PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Miele
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Ekonomi » Dokumentet për pension, si do vërtetohet vjetërsia

Dokumentet për pension, si do vërtetohet vjetërsia

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Naim Balluku

Aplikimi për pension pranë ISSH-së, kur një qytetar ka mbushur moshën, shoqërohet me verifikime të hollësishme lidhur me vjetërsinë në punë dhe kontributet e derdhura.Por, në disa raste dokumentacioni që vërteton këtë periudhë mund të jetë dëmtuar apo humbur dhe kjo e bën të vështirë përcaktimin e vjetërsisë. Në një intervistë për gazetën, drejtori i Kontributeve pranë ISSH-së, Naim Balluku, shpjegon se si veprohet për periudhën e siguruar para viteve ’90, për rastet kur libreza e punës ka humbur apo kur biznesi ku dikush mund të ketë punuar ka mbyllur aktivitetin. Z. Balluku, dokumentacioni i vjetërsisë në punë është bazë për përfitimet në sigurimet shoqërore. Por, në disa raste qytetarëve u është dashur të shkojnë në gjyq. Përse ka ndodhur ky fenomen? Pas viteve ’90, me shpërbërjen e ndërmarrjeve ekonomike dhe kooperativave bujqësore, nuk u tregua asnjë vlerësim dhe kujdes për ruajtjen dhe sistemimin e dokumentacionit të vjetërsisë në punë, ku evidentohej vjetërsia në punë dhe posti i punës i çdo shtetasi. Dokumentacioni, në më të shumtën e rasteve, u hodh pa inventar në magazina apo ambiente të papërshtatshme. Bazën kryesore të dokumentacionit para viteve ’90 e përbënin regjistrat themeltarë të punonjësve, ku evidentohej në mënyrë analitike i gjithë historiku i punës për çdo punonjës që me fillimin e punës, listëpagesat e punonjësve, në të cilat evidentoheshin për çdo 15 ditor, pagat e përfituara prej tyre dhe nënshkrimi i punonjësit. Një dokument personal tepër i rëndësishëm për evidentimin e vjetërsisë në punë është Libreza e Punës, e cila evidenton gjeneralitetet (emri, atësia, mbiemri, datëlindja, qendra e punës që e ka lëshuar dokumentin, data e lëshimit, numri i regjistrit themeltar, nënshkrimi, si dhe vula e subjektit që e ka lëshuar). Çfarë problematikash janë ndeshur kryesisht në dokumentacionin e munguar? Në disa ndërmarrje dhe institucione dokumentacioni ka rezultuar me të meta thelbësore, duke i krijuar probleme ISSH -së, në përcaktimin e vjetërsisë në punë dhe përllogaritjen e përfitimeve që ofron legjislacioni i sigurimeve shoqërore. Ndër të metat kryesore, me të cilat u arkivua dokumentacioni janë: o    I dorëzuar si dokument jo i plotë o    Me rubrika të pambyllura përsa i përket vjetërsisë në punë o    Me mangësi dhe gabime në gjeneralitete o    Me korrigjime të shumta o    Me faqe ku ishte ndërhyrë, duke shtuar emra. o    Listëpagesa të paplota dhe të shkruara me laps plumbi o    Me shkrime të pakuptueshme o    Libreza të punës të pambyllura dhe të pahedhura të gjitha rubrikat e punës. Me gjithë vështirësitë e ndeshura në këtë fushë, ISSH ka bërë të gjitha përpjekjet për të mos i mohuar përfitimet e rrjedhura nga vjetërsia e punës, duke shfrytëzuar çdo hapësire ligjore për kompletimin e vjetërsisë për çdo të siguruar. Duke qenë se pensioni lidhet nëpërmjet mesatares së pagave, që nga fillimi i punës e deri në plotësimin e kushteve për pension, kërkohet vjetërsia e punës që nga fillimi i punës e deri më 31.12.1993 dhe nga 1.1.1994 e deri sa të plotësojë kushtet për pension. Para vitit 1994, shërbejnë pagat referuese të miratuara me VKM, ndërsa pas vitit 1994, plotësohet tabela e pagave me pagat reale. Në këto kushte, është e domosdoshme plotësimi i të gjithë periudhës se punës, fakt që lidhet me pagat referuese, por dhe me vjetërsinë në punë që ka efekte financiare në përllogaritjen e pensionit. Z. Balluku, po si veprohet kur një personi i ka humbur libreza e punës? Këtu duhet të theksojmë se, kur libreza e punës është e rregullt, origjinale dhe pa korrigjime, vjetërsia e punës  konsiderohet e mirëqenë dhe përfitimet që ofron legjislacioni i sigurimeve shoqërore, si pensione pleqërie, pensione invaliditeti, pensione familjare, raporte mjekësore, leje lindje etj., jepen në bazë të rubrikave të regjistruara në librezat e punës. Duke qenë se një pjese të qytetarëve i mungon libreza e punës, qoftë për faj të ish-ndërmarrjeve, apo të vetë qytetarit, me aplikimin për pension apo për përfitime të tjera, qytetari plotëson një formular ku përfshihen rubrikat; periudha e punuar fillim – mbarim, (ditë, muaj, vit) subjektet ku qytetari ka punuar, sektori brenda subjektit. Në rast se qytetari nuk është i sigurt për datën e fillimit e deklaron atë me afërsi. Zakonisht kjo kërkesë bëhet në kërkesën paraprake për pension, 1 vit para plotësimit të moshës, për t’i paraprirë caktimit në kohë të pensionit. Duke pasur këtë kërkesë dhe gjeneralitet e kërkuesit, si emër, atësi, mbiemër, vendi dhe data e lindjes, mbiemri i vajzërisë, vendbanimi, punonjësit e sigurimeve shoqërore i referohen regjistrit themeltar të subjektit të fundit ku ka punuar qytetari. Në rast se në këtë subjekt janë të mbartura të gjitha periudhat sipas kërkesës, problemi konsiderohet i zgjidhur dhe plotësohet vërtetimi i vjetërsisë në punë sipas rubrikave të rezultuara në regjistër. Në rast se në regjistër mungojnë rubrika e kërkuara nga qytetari, atëherë punonjësit e sigurimeve shoqërore i referohen listëpagesave të dorëzuara nga subjekti. Në rast se gjendet emri i personit në listëpagesë, periudha kontributive konsiderohet e mirëqenë. Por, kur fondi i listëpagesave është i plotë, por emri i personit kërkues nuk rezulton në listëpagesë, atëherë vjetërsia në punë e kërkuar nuk është reale. Si veprohet kur libreza e punës ka rubrika të pambyllura? Edhe në këtë rast u referohemi regjistrave themeltarë të punës, për verifikimin e këtyre periudhave. Në rast se dhe në regjistrat rubrika rezulton e pambyllur, referencë janë listëpagesat. Në mungesë të listepagesave, bëhet konfirmimi në librat e llogarive personale. Në rast se me gjithë këto verifikime dokumentacioni nuk gjendet, për konfirmimin e periudhave, i interesuari duhet t’i drejtohet organeve gjyqësore për të vërtetuar vjetërsinë përkatëse. Si veprohet kur ka ndryshim të gjeneraliteteve, si në emër, mbiemër, atësi apo detaje  të tjera? Duke qenë se një pjesë e femrave janë të regjistruara me mbiemrin e vajzërisë, si në librezën e punës, ashtu dhe në dokumentacionin tjetër të punës, apo në universitet, në aplikimin që bëhet kërkohet (dhe zyrat e gjendjes civile e njohin si problem) edhe mbiemri i vajzërisë. Në rast se aplikuesi ka devijime minore nga emri, mbiemri apo atësia, dhe të gjithë gjneralitetet e tjera përputhen, atëherë me një vendim të Degës së Pensioneve, mund të konsiderohet i mirëqenë. Në rastet kur kemi devijime madhore, atëherë aplikuesi duhet t’i drejtohet organeve gjyqësore për ndreqjen e devijimit. Po konfirmimi i datëlindjeve për efekt përfitimi pensioni si realizohet? Ashtu sikurse theksuam, aplikuesit dorëzojnë në organet e sigurimeve shoqërore certifikatë lindje. Për çdo aplikues bëhet verifikimi i certifikatës së dërguar, me regjistrin e shtetasve të gjendjes civile. Ky konfirmim po bëhet dhe për pensionet e lidhura, në kuadrin e informatizimit të pensioneve, ku kanë rezultuar shumë abuzime nëpërmjet dokumenteve fiktive. Ju thatë se këto veprime i përkasin dokumentacionit para vitit 1994. Po për dokumentacionin mbas vitit 1994 si veprohet, për shembull kur ka humbur libreza e punës? Kur personi që do të aplikojë për pension apo për përfitime të tjera nuk disponon librezë pune, hapat që duhet të hedhë janë: Në qoftë se është në marrëdhënie pune, është detyrimi i subjektit, ku personi është i punësuar, për ta pajisur me një librezë “Dublikatë”, e lëshuar në datën që është bërë kërkesa, ku të shënohen të gjitha rubrikat e punës, si për subjektin ku është i punësuar dhe për subjekte të tjera që duhet të jenë të regjistruara në regjistrin themeltar të punonjësve. Kjo dublikatë është e vlefshme për t’u paraqitur dhe për të aplikuar për të gjithë llojet e përfitimeve. Kur personi nuk është në marrëdhënie pune, për t’u pajisur me librezë pune do të drejtohet në subjektin e fundit ku ka punuar. Edhe ky subjekt do të pajisë me librezë “Dublikatë” personin që aplikon, duke shënuar të gjitha rubrikat që përmban regjistri themeltar. Në rast se subjekti i fundit ku ka punuar aplikuesi, është i mbyllur mund t’i drejtohet subjekteve të tjera ku ka punuar dhe që kanë aktivitet, për të regjistruar periudhën që rezulton në regjistrat e tyre. Për pjesën e mbetur, të paplotësuar, do të kërkohet që kjo periudhë të konfirmohet nga Drejtoria Rajonale ku bëhet aplikimi. Si veprohet kur libreza ka rubrika të pambyllura? Personi që aplikon, në rastin kur ndërmarrja apo institucioni, që përfaqësohet në këtë rubrikë është me aktivitet, i drejtohet këtij subjekti për të plotësuar rubrikën e pambyllur. Kur subjekti në fjalë ka ndërprerë aktivitetin dhe administrata nuk funksionon, këtë rubrikë do e kërkojë në organet e sigurimeve shoqërore për ta konfirmuar. Në disa raste dokumentacioni që i referohet këtyre mungesave nuk gjendet në arkivat e sigurimeve shoqërore, si rezultat i dëmtimeve të periudhës së tranzicionit ose të ngjarjeve të vitit 1997. Në këtë rast, aplikuesi do të marrë një përgjigje zyrtare nga ana e organeve të sigurimeve shoqërore, që për këtë periudhë në këtë subjekt nuk gjendet asnjë bazë dokumentare për konfirmimin e periudhës kontributive, dhe  e vetmja zgjidhje është vërtetimi në Gjykatë.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


2 + = 8

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy