PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Argument » Silva Turdiu: Si u fejova me djalin e Mehmet Shehut

Silva Turdiu: Si u fejova me djalin e Mehmet Shehut

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Në morinë e dëshmitarëve të procesit të Kadri Hazbiut, rrëfimi i Silva Turdiut, të fejuarës së djalit të Mehmet Shehut, ish-volejbollistes së njohur të klubit “Dinamo”, përball hetuesve ka qenë diçka e veçantë dhe interesante njëherazi E thirrur në seancën e 27 dhjetorit 1982 për të penalizuar ish-ministrin e Brendshëm, sportistja e divorcuar tashmë me të birin e Kryeministrit të vetëvrarë, shpjegon me sinqeritet e vërtetësi historinë e njohjes dhe rrethanat që kushtëzuan prishjen e fejesës me Skënder Shehun. Fillimisht ka qenë djali i Kryeministrit që ka kërkuar fejesën me vajzën e profesorit të Matematikës. Më 31 gusht 1981, familja Turdiu ka rënë dakord dhe Qazimi, i ati i Silvës, ka pritur në shtëpi Skënder Shehun. Qazimi i ka përmendur kleçkat në biografinë e familjes dhe e ka porositur t’ua bëjë të qartë edhe prindërve. I biri i Kryeministrit, duke pohuar dijeninë e tyre për çka flitej, e ka ftuar profesor Turdiun për një vizitë në familjen e tij. Fill pas këtij takimi, Silva ka vizituar për herë të parë shtëpinë e të fejuarit dhe ka biseduar nga afër me Mehmetin dhe Fiqreten. Deri këtu, dëshmon e fejuara e Skënder Shehut, gjërat kanë shkuar mirë, por kreshentoja e lidhjeve të ngushta do të ndërpritej befasisht shtatorin e vitit ‘81, teksa kthehej nga një turne sportiv në Greqi. “Të nesërmen e mbërritjes në Tiranë, kujton Turdiu, Skënderi më thirri në shtëpinë e Ali Çenos dhe më njoftoi për prishjen e fejesës.” Sipas asaj që i kishte thënë Skënderi, divorci ishte urdhëruar nga Enver Hoxha për shkak të biografisë së keqe të familjes Turdiu. Përveç këtij episodi dramatik, në procesverbalet që “Panorama” boton sot nga libri më i ri i studiuesit Kastriot Dervishi, zbulohen të tjera dëshmi të panjohura mbi jetën në vilën e Kryeministrit komunist dhe vakancat e Fiqrete Shehut në Francë, Austri e Suedi për t’u “mjekuar” nga kallot në këmbë dhe virozat gripale.. 27 DHJETOR 1982 DËSHMIA E SILVA TURDIUT E vit1indjes 1961, me arsim të 1artë të pambaruar, atë çast punëtore në Kombinatin e Tekstileve “Stalin”, anëtare e BRPSH-së dëshmonte më 27 dhjetor 1982 për njohjen me Skënder Shehun. Sipas dëshmitares, me 30 ose 31 dhjetor 1980, në drekë, ka qenë duke u kthyer në shtëpi nga stërvitja, teksa e ka ndaluar Skënder Mehmet Shehu për të biseduar diçka. Silva i ka thënë se nuk e njihte e kështu nuk kishte çfarë te bisedonte. Në fund të janarit ose fillim të shkurtit 1982, dëshmitarja kishte qenë në qytetin Shverin të Republikës Demokratike Gjermane, ku kishin një ndeshje vo1ejbolli me ekipin “Traktori”. Atje kishte parë ardhjen e Skënderit nga Suedia ku ishte me studime “për të parë ndeshjen”. Skënderi shoqërohej nga Gani Kodra. Edhe këtë rast nuk i kishte thënë gjë, por ishte sjellë me të njëlloj si me shoqet e tjera. Në korrik 1981, Skënderi filloi të vinte shpesh në shtëpinë e pushimit të MPB-së në Durrës. Aty takonte trajnerin Kreshnik Tartari. Ky i fundit i kishte thënë Silvës haptas që Skënderi donte të fejohej me të. Pas kësaj, Kreshniku ka shkuar në shtëpinë e Si1vës, ku ka takuar babanë e saj, Qazimin. Ky i fundit është befasuar dhe menjëherë ka përmendur anët biografike.  Qazimi ka pyetur nëse e dinte familja e djalit biografinë e familjes së tij. Pas kësaj, ia ka dhënë me shkrim biografinë negative të familjes së vet (Turdiu). Edhe pas kësaj, Skënderi vazhdonte të interesohej për të. Pyetjes së Silvës nëse i dinte familja e tij anët negative biografike, Skënderi i ishte përgjigjur me po. Atëherë Silva ka bërë pyetjen tjetër, nëse ishin dakord prindërit e tij, që ajo të fejohej me të dhe përgjigja sërish ishte po. Më 31 gusht 1981, familja Turdiu i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës dhe Qazimi kishte pritur në shtëpi Skënderin. Qazimi ia kishte përmendur edhe njëherë pyetjen në e dinte apo jo fami1ja e tij biografinë e familjes Turdiu dhe Skënderi ishte përgjigjur sërish po. Po ashtu, Skënderi ka ftuar familjen Turdiu në shtëpinë e tyre. Të nesërmen, Silva ka shkuar në shtëpinë e Mehmetit, ku e kanë pritur shumë mirë ai dhe Fiqreti. Më 5 shtator 1981 Silva është nisur në Greqi me ekipin e të rejave. Atje ka shkuar edhe Skënderi. Ky do vazhdonte më pas rrugën në Suedi për të vazhduar studimet. Para se të niseshin, Feçori Shehu i ka uruar fejesën tek pallati i sportit, që mbante emrin “Partizani”. Kur ishin në Greqi, Skënderit i erdhi lajmi se duhej të kthehej në Shqipëri. Në këtë mënyrë kanë ardhur së bashku nga Greqia në Tiranë. Skënderi i kishte thënë se donte të bisedonte disa gjëra vetëm për vetëm, të nesërmen. Ashtu ishte bërë. Ishin takuar përreth 45 minuta në shtëpinë e Ali Çenos. Skënderi i kishte thënë se do të ndaheshin, pasi kishin dalë disa gjëra nga familja e tyre. Silva kishte reaguar duke i thënë se ju i dinit ato gjëra më parë. Ishte përmendur çështja e Arshi Pipës, djali i xhaxhit të nënës së Silvës që ishte “agjent i amerikanëve”. Sipas asaj që i kishte thënë Skënderi, Enver Hoxha kishte dhënë urdhër që fejesa të prishej. Në përfundim, Skënderi i kishte thënë se kishte dashur të ndahej nga familja e tij, por kishte frikë se si komunist, mund të përjashtohej nga partia. “Skënderi u paraqit i mërzitur që nuk e linin të martohej me mua” – shprehej Silva. Sipas këshillës së Skënderit, Silva dhe babai i saj kanë shkuar në shtëpinë e Mehmet Shehut, por atje nuk kanë gjetur njeri. Një makine i ka thënë rrugës se i priste Fiqretja te shkolla e partisë. Silva ishte kthyer në shtëpinë e vet dhe Qazim Turdiu ka shkuar vetëm në takim. Kur ishte kthyer në shtëpi Qazimi, kishte thënë se Fiqretja i kishte përmendur çështjen e Arshi Pipës, të cilën ata “nuk e dinin më parë”. Në vitin 1979 dëshmitarja pohonte se i ka propozuar djali i Kadri Hazbiut… 29 DHJETOR 1982 POHIMET E KRESHNIK TARTARIT I vitlindjes 1943, atë çast mësues i edukimit fizik pranë shkollës Ekonomike në Tiranë, ish-trajneri i skuadrës së volejbollit të femrave “Dinamo” në vitet 1972- -1982, dëshmonte më 29 dhjetor 1982 fillimisht për ardhjen nga Suedia të Skënderit në RDGJ, në kohën kur zhvillohej ndeshja e volejbollit me skuadrën “Traktori” të atjeshme. Më parë ai nuk kishte njohje me Skënderin. Atje kishin biseduar me Skënderin rreth mundësisë së zhvillimit të ndonjë ndeshjeje miqësore me ndonjë ekip suedez me kërkesën e tyre. Rreth 2 muaj nga takimi në RDGJ (duhet të jetë marsi 1981) kishte takuar Qazim Turdiun, i cili i kishte thënë se vajzës së tij i kishin sjellë fotot e ndeshjes në RDGJ, ku ajo kishte më shumë nga të tjerat. Këto foto kishin ardhur nga Skënderi. Silva i kishte thënë se e kishte ndalur më parë Skënderi në rrugë, por ajo e kishte refuzuar. Në maj 1981, ditën që do të mbyllej kampionati, Skënderi kishte qenë i pranishëm në ndeshje volejbolli. Dëshmitari kishte biseduar pak minuta me të për çështje të përgjithshme. Ai shprehej se nuk kishte vërejtur ndonjë interesim të veçante të Skënderit për Silvën. Në 15- ditëshin e parë të korrikut 1981, dëshmitari kishte vërejtur se Skënderi vinte shpesh në shtëpinë e pushimit në Durrës, aty ku kalonte pushimet ekipi i “Dinamos”. Për këtë arsye e kishte pyetur pse vinte dhe Skënderi ia kishte kthyer përgjigjen se vinte për Silvën. Skënderi kishte pyetur nëse kishte pasur apo jo më parë ndonjë djalë Silva. Pasi Kreshniku i ka thënë jo, e ka pyetur Skënderin nëse kishte biseduar me prindërit e vet, pasi Turdijtë kishin diçka në biografi. Skënderi kishte reaguar duke thënë se secili duhet të shikonte punën e vet. Qëndrimi i Silvës në ekip ishte miratuar më 1976 nga Feçor Shehu. Në fund të muajit korrik 1981, pasi  dëshmitari ka vërejtur interesimin vijues të Skënderit, madje edhe ndonjë takim me Silvën, ka shkuar në shtëpinë e Qazimit. Ky i fundit i ka përmendur 7 të arratisur nga familja e tij dhe nga ajo Pipa. Këto dëshmitari i ka marrë me shkrim. Te Turdijtë ka shkuar pasi ka biseduar më parë me Skënderin, pasi ai nuk e dinte biografinë e tyre. Skënderit ia kishte bërë të njohur biografinë e Turdijve. Skënderi i kishte kthyer përgjigje se për biografinë ishte informuar edhe Mehmet Shehu nga Feçor Shehu, i cili kishte folur fjalë të mira për Silvën. Feçori kishte shtuar se po të kishte djalë, do të pyeste Mehmetin në duhej apo jo të fejohej djali i tij me një kandidaturë me biografinë e Silvës. Qazim Turdiu i ishte shprehur i tronditur për një fejesë të tillë. Dëshmitarit i kishte bërë përshtypje fakti që Skënderi në muajt korrik-gusht 1981 ka bërë përpjekje të shumta për t’u fejuar me Silvën, pa u njohur më parë me të. Feçor Shehu, që i dinte interesimet e Skënderit, nuk i kishte thënë dëshmitarit që ta pengonte këtë fejesë. Bile vetë Feçori e kishte uruar Silvën. Pas prishjes së fejesës, Skënderi i kishte thënë se Silva duhej të trajtohej si më parë në klubin “Dinamo” 25 DHJETOR 1982 RRËFIMI I YMER BERBERIT I vitlindjes 1937, nga Pogradeci, i zbritur kandidat partie, në atë çast punëtor në ndërmarrjen e ndërtimit “21 dhjetori” Tiranë, dëshmonte më 25 dhjetor 1982. Ai kishte punuar më parë oficer në Drejtorinë e Zbulimit Politik. Në mars të vitit 1981 kishte shoqëruar Fiqrete Shehun në vizitën e saj jashtë vendit. Më 26 mars 1981 ishin nisur me veturë për në Athinë. Prej aty kishin shkuar me avion në Paris. Ka qenë së bashku me mjekun Llesh Rroku, Jonuz Luton dhe Farije Koçirajin. Në Paris Fiqretja kishte bërë vizita mjekësore (njërën prej të cilave te profesor Miliezi), kishte hequr kallon e këmbëve. Prej andej kishte shkuar në Austri për të vizituar sytë. Pas qëndrimit katër ditë në Vjenë, është kthyer në Suedi. 23 DHJETOR 1982 DEPONIMET E KUJTIM J. I vitlindjes 1944 nga Bolena e Vlorës, ish-sekretar i dytë në Ambasadën Shqiptare në Suedi në vitet 1976-1982, oficer në Drejtorinë e Zbulimit  Politik, dëshmonte më 23 dhjetor 1982. Ai pohonte se që nga momenti i ardhjes së Skënder Shehut (djalit të Mehmet Shehut-shënim) në Suedi, u krijuan kushte të veçanta. Kudo që shkonte Skënderin e shoqëronte Gani Kodra (funksionar i Drejtorisë së Dytë të Sigurimit). Në maj të vitit 1981, në Stokholm kishte  ardhur edhe Fiqretja e shoqëruar nga Ymer Berberi, mjeku Lleshi, një person që quhej Jonuz dhe një grua e quajtur Farije. Fiqretja ka qëndruar  dy javë duke banuar në apartamentin me qira të Skënderit. Punonjës të tjerë të ambasadës ishin ambasadori Dhimitër Lamani, Vaid Boriçi,  Thanas Kosta, shoferi Vasillaq Vinjari. Dëshmitari nuk ishte në gjendje të kujtonte nëse ishte shkëputur ndonjëherë Fiqretja për takime (në funksion të lidhjeve agjenturore që kërkonte Hetuesia). Gjatë qëndrimit në Suedi, Skënderi nuk afrohej me personelin e ambasadës, rrinte vetëm me Ganiun (Kodra)dhe shoferin Thanas Kosta. Deri sa ishte i fejuar, qëndronte shumë rëndë e mezi përshëndeste. Pas prishjes së fejesës, në shtator 81, ata erdhën prapë në Suedi, por me sjellje tjetër. Madje, Ganiu filloi të ankohej për sjelljet e Skënderit. Pyetje: Po të paraqesim shënimin e udhëheqësit të Partisë të dërguar me shkresën nr.7207 datë 4.12.1979 të K.Q të Partisë në përgjigje të relacionit që i është dërguar për kriminalitetin në radhët e të rinjve, me të cilin ju njohim më parë. Vërejtjet që bënë udheheqësi i Partisë për pikëpamjet që keni shprehur ti dhe Feçor Shehu në relacionin për rininë, si i kini vlerësuar? Përgjigje: Mua tani duke lexuar këtë material më kujtohet që Feçor Shehu ma ka dhënë këtë shënim të udhëheqësit të Partisë. Tani unë e them se mendimet tona në këtë kohë për gjendjen e rinisë kanë qenë të zeza, pesimiste, ashtu si thotë udhëheqësi i Partisë në vërejtjet që bën. Unë ashtu kam gjykuar në atë kohë, ky është gjykimi i gabuar, jo i thellë. Ky gjykim e ka burimin te cektësia dhe niveli i dobët i trajtimit të problemit, te këndi i ngushtë i shikimit të kësaj çështjeje në mënyrë sekrete. Për këtë material, megjithëse unë u transferova, i kam thënë Feçor Shehut që të marrë masat për të vënë në vend vërejtjet e udhëheqësit, për të sqaruar sektorin përkatëse dhe kuadrot duke e bërë problem edhe poshtë në bazë, se si duheshin parë më thellë e më gjerë këto probleme të rinisë, sipas porosisë së udhëheqësit të Partisë. Pyetje: Përse ishte krijuar ky sektorë në Sigurimin e Shtetit (i Inteligjencës dhe Rinisë)? Përgjigje: Për të mbajtur rininë dhe inteligjencën nga veprimtaria armiqësore. Pyetje: Pse u shkri ky drejtim më vonë? Mos vallë rinia nuk ishte më objekt irrymave armiqësore? Përgjigje: Ky drejtim u shkri sepse u gjykua se ishte forcuar në mënyrë të gjithanshme puna për edukimin e rinisë dhe inteligjencës. Pyetje: Udhëheqësi i Partisë në shënimin që të bën të kritikon dhe për qëndrimin sektar ndaj Arif Gashit. A e ke vënë në dijeni udhëheqësin e Partisë se Arif Gashi, në kohën që është shkruar materiali, kishte dy vjet që ishte arrestuar e dënuar për “agjitacion e propagandë” kundër shtetit? Përgjigje: Unë para shënimit nuk e kisha vënë në dijeni udhëheqësin e Partisë për arrestimin e Arif Gashit. Pas shënimit që bën udhëheqësi, unë nuk kujtoj që t’i kem thënë Feçorit për të parë çështjen e Arif Gashit, por i kam thënë në mënyrë të përgjithshme të bënte kujdes për të dalluar ç’është armiqësore dhe çfarë nuk është armiqësore. Nuk më kujtohet nëse i kam thënë pas shënimit udhëheqësit të Partisë se Arif Gashi ishte arrestuar e dënuar. AFRIM IMAJ vijon

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

27 Komente per “Silva Turdiu: Si u fejova me djalin e Mehmet Shehut”

  1. Boll me me ate regjim gjakatar .

  2. Emigrant ne US

    Gjithe kesaj historie i ka kaluar koha tashme, me vjen keq vetem per Silva Turdiun qe ne ate kohe ishte me gjithe mend nje vajze very sexy , ra viktime e atij sistemi. Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti qe Silvia “ra ne dashuri” me te birin e Mehmetit , me nje fjale e pelqeu apo jo apo ajo mendonte te lidheshe me nje njeri vetem per hir te pozites se te jatit, vetem ajo e di kete. Sot nuk di ku ndodhet povera Silvia, shpresoj qe ta kete harruar kete histori dhe te jete mire aty ku eshte…

  3. akoma me ta shkuaren kujte i duhen keto istori kure i theme femijeve te mi per ndonje histori nga shqiperija me thone qe po je merzitur shko e shikoje vendlindjen edhe ajde neve sna intereson se si ke jetuar ti prandaje edhe ne qe jemi te moshuar nuke na interesojne keto tragjedi qe kaluam edhe spo e marrim veten ketu e 20 vjete ne emigrim

    • I dashur Bujar, gazetat shqiptare, pergjithesisht, nuk shkruajne per emigrantet tane te shperndare si zogjte e korbit neper bote, por kryesisht shkruajne per shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi. Dhe nga keta shqiptare ka plot qe u intereson te njohin dhe dine se si funksiononin keto gjera athere, ne diktature; se si gjera kaq te thjeshta dhe njeherazi kaq te rendesishme per jetet njerezore, si fejesat dhe lidhjet familiare e ato te krushqise, backgraundi politik e social i individit , familjes e fisit, u ishin nenshtruar politizimit e ideologjise dhe se jo vetem njerzit dhe familjet e thjeshta, por edhe kasta ne fuqi mund te binte viktime e te pesonte nje fund tragjik po te kapercente kufijte klasore e ideologjike. Njohja e perjetimeve dhe eksperiencave te tilla mund te kete edhe vlera praktike per shoqerine e sotme postdiktatoriale qe, si cdo shoqeri ne bote, krijon dasite dhe tabute e veta te cilat do te vazdojne te shkaktojne drama te individeve qe guxojne ti thyejne ato tabu. Kjo ka ndodhur gjate historise kudo ne bote dhe ka sjelle qindra mijera viktima per shkak te tabuve e dogmave, si kastat apo klasat, religjionet apo ideologjite,etj. Kjo kujtese e ketyre tragjedive, gjithashtu mund te sensibilizoje shoqerine civile per te krijuar mekanizma mbrojtese perkatese per te lehtesuar dramat apo per te mundesuar zbutjen e thyerjen e tabuve absurde. Per ta konkretizuar kete une do te permendja pasojat tmerrshme aktuale te gjakmarrjes e kanunit ne jeten e qindra e mijera individeve ne Shqiperi. Nese askush nuk e sjell kete tragjedi ne faqet e shtypit, athere kurre nuk do kete nje reagim te shoqerise per ta zgjidhur kete problem. Dhe se fundi Z.Bujar, me dhimbje kaperceva rreshtat e tua ku flet per femijet e tu dhe reagimin tyre ndaj teje kur u thua ndonje histori nga Shqiperia. Dicka eshte gabim ne kete marrdhenje dhe reagim. Duke mos ditur detaje, une nuk mund te gjykoj se sa je ti personalisht pergjegjes per kete, por mund te them me nje fare sigurie se femijet e tu jane teresisht gabim kur thone se “neve nuk na intereson se si ke jetuar ti atje”. Duke na pohuar se ju Z.Bujar jene ne nje fare moshe, gjykoj se femijet e tu nuk jane fare ciliminj dhe se ata duhet te kene lindur dhe jetuar ca kohe ne Shqiperi. E pra, nese eshte keshtu, ne nje fare menyre, ata jane produkt sa i yti aq edhe shqiptar dhe do ta mbajne ne personalitetin e tyre kete vule tuajen, si dhe ate shqiptare, per gjithe jeten. Prandaj, sa me shume te dine per ty dhe per Shqiperine, aq me mire do njohin vehten e tyre. Dhe te njohesh vehten eshte hapi i pare per tu pershtatur me sukses me mjedisin ku te ka sjelle fati te jetosh. Pershendetje miqesore nga Bird.

      • Te drejte ke Bird… fatekeqesisht ka shsume shqiptare qe jetojne e punojne jashte Shqiperise qe e kane lene shume pas dore edukimin e femijve me te shskuaren tone. Nuk ka rendesi nese kane qene komuniste apo jo, e rendesishme eshte qe te gjithe femijet si ata ne Shqiperi ashtu edhe ata jashte te dine mire se cfare eshte bere aty. Te mesojne per te mos u perseritur ato te keqia me se ai popull eshte i lodhur. Te njohesh historine tende apo te nje populli eshte KULTURE or Bujar nuk eshte “s’me intereson”. Ata femije qe s’kane interes per vendin e tyre neser kur te rriten s’do te kene interes as per prinderit… kjo eshte e verateta e indiferentizmit

    • Sa gabim qe i keni edukuar femijet z Bujar. Femijet e mij jane te lindur dhe rritur ne Kanada dhe jo vetem qe flasin shkelqyeshem shqip, por shkojne vit per vit te shohin gjysherit, kusherinjte dhe rrethin familjar qe mezor i pret. Jo vetem qe ne (dhe JU) kemi lindur dhe do vdesim shqiptar dhe do na dhembi shpirti perjete per ate vend qe sa na perzuri aq dhe na mirepret, por edhe femijet tane te lindur atje apo kudo ne bote do te jene shqiptaro-…. ,se pari ,dhe sipas edukimit qe ne si prinder i japim femijeve tane, e kemi per detyre ti tregojme vuajtjet por edhe gezimet modeste tonat, qe ata te cmojne me shume jeten dhe sakrificat tona. Pershendetje

  4. SILVA TURDIU, E PA NDRYSHUESHME NE VITE .SPORTISTJA ME E TALENTUAR SHQIPTARE QE KAM PARE NDONJEHERE , E MBAJ MEND SHUME MIRE, EDHE PSE ISHA NJE FEMIJE KOPSHTI, JANE TE NJOHURA VUAJTJET E SAJ DHE VERTET ME VJEN KEQ, ME SA DI TANI AJO ESHTE NE USA. I UROJ SA ME SHUME FAT KUDO QE TE JETE.

    • Silva e dashur,po e filloj mesazhin tim me nje urim qe me del nga zemra, te uroj te gjithe lumturine e kesaj bote,nuk do rrefej te gjithe historine e jetes time por po them dicka nga ajo jete qe kam kaluar. Si nje vajze e lindur dhe e rritur ne Tirane dhe une pothuajse kam pasur dhe kam provuar te njejten dhimbje dhe tmer si ty, Me internuan vetem 19 vjece pa faj ne vitin 1986, vetem se familja ime ishte kundra regjimit dhe im vella arratiset nga ajo jete e rreme dhe plot trishtim, te gjitha endrat mu thyen ne mes…… dhe une e dashuruar me nje djale nga nje familje jo e si na thonin atehere nuk munda dot deri me ardhjen e demokracise te merja fryme lirisht, nuk isha e lejuar te takohesha me njeriun qe desha aq shume sepse ishte dashuria ime e pare, martohem me te mbas gati 20 vjetesh, tani jetojme jash Shqiperise dhe kemi dy djeme te mrekullueshem. Ato kane lindur jashte po shqipen e flasin shume mire dhe une here pas here i tregoj vuajtjet dhe tmerret qe une dhe familja ime kemi perjetuar, gjithashtu shume e shume familje qe ishin ajka e atij vendi. Sa per ty zemer, une kam qene rreth te 15′tave kur tragjedia ne jeten tende ndodhi, dhe une kam jetuar tek rruga e Kavajes dhe shpesh te shikoja sepse ti ishe aq e bukur aq e brishte sa cdo femer dhe mashkull ndalonte dhe kthenin koken per te pare, dhe nqf se dikush ve ne dyshim dashurine tende me Skenderin e kane gabim, si mos te ishit ju te dashuruar me njeri tjetrin kur te dy ishit nje cift ideal te perkryer dhe aty vertet kishte nje dashuri te paster, por qe hienat dhe panterat e zeza nuk mund ta pranonin sepse kishin frike nga ndryshimet dhe rrenimi i tyre. Por ne jemi te forte dhe pse vuajtem shume sot jemi dikush ne jete, ato nuk na munden dot. Ne i mundem ato dhe nuk do i leme te ngrene koken si gjarperinje qe kudo qe shkelin leshojne helmin e tyre nga mbrapa edhe sot. Mua me behet qejfi shume shume qe ti bukuroshe ke gjetur lumturine tende ne jete dhe do doja shume te degjoja me shume per ty. ALL THE BEST MY DEAR GIRL, KEEP YOUR HEAD UP AND BE PROUD OF YOUR SELF.U ALWAYS WILL BE THE MOST BEAUTIFUL GIRL INSIDE OUT. GREETING FROM LONDON. X

  5. Silva ka qene nje sportiste e mire e klubit te mirnjohur ” Dinamo “. por mbi te gjitha ka qene nje vajze shebullore. Dhe s’kishte si te ish ndryshe; se ishte pinjolle e nje familje me taban. Kam shume deshire ta shijoj jeten e lumtur pas asaj ” telenovele ” qe ka kaluar.

  6. Nuk di se cfare moshe ke ti z.emigrand.N/q do te kishe njohur Silven apo familjen e saj,nuk do te kishe kete mendim.Edhe perendia vete ,nuk mund te ndalonte pushtetaret e asaj kohe ,te mernin ate qe kerkonin.Perndryshe jeta kthehej ne ferr.

  7. shqiptar tirone

    Beni mire qe shkruani per te tilla raste te se kaluares. Por duhet qe per keta persona qe humben jo vetem rinine e tyre, por edhe me teper, duhet shkrujtur me gjate ne menyre qe njerezit ta kuptojne mire se kush kane qene ata ndyresira qe e muarren ate pushtet me dhune dhe qe sot, qofte ata qofte pinjollet e tyre, e permendin pa pike turpi fjalen “DEMOKRACI”. Vetem kane harruar te shtojne prapashtesen qe e perdornin aq shume”PROLETARE”. Tiranasit e njohin mire familjen e Silves (Turdiu), duke filluar nga gjyshi i saj Mahmut efendiu, prinderit,xhajat e saj etj. Kur erdhi nga mergimi mbas viteve
    xhaxhai i saj, Ramazani, ne nje mbledhje me ish te persekutuarit ne pallatin e kongreseve, deklaroi se nuk i a falte komunisteve vdekjen e mbeses se tij Hamides, e cila duke qene shume e semure nuk u lejua te dergohej ne Itali per t’u kuruar, megjithese shpenzimet de te kryheshin nga z. Ramazani. Kurse shoqet Fiqo, Nexho,etj. shkonin ne Paris per kallot, ne Viene per syte, kur nuset e bllokut shkonin ne Paris per te lindur dhe paret paguheshin nga populli “i lumtur” shqiptar.
    Per Silven keto kujtime nuk jane te lehta, sepse nje vajze me reputacion si ajo, po te kishte qene ne nje vend tjeter do te kishte pasur nje tjeter jete, ndofta si jo pak shqiptare te tjere. Ka shume mundesi, qe ne ate kohe ajo u ndeshkua nga xhelozia e krimineleve Hoxha, sepse ajo do t’i bente “karshillek çupkes” se Enverit me ate çimken qe kishte marre per burre.

  8. Keshtu ndodh ne jete kur ndodhesh papritur midis dy te medhenjeve(KROKODILEVE),i vogli pagon gjynahet,edhe Silva ne kete rast ishte viktime e kucedres qe hante pjellen e vete…Ajo dhe vetem ajo e di te verteten nese e beri kete zgjedhje se ndjente per djalin e kryeministrit kriminel,apo ishte thjesht interesi ……dhe ,fatkeqesisht kur te dy palet genjejne njeria tjetren,dihet fundi…….

  9. ne rradhe te pare iuroj silves shendet dhe harmoni ne familjen e saj,dhe ne rradhe te dyte e kam me bird dhe vloren ne lidhje me kete teme ju doni qe historin e njerezve ta njofin dhe kalamajte dhe sidomos ata emigrante ,(qe nuk i hyne ne pune fare)me kete jam disi dakort(pavaresisht se mund te lendojme silven dhe familjen e silves) po ne duhet te ngrihemi ne kembe te gjithe se bashku per mos prishjen e piramides qe te dine femijte tane historin e vendit

  10. Eshte histori e trishtueshme, nuk mohohehet. Po si nuk u lodhet me po te njejten soap opera! Sepse vetem keshtu paraqitet si histori tabloidesh, si paralele e Dinastise dhe Dallasi-it made in Albania.

  11. jam dakort me z.birt nuk duhet asnjehere te mohojme tek femijet tane te djeshmen tone sepse ai eshte vendi yne pamvaresisht se jane po ata qe ishin dje ne duhet tju themi femijeve tane qe mos ndjekin ate ruge qe ndoqem ne qe ishim te urte dhe te ndegjushem dhe e lame veten dhe vendin te mbrije ne kete gjendje qe eshte edhe sot tu mesojme te riten pa frike dhe te luftojne qe vendi i tyre te zere nje vend te mire nder popujt e tjere se keshtu si i meson z.bujar femijet e vet kjo tregon qe ai nuk eshte as vete i sigurt se cfare ka qene dhe per ku e drejton familjen e vet dhe me keqardhje shof qe nuk eshte i vetmi jane shume qe thone nuk me duhet se cfare ndoth ne shqiperi? kjo me kujton intervisten qe dhane disa djem te aratisur qe mezi e prisnim ta shikonim ne kanalin jugosllav dhe prisnim qe ata te akuzonin byrone politike te flisnin per realitetin e bashke atdhetareve qe ishte e pa imagjinushme dhe e tmershme sepse ata ishin te lire dhe e kishin mundesine por jo nje nga ata tha qe une po te kem mundesi do nderoj edhe gjakun qe mos kem asgje te perbashket me shqiperine epo kjo ishte e pa besushme qe nje shqiptar ta pranonte ate inteviste te ndyre dolem te zhgenjyer nga ajo mbasdite. por masa me e madhe e popullit nuk besoj qe mendon keshtu. per sa i perket silva turdiut une do thesha. SILVA ate tmer qe ke kaluar ato kohe mundohu ti harosh sepse nuk je e vetmja por tani te keshilloj mos ju jep intervista qe te kujtosh atekohe se ata ashtu ishin te gjithe te uroj qe te kesh regulluar jeten tende dhe te jetosh e lumtur aty ku jeton

  12. Me vjen vertet keq per te dy, moter e vella ,per Silven dhe Paridin .
    Kane qene studente shume te edukuar dhe te shkelqyer ne mesime.Se bashku kemi qene ne klasa paralele tek “Gjimnazi Partizani”. Silva ka qene nje vajze e fote dhe me karakter, po ashtu dhe Paridi. Kane mundur ti perballojne plaget e jetes.Gjej rastin tju uroj te dyve,Silves dhe Paridit,gjithe te mirat. Me respekt te vecante .Bajram Doka, New York, USA.

  13. zoti Gaqi kjo nuk eshte interviste e dhene nga Silva ,por po ta lexosh me kujdes eshte material i marre nga arkiva e shtetit.

  14. Kjo ngjarje eshte e lidhur me nje kohe te cilen shume shqiptare e kane jetuar . Fatkeqesia me e madhe ishte regjimi i eger i komunist i cili ishte arbiter dhe denues i cdo simptome te cilen e quante si te demshme per ideologjine dhe biografine ose normat e klases e cila ishte vete Partia komuniste . Ishte nje diktature vertete absolute ajo denonte cdo njeri ne rastin e djalit te Mehmet Shehut gjerat jane me te komplikuara se sa tregohen. Por ne qofte se e shikojme kete marredhenie si nje shprese per te ardhmen ndjenjen e dashurise midis dy te rinjve dhe aty nderhyn rrota e censures ideologjia kjo eshte nje cmenduri. e pa shpjeguesghme Shqiptaret te cilet kane jetuar ne vitet e rinise ne Tirane nuk besoj te kene harruar kur Asllan Rusi ngaqe u refuzua nga familja e Enver Hoxhes perfundimisht edhe u largua nga jeta nga dhimbja e pa tolerueshme e trishtimit. Ishte komunizem diktature absolute ku njeriu ishte i shtypur nga ndjenja dhe mungesa e lirise. Une mendij se cdo gje ka vlere si edhe ky shkrimi i ketij autori si kujtese e se kaluares. Jeta eshte nje memorje mbrenda koshiences dhe realitetit, nuk mund te themi nuk me intereson e shkuara ajo eshte nje ditar i paqyres tone shqiptare te cilen e kemi jetuar kete jete si cdo popull i botes me mbresat e lena te saj edhe pse te brishta, kjo eshte jeta thote francezi!

  15. Po problemi eshte qe Silva eshte e martuar me nje goxha djale he panvaresisht se ajo u be me llafe nga ai sistem gjalatar dhe me ata persona qe u ngaterua ajo eshte me fat sepse mori nje djale shume me te mire se Skenderi dhe krijoi nje familje te shkelqyer

  16. Zonje e nderuar, nuk je vetem ti qe ke vuajtur ne ate kohe sketere….Fati jot i keq ishte se , ju, u ngjitet ne majat e ” sketeres” e ne ishim , diku … me …poshte…Shijo jeten qe ju ka mbetur..Dhe behu shembull i klases sone , qe nuk e meritonjim ate p e r s e k u t i m…REAPEKTE, Llado…

  17. ju lutem mos hapni ato plag me se me vjen keq per silven ejo per ato komunista te clet brodhen boten kur ne nuk kishim asgje dhe u tallen me njerz te ndershem flm per mirkuptimin.

  18. Ka lezet kur shef komentet e panorames; Njerez me karakter shkruajne ketu,,jo sic tek gazetat e tjera,qe vetem vrer vjellin.Ju lumte stafit dhe komentuesve, qytetare shqiptare,kudo qe ndodhen. Sa per silven i uroj fat te mbare

  19. E falenderoj Gazetarin qe sjell me shkrimet e tija historite e trishtushme te asaj peridhe te llahtarshme te shqiptareve histori te ketilla dhe ne qe e kemi jetuar ate kohe nuk i dime me detaje , eshte shume e rendesishme qe ti njohim ato mijera e mijra histori te dhimbeshme qe na kane shoqeruar per 50 vjet se keshtu mund te nxjerrim mesime nga e kaluara dhe e rendesishme eshte qe personat qe i kane shkaktuar keto histori duhet te kerkojne falje publike dhe falje me veprimet e tyre kudo qe te ndodhen.

  20. Silva Turdiu u be simbol i brezit tone, i shkelqimit, disfates dhe ringjalljes, i rinise, sportit dhe endrrave, si edhe viktimizimit te njeriut te pafajshem nga ai regjim artificial i denatyruar. Por pas dimrit vjen pranvera. Plaget mbyllen ndonese ndonese vrragat mbeten. Ashtu si Silva, brezi yne e mbijetoi diktaturen dhe ndertoi nje jete te re, qofte ne Shqiperine pluraliste apo ne emigracion. Silva sot jeton ne Sh.B.A. dhe ne shtator behet 50 vjec. Eshte momenti qe shteti i ri shqiptar ta vleresoje sakrificen e saj si simbol te sakrifices se te gjithe neve qe diktatura na hodhi rrugeve te botes, dinjitetin e saj si simbol te dinjitetit tone dhe triumfin e saj si triumfin e brezit tone. Silva eshte bere nje ikone kulturore per Shqiperine. Nje dekorate e larte per Silven do te ishte nje dhurate jo materiale por kuptimplote, per ate vete dhe per te gjithe ne.

  21. Mallakastriotja

    "Fejesa e pamenduar mire" e Skenderit dhe e Silves! Cudi, se duket e menduar aq mire sa sherbeu per vrasjen e Mehmet Shehut dhe burgosjen e gjithe familjes se tij. Dhe me teper cudi, ishte internimi i familjes se Silves ne Laprake, ku sot jeton familja Hoxha. Ama ne burg nuk u fut asnje pjestar i familjes Turdiu, si provokatore te zbutjes se luftes se klasave. Motivi: "Shtrihi kembet sa ke jorganin". Pra, a i rendon sadopak ne ndergjegje Silves qe u be "shkaktare" e shkaterrimit te nje familje te tere?! A e donte ajo me te vertete Skenderin? A vuajti ajo ndopak per humbjen e dashurise apo vetem per humbjen e privilegjeve si sportiste dhe e bija e nje profesori (me xhaxha te arratisur, e ku ne shtetin imperialist-revizionist Amerikan!)? Perralla me mbret. Ekipi i Dinamos, ekipi i sigurimit te shtetit. Aty eshte thurrur rrjeta per te zene peshkun e vogel Skender qe te hanin peshkun e madh Mehmet. Zoti vonon por nuk harron. Nqs Silva e dashuruar nuk i ka hyre ne hak askujt, Zoti do ta bekoje, perndryshe do ta denoje aq fort sa s'ka lutje ne bote qe tja ktheje dardhes bishtin para.

  22. MALLAKASTRIOTES!
    KUPTOHET LEHTESISHT MENYRA E TE KUPTUARIT TE GJERAVE NGA JU
    E SI MUND TE JETE NDRYSHE ?
    AJO FARE E KEQE JUAJA QE KA NE D.N.A. KRIMIN, DHUNEN VRASJEN ,SI MUND TE PREKET NGA DRAMA E NJE VAJZE TE SHKELQYER DHE NJE FAMILJEJE TE SHKELQYER .SILVA,ZOTI QOFTE ME JU.

Beni nje Koment


7 + 1 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy