GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Une Gruaja » Hipizmi, moda e re e femrave

Hipizmi, moda e re e femrave

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Hipizmi në Shqipëri dhe femrat! Vështirësia në praktikimin e këtij sporti, ndjesitë e emocionet dhe numri në rritje i personave që gjithnjë e më shumë po jepen pas kësaj kategorie sportive. Brunilda Profka rrëfen eksperiencën e saj, ndërsa Xhafer Lami, presidenti i Akademisë së Hipizmit, kalorësi dhe instruktori i kualifikuar, tregon për pjesën profesionale të këtij sporti special dhe për frekuentueset. Ndër femrat VIP, Elsa Lila Ata kanë një gjuhë të vetën. Një pëshpërimë, një përkëdhelje, një gërvishtje e lehtë e tokës… Nuk ka fjalë, por mirëkuptimi është më i fortë se mes dy humanësh. E duket se një numër i mirë femrash e kanë kuptuar këtë fakt. Kanë braktisur palestrat për t’iu drejtuar periferive, fushave të hipizmit. Mbajtje trupi në formë, terapi çlodhëse, por edhe gjetja e një miku… që në këtë rast është kalë. Instruktorët e hipizmit pohojnë se numri i femrave që frekuentojnë sportin e hipizmit vjen gjithnjë në rritje. Nuk mund të thuash se janë femra të “ngeshme”. Janë profesioniste të mira, që pas një pune intensive gjejnë çlodhje në rendjen me kalë. Madje sipas specialistëve është i domosdoshëm një formim i mirë, në mënyrë që komunikimi që vendoset me kafshën të jetë sa më i shëndetshëm dhe i afërt.. Xhafer Lami, president i Akademisë së Hipizmit, kalorës dhe instruktor, numëron 100 femra që i kushtohen rregullisht hipizmit. Brunilda Profka, 29 vjeçe Një mjeke mbi kalë… “Zoti krijoi kalin duke i dhënë kurajën dhe shpirtin e mashkullit, bukurinë dhe hijeshinë e femrës…”. Kështu thotë një legjendë e vjetër braziliane. Është kthyer shpesh herë në muzën e kulluar për shumë artistë e për këtë kafshë fisnike është shkruar shumëçka… Madje, Shekspiri në veprën e tij “Nata e dymbëdhjetë” përdor frazën, “Një kalë i së njëjtës ngjyrë”, e padëgjuar kurrë më parë kjo në krijimtarinë letrare për kohën. Ashtu siç nuk do të ishte e vonë edhe gjetja e spikatur regjisoriale në filmin shqiptar “Vdekja e kalit”… Për ata që i njohin këto kafshë, marrëdhënia me to është më shumë se besnike. Brunilda Profka është e apasionuar marrëzisht pas kuajve. Prej tetë vitesh ajo është kalorëse e rregullt nëpër klube private hipizmi këtu në kryeqytet. Ajo çfarë e bën më të veçantë lidhjen e saj shpirtërore me kuajt është më shumë se fakti i të qenit femër. Në vendin tonë sporti i hipizmit është ende një kategori në zhvillim dhe është ende një sport “aristokrat” për fanatikët e dhënë pas kuajve. “Që kur isha e vogël, mbaj mend që shkoja në fshat te gjyshërit dhe atje kam parë për herë të parë kuaj. Më ka mrekulluar madhështia e kësaj kafshe, bukuria, vrapimi i shpejtë, emocioni i të ndjerit e lirë nën një qiell që ngjan se të përket vetëm ty. Kam praktikuar shumë sporte të tjera, qoftë edhe në mënyrë periodike, por hipizmi mbetet dashuria ime e parë dhe e pazëvendësueshme”, thotë ajo për suplementin “Unë Gruaja”. Në marrëdhënien e saj me këtë kafshë, nuk ka receta, si në profesionin e saj të mjekes! Është një dashuri e ndërsjellë. Kimi është i përzgjedhuri i saj. Me lëkurë dhe qime të shndritshme, Kimi, një kalë i racës angleze, është kthyer në bashkudhëtarin besnik të orëve të saj argëtuese. Thuajse një herë në javë ajo merr rrugën drejt periferisë së Tiranës për t’i dedikuar kënaqësi vetes dhe vëmendje Kimit të dashur. “Përpara se të kalëroj, e përkëdhel, i flas me ëmbëlsi dhe e pyes nëse e kanë lodhur ndopak klientët e tjerë. Ai gjithnjë lëviz kokën dhe më duket sikur më përgjigjet. Ai ka shpirt dhe kupton njësoj si ne, e kjo më ndihmon që të krijoj një lloj marrëdhënie miqësore. Nëse ndodh të rrëzohem, kali ka veti që të mos e shkelë kurrë të zotin, janë më tepër se besnikë”. Për herë të parë Brunilda ka kalëruar mbi një kalë të bardhë. Ishte dëshirë dhe sensacion femëror ai për të përzgjedhur një kafshë të bardhë, e cila i dhuroi në pak minuta shpejtësinë dhe ndjesinë e të qenit e lirë. Mjekja 29-vjeçare në realitet mund të kishte zgjedhur për të praktikuar një sport mbase më pak impenjativ e me doza rrezikshmërie më të vogla. Gjatë eksperiencës së saj disavjeçare në hipizëm, nuk i ka ndodhur asnjëherë të rrëzohet apo të vritet, pavarësisht se edhe ajo ka kaluar momente paniku. Ajo na tregon një rast kur kali nuk po i bindej dhe u desh një staf i tërë për ta ndihmuar. “Ky moment delikat nuk më stopoi përballë dëshirës për të provuar sërish rrezikun e vërtetë”, shprehet Profka. Çfarë do ta dallonte atëherë Brunën nga shumë syresh që mbajnë frymën për orë të tëra në palestër, në shëtitjet e gjata nga Liqeni i Tiranës dhe në ato lëvizjet gati të kufizuara! Pasioni i saj për kuajt i funksionon njësoj si një terapi çlodhëse e trupit dhe e mendjes, sigurisht pas një jave të ngarkuar pune dhe studimesh. Nuk e fsheh përkushtim që kërkon ky sport i veçantë, jo vetëm financiar, por edhe kohën e nevojshme në dispozicion për t’u “arratisur” nga Tirana pikërisht nëpër klubet private të hipizmit. Arsyet mund të jenë edhe më serioze se kaq, por vështirë se një prej tyre do ta mbante qoftë edhe për një javë të vetme larg nga Kimi i dashur. “Kur jam larg tij, më mungon prania, marrëdhënia me të njësoj si me një mik të ngushtë, ajo liria e madhe dhe shpejtësia e të shijuarit të momentit…”. Xhafer Lami Vip-at që praktikojnë hipizmin Cili është interesi i femrave për sportin e hipizmit? Konstatoj nga viti në vit një rritje të interesit dhe dëshirës për të kalëruar. Përgjithësisht në Akademinë tonë kategoria e femrave që e praktikojnë hipizmin vijnë për passion, për dashurinë e madhe që kanë për këtë kafshë speciale, shpesh vijnë edhe si spektatore. Ç’kategori femrash ushtrojnë këtë lloj sporti? Absolutisht që janë të gjitha vajza me shkollë të lartë. Praktikimi i këtij zhanri sportiv kërkon një informacion paraprak, lexime të njëpasnjëshme dhe kulturë të zgjeruar për hipizmin dhe kuajt në përgjithësi. Kam vërejtur që janë vajza tepër pasionante, që e përkëdhelin kafshën në çdo kohë, që komunikojnë me të, me pak fjalë shkëmbejnë emocione… Sa mund të jetë numri i femrave praktikante të hipizmit? Janë mbi 100 të tilla! Dhe numri i tyre rritet vit pas viti. Mund të na përmendni ndonjë emër “VIP”? Janë disa, por do t’ju përmendja këngëtaren Elsa Lila, Miss Shqipërinë 2004, Enkelejda Bargjo, aktoren Eriselda Shllaku.. Nga meshkujt do t’ju përmendja Gazmend Pajën Cilat janë specifikat e teknikat e këtij sporti? Fillimisht duhet folur me kafshën.. Kalit i duhen shprehur fjalë të ëmbla dhe nuk duhet të mungojë një përkëdhelje me dorë. Gjatë vrapimit në fushë, nëse ai e humb kontrrollin dhe nuk bindet, nuk duhet që kalorësi ta godasë me forcë, sepse e egërson. Nuk duhet të të mbërthejë paniku, sepse situata del jashtë kontrollit. Duhet që të vendoset kapelja në kokë për t’u mbrojtur nga ndonjë goditje e mundshme. Ndërtimi i një marrëdhënie të veçantë, njësoj si mes dy humanësh, është çelësi për të fituar besnikërinë e një kali. Kemi dëgjuar për hipoterapinë dhe funksionimin e saj si një mënyrë çlodhje të trupit e të mendjes. Është e vërtetë? Hipoterapia është një metodë çliruese e të gjithë qelizave të trupit dhe të mendjes. Ajo është edhe një mënyrë kurimi për individë të sëmurë nga koka. Kalërimi i ndihmon për të çliruar gjithë ndjesitë negative, ngarkesat shpirtërore duke krijuar një gjendje shumë të mirë emocionale. Këshillohet të praktikohet herë pas herë dhe rezulati është vërtet i dukshëm.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

5 Komente per “Hipizmi, moda e re e femrave”

  1. Shkrim shume i mire! Hipizmi eshte vertet nje sport i rralle dhe ne Shqiperi mbetet ende ne nivel aristokrat. Me pelqeu…

  2. me plqen shume hipizmi dhe po asht ky koment shume me vend po shtu kuajt jan te bukur por edhe te pershtatshem per femra te cilat kan talent por dhe qe e pelqejne kete sport

  3. eshte madheshtore te kalerosh, vetem njerezit me ndjenja te thella shpirterore e kuptojne.

  4. me pelqen shume hipixmi kur ta provoni do ta kuptoni

Beni nje Koment


2 + 9 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy