GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Aktualitet » Makinat, hiqet taksa e shitjes dhe dogana

Makinat, hiqet taksa e shitjes dhe dogana

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Kush ka ndër mend të blejë një makinë, bën mirë të presë deri më datë 24 gusht, në rast se do të kursejë paratë e taksave.Në fletoren zyrtare janë botuar më datë 9 gusht ligjet e reja të taksave kombëtare, të cilat heqin taksën e makinave të përdorura (në import dhe në shitje brenda vendit), taksën vjetore të qarkullimit, taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve. E thënë ndryshe dhe më qartë, kush do blejë një makinë, pas datës 24 gusht nuk do të paguajë doganë në import dhe as taksë në shitje. Ligji i ri për taksat kombëtare hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare dhe me një llogari të thjeshtë, në rast se fletorja zyrtare është botuar më datë 9, më datë 24 gusht ligji është në fuqi. Taksa e qarkullimit dhe e regjistrimit Pas datës 24 gusht ndryshon e gjithë skema e taksimit të makinave për të gjithë ata që duan të blejnë makina apo që kanë makina në përdorim. Ligji i ri “Për Taksat Kombëtare” shfuqizon taksën e përvitshme të qarkullimit dhe atë të regjistrimit. Aktualisht, taksa e qarkullimit është 7500 lekë për një makinë me benzinë dhe 10 mijë lekë për një makinë me naftë. Ndërsa taksa e regjistrimit është 2400 lekë për të gjitha llojet e veturave. Të dyja taksat janë vjetore, pra paguhen një herë në vit. Në ligjin “Për taksat vendore”, që hyn në fuqi më datë 24 gusht, taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor shfuqizohet. Pra, pas 24 gushtit, makinat nuk do të paguajnë 2400 lekë në vit si taksë regjistrimi. Edhe taksa e qarkullimit ndryshon. Ajo nuk do të paguhet 7400 lekë në vit për makinat me benzinë dhe 10 mijë lekë në vit për makinat me naftë, por do të paguhet sa herë që makinat furnizohen me karburant. Në ligjin e ri, që hyn në fuqi më 24 gusht, thuhet: “Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 5 lekë për litër deri më 31.12.2011, pas kësaj date taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë për litër. Kjo taksë zbatohet si për benzinën e gazoilin e importuar, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend.” Pra, taksa e re e qarkullimit do të paguhet me karburantin. Kjo do të shpërndajë në mënyrë të barabartë taksën e qarkullimit. Pra, kush përdor më shumë makinën, konsumon më shumë karburant dhe, si rrjedhojë, paguan më shumë taksë qarkullimi. Sidoqoftë, pas datës 24 gusht nuk do të paguhen taksa në sportelet e agjencive, aty ku bëhet kolaudimi. Taksa e re e qarkullimit do të paguhet në pikat e karburantit indirekt, sa herë që furnizojmë makinën. Taksa e makinave të përdorura Pas datës 24 gusht, kush importon një makinë, nuk do të paguajë më doganë. Po ashtu, kush blen/shet një maminë brenda vendit, nuk do të paguajë taksë shtesë. Ligji i ri i botuar në fletoren zyrtare qartëson një formulë tjetër. Ai heq detyrimin e taksës së makinave të përdorura në import dhe në shitje brenda vendit dhe vendos një taksë të re vjetore për makinat e përdorura. E thënë më thjesht, kush blen apo importon një makinë, nuk paguan taksë për blerjen apo shitjen, por paguan një herë në vit një taksë tjetër për përdorimin e makinës. Aplikimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura takson më shumë makinat e vjetra. Sa më e vjetër të jetë makina, aq më shumë taksë vjetore paguan. Gjithashtu, paguajnë më shumë makinat me naftë sesa ato me benzinë. Formule e re shumëzon cilindratën e makinës me koeficientin e vjetërsisë dhe me taksën fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficientet për vjetërsinë për tre vitet e para janë 0, në vitin e katërt është 0.18 dhe rritet me 0.02 për 10 vitet e para. Më pas, koeficienti rritet me 0.04. Kështu, një makinë e vitit 1996 me naftë dhe me kubaturë 2500 cm3 do të paguajë pas datës 24 gusht 30 mijë lekë në vit, si taksë të makinës së përdorur. Ndërkohë që sot një makinë e vitit 1996 me naftë paguan 2400 lekë taksë regjistrimi dhe 10 mijë lekë taksë qarkullimi, pra 12400 lekë në vit. Pas datës 24 gusht, pronari i këtij automjeti do të paguajë 17600 lekë më shumë dhe taksa rritet nga viti në vit. Gazeta boton tabelën për taksën vjetore që do të paguajnë tipa të ndryshme makinash, pas datës 24 gusht. SHEMBULLI Çfarë fiton ai që blen një makinë Aktualisht, me ligjin që vazhdon të zbatohet, për importin e makinës paguhet një taksë e cila llogaritet duke shumëzuar cilindratën me koeficientin e naftës ose benzinës (respektivisht 25 dhe 20) dhe me koeficientin e vjetërsisë, (0.5 për çdo vit nga data e prodhimit). Në rast se sot (para datës 24 gusht) një person do të importonte një makinë me naftë të vitit 1999 me një cilindratë 2200 kubikë, ai në doganën shqiptare do të paguante 330 mijë lekë. Kjo si llogaritje e formulës që është ende në fuqi, ku 2200 është cilindrata x 25 koeficienti i naftës x 6 koeficienti i vjetërsisë (12 vite x 0.5 për çdo vit) = 330 mijë lekë. Pas datës 24 gusht, taksa e importit të makinave të përdorura hiqet. Pra, kush kërkon të blejë një makinë, duhet të presë të paktën datën 24 gusht që të shmangë, në rastin tonë, pagimin e 330 mijë lekëve si doganë. Pra, ligji i ri favorizon dukshëm importin e makinave. Çfarë humbet ai që ka një makinë Por, për një person që aktualisht ka në përdorim një makinë të vitit 1999 me cilindratë 2200 kubikë dhe me naftë, ligji i ri i shton taksat. Sot (deri më 24 gusht), me përdorimin e një makine të tillë paguan 2400 lekë taksë regjistrimi dhe 10 mijë lekë taksë qarkullimi. Pra, 12400 lekë në vit. Pas datës 24 gusht, ky person do të paguajë takën e përvitshme të mjeteve të përdorura. Kjo taksë llogaritet me formulën cilindrata në cm3 x koeficienti sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit (Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficientet për vjetërsisë për tre vitet e para janë 0, më pas bëhet 0.18 dhe rritet me 0.02 për 10 vitet e para. Pas vitit të dhjetë, koeficienti rritet me 0.04). Në rastin tonë, taksa e re vjetore është 19800 lekë në vit. Pra, 7400 lekë në shumë. Përveç kësaj, sa herë që furnizon makinën, deri në fund të vitit duhet të paguajë 5 lekë për çdo litër karburant dhe pas 1 janarit, 7 lekë për çdo litër karburant. NDRYSHIMET E TAKSAVE Aktualisht paguhet kush blen një makinë: Taksa e makinave të përdorura në import dhe në shitje brenda vendit Llogaritja Cilindratë (cm3) x koeficientin e naftës ose benzinës (respektivisht 25 dhe 20) x koeficientin e vjetërsisë (0.5 për cdo vit nga data e prodhimit) kush përdor një makinë: Taksa regjistrimi Të gjitha veturat 2400 lekë/vit Taksë qarkullimi Makinat me benzinë 7500 lekë/vit Makinat me naftë 10 mijë lekë/vit PAS DATËS 24 GUSHT DO PAGUHET kush blen një makinë: 0 lekë për importin 0 lekë për shitjen kush përdor një makinë: Taksa e regjistrimit 0 lekë/vit Taksa e qarkullimit (deri më 31 dhjetor) 5 lekë/litër Taksa e qarkullimit (pas 1 janarit 2012) 7 lekë/litër Taksa e qarkullimit të mjeteve të përdorura Paguhet çdo vit sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit (Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficientet për vjetërsisë për tre vitet e para janë 0, më pas bëhet 0.18 dhe rritet me 0.02 për 10 vitet e para. Pas vitit të dhjetë, koeficienti rritet me 0.04)

llogaritja e takses se re vjetore te makinave te perdorura

Taksa e qarkullimit shton me 6 lekë çmimin e naftës Pas datës 24 gusht hyjnë në fuqi të gjitha ndryshimet e paketës së re fiskale. Ndryshimet e reja duket se favorizojnë prodhuesit vendës të birrës, si dhe industrinë me fason. Nga ana tjetër, rritet ndjeshëm kostoja e lëndëve të para dhe të transportit.Ndryshimet e reja prekin edhe industrinë e veshjeve, importi i të cilave bëhet zero. Nafta Në ligjin e ri vendoset që taksa e qarkullimit të jetë 5 lekë/litër për karburantet. Në të vërtetë, taksa, e cila do vilet nga tatimet, nuk është 5 lekë por 6 lekë, pasi mbi të aplikohet edhe TVSH-ja. Pas datës 24 gusht, karburanti në Shqipëri do të kushtojë minimalisht 6 lekë më shtrenjtë. Ndërsa pas datës 1 janar 2012 do të kushtojë minimalisht 8.4 lekë më shtrenjtë (taksa e qarkullimit pas janarit bëhet 7 lekë/litër për karburantet). Kuptohet që shtesa e çmimit të karburanteve do të jetë shtesë për koston e transportit për të gjitha industritë vendëse, si dhe për udhëtarët të cilët do të paguajnë më shtrenjtë biletat. Sipas një përllogaritjeje, nga taksa e re e qarkullimit qeveria do të marrë 58.8 milionë USD në vit, nga 23 milionë që merr aktualisht. Pra, shtesa do të jetë shtrenjtim i kostove të transportit për industrinë dhe qytetarët. Nënproduktet e naftës Por, kostot për industrinë nuk mbarojnë këtu. Nga 24 gushti edhe lëndët djegëse që përdor për energji një pjesë e mirë e industrive prodhuese, do të shtohen. Kështu, është vendosur të rritet në 37 lekë/litër akciza për mazutin, solarin dhe lëndët e tjera djegëse, si dhe 2 lekë/kg për “koks nafte”. Nga ana tjetër, solari, mazuti, koksi i naftës dhe vajguri do të paguajnë edhe 3 lekë/litër taksë të karbonit. Pra, edhe një tjetër kosto shtesë për industrinë. Të gjitha këto pritet të japin efekte në çmime, por për anën e shtetit, sa më të larta të jenë çmimet, aq më të mëdha janë taksat që vilen. Akciza e birrës Një ndryshim pozitiv në taksimin e produkteve vendëse është ulja e akcizës së birrës. Pas 24 gushtit hyjnë në fuqi tarifat e reja të akcizës së birrës. Duket e çuditshme pritja e mbarimit të verës për uljen e akcizës së birrës, duke ditur se është pikërisht stina e nxehtë ajo që rrit në maksimum shitjen e këtij produkti. Sidoqoftë, pas 24 gushtit, industria vendëse e birrës do të paguajë më pak akcizë. “Lufta” për konfeksionet Me një vendim të rrufeshëm qeveria shtoi në paketën e re fiskale zerimin e tarifës doganore për importin e konfeksioneve dhe produkteve të tjera që shërbejnë për prodhimin e veshjeve dhe këpucëve. E gjithë kjo ishte një reagim ndaj një vendimi të qeverisë italiane që shtonte kostot për fabrikat që prodhonin konfeksione në Shqipëri. Situata në Afrikën Veriore bëri që shumë kompani të mëdha të zhvendosnin fabrikat drejt Ballkanit. Me këtë veprim, pas datës 24 gusht, Shqipëria bëhet një treg më i lirë për këto fabrika. Nga ana tjetër, industria e konfeksioneve ka rënë dakord që edhe veshjet e gatshme të importuara të mos paguajnë doganë. Pra, veshjet e këpucët që vijnë nga jashtë do të tregtohen më lirë në vend, pasi nuk do të paguajnë më doganë. PAKETA E RE FISKALE NDRYSHIMET NË LIGJIN “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” 1. “Rimbursimi në mënyrë automatike i akcizës së lëndëve djegëse, solarit dhe mazutit, për industritë vendëse të prodhimit. 2. Ulet akciza e birrës: Deri në 70,000 hl:    10 lekë/litër Nga 70,001 – 200,000:    12 lekë/litër Nga 200,001 – 300,000:    15 lekë/litër Mbi 300,000 hl:        30 lekë/litër 3. Rritja e akcizës për mazutin, solarin dhe lëndët e tjera djegëse në:     37 lekë/kg 4. Rritja e akcizës për “koks nafte” në 2 lekë/kg NDRYSHIMET NË LIGJIN “PËR TAKSAT KOMBËTARE” 1. Strukturim i taksës së karbonit: Solar dhe mazut:         3 lekë për litër Vajguri:             3 lekë për litër Koks nafte:         3 lekë për kg NDRYSHIMET NË LIGJIN “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE” 1. Tarifa doganore për veshjet e gatshme (rrobat) bëhet 0 për qind 2. Tarifa doganore e lëndëve të para të industrisë së konfeksioneve (fasonistët) bëhet 0 për qind Liberalizohet siguracioni i makinave Nga 24 gushti pritet të ulet pagesa që bëjmë një herë ë vit për sigurimin e makinës. Ligji i ri vendos të liberalizojë vendosjen  çmimit. Ligji aktual parashkion që kjo tarifë, për autoveturat, të mos jetë nën 11 mijë lekë në vit. Por vendimi i djeshëm i qeverisë, heq pikërisht këtë minimum. Ndryshimi i ligjit, parashikon që do të jenë vetë kompanitë e sigurimit ato që do të përcaktojnë, në bazë të tregut, se sa do të jetë çmimi i siguracionit të detyrueshëm. Në Shqipëri, ka të regjistruara rreth 427 mijë makina. Sipas ligjit, të gjitha këto makina, që të qarkullojnë duhet të pajisen me siguracion. Ky sigurim është i detyrueshëm dhe ka afat 1- vjeçar. Sipas statistikave në AMF, nga maji i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, pra për 12 muaj, rreth 267 mijë qytetarë kanë paguar për sigurimin e detyrueshëm të makinës së tyre. Sipas formulës së AMF, vlera minimale e sigurimit të detyr-ueshëm është 11 mijë lekë në vit. Pra, kjo është tarifa, të cilën kompanitë duhet ta aplikojnë. Konkurrenca deri tani ka qenë në shërbimin dhe emrin e mirë të kompanive në treg. Në fakt, të “detyruar” për të konkurruar me çmim, kompanitë kanë filluar “fshehtas” të aplikojnë çmime më të ulëta. Të gjithë ata që kanë makinë, kanë prerë siguracione me vlera dukshëm nën 11 mijë lekë. Ekspertët sqarojnë se kompanitë, pavarësisht se marrin më pak se 11 mijë lekë nga qytetari për siguracionin e makinës, në tatime deklarojnë fatura prej 11 mijë lekësh dhe paguajnë TVSH për një faturë prej 11 mijë lekësh. Kuptohet që ulja e çmimit, në këtë rast dhe pagimi i taksave me cmim më të lartë, ndikon direkt në cilësinë e shërbimit. Pra, në rast karamboli, riparimi i makinës nga kompania nuk do ketë të njëjtën cilësi. Ndryshimi i ri ligjor vendos që të jenë vetë kompanitë, në bazë të kapacitetit të tyre, ato që do të vendosin çmimet. Ka një formulë që rakordon raportin prime, pra të ardhura dhe dëme të paguara. Sa më i mirë të jetë ky raport, aq më konkurrues do të jetë çmimi i kompanive në treg dhe aq më i saktë shërbimi. Me miratimin e ligjit, të 427 mijë qytetarët që kanë makina ose, më saktë të 267 mijë qytetarët që paguajnë siguracion vjetor të detyrueshëm për makinën, do të paguajnë më pak.   NERTILA MAHO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

5 Komente per “Makinat, hiqet taksa e shitjes dhe dogana”

  1. Pse ligji te mos i shtrije efektet qe nga data 01.01.2011, date kur humbet veprimin Ligji tjeter, qe fal taksat?

  2. Pra teper e thjeshte. Qeveria gjasme na hoqi taksen e qarkullimit per te shtuar taksen e perdorimit. Nga tabela duket qarte qe te gjithe ata qe kane makina me nafte poshte vitit 2001 do te paguajne me shume. Rrofsh o qeveria jone qe mendon per ne. Ketu nuk po permend rritjen e naftes. Tamam vjedhje e hapur. Bejini vete llogarite cdo njeri qe ka makine. Sa paguante dhe sa do te paguaje.

  3. po makinat qe kane kaluar vite me pare por aktualisht nuk qarkullullojne ne shqiperi jane demuluar por ne dogane me nxorren probleme tani cfare behet f.l.m.

  4. po makinat qe jan me metan si e kan taksen vjetore

Beni nje Koment


5 + 5 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy