GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Aktualitet » Pastrimi i parave, dosjet e 8 politikanëve në hetim

Pastrimi i parave, dosjet e 8 politikanëve në hetim

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka dërguar në Prokurori 8 emra politikanësh për pastrim parash.Aktiviteti kriminal që ka çuar në pastrimin e 3 milionë eurove lidhet me krimin e organizuar, drogën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Drejtori i kësaj drejtorie, Arben Doçi, nuk bën publikë emrat e politikanëve në hetim për shkak të vetë hetimit, por fusha, sipas tij, e investimit të këtyre parave është ajo që ka zhvillim më të madh në Shqipëri: ndërtimi. “Një nga fushat ku paratë e pista janë investuar është ndërtimi, por edhe trojet, kullotat, pyjet dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, që nuk kanë lidhje me ndërtimin. Por, investim të këtyre parave janë bërë dhe në industri të tjera apo disa shoqëri off shore, ose fantazmë, që përdoren për të justifikuar lëvizjen e parave e për t’i bërë ato sa më të dukshme dhe legale. Këto janë veprimtaritë më të zakonshme që njësia e inteligjencës financiare shqiptare ka zbuluar dhe ua ka dërguar subjekteve raportuese me qëllim që të marrë prej tyre raportin e aktiviteteve e dyshimta për këto aktivitete”, u shpreh Doçi për TV Klan. Mosndëshkueshmëria e personave në hetim është një tjetër problem, i cili vitet e fundit është bërë edhe më i dukshëm. Vetë kreu i Drejtorisë së  Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave shprehet se ndëshkimet ndaj zyrtarëve të lartë të përfshirë në pastrim parash kanë qenë edhe më të rralla. “Po të shohim sajtet e gjykatave shqiptare, nuk është e vërtetë se nuk ka dënime penale për pastrim parash. Ka dënime. Në 2003-2004-n ka një mori dënimesh penale për pastrim parash dhe ne jemi të surprizuar që ka pasur atëherë dënime në masë dhe nuk vazhdon të ketë tani. Ka një shkëputje, e cila është një problematikë më vete që duhet të kihet parasysh nga organet ligjzbatuese”, u shpreh Doçi. Si një njësi e ngritur 10 vjet më parë, ky institucion bën ndërlidhjen mes institucioneve të tjera ligjore, nga merr informacionin e plotë rreth dyshimeve që ka ndaj bizneseve të dyshimta. “Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave luan rolin e një ndërlidhësi ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit dhe bizneseve për të filtruar të gjitha rastet e dyshimta për pastrim parash dhe mbi bazën e tyre të thellojë hetimin e tyre dhe ndjekjen eficente penale të tyre”, u shpreh Doçi. Mosndëshkueshmëria e zyrtarëve të korruptuar mbetet një nga akuzat e vazhdueshme të opozitës ndaj maxhorancës, duke e cilësuar shumë herë sistemin e Drejtësisë të kapur si nga krimi i organizuar, ashtu dhe nga politika që e favorizon atë. Por, ky fenomen shihet jo rrallë i përfshirë dhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë krimin e organizuar dhe pastrimin e parave në Shqipëri. 3 milione euro mësohet të jetë shuma e përftuar nga pastrimi i parave nga njerëz politikë, por dhe pranë politikës, të ardhura nga aktivitete kriminale nga trafiqet e drogës deri te trafiqet njerëzore Politika Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka dërguar në Prokurori 8 emra politikanësh për pastrim parash, aktiviteti i të cilëve ka ardhur nga aktivitete kriminale si trafik lëndësh narkotike apo trafik i qenieve njerëzore. Sipas kreut të kësaj Drejtorie, aktivitetet ku janë investuar këto shuma kanë qenë pasuritë e paluajtshme, por dhe industria e ndërtimit. Gjykatat Statistikat që vijnë nga Gjyqësori tregojnë se mosndëshkueshmëria nga gjykatat e personave të implikuar në pastrim parash është e ulët vitet e fundit. Kreu i kësaj Drejtorie shprehet se gjatë viteve 2003-2004 ka pasur shumë dënime për pastrim parash të zyrtarëve të shtetit, një fenomen që nuk vihet re vitet e fundit. Duket se është organi i Prokurorisë ai që nuk ka çuar deri në fund hetimin ndaj personave të veshur me pushtet. Akuzat e PS për Priftin Partia Socialiste akuzoi një vit më parë ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, për pastrim parash. Akuzat janë bërë nga disa deputetë socialistë përmes deklaratave për shtyp nga selia rozë, por dhe nga podiumi i Kuvendit, se brenda një viti në këtë Ministri Prifti arriti të krijojë një pasuri prej 2 milionë eurosh, që sipas ministrit, vinin nga shitja e aksioneve të tij në një biznes për prodhimin e tullave. Për socialistët këto para ishin operacione pastrimi parash, të cilat, sipas tyre, ishin krijuar nga veprimet e tij korruptive si ministër.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

10 Komente per “Pastrimi i parave, dosjet e 8 politikanëve në hetim”

  1. Po dosjen e kryeministrit do ta analizoni o te mjere?

  2. Cudi e madhe! Ka korrupsion ne Shqiperi? …
    Qofshin te djathte ose te majte politikanet shqipetare e kane vendosur korrupsionin ne qender te sistemit. Sistem ky qe i pergjigjet vetem interesave te tyre. Ky eshte nje konstatim qe cdo kush mund ta beje pa shume veshtiresi. A ka ndonje zgjidhje per te ardhmen? Mendoj se jo, te pakten per disa breza … per te mos thene shekuj.

  3. Pse or njerez Arben Docin prisni te hape dosjen e kryeministrit.Qe kur iku nga drejtoria e doganave paska vene shume peshe e denje per nje zyrtar shqiptar.
    Mos shpresoni tek njerezit e Ridvan Bodes..

  4. shqiptar tirone

    Po çfare thone tani keta deputete socialiste per Dritan Priftin qe kaloi ne rradhet e tyre? Me siguri qe jane gabuar, sepse Tan Prifti ka qene dhe eshte i paster si “qelibari”. Po nuk e besuat, shihni artikujt e shkruar vitin e kaluar tek Gazeta 55. Autorja, me duket eshte Sh.X.

  5. Shpresoni vetem ke tekniku .Se tekniku ka qef qe te futen ne burg gjith te djathtet dhe asnje i majt , bravo tekniku shpresa jone eshte shume e madhe ke njerzit e partise socialiste se jane shume te paster dhe shume te pasur.

    • Artano
      E majta i ka dhene burgut dy :Nje ish kryeminister dhe tani behet gati ti jape nje ish zv/kryeminister.Sa per relacionet e hajdutllekut ne Shqiperi une nuk e di kush eshte me e pasur ,por mendoj se eshte e djathta sipas parulles me ne fitojne te gjithe.

  6. Nuk kuptoj kush jane te korruptuar e kush jo.Ne historine e SHQIPERISE nje gje nuk duhet te harrohet,NUMERIMI I KAFEVE TE NEXHMIJE HOXHES nga PD.Keshtu rrjedhin punet kur nuk kane te drejt morale,sepse po bene ndyshe i dalin petat lakrorit,e atehere sdihet ku dote dalin.

  7. Vetem ju mund te analizoni dosjen e kryeministrit.

  8. TE majtet jane shefat e te djathteve. Te majtet kane ne perdorim mbi 80%te ekonomise SHqiptareeshtare. dhe me eforta eshte se keta u bene te pasur ne kohen e Qeverise Demokratike. I NJEJTI avs vazhdon dhe sot. te majtet kane ne mbrapa skene sigurimin e SHtetit, dhe ne kete menyre i gjithe vendi per te mos thene shteti administrohet nga keta per interesat e PS (PPSH).

  9. Ballisti i Kosoves

    Jo more, vetem 8 politikaj,kesaj shifre duhet shtuar 2 apo 3 zero per te bere rezultatin final, PD e PS dhe te gjithe politikajte kane pasuri qe nuk mund te deshmojne se e kane nga te ardhurat personale,korrupcioni ne SHqipri ka arritur kulmin,shumica e politkajve po pasurohen ne kurriz te popullit te varfer….turp

Beni nje Koment


4 + = 5

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy