Provimet e lirimit, përgjigjet për Matematikën
Argument e Premte, 24 Qershor, 2011 | 09:33 am
Rreth 51 400 nxënës të shkollave 9-vjeçare mbyllën dje provimin e fundit të lirimit. Ata iu nënshtruan testit të Matematikës, për-gjigjet e të cilit do t’i marrin pas dy javësh.Për 2 orë e 30 minuta nxënësit iu përgjigjën 25 pyetjeve. Provimi u zhvillua me të njëjtat rregulla si ato të maturës. Një pjesë e mirë e nxënësve e kanë cilësuar të vështirë provimin e Matematikës. Të tjerë janë shprehur se ishte i nivelit mesatar. Nga sa pohuan hartuesit e tezës, testi përmbante pyetje për të gjitha nivelet e nxënësve. “Është ndërtuar në mënyrë të tillë që, sipas përgatitjes që kanë, të gjendeshin pyetje për të gjithë nxënësit. Vlerësimi i Provimeve të Lirimit do të jetë i njëjtë me atë të Maturës Shtetërore, në qendrat e posaçme, dhe manual. Pasdite Ministria e Arsimit publikoi çelësin e përgjigjeve të sakta. Gazeta boton të plotë skemën e vlerësimit. Testet do të dërgohen sot në qendrat e përcaktuara për korrigjimin. Vlerësimi i përgj-igjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Kështu, vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse, do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) prej hartuesve të testeve. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës. Bashkë me testet, AKP-ja i dërgon Komisionit të Provimeve të Lirimit pranë drejtorive arsimore ose zyrave arsimore skemën e vlerësimit të testit dhe skemën e konvertimit të pikëve në nota. Skema e vlerësimit dërgohet gjithashtu në Komisionin Shkollor të Provimeve të Lirimit, e cila afishohet dhe informon çdo nxënës për të. Vlerësimi i testeve realizohet në mjediset që përzgjidhen nga DAR/ZA, në kushte të përshtatshme dhe të sigurta. Çdo test vlerësohet nga dy vlerësues. Çdo vlerësues firmos në çdo test që vlerëson. Kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, kryetari i vlerësuesve të lëndës cakton një vlerësues të tretë, vendimi i të cilit është përfundimtar. Ndërkaq, DAR/ZA ngre grupe që shqyrtojnë rast për rast të gjitha testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve. Nga sa përcakton rregullorja, shpallja e rezultateve do të bëhet jo më shumë se 15 ditë pas çdo provimi.
PERGJIGJET E TESTIT TE MATEMATIKES PER SHKOLLAT 9-VJECARE
SKEMA E VLERËSIMIT
PROVIMI I LIRIMIT 2011 –
Matematikë, Sesioni I
I.Përgjigjet e sakta të kërkesave 1 – 13. Vlerësimi për çdo përgjigje të saktë është 1 pikë.
1D 2B 3D 4C 5C 6C 7B 8D 9C 10D 11A 12A 13A
II.Skema e vlerësimit më pikë të përgjigjeve për kërkesat me nr. 14 – 25 të testit
14 – kthen numrin thyesor në nr.dhjetor ose anasjelltas 1 pikë
- kthen përqindjen në numër thyesor ose dhjetor 1 pikë
- rendit numrat 1 pikë
15 – gjen brinjën e trekëndëshit 1 pikë
- njeh vetinë e paralelogramit për brinjët e kundërta dy e nga dy të barabarta 1 pikë
- gjen brinjën e kërkuar të paralelogramit 1 pikë
16 – vendos kushtin D = 0 1 pikë
- zgjidh ekuacionin b2 – 64 = 0 në lidhje me b
(jep njërën nga zgjidhjet b= 8 ose b = – 8) 1 pikë
- shprehet se të dyja vlerat e b-së janë zgjidhje 1 pikë
17 a – argumenton që asnjë numër negativ nuk është zgjidhje e inekuacionit 1 pikë
17 b – kalon kufizat në anën tjetër duke u ndërruar shenjën ose shumëzon e pjeston duke rregulluar kahun e inekuacionit 1 pikë
- zgjidh inekuacionin 1 pikë
- paraqit bashkësinë e zgjidhjeve në boshtin numerik 1 pikë
18 – vendos kushtin për një nga faktorët e shumës 1 pikë
- zgjidh sistemin e inekuacioneve 1 pikë
- gjen bashkësinë e përcaktimit të funksionit 1 pikë
19 – gjen masën e këndit A ose C (trekëndëshi ABC) 1 pikë
- shtron saktë një barazim ose ekuacion në lidhje me x 1 pikë
- gjen vlerën e x 1 pikë
20 – gjen pjesën e vogël të ngjyrosur 1 pikë
- bën shumën e pjesëve të ngjyrosura 1/4+1/16 = 5/16 1 pikë
- kthen thyesën në numër dhjetor 1 pikë
21 – zbaton vetinë e përdasisë në njërin prej dy faktorëve 1 pikë
- mbledh saktë kufizat e ngjajshme 1 pikë
- gjen saktë vlerën e shprehjes 1 pikë
22 Mënyra I(Sip.trek = Hipotenuzë x Lartësi)
- gjen pikprerjet e drejtëzës me boshtet koordinative 1 pikë
- gjeni sipërfaqen e trekëndëshit ose hipotenuzën 1 pikë
- gjen lartësimë e kërkuar 1 pikë
- ose Mënyra II (lartësia e hequr mbi hip.e ndan trek.e madh në dy trek.të barabartë)
- gjen pikprerjet e drejtëzës me boshtet koordinative 1 pikë
- gjeni hipotenuzën 1 pikë
- gjen lartësinë e kërkuar 1 pikë
23 – tregon që rrezet e rratheve që kalojnë nga pika e tangjencës janë në vijë të drejtë 1 pikë
- zbaton T.Pitagorës për trekëndëshin këndrejtë të formuar 1 pikë
(2 – r)2 + 1 = (1 + r)2.
- gjen rrezen e rrethit r 1 pikë
24 – gjen çmimin pas javës së parë 1 pikë
- ndërton veprimin për gjetjen e çmimit pas javës së dytë 1 pikë
- gjen çmimin pas javës së dytë 1 pikë
25 – shkruan formulën rruga = shpejtësi x kohë (ose forma të njëvlershme të saj) 1 pikë
- ndërton saktë ekuacionin ose sistemin 1 pikë
- x/6 + x/4 = 2,5 (x km- gjatësia e rrugës)
ose ku t orë është koha në vajtje dhe T orë koha në kthim 2,564tTtT
gjen gjatësinë e rrugës (6 km) 1 pikë
Matura, si do jetë testi për lëndët me zgjedhje
Më 30 qershor, ata i nënshtrohen njëkohësisht dy lëndëve me zgjedhje. Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur këto lëndë preferenciale i jepnin vetëm ata që do të konkurronin në universitet, këtë vit do t’i japin të gjithë maturantët. Në të kundërt, nuk pajisen me Diplomën e Maturës. Specialistët e Ministrisë së Arsimit kanë vendosur që të ketë një skemë të re të vlerësimit të nxënësve. Ajo lidhet drejtpërdrejt me pyetjet që do të përmbajë testi. Nga 25 pyetje që ka pasur çdo vit një test, sivjet do të ketë 20 pyetje për çdo provim, Z1 dhe Z2. Nga këto, 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative. Më shumë pikë do të kenë pyetjet me zhvillim. Për 10 pyetje specialistet kanë menduar 30 pikë në vlerësim. Ndërsa pyetjet me alternativa në total grumbullojnë 10 pikë. Pra, gjithsej, çdonjëra nga tezat e provimeve me zgjedhje do të ketë maksimalisht 40 pikë. Sipas përllogaritjeve, një maturant duhet të marrë 100 pikë për të dy provimet me detyrim dhe 80 pikë për të dy provimet me zgjedhje. Një maturant që i plotëson mirë të gjitha pyetjet e të 4 provimeve gjithsej, mund të marrë 180 pikë maksimale.
ZIRINA LLAMBRO



























shpresoj te kemi dale sa me mire
ishalla
ushtrimi 23 ishte me i veshtiri por edhe ushtrimet e tjera ishin te veshtira
ate shpresoj edhe une,megjithese mendoj se vjet testi ka qene super i thjeshte,ndersa sivjet ishte shume i veshtire,sidomos problemi i ushtrimit 23 dhe dy te tera qe ishin nga 3 pike
ej na nxrrni pak piket e provimit ??????????
shpresoj qe te marrim ndonje note kaluese
i uroj te gjitheve te kene dale mire.
kete shpresojmeeeeeeeeeeeeeeee……
nuk dalin piket se caktohen ne fund..kshu kane thene…
ej po tabela e pikeve si eshte?
ca formula perdoret te 25
shpresoj te marrim te pakten teten :)
Sa jane piket per cdo note ???
si jane piket? me sa pike mund te merret 8? kur dalin notat?
provimi iahte jashtezakonisht i veshtire dhe une se kuptoj se vjet ka qene i thjeshte fare po te klasa ime plasen kopjet na vinin nga jashte
provimi ishte shume ,nuk e diskutoj 4
mor 4
haj shnet nga ……
Ushtrimet 22,23 dhe 25 ishin me te veshtirat dhe mendoj se testi ishte shume me i veshtire se vitin e kaluar.
pse sth ti qe paskemi ngel tgjith klasa
suksese te gjithve perfshire edhe veten time ketu
kur dalin pergjigjet e provimit te matematikes
Ju lutem na i nxirrni pak notat e provimeve se na e nxit jeten . Suksese te gjithve
a do me ndihmoj ndonjeri ne test ??????????? :p
shume me i veshtire se vitet e kaluara
….kush i mban mend se si ishin pergjigjet e shtjelluara te alternativave?!
cili eshte perfundimi i ushtrimit 19? sa del kendi x? mund te me ndihmoni? :((
x=30
del 36.
ka qen shum i veshtir
jam ngaterruar kot fare mo lale.do te kisha kap 10.ushtrimet ishin te veshtari ne pamje por shume te thjeshta po ti zijgdhje me vemendje
kendi x del 30
30 apo 36?
Del 36* Kendi x del 36*
kendi x del 36
Ueeee ishalla nuk marr 11 se per 10 e kam te sigurte hahahha……..nje cop 6 nuk do ishte keq xzotin….!!!!!!!!
:D:D:D:D
kur dalin notat?
Sa ishte diferenca e pikeve??? :PPP
me falni ku mund te shikohen rezultatet e provimit te matematikes
kur dalin notat e matematikes ore vella se u cmendem
marrim te gjithe 10 mos u frikesoni
MATEMATIKA ISHTE SI TEZE E THJESHTE,MBASE KJO ME DUKET MUA,SEPSE ZAKONISHTE NXENESVE TE PERGATITUR KESHTU U DUKET,SIDOQOFTE UNE UROJ QE NOTEN QE MORET TA KENI ME FORCEN TUAJ PA KOPJUAR EDHE PSE JAM SKEPTIKE PER KETE QE SAPO THASHE.UNE PER SHEMBULL MORA 10 PO JU NUK MUND TA IMAGJINONI SA KRENARE U NDJEVA PASI KUR E MERITON NOTEN NDIHESH E LUMTUR PER PUNEN TENDE.MESONI MESONI SA ME FORTE PASI TANI NA PRET GJIMNAZI.SUKSESE DHE FALEMINDERIT.
KENI TE DREJTE POR JO TE GJITHE MENDOJNE DHE VEPROJNE SI TI.
na bej ndonj ftes
a mund ta di me saktesi se sa doli kendi x?
ej kur dalin notat .. ju lutem se u cmena shkoj ne shkollle dhe thooooooooooooooooooooooooooooooooooone qe skna dale ishallla mrr 5 oztttttttttt
ju lutem mund te me gjeni nje liste ku te jene notat e vleresinit te provimit te lirimit te matematikes 2011?
po provimet e lirimit te 2012
ndeshkuesi tba
ishalla kaloJM:D
hej e dini se cfare paraprovimi kemi ne matematike dhe po ta dini ju lutem me ktheni pergjigje se e kam kete jave
hej mund te me ndihmoni duke me thene se cfare paraprovimi kini bere ne matematike te cfare viti ju lutem me ndihmoni
nqs e keni zgjidhur testin e 2011 ne klase do te beni nje test qe do e hartoje vete mesuesja.nqs nuk e keni zgjidhue testin e 2011 ne klase atehere do e beni ate
boboboob une e kam tani
bobobobobobbobbbbbbbbbboooooooooo erdhi provimi i letersise i 2012 ……………………………..ju uroj shume suksese te gjitheve…:( :( :( :( :( :********
vec mos e pafsha kund ate Albatrosin se po nuk ja keputa koken ha pra
olele obobobobobo te merkuren testin e letersise
cfare ankthi,cfare frike o zot neser provimi i letersis ishalla marim nota te mira
ju uroj fat e suksese te gjith minimaturanteve.SUKSESE TE GJITHVE…..
Te them Te drejten mua provimi I letersise 2012 nuk mu duk shume I veshtire . Duhej Thjesht te lexoje tekstet me vemendje megjithate mendoj se testi I 2011 ishte shume here me I Lehte se ky I 2012 …. Ju uroj Te gjitheve Te merrni nota Te shume Te Mira .
Me te vertet provimi i letersise nuk ishte i veshtire
por ama shum i ngarkuar .Ju uroj dhe une fat te gjitheve marrshim te gjith nota mbi 8.
provimi i letersise 2012 pyetjet 11 12 13 ishin pak te veshtira, edhe idea e pjeses qe secili e koncepton ndryshe
na i jepni pyetjet e provimt te matematikes dhe ndonje pergjigje ju lutem
kur dalin pergjigjet e provimit te letersis dhe mos e beni zemren gure na plotesomi ndonje pyetje
na tregoni ndonje pergjigje te provimi i matematikes ju lutem
obobobobobo provimi i matematikes neser.;.’,';’ ju uroj te gjitheve suksese ‘.\’\ provimi i letersise ka qene i thjeshte po kishte pytje me spec’/\.;\/’\/\’\/\/ sukseseeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
kur dalin zgjidhjet e sakta te provimit te matematikes ??????
kur do dalin notat se u cmenda ishalla marim naji 8 a 9 :)
notat e letersis kan dal ? dini gjo ? dhe shpresoj te kemi dal te gjith mir . . dhe suksese te gjithve . . Rrespekte
po pergjigjet e matematikes 2012 ku jane??? se keto jane te 2011….
Ishalla Danjeli te ket marr te pakten nje 5 SE GJYNAF I SHKRETI
mos na ulni shume pike per gabime te vogla shpejtesie ju lutemi….nxirrini rezultatet se do te bejme vetvrasje…..JU LUTEM!!!!!!
KLB….suksese.
kur dalin notat e provimit te gjuhes
kur dalin notat e provimit te gjuhes s e na cmendet
po notat kur dalin ?????????????
kur dalin notat e mat?
ku mund ti gjej notat e dy testeve te provimit te lirimit ????
ju lutemi qe te na jepni pergjigjet e provimeve se jem shum ne stres si kemi dalur
befte zoti qe kemi dalur sa me mire
uaaaaa mu be zemra mal kur mora notat mora 2 9-ta>_<sa e gezuar qe jaaaam/
booooooooooooo