GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Kronike » Vrasja për femrat në Zvicër

Vrasja për femrat në Zvicër

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Astrit Vladi, i dyshuar për atentatin dhe Pavlin Marku, viktima e ngjarjes

Një mesazh kërcënues i gjetur në celularin e Paulin Markut pasi ai u vra me shtatë plumba të martën, ka çuar policinë në zbulimin e të dyshuarit për atentatin.Grupi i hetimit ka gjetur më pas edhe një dëshmi për një konflikt fizik mes viktimës, 31-vjeçarit Paulin Marku dhe të dyshuarit për vrasjen, shtetasit Astrit Vladi. Sherri ka ndodhur dhjetë ditë më parë. Policia e Tiranës dje njoftoi zyrtarisht se është arrestuar i dyshuari si autori i vrasjes në bashkëpunim të 31-vjeçarit Paulin Marku. Sipas policisë, ai është Astrit Vladi, nipi i këngëtarit Arif Vladi, i njohur edhe me ermin Daxh. Nga ana tjetër, është identifikuar edhe një person i dytë që, sipas policisë, ka marrë pjesë në vrasjen e të riut nga Puka. I dyshuari i dytë për krimin mësohet se është shpallur në kërkim. Sipas burimeve nga grupi hetimor, konflikti fizik mes të dyshuarit dhe viktimës ka ndodhur për një makinë, të cilën këngëtari Arif Vladi ia kishte shitur Paulin Markut. Ky i fundit nuk i kishte dhënë ende paratë e automjetit. Makina tip “Benz” ishte lënë “peng” disa muaj më parë, në këmbim të transportimit të disa vajzave nga Shqipëria në drejtim të Zvicrës, për të kënduar në një lokal me muzikë live. Pasi vajzat kanë mbërritur në destinacion, Paulin Marku nuk ka pranuar ta kthejë mjetin dhe për këtë arsye i është kërkuar që ta blinte atë. Ai megjithatë nuk i kishte paguar paratë, duke iu shmangur këtij detyrimi herë pas here. I dyshuari si autor i vrasjes së 30-vjeçarit e ka pranuar konfliktin me viktimën dhe përleshjen fizike që ka pasur rreth dhjetë ditë më parë me të, por nuk ka pranuar autorësinë për krimin. Madje, Astrit Vladi ka ngritur një alibi, e cila është pohuar edhe nga dëshmitarë të tjerë. Nga ana tjetër, policia ende nuk ka gjetur armën që është përdorur për vrasjen, që dyshohet të jetë një pistoletë me kalibër 54 milimetra dhe as makinën nga është qëlluar viktima, kur po lëvizte me motor. DESHMIA E TE DYSHUARIT “Pranoj që kam pasur një konflikt me Paulin Markun, rreth dhjetë ditë më parë jam përleshur fizikisht me të, por unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e tij. Nuk e kam kryer unë vrasjen, madje në kohën që ai është vrarë, unë kam qenë duke pirë kafe dhe këtë mund ta provoni nga kamerat e sigurisë së lokalit”. Kjo ka qenë një pjesë e dëshmisë që ka dhënë në polici gjatë natës duke gdhirë dita e djeshme, Astrit Vladi, i dyshuari si autor i vrasjes. Burime nga policia shpjeguan se ai ka sqaruar motivet e konfliktit që ka pasur me viktimën, për shkak të një makine të cilën ia kishte blerë xhaxhait të tij, këngëtarit Arif Vladi dhe nuk i kthente paratë. Madje, ai ka treguar se disa ditë më parë i kishte dërguar një mesazh në celular, ku i kërkonte të takoheshin për ta sqaruar problemin që kishin. I dyshuari mohon të jetë ai autor i vrasjes apo të ketë dijeni për vrasjen. Burimet sqaruan se gjatë marrjes në pyetje i dyshuari ka treguar se në kohën që ka ndodhur vrasja ka qenë në një lokal, tek 2 Kullat, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky fakt sipas tij mund të provohet nga një vajzë që ka qenë në kafe me të, kamerierët që i kanë shërbyer dhe, më e rëndësishmja, nga kamerat e sigurisë së lokalit që kanë regjistruar gjithçka. Këngëtari: Konflikti për makinën time

Arif Vladi

Këngëtari Arif Vladi, xhaxhai i të dyshuarit për vrasjen e Paulin Markut, e quan një ngatërresë dhe të pambështetur në asnjë provë arrestimin e nipit të tij. Ai tregon se ka prova për vendndodhjen e tij në kohën kur ndodhi vrasja, që tregojnë se ai nuk mund të jetë autor i ngjarjes. “Nipi im ka qenë duke pirë kafe dhjetë minuta para ngjarjes dhe ka qëndruar rreth 2 orë në një lokal tek Kullat Binjake dhe gjithçka është e dokumentuar. I kam parë kasetat me pamjet filmike, që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit dhe aty duket data dhe ora e saktë. Astriti nuk ka se si të jetë autor i ngjarjes, pasi ndodhej shumë larg vendit ku ndodhi vrasja”, u shpreh këngëtari Vladi në një prononcim për gazetën “Panorama”. Nga ana tjetër, ai tregon se konflikti mes nipit të tij dhe viktimës ka nisur për makinën e tij, që Marku ia kishte blerë, por nuk i jepte paratë. Madje, shpjegon se ka pasur edhe një konflikt fizik mes nipit të tij dhe viktimës. “Astriti ka pasur një përballje fizike me Paulinin disa ditë më parë, por ai nuk mund të arrinte kurrsesi deri në vrasje. Arrestimi i nipit tim nuk është i mbështetur në asnjë provë. Ai u paraqit vetë në polici, pasi i telefonoi një oficer, të cilit ia kishim dhënë numrin ne familjarët, kur ndodheshin tek Drejtoria e Policisë”, shtoi Vladi. Ai tregoi gjithashtu se Paulin Markun e kishte njohur nëpërmjet një të afërmit të këtij të fundit, me të cilin kishte qenë në shkollë tek Akademia e Arteve. Gjithashtu, këngëtari Arif Vladi ngushëllon familjen Marku për humbjen e njeriut të tyre të afërm.   ETLEVA DELIA

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

2 Komente per “Vrasja për femrat në Zvicër”

  1. ngushellimet me te sinqerta families.kjo eshte pjell e ketij sistemi gjoja demokraci,mendimi im eshte qe kush arrin deri ne kete pike qe ti marri jeten tjetrit duhet te ekzekutohet nga shteti ,nqs ekziston,ne te kundert ngjarje te tilla do te degjojme e do te shohim cdo dite.

  2. ngushellime te sinqerta per humbjen e djalit te tyre familjes marku, uroj qe shteti shqipetar dhe hetuesia qe len shum per te deshiruar ne shqiperi qe ta zbardhin qeshtjen e kesaj vrasje te dhimbshme, policia duhet te gjeje fajtorin e ngjarjes dhe jo te arrestoj njerez te pafajshem duke i shkaterruar edhe ata, ne pamundesi per te gjetur fajtorin e vertete.kapin cdo njeri qe ju del perpara.

Beni nje Koment


+ 8 = 15

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy