PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Speciale » Si u zbulua plani i Fadil Kokomanit për të vrarë Ramiz Alinë

Si u zbulua plani i Fadil Kokomanit për të vrarë Ramiz Alinë

Nga gjyqi i Kadri Hazbiut, gusht 1983

Mënyra si shfaqet në procesin e Kadri Hazbiut historia e Fadil Kokomanit, gazetarit të pushkatuar në fundin e viteve ’70, të krijon pështypjen se më në fund po zbardhet enigma e një ngjarjeje të mistershme. Të paktën nga aq sa cek rreth saj ish- kreu i Sigurimit, përqaset deri diku motivi i martirizimit të beftë i të dënuarit të Spaçit.Gjithsesi, fakti që rrëfimi i Hazbiut për çështjen “Kokomani” në Hetuesi mbetet një detaj sporadik, madje nuk i bashkëngjitet as lëndës së procesit gjyqësor, e lë ngjarjen sërish në terr. Drama e Fadil Kokomanit niste në fillimin e viteve 60, ku ai bashkë me tre miq të tij, të porsakthyer nga studimet në Bashkimin Sovjetik, kishin rënë në kurthin e Sigurimit gjatë tentativës për tu arratisur. Kur po përfundonte vitin e 16-të të dënimit në ferrin e Spaçit, i shkroi një letër sekretarit të KQ të Partisë, në të cilën denonconte ushtrimin e dhunës çnjerëzore dhe izolimin fatkeq. Që këtej u rikryqëzua dhe në pritje të ridënimit, këtë radhë për krimin e agjitacionit e propagandës, krejt papritur, e çuan para skuadrës së pushkatimit. Pavarësisht si u artikulua zyrtarisht akuza fatale, e vërteta ishte diçka krejt tjetër. Në hakmarrjen e regjimit ndaj aventurës së Kokomanit, sipas pohimeve të Kadri Hazbiut në Hetuesi, ka ndikuar tentativa e gazetarit disident për ti bërë atentat Ramiz Alisë. “Grupi që ishte marrë me përpunimin e Fadil Kokomanit, dëshmonte ish-ministri i Brendshëm në qershorin e vitit 1983, më ka raportuar se kishte në plan të më vriste mua dhe sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë për propagandën”. Pikërisht, kjo e dhënë operative, e zbuluar spontanisht në procesin e hetimeve, ka vendosur “de fakto” mbi fatin e të burgosurit të Spaçit, kur “de jure” është kumtuar si aktivitet i një organizate terroriste për të përmbysur pushtetin popullor…. Seanca hetimore e 28.6.1983 Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshminë e bërë nga Qani Tartale më datën 25.6.1983. Ç’ke për të thënë rreth saj? Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Qani Tartales dhe kam për të thënë se thirrja e Stavri Xharës dhe e të tjerëve që kishte kontakte me jugosllavët, ajo e ndërprejes së punës ndaj jugosllavëve, si dhe çështja e takimit në zyrë me Dhora Lekën qëndrojnë siç kam dhënë shpjegime, duke rënë dakord vetëm me një pjesë të thënieve të këtij dëshmitar.

Fadil Kokomani

Përpunimin e Fadil Kokomanit, nuk e kam drejtuar unë, por sektori përkatës i Sigurimit. Ky grup, me sa di unë,  kishte në plan të më vriste mua dhe sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë për proagandën. Mua nuk më kujtohen hollësitë rreth kësaj çështjeje, që jep dëshmitari. Nuk është e vërtetë si thotë Qaniu, që unë të kem pasur mendimin se kryetarët e degëve të Punëve të Brendshme të kenë qenë “mysafirë” për problemet e sigurimit, për t’u futur më thellë në problemet agjenturore operative. Nuk më kujtohet sa thotë ky për ndërtimin e akuzës kundër disa të rinjve në Tiranë, që e quanin veten “pantera e zezë”. Të shihen dokumentet. Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshminë e bërë nga Hysen Gorica më datën 19.6.1982. Ç’ke për të thënë rreth saj? Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Hysen Goricës dhe kam për të thënë se mua nuk më kujtohet mirë, por mundet të ketë ndodhur që të jetë ngarkuar prej meje për verifikimin e çështjes së vrasjes së një ushtari në divizionin e Gjirokastrës. Nuk më kujtohet të më ketë raportuar për këtë çështje. Nuk është e vërtetë të kem thënë të bëj procesverbal tjetër. Le të shikohen edhe shënimet e mia në letrën ankimore për problemin e mësipërm. Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshminë e Zef Çelit. Ç’ke për të thënë rreth saj? Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Zef Çelit dhe kam për të thënë se nuk është e vërtetë të më ketë ardhur e të ketë ngritur çështjet tek unë, para se t’i shtronte në organizatën bazë të Partisë për veprimtari armiqësore në drejtim të Feçor Shehut, por pasi ishte shkarkuar si sekretar organizate, duke u ankuar për këtë gjykim të organizatës e të Komitetit të Partisë të Ministrisë, që e quante të padrejtë. Pasi e kam dëgjuar, i kam thënë se do t’i lutem Komitetit ta rishikojë çështjen për të dytën herë dhe t’i shtroj gjërat drejt pa pasione, si për Feçorin, edhe për shokët e organzitës që e kishin dënuar. Komiteti e pranoi kërkesën time, e ktheu prapë në organizatë me tjetër të deleguar dhe në fund ata qëndruan përsëri në masën që kishin marrë. E kam thirrur mandej Zefin dhe i thashë: Kështu u gjykua nga Partia në të gjitha instancat, prandaj zbato vendimin. Ai u kthye në kandidat Partie dhe shkoi në prodhim. Koha vërtetoi se në esencë Zef Çeli kishte të drejtë, ashtu siç doli Feçor Shehu armik. Më vonë nuk më kujtohet të kem marrë letër nga Zef Çeli. Nuk është e vërtetë ajo që thotë ky se në vitin 1982 unë i paskam dërguar njerëz, që t’i thonë të bëj autokritikë. Gjithashtu, unë nuk di që të jetë vënë Zefi në përpunim. Kjo mund të ketë ndodhur kur kam ikur unë. Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshminë e bërë nga Farudin Poçari më datën 21.6.1983. Ç’ke për të thënë rreth saj? Përgjigje: Më kujtohet një takim që kam bërë në qendrën e filtrimit të Laçit, emrin e të cilit nuk e mbaj mend, por që e shoqëronte Skëndër Nallbani. Mundet të kem qenë me Kadri Gojashin, Farudini thotë se ky person ka qenë Bardhyl Cenolli dhe më kujtohet që fliste gjëra si me fantazi. Se ç’u bë me këtë person, nuk e di. Nuk më kujtohet rasti i një personi nga Saranda, që ka bërë letër e që s’ka pranuar të sqarohet me Farudinin. Për evidentimin dhe trajnimin e kontingjenteve kam dhënë shpjegime. Unë di që Sefedin Jonuzi është trajtuar si matrapaz, mbasi kishte komprometuar mjaft kuadro të organeve të brendshme duke u çuar mish në shtëpi. Për këtë janë kritikuar  Nevzat Haznedari, Kadri Ismailati, hetues, etj. Mua nuk më kujtohet që të ketë shkruar letër ky person për Feçor Shehun. Më kujtohet gjetja e një letre anonime në shkallët e shtëpisë së Feçor Shehut, që fliste afërsisht siç thotë Farudini. Nëse ia kam dhënë këtë Feçorit dhe nëse kam marrë masa për zbulimin e autorit, nuk më kujtohet. Po të ketë shënime, le të shihen. Seanca hetimore 29.6.1983 Pyetje: Po të paraqesim për njohje, i pandehur, aktin e ekspertimit për veprimtarinë armiqësore në ngarkimin të Mihallaq Ziçishtit dhe Feçor Shehut në MPB. Ç’ke për të thënë rreth problemeve, drejtimeve e konkluzioneve të ekspertëve për veprimtarinë armiqësore që ke zhvilluar në MPB? Përgjigje: Mua m’u dha për njohje akti i ekspertimit për veprimtarinë time armiqësore, të Mihallaq Ziçishtit dhe Feçor Shehut nga faqja 1 deri në faqen 70 dhe, refuzoj të njihem më tej me përmbajtjen e këtij akti, sepse siç kam dhënë shpjegime nuk jam armik i popullit, atdheut, shtetit, Partisë sime e udhëheqësit të saj. Për rrjedhojë, nuk jam komplotist në çfarëdolloj veprimtarie kundër popullit, atdheut, shtetit, Partisë dhe udhëheqësit të saj. Dëshmia e Qani Tartales në gjyq Në vitin ’48 isha shef i Sigurimit të hekurudhës. Ato ditë të prishjes me Jugosllavinë më vjen Sadik Radeci dhe denoncon për përpjekjet që bënte Savo Bozhidaroviçi për ta rekrutuar si agjent të UDB-së. Ai ishte kosovar dhe më tregoi jo vetëm për këtë plan të Savos, por edhe çka dinte për përpjekjet e tjera të mbeturinave të UDB-së në Durrës e Tiranë kundër vendit tonë.   Kjo iu relatua Ministrisë, e cila nuk na dha asnjë përgjigje. Në Ministri ishin bërë ndryshime. Kaloi kohë dhe ne Sadikun e mbajtëm afër. Kishin kaluar disa muaj, tani Ministria ishte në dijeni të punës së Sadikut. Një ditë  na lajmërojnë ta marrim Sadikun e ta biem në Tiranë. Ai mendonte, meqenëse puna e tij ishte vlerësuar, dëshironte të takohej me Mehmet Shehun. Në një aksham e marr unë dhe e sjell në Tiranë. Në Drejtorinë e Tiranës, që ishte te Rruga e Dibrës, na priti Kleanthi Andoni. Sa e zbrita nga makina, Kleanthi i hodhi hekurat dhe e futi brenda. I them, si është kjo punë? Do ta bisedojmë më vonë, më tha. Ikëm në Durrës, pastaj na bëjnë një shkresë nga Ministria e na thonë që Sadiku ishte përgjegjës i një rezidenture në uzinën “Enver”. Kjo na çuditi se Sadiku as ishte i këtij niveli dhe as kishte punë me Tiranën, ai banonte në Durrës. Kaluan pesë-gjashtë muaj, na thërrasin e na thonë, merreni Sadikun tashti, aneksojani grupit të sabotatorëve të hekurudhës, megjithëse nuk kishte lidhje me ta dhe të dalë në gjyq të demaskojë ato krimet jugosllave ku ai kishte jetuar, që ishin bërë ato masakrat në Jugosllavi pas çlirimit. Edhe kështu u bë, neve na vinte turp tani si ky njeri edhe e trajtuam mirë, megjithatë ai i shkreti nuk tha gjë. Mbas gjyqit u vendos që të dalë nga salla, se aty u lirua në seancën e fundit edhe pësoi një traumë psikike. Kam vite që nuk e kam parë, por di që deri vonë ka jetuar në Kavajë, krijoi familje se atëherë i prishëm edhe familjen, qe i fejuar. Shkurt, kaq është puna e Sadik Radecit. Për atë punën e Dhora Lekës. Unë kam qënë që përpra Konferencës së Tiranës edhe shumë kohë në sektorin që merrej me elementin antiparti. Dhora Lekën si fytyrë e njihja, po nuk kisha punë direkt me të, me një fjalë materialin e dija. Pasi lëviza prapë, më ra që mbas disa viteve të vij sërish në këtë sektor, pasi erdha nga Shkodra. Pas ca kohe, pas meje erdhi edhe Feçor Shehu si drejtor i Drejtorisë së Sigurimit. Me deponimet e Dhora Lekës kemi punuar shumë kohë, kishte gjëra që u konsumuan në gjyq, kishte gjëra që u konsumuan në rrugë operative, po mbetën shumë gjëra të tjera nëpër duar që kërkonin verifikim. Disa nga këto do t’i verifikonte, do t’i vërtetonte edhe koha natyrisht. Kur vjen drejtor Feçor Shehu filluam të merremi me këtë punë, shumë herë na ka thënë, ehu. Jeni marrë me Dhora Lekën, unë nuk i besoj, më falni për shprehjen, një putane. Një herë në Drejtorinë e Tiranës lindi ky problem, kemi qënë ai, Stavri Madhi dhe unë. Stavri Madhi në atë kohë ishte kryetar i degës së parë. Meqë na u dha mundësia për të dhënë një mendim, e thashë dhe unë një mendim. Atij nuk i erdhi mirë, atje nuk më tha gjë. Rrugës duke shkuar në Ministri, ishte aksham, më tha mua që ti bëre gabim. Pse bëra gabim, i thashë, derisa na u dha mundësia dhe ky është mendimi im, kështu të paktën mendoj. Ti duhet të më mbështesje mua, tha, ne shkojmë si ministri. Unë i thosha që Dhora Leka, disa nga deponimet e saj janë vërtetuar, por disa jo. E kishim fjalën për një person konkret. Ajo thoshte që Skreçko Kovaçiçi më ka kërkuar t’i organizoj një takim. Unë ia organizova, po e takoi apo jo, unë nuk di gjë, kaq thoshte. Pse t’i besojmë asaj? Edhe kish një mani tjetër, mbetet me kontingjentet e Konferencës së Tiranës, seleksionojini. Ne i shikonim herë pas here kë të heqim, si ta heqim, si ta lëmë. Me një fjalë, ai nuk kishte bindje se këto deponimet e Dhora Lekës vlenin për organet e Sigurimit dhe për Partinë. Unë direkt me Dhora Lekën nuk jam takuar asnjë herë, vetëm një herë në Ministri, kur erdhi si e internuar. Kërkonte takim me Rexhep Kollin dhe ai më ngarkoi mua. Unë historinë e saj e dija, por nuk i dola në të. Pati një ankesë dhe kaq… Deshmitare ne hetuesi Baki Hakrama Besnik Kasaj Nikolla Londo Mystret Rama Ramadan Gjoka Besnik Hazisi Sherif Llano Zef Gjini Vasil Sula Kapllan Koko Koço Koti Sokol Koleka Neshat Tozaj Zenepe Isai Niko Dederaj Kadri Gojashi Hodo Hodaj Isa Halilaj Festime B. Jashar Hyseni Kozeta Kati Kujtim Zahaj Shuaip Roshi Thoma Moçka Xhuljeta Masho Gjiniovefa Qirko Theollori Shia Vera Ngjela Ethem Shehu Halil Kaçanolli Niman Lorja Myftar Memia Petrit Arbana Tajar Muharremi Fitnete Lami Androkli Andoni Dhimitër Lamani Peço Kalluci Eqrem Mara Ismail Qineti Telat Agolli Xheladin Krifca Miri Kalo Sefedin Jonuzi Josif Janka Çufe Mullai Sulejman Osmani Zejnulla Ballanca ANASTAS DOBI Zylyftar Shehu Kristanthi V. Ahmet Kulluri Idris Lleshi Anastas Bendi Dhora Leka Haxhi Muka Andon Deçka Llesh  Rroku Fatos Harito Bashkim Çuberi Milto Kristaqi Dhimitër Beshiri Vasal Afezolli Elham Gjika Shaqir Lleshi Pëllumb Rustaj Perlat Caushi Isuf keci Estref Myftari Tahsin Spahiu Agim Caushi Dhori Dimroçi Petro Jani Xhezmi Jahollari Sofokli Thomo Isa Baze Jorgji Çuçi Sali Hoxha Nesim Xama Todi Cicani Zeqir Gjokutaj Lutfi Lleshi Jorgo Çuli Sotiraq Shamblli Pjetër Gjini Sami Muhameti Barjam Pelo Delo Balili Jani Samara Zahar Kono Niko Çeta Arqile Kamburi Ram Kosova Miti Çomo Sotir Mano Ilo Prifti Simo Bica Llazi Pozo Gaqo Pano Gjon Banushi Jonuz Luto Xhemal Dingu Kristo Mushi Jonuz Mersini Belul Cuku Eli Kokushta Ymer Toçi Qemal Manço Qemal Mara Eqrem Shehu Adif Tivari Kyzafer Karma Faik  Kolasi Ibrahim Kryeziu Prokop Biceri Galip Lamçe Bardhi Hoti Ramazan Gjyzeli Jake Jaupaj Angji Faber Matriko Gjika Çarçan Zogu Zylfi Lami Vasil Liko Dajlan Hajdari Orion Trebicka Dashamir Rrokaj Astrit Hitaj Thoma Asimaqi Lirim Pëllumbi Kristofor Mërtiro Anastas Bojaxhiu Petrit Hakani Mitat Zaçe Tahir Malo Deshmite ne hetuesi DHIMIËR LAMANI/ I vitlindjes 1918, ish ambasador në Suedi në vitet 1979-1982, dëshmonte më 23 janar 1983 për procedurat e ndjekura në rastin e Skënder Shehut për të ndjekur studimet në Suedi, për sekretin, për pseudonimin e tij atje(sepse si djali i kryeministrit, nuk duhej të paraqitej me këtë identitet). Ambasadori të tre letrat që ishin dërguar nga Shqipëria në Suedi, për atë, Ganiun dhe Skënderin, pas 17 dhjetorit 1981 i kishte nisur me postë në Tiranë. SEFEDIN JONUZI/ I vitlindjes 1927, i dënuar për përvetësim, i punësuar roje, pohonte më 15 mars 1983 se kishte pasur miqësi me Sami Muhametin e pas tij, me Feçor Shehun. Ky ishte kasapi ku blinte mish Feçori. Më 1975 dëshmitari kishte parë Feçorin duke shëtitur me Sami Muhametin përpara ekspozitës “Shgipëria sot”. Duke qene se Samiu ishte  përjashtuar nga partia, ai i kishte shkruar një letër Bato Karafilit – sekretarit  të partisë të MPB-së, duke shtuar edhe faktin se “Feçori shkonte me femra imorale”. Për këtë letër dëshmitari ishte internuar në një fshat të Tiranës. ANASTAS DOBI/ I vitlindjes 1927, pensionist, rrëfente më 19 mars 1983 se më 1960 së bashku me Llambi Peçinin, Llambi Ziçishtin (mjek), Nesti Saraçin dhe përgjegjësin e grupit Muço Saliu, kishin shoqëruar Mehmet Shehun në Nju – Jork, në OKB. Fillimisht ishin nisur në Paris. Pasi kishin qëndruar një natë, të nesërmen ishin nisur nga një port i madh i Francës me vaporin “Kuin Elisabet”. Në vapor kishte mësuar se aty ndodhej Titoja, ministri i Jashtëm Koça Popoviç dhe djali i Çërçillit.Ky i fundit kishte kërkuar takim me Mehmet Shehun, por ky kishte refuzuar. Përpara kabinës së Mehmet Shehut  bënte roje Llambi Peçini. ÇUFE MULLAI/ I vitlindjes 1924, agjenti i famshëm “Dushku”, dëshmonte më 18 mars 1983 për kohën që kishte kaluar në Belgjikë. Tregonte se ishte mbajtur në lidhje për 3 vjet nga Llambi Peçini, në kohën që ky i fundit ishte sekretar i parë i ambasadës sonë në Paris. Sipas tij, Llambi i kishte propozuar të vihej në lidhje me një zbulues të ambasadës së atjeshme, por Cufja nuk kishte pranuar se dekonspirohej. Në fakt, kjo nuk duhet të jetë e vërtetë, pasi agjenti nuk diskuton për atë që i thonë eprorët. Mundet të ketë qenë një pyetje nga ana e Llambit.   AFRIM IMAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Si u zbulua plani i Fadil Kokomanit për të vrarë Ramiz Alinë”

  1. Maskarallak injorance te pabesi vrases te popullit te vet imorale ,budallej e tjera epitete qe nuk po me kujtohen ,keshtu ishin zagaret e Shejtanit Enver,qe me ne fund moren denimin e merituar ,shkuan per lesh prej komondantet te tyre shpirterore. Kush shpetoi i pa lagur Dhelperaku Ramiz,jo se eshte merite e tij qe te pakten nuk u kalben ne burg bashke me Nexhmien e Zeze (PSE) sepse me pak fjale shteti yne drejtohet nga njerez qe paten hanger corben e atij sistemi pra te sistemie komunist te Enver kjofte largut Enver………Plus shume faktore te tjare negative te punes 50 vjecare te atij sistemi anti njerezore qe pati sakatuar vendin e popullin tone te shume vuajtur ,nuk do te thom ma shume se pushtimi Turk ,por aty afer …..

Beni nje Koment


7 + = 8

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy