GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Aktualitet » Të pastrehët, Enti: Kemi gati 2 mijë kredi të zbutura

Të pastrehët, Enti: Kemi gati 2 mijë kredi të zbutura

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Janë plot dy mijë dosje, të cilat janë nën shqyrtim pranë bankës që ka lidhur kontratën me qeverinë për programin e banesave me kosto të ulët, ku shteti subvencionin komplet interesin apo një pjesë të tij.Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave, Ilirjan Proko, në një intervistë për gazetën shpjegon se përgjatë një viti e gjysmë kanë përfituar kredi të zbutur për blerje banese 1070 qytetarë. Sakaq, Proko shpjegon se një tjetër projekt në zbatim nga Enti Kombëtar i Banesave është ai i banesave sociale me kosto të ulët, që do të jepen me qira. Ky projekt, i pari i këtij lloji në vendin tonë, përfshin zhvillimin në tetë bashki dhe parashikon ndërtimin e 1100 apartamenteve. Si po ecën projekti që Enti i Banesave ka vënë në zbatim lidhur me banesat sociale me qira? Enti ka përfunduar ndërtimin për 40 apartamente në Shkodër, 40 apartamente në Kavajë dhe 40 apartamente në Korçë. Jemi në fazën e lidhjes me infrastrukturë, me energji elektrike dhe pastaj marrjen e lejes së shfrytëzimit nga bashkia përkatëse. Menjëherë pas kësaj procedure, Enti u kërkon këshillave bashkiakë të bashkive përkatëse listën emërore të gjithë qytetarëve që do të  strehohen. Qytetarët që do të përfitojnë duhet të jenë të pastrehë të bashkive respektive, të cilat do ta bëjnë të mundur privatizimin e këtyre banesave me koston reale të ndërtimit apo me kosto të ulët, siç jemi mësuar t’i themi. Ambientet e kateve përdhese, të cilat janë ambiente shërbimi apo tregtimi, do të shiten në tregun e lirë për të krijuar të ardhura të tjera, që do të shërbejnë për ndërtimin e banesave të tjera për të njëjtin destinacion. Në të gjitha rastet, kur ndërton Enti i Banesave janë këshillat bashkiakë përkatës, të cilët duhet respektivisht të caktojnë listën e personave që do të sistemojnë. Duke qenë se është një projekt pilot, pra që zbatohet për herë të parë, a janë bërë specifikimet e duhura për kategoritë që do të përfitojnë? Projekti i banesave me qira është projekt i futur i ri. Ka filluar ndoshta nga fundi i vitit 2009 dhe ka pasur ecurinë e tij. Është një projekt i pazhvilluar deri më sot në Shqipëri. Janë rreth 1100 apartamente të ndara sipas të gjitha rretheve të vendit në bashkitë kryesore: Tiranë, Durrës, Kavajë Berat, Vlorë Fier, Korçë Peshkopi. Janë 1100 apartamente që do të destinohen fillimisht për një periudhë 10-vjeçare me qira sociale. Në to do të strehohen familjet me më shumë nevojë. Sigurisht dhe për këto do të ketë mënyrë pikëzimi, sa i përket mënyrës së ndarjes nga këshillat bashkiakë. Vetë këta këshilla kanë sistemet e pikëzimit, që sigurisht i referohen bazës ligjore që është ligji 9232 dhe kategorizimet e mundshme e të nevojshme për ata që do të bëhen përfitues. Në të gjitha rastet është këshilli bashkiak që do të listojë emrat e qytetarëve, që do të futen në këto banesa. Mund të ketë pagesë të diferencuar, dikush që është në nevojë mund të paguajë më pak qira, një familje që ka të ardhura më të mëdha mund të paguajë pak më shumë. Sigurisht do të ketë një procedurë për mënyrën se si do të menaxhohen këto objekte, por janë zyrat e bashkisë përkatëse që do të vendosin për procedurat e administrimit. Bashkia e Tiranës është në përfundim e sipër të projektit, por edhe bashkitë e tjera pothuajse i kanë përfunduar. Besoj se do jenë procedurat e ndarjes dhe hipotekimit së shpejti. Një tjetër projekt, që zbatohet nga Enti Kombëtar i Banesave, është edhe ai e banesave me kosto të ulët apo subvencionimit të interesave të kredisë. Cilët përfitojnë nga ky projekt dhe si ka qenë ecuria e tij? Po, është programi i subvencionimit të kredisë ose Enti mbulon në mënyrë të drejtpërdrejtë subvencionimin e kredisë së zbutur nga shteti dhe në listën e familjeve që përfitojnë kredi të zbutur nga shteti janë disa kategori. Janë familjet në nevojë, që janë sipas listave të evidentuara nga këshillat bashkiakë përkatës, ku qeveria ka kërkuar të sistemojë mbi 3 mijë familje. Janë dërguar emrat e tyre pranë Bankës Kombëtare Tregtare si banka e përzgjedhur nga Ministria e Financave, për të bërë dhënien e kredisë dhe që do të mbulojë subvencionin e gjithë kredisë për këtë kategori. Është bërë mbulimi i subvencionit të kredisë të qytetarëve që jetojë në familjet e ish-pronarëve, kam këtu parasysh të gjithë banorët që në vitin 1992 nuk gëzuan dot privatizimin e banesave të tyre, për shkak se këto banesa u takonin atyre që ishin shpronësuar nga qeveria e mëparshme. Ata morën statusin banorë në ish-pronë private dhe për gjithë këtë kategori Enti jep kredi në mënyrë të drejtpërdrejtë, me zero për qind interes për 30 vjet, të cilin e dërgon gjithashtu pranë bankës, ku trajtohet me kredi të zbutur nga shteti. Njëkohësisht është edhe mbulimi i administratës së lartë publike. Ata përfitojnë kredi për 30 vjet me 4 për qind interes në vit. Dhe, në këtë rast është enti që mbulon subvencionet. Po kështu është edhe kredia që mbulon familjet e ish-policëve të vrarë apo të rënë në krye të detyrës. Në këtë rast, ata përfitojnë kredi me zero për qind interes dhe me 30 vjet afat. Përfitojnë të gjithë ata persona të pastrehë që përfshihen në një nga kategoritë e mësipërme. Banka Kombëtare Tregtare, nëpërmjet një procedure në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave, jep dhe kredinë. Ne dërgojmë emrat tanë dhe është banka që bën dhënien e kredisë. Sa familje kanë përfituar kredi të zbutur për blerjen e një banese me subvencion nga shteti? Deri tani kanë përfituar 1070 familje në total. Projekti ka filluar rreth fillimit të vitit 2010 dhe i bie që në një vit e gjysmë kanë përfituar rreth 1070 familje të pastreha. Nëse do ta ndajmë këtë vlerë, janë 215 familje që janë familje në ish-pronë private dhe, në këtë kategori, përveç dhënies dhe sistemimit me strehim të 215 familjeve që jetojnë në trojet e ish-pronarëve, u kemi liruar shtëpinë pronarëve, familjeve që janë në pritje. Familjet në ish-pronë janë një kategori e privilegjuar, sepse janë dy familje që kërkojnë të përfitojnë, një që kërkon të marrë pronën e vet që e ka legjitime apo e ka të kthyer me kthim kompensim, gjykatë, apo të drejta pasurore që ekzistojnë; Dhe, një familje tjetër, që në fakt nuk e gëzoi këtë privatizim, por që duhet të sistemohet me strehim se nuk ka ku të shkojë. Kështu, shteti ka pasur një detyrim ligjor, prandaj është dhe diferencimi në këtë rast, që familjet të përfitojnë kredinë me zero për qind. Janë familje të pastreha në të gjitha kategoritë e tjera, për të cilat këshillat bashkiakë dërgojnë emrat përkatës për përfituesit e mundshëm. Ministria e Punëve Publike ka publikuar tashmë se sa familje përfitojnë nga bashkitë përkatëse dhe është munduar të bëjë një ndarje rigoroze sipas numrit të familjeve, të cilat vetë bashkitë i kanë deklaruar si të pastreha. Një bashki e madhe që ka numër të madh të pastrehësh, sigurisht që do të ketë dhe numrin më të madh të përfituesve. Nuk janë bërë ndarje të privilegjuara. Le t’i referohemi për shembull Tiranës. Bashkia e Tiranës, që është edhe më e madhja në vend, e ka rreth 1072 numrin e familjeve që mund të përfitojnë procedurë që vazhdon edhe sot. Në dijeninë time, Bashkia e Tiranës ka çuar vetëm dy apo tri vendime dhe duhet të jenë rreth 240 familje që kanë përfituar nga kjo bashki. Dua të bëj një saktësim, që kur them e përfituar, do të thotë që familja rimbursohet, pra ajo e ka marrë kredinë. Shifrat që ju thashë janë familje që “de fakto” kanë përfituar. Sikurse ju përmenda dhe më lart, janë 215 familje në ish-pronë që kanë përfituar kredi me zero për qind, 767 familje që kanë përfituar nga bashkitë përkatëse kredi me 3 për qind, me afat shlyerjeje 30 vjet dhe 88 familje të tjera, që janë zyrtarë të lartë, që kanë interes 4 për qind. Procedura e nisur për strehimin vazhdon. Ritmet janë të tilla që çdo muaj 80-100 familje përfitojnë. Në një rakordim që bëmë kohëve të fundit me BKT-në, numri i këtyre familjeve të dërguara pranë saj duhet të jetë 2 mijë, pra që janë në procedim. Duhet të kemi një gjë parasysh, se për gjithë procedurën, pas dërgimit të emrave në bankë, janë familjet përkatëse që kanë të drejtën të bëjnë përzgjedhjen e shtëpisë, kontratën me pronarin. Pra, është familja ajo që do ta zgjedhë. Banka të kërkon vetëm aftësinë paguese për të paguar këtë kredi dhe asnjë dokument tjetër. Enti mbulon subvencionin që lind si detyrim. Çfarë kriteresh ka në përzgjedhjen e një banese, çfarë faktorësh mbahen parasysh nëse një familje kërkon të marrë një banesë me subvencionimin e Entit? Në të gjitha rastet, udhëzimi 6257 saktëson kushtet dhe kriteret e përfitimit për çdo familje. Çdo familje duhet të sistemohet me strehim sipas frymëve. Sipërfaqja për metër katror për frymë është 12-14 metër/katror, pa përfshirë këtu shkallët apo hapësirat e përbashkëta. Kështu, në rast se një familje ka tre persona, do të marrë apartament 1+1; nëse ka katër veta, mund të marrë 2+1. Vendimi 814 ka të specifikuar se nëse janë çift, do marrin garsonierë; nëse janë tre, do të marrin 1+1; nëse janë fëmijë të sekseve të ndryshme mbi 10 vjet, do të marrin 2+1, sepse kështu përcaktohet në vendim. Në bazë të numrit të frymëve dhe moshës që ka secili, planifikohet që të merret dhe e drejta për strehim. Janë këshillat bashkiakë, të cilët vendosin se sa është apartamenti 1+1 apo 2+1 për çdo familje dhe pastaj, nëpërmjet tregut të lirë të ndërtimeve, shihet se sa është tregu i shitjes së ndërtimeve i miratuar me vendimet respektive të qeverisë. Për shembull, për Tiranën është 84 mijë lekë metri katror, specifikimet janë bërë në fakt për gjithë vendin. Nëse bëjmë një përllogaritje që një garsonierë është 42 metra katrorë, një hyrje 1+1 i bie të jetë rreth 55 metra katrorë, një 2+1 duhet të jetë 62-63 metra katrorë dhe një 3+1 duhet të jetë rreth 80 metra katrorë, që i shkon kubatura sipas numrit të frymëve dhe pastaj shumëzohet me çmimin referues të miratuar me vendim qeverie për çdo qytet. Çdo vit kalendarik qeveria miraton koston e ndërtimit nga Enti Kombëtar i Banesave dhe koston e ndërtimit të banesave në gjithë territorin e Shqipërisë. Le t’i referohemi sërish Tiranës, që ka koston mesatare 84 mijë lekë për metër katror. Nëse një qytetar do të marrë një apartament 3+1, i bie të marrë rreth 55 milionë lekë kredi. Në dijeninë time i bie rreth 650-700 euro metri katror dhe në qytetin e Tiranës me këtë çmim mund të gjesh shumë banesa. Vërtet flasim që çmimi në një zonë më afër qendrës është më i shtrenjtë, por kemi çmime edhe më të lira nëse shkojmë në Yzberisht, tek Unaza e Madhe, tek Fresku apo kthesa e Kamzës, që janë sërish pjesë e Bashkisë së Tiranës. Ka çmime që variojnë nga 350 euro në 400 apo 500 euro. Mund të kemi dhe çmime që mund të jenë 1200 euro apo dhe më shumë, por shteti subvencionon në një çmim referues mesatar dhe jo mbi të. Projekti i Durrësit Enti Kombëtar i Banesave është në prag të fillimit të ndërtimit të një banese sociale në qytetin e Durrësit, e cila do  të jetë një bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Bëhet fjalë për strehimin e disa familjeve, të cilat do të shpronësohen nga pjesa e Amfiteatrit të Durrësit. “Është një projekt që ka filluar që vitin e kaluar, por kemi qenë duke ndjekur gjithë procedurat nga projekti i zbatimit, studimi urbanistik, kaluam vendimin e qeverisë për hipotekimin e truallit,ku do të ndërtohet dhe janë procedurat që do të vazhdojnë po gjatë këtij viti”, shprehet Proko. Çlirimi i tregut Një nga synimet se pse qeveria ka vendosur që të subvencionojë blerjen e banesës për disa kategori të pastreha, argumentohet edhe me faktin e çlirimit të tregut të ndërtimit. Ky i fundit që pas periudhës së krizës është duke përjetuar një ngërç. Kriza për qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi, që kanë pasur edhe ndërtimet më të mëdha, është ndier më shumë. Ndërkohë, sipas Entit Kombëtar të Banesave, blerja e një numri relativisht të madh banesash i ka shërbyer dhe do i shërbejë sadopak likuiditetit në tregun e ndërtimit.   NERTILA MAHO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

4 Komente per “Të pastrehët, Enti: Kemi gati 2 mijë kredi të zbutura”

  1. po bashkite si rrogozhina ku i ka zyrat e entit te banesave se ne jemi ne prefekturen e tiranes ne kavaj ska zyra te entit banesave kush e mbulon kete zone

  2. Ju lutem ku i ka zyrat Enti i Banesave ne Tirane. Dhe ku mund te aplikojme per banesa Sociale.

    • ju pergezoj per kete nisme e cila eshte shume shpresedhenese per ne njerezit ne nevoje une kam dorezuar dokumentacionin perkates ne bashkine e tiranes dhe shpresoj te perzgjidhen suksese ne punen tuaj!

  3. adelina gjojdeshi

    me eshte aprovuar kredia e bute nga bashkia durres por eshte bllokuar ne tirane pasi nuk meret vesh arsyeja nderkohe qe une e kam gjetur apartamentin dhe i zoti nuk me pret si do te shkoje kjo pune talleni me ne????kam 30 vjet me qira ju lutem ne qoftese e lexon dikush nga enti na ktheni nje pergjigje ju lutem faleminderit

Beni nje Koment


1 + = 9

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy