atëherë do të trajtohet fillimisht fraktura dhe më pas osteoporoza. Për trajtimin e frakturës, ju mund të keni nevojë për një ortoped. Disa tipe frakturash mund të kenë nevojë për reponim dhe fiksim. Si trajtohet osteoporoza? Trajtimi i osteoporozës është kompleks dhe i vështirë. Çdo pacient është i veçantë, dhe si i tillë duhet trajtuar. Kjo kërkon që të studiohen mirë nga ana e mjekut specialist karakteristikat e pacientit, shkaku i osteoporozës, rezultati i trajtimit. Kujdes: medikamentet që përdoren për trajtimin e osteoporozës mund të shkaktojnë në pacientë të veçantë komplikacione serioze. Roli i Kalciumit, i Vitaminës D dhe diellit është shumë i rëndësishëm. Nevojat ditore të pacientëve nën terapi medikamentoze të osteoporozës janë 1,000-1,200 mg Kalcium dhe 800 IU Vitaminë D. Kjo e fundit prodhohet kur trupi ekspozohet nën rrezet e diellit. Ndër medikamentet mund të përmenden shumë dhe secili prej tyre ka një përdorim të caktuar. Rekomandohet të ndërpritet duhani, alkooli i tepërt. Rekomandohet gjithashtu gjimnastika si psh. ecja dhe vrapi i lehtë. Mjekimi i një gjendjeje osteoporotike  të avancuar i ngjan një shtëpie të djegur që në fund i hidhet një kovë ujë. Mbani mend: Parandalimi është terapia më e mirë! Doktor Bano, nesër është Dita Ndërkombëtare e Osteoporozës. Çfarë ka organizuar Spitali Hygeia Tiranë për këtë ditë? Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Osteoporozës, stafi i Spitalit Hygeia Tiranë ka organizuar një konferencë për publikun, e cila do të zhvillohet nesër, në dt. 20 tetor, ora 17:00 në sallën e konferencave të Spitalit Hygeia Tiranë. Tema e konferencës do jetë “Të njohim Osteoporozën”. Të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë në këtë sesion informativ nga mjekë të specializuar të Spitalit Hygeia, ku secili nga pjesëmarrësit do të përfitojë FALAS një matje të dendësisë kockore. Le të ndërgjegjësohemi të gjithë për rëndësinë e parandalimit të osteoporozës, kësaj sëmundjeje të heshtur por me pasoja aq të rënda për shëndetin.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per ““Osteoporoza, një sëmundje e heshtur””

  1. ju pershendes tema ishte e qelluar dhe shum mir e shtjelluar.Un kam rastin qe para 3 javesh nena ne moshen 70 vjeq nga osteoporoza e heshtur esht konstatuar qe ka fraktur kompresive Th 12 kisha pas deshir qe permes postes elektronike te kontaktoi Dr Artan Bano Kirurg Ortoped qe ka mundsi

Beni nje Koment


9 + = 15

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy