PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Miele
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Argument, Speciale » “Çfarë bisedoi Kadri Hazbiu me Fiqrete Shehun para trupit të pajetë të Mehmetit”

“Çfarë bisedoi Kadri Hazbiu me Fiqrete Shehun para trupit të pajetë të Mehmetit”

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

ISH-KRYEMINISTRI MEHMET SHEHU ME ENVER DHE NEXHMIJE HOXHEN

Aq sa shtjellohen ngjarjet e mëngjesit të 18 dhjetorit 1981 në vilën e Kryeministrit nga Ali Çeno, ish shef i grupit të shoqërimit të Mehmet Shehut, për hetuesit e çështjes “Hazbiu”  mbeten deri në fund të paqarta e të veshura me mister. I thirrur disa herë për të shpjeguar rrethanat si është njohur me lajmin e vetëvrasjes së Mehmetit, njeriu që i ka garantuar jetën Kryemnistrit dhe familjarëve të vet, është detyruar të dëshmojë me detaje skenën e tmerrshme, kur ka parë trupin e pajetë të Mehmet Shehut në vilën e tij. Pas telefonatës së Vladimir Shehut në orën tetë të mëngjesit, kujton Çeno, shkova në vilën e Kryeministerit, u njoha me ngjarjen dhe telefonova Ramiz Alinë dhe Çule Çirakun. Pastaj mbërriti aty grupi i ekspertëve me pajisjet përkatëse. Dëshmia e ish-bodigardit të Mehemt Shehut, marrë nga libri i Kastriot Dervishit “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, zbulon përjetimet e çasteve të para në mëngjesin e 18 dhjetorit ’81 në vilën e Kryeministrit, reagimet e familjarëve dhe “myasfirët” që u gjendën menjëherë në shtëpinë e Mehmet Shehut pas lajmit të vetëvrasjes. Çështja më e debatueshme që Çeno ka konsumuar në ligjëratën para hetuesve dhe në procesin gjyqësor ka qënë ajo e vizitës së fshehtë të Feçor Shehut dhe Kadri Hazbiut në vilën e Mehmetit, disa orë para aktit të vetëvrasjes. Në vijim të interesimit të hetuesve, të tjerë dëshmitarë, kryesisht nga radhët e punonjësve të shërbimit të familjes Shehu dhe ekspertëve që kanë këqyrur trupin pa jetë të Mehmet Shehut, kanë rrëfeyer për çfarë kanë parë e dëgjuar natën e vetëvrasjes së Kryeministirit. Njëri pas tjetrit, dëshmitarët Farije Koçiraj, Llesh Rroku, Milto Kristaqi, Vasal Afezolli, Fatos Harito, Bashkim Çuberi e Elham Gjika kanë pohuar në Hetuesi përjetimet e tyre nga ngjarjet në vilën kryeministrore, natën e 17 dhjetorit dhe mëngjesin e 18 dhjetorit 1981… Dëshmia në Hetuesi Hetuesia ndaj përgjegjësit të rojeve të Mehmet Shehut, Ali Çeno, zhvillohet nga hetuesit Flamur Çato dhe Sokol Koleka, më 2 tetor 1982 deri më 13 korrik 1982. Edhe kjo është hetuesi e përgatitur nga akuza, sipas dëshirës së saj. Ali Çeno “i pranon” akuzat se ka kryer “veprimtari armiqësore për të goditur vijën e Partisë së Punës së Shqipërisë e për të përmbysur diktaturën e proletariatit”. Hetuesia ndaj Çenos zhvillohet fillimisht në Elbasan, pasi qendra e tij e banimit ishte në Cërrik. Për mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, në shtëpinë e Mehmet Shehut, Çeno dëshmon se e ka thirrur Vladimir Shehu në orën 8.00 të mëngjesit. Në korridor, Bardha, gruaja e Vladimirit, po ulërinte: “Obobo, babi”. Ka hyrë brenda dhe ka parë Mehmet Shehun të mbuluar me batanije, deri në grykë. I ka matur pulsin dhe ka vërejtur se nuk punonte. Pistoleta ishte mbi batanije. Vladimiri kishte marrë letrën që kishte lënë Mehmet Shehu, duke e cilësuar personale atë. Vladimiri nuk pranonte ta jepte. Ali Çeno i ka thënë që të mos e hapte. Aliu ka marrë në telefon drejtorin e Drejtorisë së Dytë të Sigurimit të Shtetit, Xhule Çiraku dhe më pas ka njoftuar sekretarin e KQ të PPSH-së, Ramiz Alia. Feçor Shehun ishte e pamundur ta kapte në telefon. Pas kësaj kishte marrë në telefon Feçorin dhe ky i ishte përgjigjur: “Mirë, o, mirë”. Si duket, Feçori duhet të ishte informuar nga Xhulja. Kadri Hazbiu ia ka behur në shtëpi pas 10-15 minutash. Kishte hyrë në dhomën e Mehmetit, ishte dridhur e pastaj kishte shkuar për të takuar Fiqretin. I ishte drejtuar Fiqretit me fjalët: “Pse o Fiqrete, e bëri kështu këtë punë? Mehmeti s’duhej të vriste veten, se  Byroja Politike, e shumta një vërejtje në kartën e regjistrimit do t’i jepte”. Fiqretja ishte ngrirë, qante, por lot nuk nxirrte. Kadriu kishte pyetur në kishte lënë apo jo ndonjë letër, por Fiqretja nuk përgjigjej. Në këtë moment, Vladimiri ka ndërhyrë, duke i thënë se letrën e kishte ai. Kadriu e ka marrë letrën nga Vladimiri, pa e hapur nga zarfi. Kadriu mori letrën, e palosi më dysh, e futi në xhep dhe u largua. Pas kësaj ia kanë behur dy zëvendësministrat dhe grupi operativ me Elham Gjikën. Hetuesia e Ali Çenos zhvendoset në Tiranë më 1 dhjetor 1982 dhe çështja pasohet nga hetuesit Sokol Koleka dhe Bashkim Caka. Dëshmitarit i kujtohej një rast në vitin 1975, kur Mehmet Shehu i kishte marrë pistoletën me një plumb. Pas pak, në zyrën e tij kishte ardhur Kiço Ngjela. Pasi Mehmet Shehu i kishte komunikuar shkarkimin, Ngjela kishte dalë i zverdhur nga zyra e Kryeministrit. Dëshmitari vazhdon të thotë se pistoletën “Makarov” me porosi të Mehmetit e kishte marrë pas prishjes së fejesës së Skënderit tek Nazar Berberi. Në fund, Ali Çeno nuk i pranon akuzat që i bëhen. Pohimet në gjyq Ali Çeno pohon me gojën e tij apologjinë se ishte një nga pjesëtarët e “organizatës antirevolucionare që kryesonte kryetradhtari Mehmet Shehu, të përbërë nga armiqtë e Partisë e të popullit, shpirtzinjtë Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Mihallaq Ziçishti, Fiqret Shehu etj”, që kërkonin të përmbysnin diktaturën e proletariatit dhe të vendosnin një rend borgjez-revizionist”. Nuk harron Çeno të përmendë në apologjinë e tij se kishte qënë përgjegjës i Sigurimit të “poliagjentit, tradhtarit, armikut dhe xhelatit Mehmet Shehu”. Ai e hiqte veten se u kishte shërbyer tërthorazi “agjenturave të huaja”. Pastaj, në këtë fjalë gjen “armiq të betuar”. Në funksion të asaj që kishte thënë akuza, Çeno thotë se më 16 tetor 1981 dhe një ditë më pas në shtëpinë e Mehmet Shehut kishin ardhur përkatësisht Feçor Shehu e Kadri Hazbiu. Feçori ishte shoqëruar nga Besnik Kasa. Më 17 dhjetor 1981, Çeno thotë se Mehmeti ishte bërë “si pulë e lagur”. Mjeku i Mehmetit, Llesh Rroku, kishte përcjellë porosinë e Mehemt Shehut që kishte pyetur kush ishte me shërbim. Atë natë ishte Dashamiri dhe Pëllumbi. Çeno thotë se Kadriu ka ardhur në darkë, afër orës 19:00, me një çantë si dosje në dorë. Ishte përshëndetur me të, por i kishte thënë që të mos i thoshte njeriu. Çeno bënte deklarata se njerëzit më të afërt të Mehmet Shehut ishin Kadri Hazbiu, Llambi Peçini dhe Gani Kodra. Ai akuzon se ka dëgjuar nga një person tjetër se janë vrarë njerëz me urdhër të Llambi Peçinit. Por, ky i fundit pyet nëse dinte ndonjë emër. Çeno pohon se e kishte me të dëgjuar e nuk mund të thoshte gjë. Feçori, i akuzar nga Çeno, përgjigjej: “Unë nuk jam në mbrojtje të Mehmet Shehut, ai është armik i tërbuar i Partisë”. Ndërsa Ali Çeno duke harruar për një çast pozitën e tij, i thotë se në bazë të dokumeteve Feçori kishte ndihmuar fejesën e Silvës (Turdiut-shënim), duke harruar se ai (Aliu) nuk kishte akses në posedimin, analizën dhe interpretimin e dokumenatve. Kadri Hazbiu hedh poshtë të ketë qënë mbrëmjen e 17 dhjetorit 1981 në shtëpinë e Mehemt Shehut. Dëshmitë e Mysafirëve të fundi në shtëpinë e Kryeministrit Farije Koçiraj E vitlindjes 1937, nga Drashovica, dikur punëtore në shtëpinë e Mehmet Shehut, atë çast kameriere në birrarinë “Adriatiku”, dëshmonte më 13 janar 1983 për udhëtimin jashtë shtetit me Fiqreten. Të enjten e 17 dhjetorit ’81, ajo ka shërbyer në shtëpi, ndërsa dy të tjerë kishin qënë pushim. Dëshmitarja i ka bërë kafen e asaj dite Mehmetit. Përshtypje i ka bërë fakti se Fiqreteja e ka përcjellë Mehmetin deri tek dera, kur ky shkonte në mbledhjen e pasdites së Byrosë, veprim që ajo nuk e bënte më parë. Në mbrëmje, Mehmeti nuk e kishte prekur fare ushqimin. Dëshmitarja ka ikur në darkë në shtëpinë e saj. Të nesërmen është paraqitur në punë në orën 6.30. Kafen e darkës ia kishte çuar Mimoza. Vladimiri dhe Fatbardha po i thoshin Fiqretes pse e bëri këtë Mehmeti, nuk duhej të vriste veten etj. Ali Çeno, duke iu drejtuar Fiqretes dhe Vladimirit, kishte kërkuar letrën e lënë nga Mehmeti, pasi do vinin ta merrnin “ata shokët”. Ajo thoshte se kishte parë një valixhe të vogël që Mehmeti nuk e ndante nga dora, por që më vonë nuk e kishte parë më. Llesh Rroku I vit1indjes 1949, mjeku personal i Mehmet Shehut për 4 vjet dëshmon më 8 prill 1983 për dy ditët të fundit të jetës së Mehmet Shehu. Ai kishte qenë me të gjatë mbledhjes së Byrosë Politike (natyrisht jo në sallën e mbledhjes). Mehmeti kishte pasur tension të lartë. Kjo mbledhje kishte mbaruar në ora 14.30. Pasi është larguar për në shtëpi, e ka vizituar prapë në shtëpi në orën 15.45. Mehmeti e kishte sërish tensionin e lartë, por të rënë pak. Mehmeti, gjithnjë me                                                                                                                                                                                                             kostum, ka dalë nga shtëpia pasdite për zhvillimin e mbledhjes. Mbledhja ka mbaruar në orën 20.30, ndërsa tensioni i Kryeministrit ishte gjithnjë i lartë. Të dy mjekët, dëshmitari dhe Milo Kostaqi kanë qëndruar atë natë në dhomë. Mehmeti ka pyetur kush ishte me shërbim e më pas ka kërkuar Ali Çenon të vijë e të rrijë aty atë natë. Të dy mjekët, Ali Çeno, Dashamir Rama dhe Pëllumb Rusta, kanë qëndruar atë natë aty. Pas orës 24.00 kanë fjetur. Duke u gdhirë 18 dhjetori 1981, djali i madh i Mehmetit, Vladimiri, ka kërkuar Ali Çenon të ngjitet lart në dhomën e Mehmet Shehu. Pas 4-5 minutash ka kërkuar të vijnë edhe mjekët lart. Këta janë ngjitur së bashku me ndihmësmjekun Nestor Lezho. Mjekët janë ngjitur në katin e dytë, derën e kanë gjetur hapur. Mehmeti ishte i mbuluar deri në grykë me batanije, me sytë nga tavani, i zverdhur, i ftohtë. Kishte dalluar pistoletën mbi batanije dhe njollën e gjakut në të majtë të trupit. Dëshmitarit i ka bërë përshtypje se studioja e Mehmetit ishte hapur. Para ardhjes se grupit hetimor, Kadri Hazbiu ka ardhur në shtëpi. Është futur në dhomën e gjumit, së bashku me Aliun dhe Vladimirin. Ka takuar Fiqreten. Fatos Harito I vitlindjes 1937, ekspert mjeko-ligjor, dëshmonte më 15 prill 1983 për çështjet e ekspertimit të trupit te Mehmet Shehut. Në dallim nga dëshmitë e tjera, ai thotë se kufoma ka qenë e zbehtë, e mbuluar me batanije deri në grykë, mbi të cilën ishte hedhur pistoleta. Ora e ekspertimit ishte 9.10 e 18 dhjetorit 1981. Mbi tavolinë kishin qenë një tufë çelësash. Bashkim Çuberi I vitlindjes 1923, ekspert mjeko-ligjor vazhdonte rrëfimin më 15 prill 1983 për ditën kur kishin bërë ekspertizën e trupit të Mehmet Shehut. Milto Kristaqi I vitlindjes 1934, ish-mjeku i Mehmet Shehut dëshmonte më 18 prill 1983 se Kryeministri kishte tension shumë të lartë dy ditët e fundit të jetës së tij, tension që nuk e kishte pasur asnjëherë. Pas mbarimit të mbledhjes, në darkë, Llesh Rroku e kishte pyetur dy herë në kishte mbaruar apo jo mbledhja, por Mehmeti nuk i kishte kthyer përgjigje. Kur kishte vërejtur se ishin përpara një akti vetëvrasjeje, dëshmitari e ka kthyer gjendjen siç ishte, duke e mbuluar sërish me batanije Mehmet Shehun.   Dëshmitari kishte dëgjuar Kadri Hazbiun, që i kishte thënë Fiqretes se Mehmeti ishte kritikuar në mbledhje, por vetëvrasjen nuk duhej ta kishte bërë. Dhimitër Beshiri I vitlindjes 1941, atë çast përgjegjës i Hetuesisë në Përmet, dëshmonte më 18 prill 1983 se kur kishte ndodhur “vetëvrasja e Mehmet Shehut”, kishte qenë zv/kryetar i degës së parë të Drejtorisë së Hetuesisë në Tiranë. Ka qenë duke zhvilluar një mbledhje me drejtorin Elham Gjika për një çështje, kur mbledhja është ndërprerë. Së bashku me Elhamin dhe Koço Josifin kanë shkuar në zyrën e ministrit Feçor Shehu, por ky i ndodhur në zyrë me Bato Karafilin, i shqetësuar, i ka thënë të largohen.   Makina e hetuesisë ka shkuar në godinën në krah të Komitetit Qendror, ish MPJ-ja. Ata kanë pritur aty deri gjysmë ore. Më pas Elhami është kthyer dhe i ka çuar tek shtëpia e Mehmet Shehut, ku kanë marrë lajmin se ai “kishte vrarë veten” dhe prandaj duhej bërë ekspertiza. Dëshmitari ngre dyshime për lëvizjet e Elhamit brenda shtëpisë së Mehmetit. Vasal Afezolli I vitlindjes 1922, ish-shef i klubit “Dinamo” në vitet 1979-1982, dëshmonte më 18 prill 1983, se një ditë para se ky ekip i volejbollit të femrave të nisej për në Çekosllovaki, e kishte thirrur Feçor Shehu, me të cilin kishin udhëtuar në makinë, për ta pyetur për Silva Turdiun. Feçori i kishte thënë se ishte siguruar dalja jashtë shtetit e saj, pasi Komiteti Qendror dhe Kryeministria nuk kishin qenë dakord që ajo të dilte jashtë. Në korrik 1981, në një takim ku ishte i pranishëm edhe punëtori operativ që mbulonte klubin “Dinamo”, Pandeli Pando, Feçori kishte kritikuar këtë të fundit pse nuk vinin anët pozitive, por vetëm ato negative në karakteristika. Disa muaj pas prishjes së fejesës, Feçori e kishte thirrur në zyrë, ku i kishte thënë se si shef klubi duhej të ndiente përgjegjësinë e tij. Pasi Silva Turdiut i kishte dalë bursa për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, Kreshnik Tartari i kishte thënë se Feçori kishte ndërhyrë për t’i dalë kjo e drejtë. Elham Gjika I vitlindjes 1939, nga Terbaçi, ish-drejtor i Hetuesisë, i dënuar për shpërdorim detyre, i burgosur në Spaç, dëshmonte më 11 prill 1983 se nuk kishte dyshuar për asnjë çast se Feçor Shehu kishte qenë armik i partisë. Pastaj pyetet për “çështjen e thikave”, atë të çarjes së gomave të makinave të huaja. Pastaj Elhami ndalet në çështje të hetuesisë, bisedat që kishte bërë me Feçor Shehun etj. Herën e dytë dëshmitari pyetet më 22 prill 1983 për çështjen e ekspertimit të trupit të Mehmet Shehu. Më 18 dhjetor 1981, ai ishte paraqitur tek ministri Feçor Shehu, i cili i kishte dhënë lajmin. Menjëherë Gjika ka thënë: “Të rrojë Partia dhe shoku Enver!” “Ata të rrojnë!” – ia ka kthyer Feçori. Ky i fundit i ka thënë të krijonte grupin hetimor e të shkonte tek ish-godina e MPJ-së, ku e priste Xhule Çiraku. Ka njoftuar Dhimitër Beshirin dhe së bashku me Estref Myftarin e Koço Josifin, janë nisur për tek vendi i caktuar. Atje i janë bashkuar edhe mjekët ligjorë, Bashkim Çuderi dhe Fatos Harito. Xhule Çiraku ka hapur derën e dhomës së shtëpisë së Mehmet Shehut. Ky i fundit është gjetur me batanije mbërthyer deri në grykë e pisto1etën mbi batanije. Nuk ishte bërë as këqyrja e banjës dhe as e dollapit të rrobave. Pas përfundimit të punës, së bashku me Raqi Ifticën, Xhule Çirakun dhe Estref Myftarin, kishte bërë mbylljen e dhomës. Dëshmitari kundërshtonte thënien se kishte marrë apo fshehur ndonjë send nga dhoma e Mehmet Shehut. Për mungesën e bërjes së autopsisë së trupit, dëshmitari pohonte se nuk ishte bërë autopsia me porosi të Feçor Shehut, “se ashtu ishte porosia”. Ali Çeno Ali Çeno, i vitlindjes 1943, është përzgjedhur nga kryeministri Mehmet Shehu në vitin 1973 nga radhët e oficerëve të ushtrisë për të kryer detyrën e kreut të grupit të shoqërimit të tij. Pas vetëvrasjes në kushte të dyshimta të Shehut, Çeno është transferuar nga Ministria e Brendshme në një repart ushtarak në Cërrik. Me fillimin e hetimeve “të grupit armiqësor të poliagjentit Mehmet Shehu”, është arrestuar dhe i është bashkangjitur të kryeqzuarve të tjerë, të akuzuar e të dënuar si pjesëtarë “të organizatës antirevolucionare që do përmbyste pushtetin popullor.” U dënua  me 15 vite burg për të fituar lirinë në vitet 1990. Aktualisht pesionist, jeton në Tiranë. Vijon…   AFRIM IMAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

5 Komente per ““Çfarë bisedoi Kadri Hazbiu me Fiqrete Shehun para trupit të pajetë të Mehmetit””

  1. Vrasja e Mehmet Shehut, kryeministrit te Shqiperise.
    Cfare ndodhi vertet ne shtepi ate nata ku ai u vra dhe si shte gjendja shpirterore e tij dhe kur filloi plani per ta hequr qafe ate…!
    Dyshimet fillojne me heret se te ndodhte ngjarja e vetevrasjes:
    1. Mehmeti dhe Fiqeretja flisnin dicka dhe pergjoheshin bisedat e tyre qe mund te shkonin ne vesh te Kadriut, Ramizit dhe Nexhmijes
    2. Keta te fundit mund te kishin bere plane per heqjen qafe te ciftit Shehu qe me pare apo pas pergjimit te bisedave te tyre te fshehta
    3. Djali i Mehmetit mund te jete lidh me Silva Turidun nga nje intrige apo gracke qe ishte kurdisur per Mehmetin. Djali bie ne gracke.
    4. Shpallet fejesa dhe behen vizita dhe fotografi
    5. Gjithe Tirana dhe Shqiperia peshperit fejesen.
    6. Enver Hoxha bisedon 3 here me Mehmetin dhe urdheron prishjen e fejeses. Mehmeti tani eshte brenda ne gracke dhe me faj.
    7. Behen mbledhje ku ai kritikohet ashper dhe shpallet i dyshimte si armik gje qe ka rrjedhur jo nga fejesa por bisedat e pergjuara.
    8. Mehmeti shkon ne shtepi dhe inferimierja apo dikush tjeter do te kene kryer vrasjen apo helmimin dhe me pas goditjen me plumb
    9. Vrasja mund te jete bere ne zyre ku Mehmeti po punonte apo ne krevat ku ishte shtrire me syze si te ishte ne gjume i mbuluar.
    10. Infermjerja zhduket ndersa njerezit e truprojes rrefejne se nuk pane dhe degjuan apo kuptuan se cfare ndodhi vertet ate nate.
    11. Ramizi ben sikur sdi gje dhe i con lajmin Enverit pasi ia thane. Po keshtu Enveri hiqet se do ta fale Mehmetin per gamibet e tij.
    12. Pa autopsi te turpit dhe analize te gotes,pijes ne te, trupi i Mehmetit varroset dhe me pas shvarroset dhe fshihet per vite te tera.

    Si mund te jete bere vrasja e Mehmetit;
    1. Dikush hyri nga jashte dhe e vrau ate ne zyre apo diku tjeter apo ne dhome,ne shtrat kur po lexonte apo flinte,apo ishte helmuar.
    2. Dikush ishte njeri i brendeshem nga truproja apo sherbetoret qe e beri kete vrasje pas nje helmimi ose nje hap gjumi te rende
    3. Dikush ka hyre fshehtas nga nje hyrje e fshehte apo si mik shtepie apo Mehmeti ka rene ne ndonje gracke,takim te fshehte dhe e kane vrare diku dhe e kane sjelle ne shtrat me pas ne shtepi por dihet se vrasja mund te ndodhte se Sigurimi mund ti jepte urdher kujdo brenda apo jashte shtepise se Mehemetit per te realizuar vrasjen dhe ajo mund te behej pa hezitim ne ate periudhe te veshtire per Mehmetin qe ishte piketuar per tu vrare,hequr qafe.

    Eshte treguar per nje takim 2 oresh qe Ka bere Mehmeti me te shoqen tek Enveri duke folur per njerezit e vajzes, Silva Turdiut qe ishin jashte vendit dhe aty ne mes te kritikave te shumta qe Enveri i ben Mehmetit e pyet kete se mos valle fejesa ishte nje gje e sajuar apo nje kompromentim…
    Kjo bisede po te jete bere vertet keshtu sic eshte thene tregon se elita e vjeter mund te kete krijuar dyshime pas fejeses se mos Mehmeti ishte piketuar nga jashte si drejtues i ardhshem dhe ishte bere nje fejese me nje lidhje me armiqte e jashtem…por nuk dihet qarte se cmund te kene menduar ata si udheheqje ne ate kohe pas apo para fejeses per Mehmetin dhe a e kane futur ata ne kurth ate apo ai ra krej viktime e nje fejese te gabuar…por qe do te vuloste fatin e tij tragjik…ekzekutimin qe do te dukej me pas si nje vetevrasje. Vetem njerezit e asaj elite ne bllok e dine se cfare planesh kishin per te.
    Bisedat e pergjuara te bera midis Mehmetit dhe te shoqes se tij para fejeses do ti kene treguar ata si te vecuar nga elita tjeter e bllokut qe i pergjonte dhe i nxorri ata genjeshtare qe bene sikur nuk e dinin me pas se me ke po e fejonin djalin e tyre qe kishte patur nje histori te keqe me vajzat e perdala shpesh dhe po keshtu dhe djali i dyte qe njihej kudo ne Tirane per ekstravagancen e tij dhe te nuses se tij. Te gjitha keto ishin nje gracke per Mehmetin i cili ndryshe vepronte ne familje dhe ndyshe ne popull dhe rinine e atehershme si ai si e shoqja ne postet qe kishin. Pra ata ishin te piketuar si familje dhe do te ishte fejesa e gabuar qe do ti groposte te gjithe me pas..duke qene miratues apo pjesmarres te krimit ndaj familjes Shehu e gjithe elita e asaj kohe ne bllok.Por cilet njerez mund te ishin ne dijeni per vrasjen qe iu be ate nate kryeministrit qe vete e kishte denuar vetevrasjen shpesh…! Enveri i thote Mehmetit qe …ti je njeri i ekstremeve dhe kujdes mos te besh ndonje ekstrem tjeter. Ketu mund te zbulohet fakti qe Enveri jo vetem qe nuk donte ndonje skandal nga Mehmeti qe te behej dhe elita e bllokut do te perflitej edhe me shume se deri ne ato dite qe u be fejesa,por ishte dhe frika se Mehmeti u lidh me armiqte dhe ne fund te takimeve me Mehmetin…Enveri i tha se ishte lidhur me nje familje me plot armiq ne te,gje qe do ti vinte vulen Mehmetit me pas.
    Autkritika e Mehmetit nuk do te nxirrte ate nga situata sepse kishtenjerez ne bllok qe mezi prisnin ta hiqnin qafe dhe ka mundesi ata ta kene futur ne kurth dhe bile kryer vrasjen por sic dihet asgje nuk mund te behej nga ta pa dijenine e Enverit…pra Enveri dha aprovimin edhe sikur te tjeret ta kene sygjeruar qe Mehmeti si njeri i rrezikshem ne bllok per te gjithe te hiqej qafe dhe qe te mos vihej ne drejtimin e vendit ne te ardhmen kur Enveri te largohej nga skena…

    Njerezit qe dyshohen se do te kene pasur dijeni te plote ne kete vrasje te bujshme, qe me pas do te quhej vetevrasje jane;
    Sulo Gradeci
    Nexhmije Hoxha
    Enver Hoxha
    Ramiz Alia
    Kadri Azbiu
    Mjeket dhe njerezit e bllokut, truprojes, rojet
    Infermjerja apo njerez te tjere ne shtepi
    Njerez te Sigurimit qe vizituan trupin me pas

    Ismail Kadare ne librin e tij te titulluar Pasardhesi hedh supozimin se ka qene ndertuar nje labirinth i fshehte qe hynte ne shtepine e Mehmetit i ndertuar ne kohen kur po beheshin ndertime ne shtepine e tij…gje qe mund te shihet si nje mundesi per hyrjen e nje personi nga jashte pa u vene re nga truproja,rojet.

    Njerezit qe mund te fshehin te verteten per vrasjen dhe qe kane dijeni te plote per te jane:
    Sulo Gradeci
    Nexhmije Hoxha
    Ramiz Alia
    Kadri Azbiu (qe me pas e vrane)
    Llambi Zicishti, mjeku (qe me pas u vra)
    Fecor Shehu (qe me pas u vra)
    dhe ndoshta disa te tjere nga elita e bllokut qe e kane dhene aprovimin me pare si dhe ata qe kane bere te gjitha pergatitjet si helmimin, letren e lene gjoja nga vete dora e Mehmetit por pse jo edhe vete njerezit brenda familjes…(gje qe do te ishte edhe me e llahtarshme)
    dhe punonjesit sic jane Infermierja dhe truproja qe ishin njerez te Sigurimit qe mund te jene urdheruar nga personat me lart qe te vrasin Mehmetin.

    Me pas nga paranoia e madhe merren masa tek blloku dhe me fisin dhe familjen e Mehmetit duke e akuzuar te vrarin armiq qe vrau veten dhe kjo history mbeti akoma sot si e vertete nja 60% ndersa si genjeshter 40% pasi nuk dihen provat dhe deshmitaret mungojne per te treguar te verteten ose refuzojne ta tregojne ate.
    Sot e kesaj dite edhe djemte e Mehmetit nuk dine se cila ishte e verteta por shkrimi ne letren e vetevrasjes eshte quajtur si shkrim i dores se Mehmetit.
    Megjithate e verteta eshte e pazbardhur akoma dhe ka mundesi te jete nje krim, nje vrasje e bere me qellim dhe me shume kujdes nga njerez te Sigurimit

    Sigurimi ishte shume i forte ne Shqiperi por mbi te sundonte PPSH dhe nje organizate e fshehte brenda qe kontrollonte veprimtarine e bllokut dhe te vete Sigurimit i cili kishte grupime pro dhe kunder Mehmetit. Po keshtu dhe truproja apo rojet, njerezit qe sherbenin ne shtepine e Mehmetit apo mjeket qe do te ishin ne ate kohe ne blook apo do te vinin pas vrasjes se Mehmetit per te analizuar ate. Disa prej ketyre njerezve do te mendonin se ishte nje vrasje dhe pikerisht ata njerez do te heshtnin ose ndeshkoheshin me pas. Dy njerez me rendesi ne ate kohe ishin Kadri Azbiu dhe Ficor Shehu te cilet kishin dijeni se ata vete ishin ne vezhgim sic ishte dhe Mehmeti si kryeminister i cili kishte filluar te humbte plotfuqine e tij dhe e ndjente se po e vezhgonin apo po i benin intriga apo do ta hiqniin qafe. Kjo frike e Mehmetit tregon se ka mundesi se ai dhe te tjeret prane tij ishin te implikuar vertet me nje puc apo kishin edhe lidhje me njerez te tjere jashte per tu pergatitur per nje kthim te regjimit ne Shqiperi pasi te hiqej qafe elita e vjeter tashme qe Enver Hoxha po plakej…
    Ndoshta kjo frike vinte jo se ata ishin te lidhur me fije te padukshme me njerez jashte, me agjentura por ishin per nje puc apo ishin ne dijeni se do tiu behej atyre nje puc prandaj jetonin me frike dhe fejesa e bere do te sherbente si shkak ku ata rane vete sepse bene sikur nuk e dinin qe e fejuara qe do te merrnin brenda ne shtepi do te ishte nje vajze qe kishte njerez jashte dhe qe ishin kunder elites komuniste. Ky ishte gabimi qe Mehmeti beri;

    1. frika nga pergjimet dhe bisedat qe bente fshehtaz
    2. aprovimi i fejeses me vajze qe kishte armiq ne fis
    3. heqja se nuk dinte gje per fisin e vajzes,genjeshtra
    4. ndertimi i shtepise se vet me moderne se udheqesi
    5. autoriteti i vrazhde i Mehmetit dhe mburrja si i pare

    Tregohet se nga familja Hoxha jane bere propozime per lidhje fejesash me djemte e Mehmetit qe nuk kane pranuar dhe ky shkak mund te kishte krijuar ca armiqesi midis ketyre familjeve ku familja Shehu e mbante veten si me perparimtare dhe me e zonja se familja Hoxha dhe kjo nuk mund te tolerohej gjate…
    Thuhej se ishte xhelozi e madhe ndaj familjes Shehu nga familja Hoxha dhe te tjeret ne bllok por dhe nje frike dhe paranoje e madhe nga ajo prezence…
    Fakt eshte qe njerezit e bllokut kishin ndryshime klanore, vendi apo rrethi, klase apo pergatitje pervec posteve dhe ata jetonin ne frike te perhershme nga njeri tjetri dhe nga grupimet e ndryshme si brenda ashtu dhe jashte bllokut. Mehmeti ishte nga me te rrezikshmit jo vetem per popullin por per ata vete…
    Me shume ky rrezik ishte ne mendjen e te shoqes se Enverit e cila e shihte me frike pranine superiore te familjes Shehu mbi familjen e saj dhe bllokun.
    I vetmi shpetim vinte nga emri dhe prania e Enverit i cili ishte i semure, i vjeter dhe duhej te zevendesohej me dike qe do te ishte ne krah te saj,Ramizin.

    Nje tjeter fakt eshte se Mehmeti pati dy rivale qe do ti zinin pusi dhe ata ai do ti permendte ne leter po qe se u shkrua ajo leter prej dores se tij apo te dikujt tjeter me mjeshteri per te futur dhe dy te tjeret ne kurth apo nen kontroll. Keta dy persona ishin Ramiz Alia dhe Kadri Azbiu,te dy hileqare,gjarperinj,te rinj.
    Por me shume se cdo gje tjeter do te ishte karakteri i Mehmetit qe do te ngjallte frike njerezve bile dhe vete Enver Hoxhes qe ndoshta e donte te vdekur…
    Enveri,Nexhmija dhe Ramzi me ane te Sigurimit do ta kene kryer vrasjen ndoshta me ekzekutim me silencator gje qe mund ta kete kryer vajzaqe sapo kishte filluar pune brenda shtepise si sherbyese… Kadriu do te hiqej qafe me pas duke perdorur banden e Xhevdet Mustafes,kur u zevendesua nga H.Isai.
    Keshtu u hoqen te gjithe qafe si shoke te afert qe ishin rreth grupit te Mehmetit duke u eleminuar nga grup i Hoxhesku ishte Ramizi,Simoni dhe Hekurani.
    Shume eshte treguar dhe thene se Mehmeti ishte mizor por cfare ndodhi me pas me te dhe grupin e afert te tille tregoi se te ashtuquajturit..te urte qe ai do te injoronte shpesh ishim shume here me mizore pra frika ekzistonte ne te dy kampet, ate te Mehmetit dhe ate te te tjereve kunder tij dhe ata fituan duke e hequr qafe ate dhe grupin rreth tij para se te hiqeshin qafe vete nga banda e Mehmetit ne blook apo kudo ku ajo shtrihej,pra ishte lufte e ftohte qe mbaroi.
    Mehmet Shehu u vra dhe kjo nuk diskutohet por a ishte ai vertet agjent eshte pyetja dhe a ishte ai me i keq se ata qe e eleminuan ate apo ishte me i mire se ata, punonte me shume gje qe u tregua pasi Mehmeti vdiq dhe vendi u varferua shume..! Gjithashtu si u sajua letra e vetevrasjes…nga dora e tij…!
    Eshte folur se gjoja analiza ka treguar se ishte bere nga vete dora e Mehmetit gje qe vulos faktin qe ishte vetevrasje por kush e beri analizen e letres…! Ndoshta njerez qe kishin piketuar Ramizin si pasardhes, me te dobtin qe te kthehej avash dhe te dilnin pa u lagur shume krime te bera…dhe kjo mund te ishte jo vetem nje ide e paramenduar nga brenda por dhe nga jashte…pra ishte caktuar me pare se cdo te ndodhte ne lindje dhe me Shqiperine…
    Ka mundesi qe Mehmeti te kishte pas lidhje me perendimin ne fshehtesi dhe dikush mund ta kete tradhetuar ate…por ka mundesi qe Lindja komuniste ia kurdisi atij ndonje kurth qe te dukej si agjent ose cdo gje u sajua nga te gjithe se bashke,lindje e perendim per te hequr qafe nje te forte me te cilin do te kishin probleme dhe lane Ramizin i cili do te ishte i fundit qe do te kthente vendin nga komunizem alla lindor ne globalizem. Ka mundesi ky plan dhe cdo gje qe do te ndodhte me pas te ishte i kurdisur nga jashte dhe brenda ku bashkepunetoret mund te ishin vete ish elita komuniste,blloku dhe ashtu u be…

    Mehmet Shehu u vra dhe pike…jeta vazhdoi per pak kohe ne miserje por me pas ndryshoi gje qe ndodhi 100% e scenaruar nga brenda dhe jashte por ata qe do te perfitonin do te ishin me shume ishkriminelet dhe ishsunduesit dhe femijet dhe agjentet e tyre dhe sic dihet Sigurimi krijoi gjithe partite me pas dhe qeverite dhe bisneset dhe artet e mediat,gjithe eliten kapitaliste pra komunistet triumfuan dhe pushtetin nuk e leshuan bile u bene me te fuqishem duke nderruar masken dhe sistemin vete me ndihmen e jashtme…ndersa po te ishte gjalle Mehmeti pas 1985 kur vdiq Enveri…nuk dihet se si do perfundonim…

    Shume njerez mendojne se Mehmeti tributoi apo punoi me shume se te gjithe te tjeret ne kohen e luftes dhe me pas ne kohen e diktatures por dihet qe Mehmetin do ta hiqnin qafe se e kishin frike te gjithe dhe ishte njeriu qe mund te vinte ne fuqi pas Enverit dhe ita hiqte kokat te gjitheve…elites se bllokut.

  2. asgje nuk eshte e qarte u pyet u pyet dhe cfar tha !!!!!!!!!!!!!!!

  3. besim mitrovica(kosovari)

    Besoi se njerzit te cilët dinë për këtë ngjarje e cila at botë tronditi edhe Kosovën ende jan në këtë botë, dhe duhet ata të deklarohen se qka ndodhi at natë. Pik së pari mendoj në Ramiz Alin dhe në Nexhmije Hoxhën.

  4. Mos e harroni Salen se nga ato skuta ka dal.. Maraz Atdheu UAS..

  5. Pyeteni Ilir Hoxhen .

Beni nje Koment


9 + 5 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy