GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Argument » Provimi i shtetit, gati dosjet e 700 kandidatëve

Provimi i shtetit, gati dosjet e 700 kandidatëve

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Janë rreth 700 profesionistë të rinj të shëndetësisë, të cilët japin këtë vit provimin e shtetit. Të dhënat vijnë nga urdhrat përkatës të Mjekut, Farmacistit dhe Infermierit. Do t’i nënshtrohen testimit të gjithë ata që kanë mbaruar një vit më parë në degët përkatëse dhe kanë kryer praktikën profesionale. Nga sa bën me dije Urdhri i Mjekut vetëm pranë kësaj strukture janë regjistruar 200 mjekë dhe stomatologë të rinj. Afati i fundit për ata që nuk e kanë kryer këtë procedurë të detyrueshme do të jetë data 26 tetor. Ndërkohë që pranë Urdhrit të Infermierit janë regjistruar rreth 400 kandidatë dhe 100 të tjerë pranë Urdhrit të Farmacistit. Provimi i shtetit është kusht për ushtrimin e profesionit dhe në rast se kandidatët ngelin, deri vitin që vjen, kur do të ritestohen, nuk mund ta ushtrojnë profesionin e tyre. Sipas presidentit të Urdhrit të Mjekut, Dine Abazaj, çdo i diplomuar ka të drejtë ta japë provimin të paktën 5 herë. Sipas tij, interesimi i kandidatëve ka qenë i madh. “Pjesa më e madhe e të diplomuarve janë regjistruar. Në qoftë se ata nuk e kryejnë praktikën ose kanë kryer praktikën dhe nuk kalojnë provimin e shtetit, nuk kanë të drejtë ta ushtrojnë profesionin. Provimi i shtetit jepet deri në 5 herë. Nëse nuk e merr dhe herën e pestë provimin, edhe pse ka diplomën, një kandidat humbet të drejtën për ta ushtruar profesionin përfundimisht”, është shprehur Abazaj. Ndërkohë, për disa profesione nuk ka ende të dhëna sa është numri i të regjistruarve. Provimin e shtetit do ta japin, përveç të diplomuarve në mjekësi, farmaci e infermieri, edhe juristët, fizioterapistët, arkitektët, inxhinierët e mësuesit. Testimi dhe vlerësimi Testimet e para për provimin e shtetit do të kryhen në muajt nëntor-dhjetor, ku deri në këtë afat duhet të kenë shlyer detyrimet e ndjekjes së praktikës profesionale për një afat kohor prej gjashtë muajsh. Veçanërisht për profesionet mjekësore, rregullorja përcakton që frekuentimi i praktikës do të jetë i ndryshëm për të diplomuarit dhe ata që janë në proces diplomimi. “Pjesëmarrja në provimin e shtetit me shkrim dhe me gojë lejohet vetëm nëse kandidati ka marrë provimin e diplomës universitare”,  thuhet në rregullore. Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten një sërë dokumentesh, duke filluar nga karta identitetit e deri te fatura e pagesës së provimit të shtetit. Tarifat e provimit vijnë në rritje për kandidatët që e japin për të disatën herë provimin. Kështu, kush e jep për herë të parë këtë provim, paguan 30 000 lekë; kush e jep për herë të dytë, 50 000 lekë. Kandidatët kanë të drejtë ta japin deri në 5 herë provimin dhe për këtë radhë tarifa shkon jo pak, por plot 120 000 lekë. Ministria e Arsimit do të publikojë programet orientuese të provimit të shtetit dy muaj para se të jepen provimet. Vlerësim i kandidatëve do të bëhet me pikë. Kandidatët duhet të grumbullojnë më shumë se 50 pikë nga 100 të mundshme. Është detajuar edhe shkalla e vlerësimit për notat e tjera. Në të kundërt, duhet ta rijapin sërish provimin. Sipas rregullores, kandidati regjistrohet në provimin e shtetit me shkrim dhe me gojë, menjëherë pas diplomimit, pranë urdhrit profesional përkatës. Kërkesa për regjistrim bëhet me shkrim. Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim pranë AKP-së brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, kërkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Shtetit. 10 profesione nuk mund të ushtrohen pa dhënë provimin e shtetit. Ligji i miratuar rreth 2 vjet më parë përcakton se edhe pse me një diplomë të arsimit të lartë, pa marrë notë kaluese në këtë testim, është e jashtëligjshme të punohet. 30 mije lekë do të paguajë kush e jep për herë të parë provimin e shtetit. Tarifat do të vijnë në rritje. Kandidatët kanë të drejtë ta japin deri në 5 herë provimin dhe për këtë radhë tarifa shkon jo pak, por plot 120 000 lekë. Provimi i shtetit Shkalla e vlerësimit: Nota 10                    95-100 pikë. Nota 9                      85-94 pikë. Nota 8                      75-84 pikë. Nota 7                      65-74 pikë. Nota 6                      55-64 pikë. Nota 5                      50-54 pikë. Nota 4                     më pak se 50 pikë. Profesionet - Mjekët - Farmacistët - Infermierët - Mamitë - Fizioterapistët Kërkesës për regjistrim duhet t’i bashkëngjiten dokumentet: - Formulari i aplikimit - Fotokopje e letërnjoftimit - Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare e kërkuar nga autoriteti kompetent për profesionin respekti - Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës, e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë - Dëshmia e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (ose fotokopje e noterizuar e saj), e lëshuar nga UP-ja ose në mungesë të UP-së, nga autoriteti kompetent për kryerjen e praktikës, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja. Për kandidatët e programeve të studimeve në mjekësi, stomatologji, farmaci, infermieri, mami dhe fizioterapi kërkohet edhe dëshmia e kursit të ndihmës së shpejtë - Raporti mjeko-ligjor - Dëshmi penaliteti - Vërtetim nga Prokuroria që nuk është në ndjekje penale - Fatura e pagesës për provimin e shtetit - 2 fotografi të formatit të pasaportës ZIRINA LLAMBRO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

2 Komente per “Provimi i shtetit, gati dosjet e 700 kandidatëve”

  1. NE TE VERTETE DUHEN TESTUAR CDOKUSH QE PUNON NE SHENDETSI DHE DREJTESI,SE KA PLLAKOSUR INJORANCA NE KULMIN E SAJ,LEK,LEK DHE VETEM LEK NJOHIN KY NIVEL I PUNSUAR NE KETO DY ISTUTICIONE,PROFESIONISTET E VJETER JANE STRUKUR NGA VRRULLI QE KANE MARRE TE PUNSUARIT E RINJ,POR NE PUNE JO NE MOSH,MIRE DO TE ISHTE QE TE MOS KATANDISESHIM DERI KETU POR KY QE FATI I SHQIPRISE DHE SHQIPTARVE,QE TI DREJTOJE INJORANCA E THELL….

  2. Po ceshte ky Dine Abazi,pse gjalle qenka akoma ky njeri.per cfare behet ky testim per te mbushur xhepat e komisionereve

Beni nje Koment


8 + 1 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy