PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Argument, Speciale » Hazbiu në Hetuesi: Ju rrëfej vrasjet pa gjyq në vitet ‘50

Hazbiu në Hetuesi: Ju rrëfej vrasjet pa gjyq në vitet ‘50

Kadri Hazbiu në sallën e gjyqit. Majtas, faksimile e procesverbalit të mbajtur në Hetuesi

“Sigurimi i Shtetit ka bërë ekzekutime pa vendime gjyqi. Së paku, unë mbaj mend tre të tilla në fillimin e viteve ‘50″ Pohimi tronditës i Kadri Hazbiut në vjeshtën e vitit ‘82, këtë radhë përball hetuesve, rikthen në vëmendjen e opinionit një nga dramat më të tmerrshme të regjimit komunist. Në librin “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja” të Kastriot Dervishit, botuar ditët e fundit nga shtëpia botuese “55”, hidhet dritë në të tjera mistere të dosjes më të bujshme të Policisë Sekrete të Shqipërisë, duke zbuluar dëshmi, fakte, dokumente e materiale të panjohura më parë. Kadri Hazbiut, ministrit më jetëgjatë të Punëve të Brendshme, jeta i rezervoi të njëjtin fund si homologëve të tij të Bashkimin Sovjetik. Përvoja disavjeçare si kuadër i organeve të Punëve të Brendshme e në vijim si ministër, përfundoi pikërisht nëpërmjet një dënimi me vdekje me akuza që nuk përbënin thelbin e veprimtarisë së tij, por një përqasje propagandistike si në rastin e “armiqve” të tjerë të zbuluar rishtazi nga Partia dhe Enveri. Botimi sjell kësisoj dy vitet rrënuese të ministrit të diktaturës që qëndroi më gjatë në detyrë në Shqipërinë komuniste, vendit që nën drejtimin e Enver Hoxhës imitoi aq besnikërisht diktaturën e Stalinit. Kadri Hazbiu dhe shpura e të tjerëve që iu bashkua procesit të tij, vihen në këtë libër në rolin e rrëfimtarit, mbi atë që ata dinë mbi diktaturën komuniste dhe mekanizmat e saj të veprimit. Gazeta “Panorama” më herët ka botuar pjesë të veçanta të dosjes “Hazbiu”, me dëshmi e dokumente autentike, por edhe me rrëfime të bashkëkohësve e bashkëpunëtorëve të ministrit më jetëgjatë të Policisë Sekrete. Duke filluar nga sot, do të botojmë përballjen e panjohur të Kadri Hazbiut me hetuesit Shkëlzen Bajraktari e Thoma Tutulani mbi akuzat për “tradhti ndaj atdheut” dhe “shkelje të vijës së partisë” në organet e Sigurimit të Shtetit, marrë nga libri i ri i Kastriot Dervishit, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”… PJESË NGA LIBRI: Më 15.10.1982, ne, Shkëlzen Bajraktari dhe Thoma Tutulani, hetues të MPB-së, morëm në pyetje të pandehurin Kadri Hazbiu. Të pandehurit iu njoftua akuza për “krimin e tradhtisë ndaj atdheut” dhe u pyet rreth saj. Pyetje: I pandehur, e dëgjuat, e kuptuat dhe ç’kini për të thënë rreth akuzës që ju bëhet? Përgjigje: Akuzën që më bëhet e dëgjova, e kuptova dhe nuk e pranoj. Unë pranoj se kam bërë gabime të rënda, që kanë sjellë pasoja te dëmtimi i vijës së Partisë në organet e punëve të brendshme. Konkretisht, unë gjykoj se nuk kam mundur të kryej detyrën si ministër i Punëve të Brendshme për të siguruar kuptimin e plotë të vijës së Partisë të shprehur në normat e punës të organeve të punëve të brendshme, ku gjej edhe shkakun e mjaft mungesave dhe shkeljeve që kanë ndodhur në këto organe. Unë këtë përgjegjësi e konsideroj direkt timen, për funksionin që kam pasur si ministër. Pyetje: Si është shprehur me veprime konkrete ky përfundim që thatë më parë ju, i pandehur?

Kadri Hazbiu ne gjyq

Përgjigje: Unë nuk kam mundur të siguroj kontrollin e Partisë, në ato forma që ka caktuar Partia, mbi organet e punëve të brendshme. Unë vetë duhet të kisha bërë një punë më të organizuar për të siguruar rolin udhëheqës të partisë mbi gjithë sektorët e drejtimet, sidomos në organet e Sigurimit. Në vitet e para, kur u bëra ministër, tregova kujdes të veçantë për këtë çështje, më vonë, ky kujdes u zbeh nga unë, sepse gjykova se mori rrugë ky problem, sidomos mbi problematikën që mund të diskutohej në organizatat – bazë të Sigurimit. Pyetje: Pse ju i pandehur nuk u morët me këtë problem themelor për Partinë më vonë dhe ç’pasoja erdhën? Përgjigje: Unë nuk u mora sa duhet me këtë punë, sepse mendova që pas kaq vjetësh ishte fituar një përvojë mbi problematikën që mund të trajtonin organizatat – bazë të Partisë, nga puna e Sigurimit, duke pasur parasysh se ishin kaluar konceptet që frenonin, si puna e mbyllur e organeve të Sigurimit të Shtetit, sekreti, etj. Ky opinion te unë u krijua edhe si rrjedhim i ndikimit mbi mua të armiqve që kam pasur rreth vetes në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si: Mihallaq Ziçishti, Feçor Shehu etj. Ndikimi i tyre ka qenë i tillë: ata kur shkonin poshtë për kontrolle, kur ktheheshin, më raportonin se puna shkon mirë, probleme të vështira nuk ka. Në këtë frymë më raportonin edhe shokët e tjerë, si Muço Saliut, Lelo Sinajt, Rexhep Kolli kur shkonin poshtë për kontrolle, të cilët më sillnin lajme euforike, se puna ecën, gjendja është mirë në drejtim të kontrollit të punës së mbyllur. Mbi bazën e gjendjes së raportuar nga shokët që shkonin poshtë, sidomos kur ishin degët politike të kufirit, policisë, që e paraqisnin gjendjen mirë, edhe unë arrija përfundimin se gjendja është e mirë. Kjo është e metë imja. Unë mbaj përgjegjësi edhe më të rëndë, sepse nuk kam tërhequr ndihmën dhe kontrollin e duhur nga ana e K.Q. të Partisë së Punës të Shqipërisë për organet e punëve të brendshme. Këto dobësi unë i shikoj në radhë të parë te lidhjet e shumta të varësisë që kisha si Ministër i Brendshëm. Unë kisha lidhje varësie nga sekretari përkatës i K.Q. të PPSH, të cilin duhet ta njoftoja për gjithçka, të ngrija probleme dhe të tërhiqja edhe mendimet e tij. Atij, unë nuk i kam fshehur asgjë me përjashtim të problemeve që i duheshin thënë drejtpërsëdrejti udhëheqësit të Partisë. Në kohën kur në përbërjen e instruktorëve u morën edhe persona që kishin njohuri për punën e Sigurimit, ata shkonin nëpër mbledhje, bile kontrollonin disa tregues e për rrjedhim, informacioni shkonte më i plotë në Komitetin Qendror në PPSH. Megjithatë, kjo nuk më shkarkon nga përgjegjësia për informacionin jo të plotë e sistematik të K.Q. të PPSH për të gjitha problemet. Në të njëjtën mënyrë, unë kam vepruar edhe me ish- kryeministrin, tradhtarin Mehmet Shehu dhe ish-zëvendëskryeministrin, tradhtarin Beqir Balluku, të cilët i kam informuar në të njëjtën shkallë, si edhe sekretarin e K.Q. të PPSH-së për problemet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por këta të fundit, kur unë ngrija probleme me anë të informacioneve ose raportimeve verbale si p.sh. për naftën ose probleme të tjerë, më thoshin se Sigurimi nuk do të bëjë gjithçka: secili duhet të bëjë detyrën e tij, (e kishte fjalën për institucionet e tjera) ju e kini bërë detyrën duke i ngritur problemet. Kjo mënyrë e vlerësimit të punës së Sigurimit nga dy tradhtarët ka pasur ndikimin e saj te unë, duke më krijuar përshtypjen se Ministria e Punëve të Brendshme i kishte punët në rregull dhe po e bënte detyrën. Kjo më krijonte një gjendje euforie dhe më ulte ekzigjencën në kërkesat për punën e organit. Këta tradhtarë kanë ndikuar edhe në vlerësimet zyrtare, që i bëheshin organeve të punëve të brendshme. 16.10.1982 Pyetje: Në ç’drejtime e keni shkelur vijën e Partisë, gjatë kohës që keni punuar në organet e punëve të brendshme? Përgjigje: Nuk di ta kem shkelur vijën e Partisë. Por periudha është kaq e gjatë që mund të ketë ndonjë rast, por mua nuk më kujtohet. Pyetje: Na thoni i pandehur, nga ç’qëllime nisej dhe ç’përmbajtje kishte vendimi i Byrosë Politike nr.160 datë 26.12.1973 mbi forcimin e rolit të prokurorisë dhe përqendrimin e hetuesisë? Përgjigje: Vendimi i Byrosë Politike ka për qëllim forcimin e rolit të prokurorisë dhe heqjen e hetuesisë prej saj. Problemi shtrohej për unifikimin dhe përfundimisht u vendos të lihej pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Një nga kushtet kryesore që hetuesia të ruante objektivitetin e saj, ishte që të mos varej nga sektori operativ. Prandaj, për të mënjanuar paligjshmërinë dhe arbitraritetin me të drejtë në vendimin e Byrosë Politike parashikohet që hetuesia të jetë në varësi të ministrit të Punëve të Brendshme. Pyetje: Na shpjegoni i pandehur, përse keni kaluar varësinë e hetuesisë tek zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, në kundërshtim me vendimin e Byrosë Politike nr.160, datë 21.12.1973, i cili shprehet në mënyrë të qartë e kategorike që hetuesia të jetë në varësi të ministrit të Punëve të Brendshme. Çfarë ju shtyu ju të ndërmerrnit një veprim të tillë në kundërshtim të hapur me vendimin e Byrosë Politike. Përgjigje: E interpretova vendimin e Byrosë Politike që hetuesia mund t’i kalohej edhe zëvendësministrit, i cili varet nga ministri që e realizon edhe kështu këtë detyrë. Unë jam konsultuar edhe me persona të tjerë, se ideja më lindi mua, pasi nuk e kam kuptuar si detyrim kategorik. Hetuesia kishte volum pune të madh dhe pas 5 – 6 muajsh që e mbajta unë, më lindi ky mendim. E bisedova me zëvendësministrat Feçor Shehu dhe Rexhep Kolli, drejtorin e atëhershëm të hetuesisë, me prokurorin e përgjithshëm, kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe deri tek sekretari përkatës në KQ të PPSH-së. Ranë dakord me mua që hetuesinë mund ta mbante edhe një zëvendësministër. 18.10. 1982 Pyetje: Ç’veprimtari armiqësore të jugosllavëve kundër vendit tonë keni konstatuar ose keni mësuar nga të tjerë që në periudhën e luftës dhe më pas? Përgjigje: Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare unë nuk kam konstatuar ndonjë aktivitet armiqësor që kanë zhvilluar jugosllavët kundër vendit tonë. Mbas luftës unë kam punuar në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit dhe jam emëruar kryetar i degës Sigurimit të Ushtrisë deri nga shtatori i vitit 1947, kohë në të cilën kam shkuar në kursin e Sigurimit në Moskë së bashku me Mihallaq Ziçishtin, Vaskë Kolecin, Vangjo Mitrojorgjin e Muço Saliun. Në prill të vitit 1948 u ktheva në funksionin që kisha. Zëvendës kisha Llambi Peçinin. Në maj – qershor të vitit 1945 jam dërguar në Kosovë. Kam mësuar nga shokët për masakrat e jugosllavëve kundër popullatës shqiptare të Kosovës. Në një rast kur jemi takuar në Prishtinë, unë dhe shokë të tjerë të Partisë e të ushtrisë që drejtonin në atë kohë, në një darkë shtruar nga Dushan Mugosha, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe dy malazezë, njëri prej të cilëve me emrin Paloka, i them Xhavidit që ishte shef i OZN-as për Kosovën se po vriten njerëz të pafajshëm, si ishte e mundur që ndodhte kështu. Më thotë se nuk është e vërtetë, mbasi vriten vetëm kriminelët, ballistët e të arratisurit dhe jo populli. Fadili më kapi nga këmbët duke më dhënë të kuptoja se ia bëra mirë. Duhet të theksoj se darka u shtrua për grupin e delegacionit dhe jo vetëm për mua. Me Dushanin nuk zhvillova ndonjë bisedë. Për këtë çështje i kam bërë raport me shkrim Nesti Kerenxhit mbas kthimit tim në Shqipëri. Nga viti 1945 deri në shtator 1947 që shkova për studime në BS, nuk më kujtohet ndonjë akt armiqësor i jugosllavëve kundër vendit tonë. Në këtë kohë, zëvendësi im ka qenë Llambi Peçini. Nga muaji prill deri nga mesi i qershorit të vitit 1948 në degën tonë kishim, me sa më kujtohet, një këshilltar jugosllav, ndërsa të tjerë ishin nëpër divizione. Ata vepruan në drejtim të strukturës, rregulloreve, organizimit legal të sigurimit duke pasur në qendër krijimin e agjenturës masive, në kundërshtim me ato që kisha mësuar. Me këtë pikëpamje ka qenë edhe armiku Mehmet Shehu. Unë nuk kam qenë dakord me pikëpamjet e jugosllavëve dhe pata konflikt me ta, deri në Drejtorinë Politike, te Kristo Themelko dhe përfundimisht u pezullua dërgimi e përdorimi i këtyre tezave. Sipas pikëpamjes jugosllave, veç sa sipër, ndërtimit të agjenturës masive, ishte edhe ndjekja pa kriter dhe masive e njerëzve për aktivitet armiqësor. Pyetje: Si ishin udhëzimet nga Drejtoria e Mbrojtjes në këtë kohë nga armiqtë Koçi Xoxe e Nesti Kerenxhi? Përgjigje: Të zbatoheshin direktivat e jugosllavëve, por drejtuesit e asaj kohe si Vaskë Koleci – (ish në plenum të Komitetit Qendror të Partisë) dhe Nesti Kerenxhi e ndien se situata do të ndryshonte dhe u pajtuan me porositë e dhëna nga Drejtoria Politike (Kristo Themelko), i cili me sa kujtoj ishte anëtar i Byrosë Politike në atë kohë. Mbasi jam kthyer nga BS kam marrë pjesë në një aktiv që mbahej në shkollën e Dakos (në Kamëz – shënim) ku do të punoheshin konkluzionet e Plenumit të 8-të Komitetit Qendror të Partisë nga Koçi Xoxe, që dënohej Mehmet Shehu si anti-jugosllav. Unë kam diskutuar dhe jam solidarizuar me konkluzionet e Plenumit dhe e kam kritikuar Mehmet Shehun si karrierist, mbasi në një bisedë të mëparshme me të, më pat thënë se: “ç’perspektivë ke në Sigurim, atje nuk bën dot karrierë, ndërsa në ushtri mbaron akademinë dhe mund të ecësh përpara”. Marrëdhëniet me Mehmet Shehun në këtë kohë i kam pasur të mira. Në këtë periudhë, pas kthimit nga BS jam njohur me Feçor Shehun, i cili kishte ardhur si shef Sigurimi në një divizion. Marrëdhëniet me Koçi Xoxen i kisha të mira, por marrëdhënie pune operative të drejtpërdrejta kam pasur me Nesti Kerenxhin dhe Vaskë Kolecin. 19. 10. 1982 Pyetje: Me cilët këshilltarë jugosllavë pranë organeve të sigurimit të shtetit dhe organeve të tjerë jeni njohur dhe keni pasur lidhje? Përgjigje: Këshilltarët jugosllavë kanë ardhur në Degën e Sigurimit të Ushtrisë gjatë kohës që unë isha në BS. Kur jam kthyer në Degën e Sigurimit të Ushtrisë, kam gjetur një këshilltar jugosllav me detyrën e përgjegjësit të këshilltarëve, që emri tij mua nuk më kujtohet. Mbaj mend që ishte trupgjatë. Përkthyes me të ka qenë një oficer jugosllav (kosovar) me mbiemrin Brovina. Serezentiçi ka qenë në Drejtorinë Politike, ndërsa Kuprishani pranë Shtabit të Përgjithshëm. Pyetje: Me këshilltarin jugosllav Svetozar Koçiç, a jeni njohur dhe çfarë lidhjesh keni mbajtur? Përgjigje: Këtë person nuk e kam njohur dhe nuk ka qenë në këtë periudhë në Degën e Sigurimit të Ushtrisë. Domethënë, që nga koha që shkova për studime në BS, derisa ikën këshilltarët jugosllavë. Mundet që ai të ketë qenë në ndonjë divizion, por unë në atë kohë nuk e kam njohur. Me jugosllavë të tjerë me shërbim në atë kohë në Shqipëri unë nuk jam njohur e takuar. Pyetje: Ç’veprimtari në kundërshtim me normat dhe vijën e partisë keni kryer gjatë periudhës kur vepronte tradhtari Koçi Xoxe? Përgjigje: Pranoj se duke qenë në krye të Degës së Sigurimit të Ushtrisë kam kryer veprime të paligjshme në kundërshtim me normat e vijën e partisë, ashtu siç me të drejtë u kritikova në Plenumin e 11-të të K.Q. të Partisë, me konkluzionet e të cilit unë rashë plotësisht dakord. Për këto problem unë kam bërë autokritikë edhe në organizatën bazë të partisë. Për sa i përket drejtimeve konkrete të shkeljes së vijës e normave të Partisë, këto kanë ndodhur, unë i kam thënë në autokritikën time, por tashti nuk më kujtohen. Dua të them se edhe vrasje pa vendim gjyqi janë bërë, siç kanë qenë rastet e një bashkëpunëtori të Krujës, që kishte tradhtuar dhe me sa di, duhet të jetë dënuar nga gjykata speciale (nipi i Gjon Markagjonit nga Kurbini) dhe një rast tjetër me dy të dënuar me vdekje që janë ekzekutuar me miratimin tim. Këto raste i referohen viteve 1951 – 1952 në funksion të legjendës për veprime të caktuara agjenturore. Këta të dy nuk kanë qenë të dënuar nga gjykata popullore. 20. 10. 1982 Pyetje: Ju, i pandehur, e keni njohur personalisht Svetozar Koçiçin gjatë periudhës që keni qenë në Degën e Sigurimit të Ushtrisë. Përgjigje: Personalisht nuk e kam njohur, as kam dëgjuar që të ketë qenë Svetozar Koçiçi në atë kohë. Pyetje: Ç’raste konkrete ju kujtohen dhe veprimesh tuaja keni kryer në kundërshtim me vijën dhe normat e partisë? Përgjigje: Rreth vitit 1947 më kujtohet se kanë ndodhur dy raste, njeri prej të cilëve në Divizionin e Gjirokastrës, Brigada e Delvinës, ku ishin arrestuar disa persona për veprimtari armiqësore, të cilët kishin deponuar se kishin dashur të arratiseshin një grup oficerësh të kësaj brigade. Mbi këtë bazë kam shkuar në divizion, kam pyetur të arrestuarit dhe nga këta dolën ekzagjerime për shkak të presioneve fizike e sugjestionit. Shkuarja ime u diktua nga shqetësimi ynë dhe u bë me iniciativën time. Konkluzionet, kur u ktheva, u gjetën të drejta dhe me sa mbaj mend, hetuesi u dënua penalisht dhe shefi i sigurimit duhet të jetë dënuar administrativisht. Si shef i Sigurimit me sa mbaj mend ka qenë Asaf Kondi. Rasti i dytë ka qenë i divizionit të Tiranës i dislokuar në kazermat e Ali Rizait. Më kujtohet se në një proces implikoheshin disa oficerë të regjimentit të artilerisë të këtij divizioni. Mbi bazën e një informacioni që na erdhi, drejtova vetë analizën dhe doli se edhe këtu kishte ekzagjerim. Përfundimisht, problemi u kap dhe çështja u zgjidh kryesisht me masa administrative. Tre, katër veta mbetën me masa arrestimi për agjitacion e propagandë, në ndryshim nga rasti i parë që predominonte arratisja. Në rastin e Delvinës dua të them se kemi liruar edhe të arrestuar. Më kujtohet që në Konferencën e Partisë të Ministrisë, u pajtova me konkluzionet që kritikohej puna negative e Drejtorisë Politike që udhëhiqte jetën e Partisë të Ministrisë. Me këtë rast unë kritikova të deleguarin Gjin Marku, i cili u shpreh se që të gjithë komunistët e Drejtorisë Politike janë trockista. Këtë ndërhyrje timen e shfrytëzuan Pëllumb Dishnica etj për t’iu kundërvënë të deleguarit dhe efektivisht raportit. Mbaj mend që unë bëra autokritikë duke u solidarizuar me repartin. Në letrën që i kam dërguar udhëheqjes së Partisë e quaja veten fajtor dhe m’u tha nëpërmjet Mehmet Shehut se taktikisht kam gabuar. Kur m’u thanë këto fjalë në emër të udhëheqësit, ka qenë prezent edhe Gogo Nushi, mbasi të dy ishin ngarkuar për të më kthyer përgjigjen e letrës. Pyetje: A jeni ulur ndonjëherë në detyrë në rast se po, për çfarë arsye? Përgjigje: Më kujtohet që nga fillimi i vitit 1946 jam ulur në detyrë referent për dobësi në punë dhe arsye shëndetësore dhe për rreth një vit më ka zëvendësuar Teme Sejko. Nuk mbaj mend mirë, nëse për këtë ulje në detyrë më ka njoftuar Nesti Kerenxhi apo ndonjë person tjetër. Pas një viti jam bërë përsëri kryetar i Degës Sigurimit të Ushtrisë. Pyetje: Cili ka qenë ndikimi i tradhtarëve, Koci Xoxe e Nesti Kerenxhi, në zbatimin e metodave të paligjshme e antiparti në punën që keni drejtuar ju në degën e Sigurimit të ushtrisë? Përgjigje: Ndikimi i Koci Xoxes e Nesti Kerenxhit ndaj veprimtarisë armiqësore të Sigurimit të Ushtrisë në atë kohë konsiston në të gjitha ato pasoja negative të gjykuara e të dënuara nga Plenumi i 11-të i Komitetit Qendror të Partisë i vitit 1948. Pyetje: Për veprimet konkrete, në kundërshtim me normat e vijën e partisë të kryera, nga Koci Xoxe e Nesti Kerenxhi e kini informuar partinë në atë kohë? Përgjigje: Për ato që kam ditur, ia kam thënë Partisë. Pyetje: Ku keni qenë në nëntor të vitit 1944? Përgjigje: Kam qenë i shtruar në Spitalin e Prizrenit për rreth një muaj se u plagosa tek Ura e Shenjtë në Gjakovë. Pyetje: A jeni njohur me Velmir Stojniçin, shefin e misionit ushtarak jugosllav, në rast se po, kur jeni njohur, ku dhe cilat ishin marrëdhëniet që keni pasur me të? Përgjigje: Nuk jam njohur me të dhe nuk kam pasur marrëdhënie. Pyetje: Kur erdhët nga Jugosllavia, a u vutë në dijeni rreth platformës e direktivave të Plenumit të Dytë të KQ dhe si kanë ndikuar këto në veprimtarinë praktike të degës së Sigurimit të Ushtrisë dhe tuajën? Përgjigje: Ndonjë mbledhje e veçantë nuk u bë, por u vumë në dijeni për punimet e konkluzioneve të Plenumit të 2-të të KQ, masat që ishin marrë si për përjashtimin e Liri Gegës dhe dua të them se fryma e direktiva antimarksiste e këtij plenumi u shpreh edhe në shkeljet e rënda që u vërtetuan në punën e organeve të Sigurimit të Shtetit deri në Plenumin e 8-të të KQ. Pyetje: A keni qenë dakord me konkluzionet e Plenumit të 8-të të KQ të Partisë? Përgjigje: Siç edhe e kam shpjeguar, unë kam rënë dakord me konkluzionet e Plenumit të 8-të të K.Q. dhe në Aktivin e Partisë në Shkollën e Dakos kam kritikuar Mehmet Shehun si njeri karrierist, arrogant gjatë luftës. 22.10.1982 . Pyetje: A jeni njohur me Liri Gegën, kur, ku, ne ç’rrethana dhe ç’marredhënie keni patur? Përgjigje: Une Liri Gegën e kam njohur në kohën e fraksionit kur ka ardhur në shtepinë time si e deleguar e Komitetit Qëndror të Partise. Ne ketë kohe ka ardhur së bashku me Dushan Mugoshen, të cilin në atë kohë e njihja si shqiptar nga ana e veriut me emrin ‘Salë’. Qëllimin e ardhjes se tyre në shtepi unë nuk e di dhe biseda është bërë e zakonshme dhe mua nuk më kujtohet ndonjë moment i veçantë që të më terhiqte vemendjen. Dua të shtoj se ne një rast unë e kam shoqëruar Liri Gegën nga Dushkaraku në Corrush me sekretarin politik të qarkorit dhe Fejzo Binon. Mbasi e kreva këtë detyrë, u ktheva dhe ika. Para takimit me Liri Gegen une jam takuar me Xhemil Cakerin dhe Neki Ymerin dhe ky i fundit m ‘u shpreh se duhet te rrëzohet Komitetit Qarkor i Vlores, por me keto mendime unë nuk rashë dakord. Për bisedën e zhvilluar unë i raportova Mehmet Shehut, i cili tha se dyfekët na ndajnë dhe mbas kesaj kam shoqeruar Liri Gegen. Te njejtin raportim i bera dhe sekretarit politik te qarkorit kur u takuam. Me Liri Gegen para çlirimit unë jam takuar rastesisht e si zakonisht dhe nuk kam zhvilluar me të ndonje bisedë të kohës. Nuk mbaj mend që të kem vajtur ndonjëherë në hetuesi mbas arrestimit dhe gjithashtu nuk me kujtohet që ndonjë person të jetë interesuar per te. Pyetje: A ka ardhur ndonjë jugosllav për të marre Dushan Mugoshën qe ndodhej në qarkun e Vlorës në atë kohë, në rast se po, cili ka qenë ky? Përgjigje: Unë nuk di që të ketë ardhur ndonjë jugosllav e të jetë takuar me Dushan Mugoshen. E përsëris edhe një herë, se unë nuk di që të ketë ardhur ndonjë jugosllav për të marrë Dushan Mugoshën. Përsëris gjithashtu se me Liri Gegën jam takuar vetëm një herë rastësisht.   AFRIM IMAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

12 Komente per “Hazbiu në Hetuesi: Ju rrëfej vrasjet pa gjyq në vitet ‘50”

  1. Ky,krahu i djathte i mehmetit,lirise dhe me se fundi i enverit.

  2. Nder pak te mirat e kjofte largut enver ishte vrasja e shokeve te tij …pse.. sepse po thuajse te gjithe kane kene vrases te popullit te vet ,e besimteare injorante ,e te trashe te kriminelit Enver .keshtu qe perfundimi i tyre ka kene ma se i merituar.

  3. ah far e keqe, por ce do jan ndeshkuar vetem ato qe ndeshkoj vet Enveri te tjeret jan edhe sot e kesaj dite ne krye te ati vendi, dhe kjo ne te gjitha fushat

  4. krime kane bere plot kacaket e jugut dhe abuzuan me postet se qe dhe ata qe ishin ne krye te tyre u detyruan ti heqin qafe por faji ishte i te gjitheve se jane pergjegjes per krime, torturime, ekzekutime,burgime dhe perdhunime te nje pjese te madhe te shqiptareve brenda dhe jashte vendit. Kjo ishte nje bande kriminale me poste dhe privilegje, njerez dhe plot aparatura moderne me te cilet shkaterruan pjesen me te mire te kombit tone. Si ky ishin dhe me mijra te tjere qe dolen pa u lagur nga e kaluara e tyre kriminale dhe sot drejtojne ata apo njerezit etyre dhe shkaterrojne akoma popullin, vendin tone

  5. Ky qen bir qeni nuk la shqiptar pa pergjuar nga dritaret.Ky ishte me fanatik se mehmeti dhe Enveri ne mbrojtjen e shtetit te diktatures dhe me ne fund mire ja bene ketij qe e ekzekutuan (E zuri haku i popullit) Ky ka pas qene nje nga me shpirtkeqinjt qe ka pasur e gjith Laberia sepse Enver e mehmet kryekrimineli pa kete zemerzi nuk do te kishte ndenjur ne pushtet aq gjate.Sigurimi i shtetit i drejtuar nga ky ka bere krime monstruoze ne shqiperi se nuk ka liber qe ti pershkruaj.Mendo ekzekutimin e dy poeteve nga Librazhdi dhe atehere e kupton se sa kriminel ishte ky njeri

  6. ore ketu nukpo merret vesh cfare ndodhi sot e jo me para 60-70 vjetesh .E kujt i hyne ne pune keto fragmente gjyqesore pa koke e pa kembe?

    Edel

    • Sa vjec je ore cun?Hollivudi ka aq materjal ne Shqiperi sa tia shesesh asaj Ne tani mund te themi se do hame me luge Florini.Mund te thuash se mundet te krijohen materjale te reja!?!?!; S`di se c`te shtoj me teper.

  7. Mendoj se këto deponime të marra në hetuesi nuk përcaktojnë ngjarjet, kontributin real dhe personalitetin e Kadri Hazbiut. Nga ana tjetër kane vlere se na dëshmojnë mekanizmin e transformimit të njeriut nën dhunën, pushtetin e frikës nga diktatura dhe kreu i saj.

  8. Sic e pranoni dhe vete ju te nderuar ,qe e dini dhe e kini degjuar se cfare ka ndodhur me Shqiptaret,skena te tilla nuk kane per tju hequr qafe Shqiptarve.Dikush cfryne dufin e se shkuares te tjerer te socmin.Qe te shpetojme te bejme ate qe kane bere popujt e tjere.

  9. Afërdita Kusi

    Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut.

    Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë:

    «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»Aktualisht punon ne Ambasaden Ameikane ne TIRANË

  10. dashnor dervishi

    te degjeneruar kane qene gjith te pa bese te pa fe .komunisti ngelet komunist mos ju besoni nuk jane vrar pervec se zinin grat e njeri tjetrit

  11. dashnor dervishi

    te degjeneruar kane qene gjith te pa bese te pa fe .komunisti ngelet komunist mos ju besoni.

Beni nje Koment


+ 1 = 5

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy