PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Aktualitet » Pagat e reja për 9300 mjekë dhe infermierë

Pagat e reja për 9300 mjekë dhe infermierë

Poliklinikat, sa do të rriten pagat për 9300 mjekë Rriten pagat për 9300 mjekë, infermierë dhe personel mbështetës në poliklinika. Këshilli administrativ i Institutit të Sigurimeve Shëndetësore mori dje vendimin në mbledhjen e radhës.Shtesa varion nga 2%-5%. Gjatë një konference për shtyp, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, detajoi si janë llogaritur këto shtesa për çdo kategori. “Pagat e mjekëve dhe stimulimi i punës së stafit mjekësor mbete prioritet i pandryshuar, politikë e cila reflektohet edhe në rritjen e pagave që ISKSH miratoi sot për mjekët e familjes dhe të gjithë stafin e qendrave shëndetësore në mbarë vendin”, tha Hana. Ajo bëri me dije se rritja e pagave për mjekët, në varësi të pozicionit gjeografik, shkon nga 2% – 5%, me rritje deri në 8% për zëra të caktuar të pagës. Mjekët e përgjithshëm Sipas ndryshime të parashikuara, pësojnë rritje 4,2-5% ose 2500 lekë në muaj, pagat mujore bruto të mjekëve në zonat qendrore, fushore e kodrinore ku punojnë mbi 1200 mjekë të përgjithshëm familje. Përkatësisht, bëhet fjalë për rreth 72% të numrit të përgjithshëm të mjekëve. Ndërsa pagat e mjekëve në zonat malore e të thella malore pësojnë një rritje rreth 2%, ose 1500 lekë në muaj. “Theksojmë se një mjek në zonën qendrore me ngarkesë normale, pra 2000 banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen mbi 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto rreth 53 mijë lekë, ndërsa një mjek në zonat e thella malore që kryen 6 vizita në ditë, do të paguhet me page mujore rreth 82 000 lekë”, tha Hana. Sipas saj, nga kjo rritje përfitojnë rreth 1650 mjekë të përgjithshëm familje, me një efekt financiar 5-mujor për paga dhe sigurime shoqërore e shëndetësore rreth 22.7 milionë lekë. Sa u përket mjekëve specialistë, paga mujore bruto e mjekut specialist me vjetërsi pune mbi 25 vjet varion nga 51 500 lekë në 54 500 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 300 mjekë specialistë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2011, në paga e sigurime shoqërore e shëndetësore prej rreth 4.4 milionë lekësh. Infermierët Paga e personelit infermieristik në total pëson një rritje rreth 3%. Theksojmë se pagat e infermierëve ndryshojnë në elementin e pagës për pozicion. Në vlerë absolute, kjo pagë pëson një rritje prej 1000 lekësh. Nga 15 korriku pagat e infermierëve me arsim të mesëm profesional arrijnë deri në 35 000 lekë, e infermierëve me arsim të lartë arrijnë deri në 38 000 lekë, ndërsa pagat  e kryeinfermierëve arrijnë në 40 000 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë mbi 6700 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2011, në paga e sigurime rreth 39 milionë lekë. Në total, efektet financiare nga rritja e pagave për rreth 9300 punonjës arrin në 71.5 milionë lekë (pagat 61.3 milionë lekë dhe kontributi i sigurimeve 10.2 milionë lekë). Efektet financiare mbulohen nga buxheti i ISKSH-së për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor. Zbatimi i ndryshimit të pagave fillon nga data 15 korrik 2011. 2500 leke në muaj është shtesa për  pagat mujore bruto të mjekëve në zonat qendrore, fushore e kodrinore ku punojnë mbi 1200 mjekë të përgjithshëm familje. Përkatësisht, bëhet fjalë për rreth 72% të numrit të përgjithshëm të mjekëve. Ndërsa pagat e mjekëve në zonat malore e të thella malore pësojnë një rritje rreth 2%, ose 1500 lekë në muaj. 10 per qind të buxhetit të parashikuar për qendrat shëndetësore, përfitojnë mjekët. Konkretisht mënyra e re e financimit të qendrave shëndetësore përbëhet nga 3 elementë: pagesa fikse mujore – 80% e buxhetit të qendrës shëndetësore, pagesa mujore bazuar në aktivitetin e mjekëve (numri i vizitave) 10% e buxhetit të qendrës shëndetësore, pagesa bonus tremujore – nga 5% bëhet 10% e buxhetit të qendrës shëndetësore dhe financohet bazuar në realizimin e treguesve të cilësisë së shërbimit të përcaktuara në kontratë. 1000 leke rritet në vlerë absolute paga e infermierëve. Nga 15 korriku pagat e infermierëve me arsim të mesëm profesional arrijnë deri në 35 000 lekë, e infermierëve me arsim të lartë arrijnë deri në 38 000 lekë, ndërsa pagat  e kryeinfermierëve arrijnë në 40 000 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë mbi 6700 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2011, në paga e sigurime rreth 39 milionë lekë. Ndahen bonuset në 419 qendra shëndeti Hana: Pagesat e performancës, këtë vit më shumë shpërblime për mjekët Pjesa më e madhe e qendrave shëndetësore ka arritur të përfitojë, përveç pagës, edhe bonuset.Pagesat e performancës për personelin tashmë janë shpërndarë. Mjekët dhe infermierët janë shpërblyer sipas skemës së re të përcaktuar në kontratat me 419 qendrat shëndetësore. Drejtoresha e ISKSH-së e ka quajtur punën e bluzave të bardha të lavdërueshme. “Tashmë janë shpërndarë pagesat për performancë për mjekët e qendrave shëndetësore, të cilët kanë bërë një punë të lavdërueshme duke realizuar treguesit në masën 84%”, tha Hana. Këtë vit, në kontratat e reja me qendrat shëndetësore, është bërë një rivlerësim i mënyrës së tyre të financimit duke synuar drejt kryerjes së pagesave për shërbim. Është bërë një ndryshim i financimit krahasuar me të mëparshmin, të aplikuar për herë të parë në 2007-n e këtej. Këtë vit është  dyfishuar financimi për bonus, i cili ka qenë në masën 5% për disa indikatorë cilësie, të lidhur ngushtësisht me performancën e qendrave shëndetësore, ndërsa tani bonusi ka shkuar në 10%. Më konkretisht, mënyra e re e financimit të qendrave shëndetësore është: pagesa fikse mujore – 80% e buxhetit të qendrës shëndetësore, pagesa mujore bazuar në aktivitetin e mjekëve (numri i vizitave) 10% e buxhetit të qendrës shëndetësore, pagesa bonus tremujore – nga 5% bëhet 10% e buxhetit të qendrës shëndetësore dhe financohet bazuar në realizimin e treguesve të cilësisë së shërbimit të përcaktuara në kontratë. Sipas ISKSH-së, vlen për t’u përmendur që të gjithë indikatorët për matjen e bonusit llogariten në mënyrë elektronike nga sistemi i informacionit shëndetësor. Kjo rritje e pagesës për bonus ka bërë që personeli shëndetësor të jetë më i motivuar për realizimin e treguesve në nivel më të lartë. Në këtë mënyrë ofrohet një shërbim  më cilësor ndaj komunitetit në kujdesin shëndetësor parësor. Skema e re Aktualisht ISKSH po punon për ndërtimin dhe funksionimin e sistemit të integruar të informacionit të skemës sociale të sigurimeve shëndetësore. Ky projekt do të mundësojë    përshkrimin elektronik të recetës së rimbursueshme nga ofruesit e Kujdesit Shëndetësor Parësor. Ky proces, në përfundim të tij, do të siguronte shpejtësi në shërbimin ndaj klientëve tanë, do të bënte të mundur shkurtimin e kohës së plotësimit të dokumentacioneve nga ofruesit dhe përdorimin e saj në favor të pacientëve.   ZIRINA LLAMBRO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


+ 3 = 10

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy