Provimet e lirimit, dalin përgjigjet për Letërsinë
Sociale e Shtunë, 18 Qershor, 2011 | 10:57 am
Dje, rreth 51 400 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhanë Provimin e parë të Lirimit, atë të Gjuhë-Letërsisë.Ashtu si maturantët, nxënësit e këtyre shkollave kanë zhvilluar testin me 25 pyetje për 2 orë e 30 minuta. Disa e kanë cilësuar të vështirë provimin e parë, duke u shprehur se në test kanë hasur edhe pyetje nga tekstet jo shkollore, ndërkohë që ka pasur edhe nga ata që janë shprehur se gjithçka ka ecur mirë. “Provimi ishte i nivelit mesatar, por besoj se kemi dalë mirë. Kishim ese në fund nga libra jashtëshkollorë, jo të teksteve. Ishte disi i vështirë, jo shumë, por edhe shumë i lehtë nuk ishte”, thanë disa prej nxënësve. Vlerësimi i Provimeve të Lirimit do të jetë i njëjtë me atë të Maturës Shtetërore, në qendrat e posaçme dhe manual. Testi i dytë është ai i Matematikës, më 23 qershor. Vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Gazeta publikon çelësin e përgjigjeve të sakta, të cilat vihen në dispozicion nga Ministria e Arsimit. Kështu, vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse, do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) prej hartuesve të testeve. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës. Bashkë me testet për çdo provim, AKP-ja i dërgon Komisionit të Provimeve të Lirimit pranë drejtorive arsimore ose zyrave arsimore skemën e vlerësimit të testit dhe skemën e konvertimit të pikëve në nota.
PeRGJIGJET e testit te gjuhe-letersise per shkollat 9-vjeçare
SKEMA E VLERËSIMIT
Kjo është një skemë vlerësimi, në të cilën jepen disa orientime lidhur me vlerësimin e përgjigjeve të nxënësit.
o Testi përmban një total prej 50 pikësh.
o Testi ka 25 pyetje.
PJESA I
Pyetja 1 C 1 pikë
Pyetja 2 C 1 pikë
Pyetja 3 D 1 pikë
Pyetja 4 A 1 pikë
Pyetja 5 D 1 pikë
Pyetja 6 3 pikë
Model përgjigjeje me 3 pikë
Autori i kësaj pjese mbështetet më shumë në opinionet e tij se sa në fakte.
Për shembull, ai thotë se nuk është e vështirë të mësosh fjalë të reja dhe kuptimet e tyre, por ai nuk ofron asnjë fakt për ta mbështetur këtë pohim.
Nga përvoja ime, unë e di se është shumë e vështirë të mësosh fjalë të reja dhe kuptimet e tyre.
Ai shpjegon se çfarë mund të bënte për të mësuar fjalë të reja, por meqë kjo funksionon për të, nuk do të thotë se mund të funksionojë për këdo.
Ai bën pohime të tjera, të tilla si: Pasurimi i fjalorit do t’ju ndihmonte të përmirësoni më tej esetë që shkruani në shkollë. Megjithatë, ai nuk përmend ndonjë shembull të nxënësve që kanë marrë nota më të mira pasi kanë përmirësuar fjalorin e tyre.
Ai gjithashtu thotë se: Punëdhënësi juaj i ardhshëm do të përzgjidhte atë aplikant, që do të zotëronte një gjuhë të pasur e të rrjedhshme. Por ai nuk na tregon asnjë studim që është bërë për të mbështetur pohimin e tij.
Model përgjigjeje me 2 pikë
Autori i kësaj pjese mbështetet më shumë në opinionet e tij se sa në fakte. Ai thotë se mund të mësosh fjalë të reja, por nuk jep asnjë shembull se si ndodh kjo.
Ai thotë se pasurimi i fjalorit do të na ndihmojë të përmirësojmë esetë ose të punësohemi.
Model përgjigjeje me 1 pikë
Autori i kësaj pjese mbështetet më shumë në opinionet e tij se sa në fakte.
Ai thotë se mund të mësosh fjalë të reja, por s’tregon se si.
OSE
Ai thotë se mund të përmirësojmë esetë.
OSE
Ai thotë se pasurimi i fjalorit mund të na ndihmojë të punësohemi më lehtë.
3 pikë Përgjigjja jep një shpjegim të plotë nëse autori i kësaj pjese mbështetet më shumë në fakte apo në opinione. Përgjigjja është e mbështetur me shembuj nga pjesa.
2 pikë Përgjigjja jep një shpjegim të kufizuar nëse autori i kësaj pjese mbështetet më shumë në fakte apo në opinione. Përgjigjja është e mbështetur me shembuj të paktë nga pjesa.
1 pikë Përgjigjja jep një shpjegim minimal nëse autori i kësaj pjese mbështetet më shumë në fakte apo në opinione. Përgjigjja është e mbështetur me shumë pak ose asnjë shembull nga pjesa.
0 pikë Përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Shënim:
Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.
Pyetja 7 C 1 pikë
Pyetja 8 D 1 pikë
Pyetja 9 B 1 pikë
Pyetja 10 B 1 pikë
Pyetja 11 (A) D 1 pikë
Pyetja 11 (B) 1 pikë
Model përgjigjeje
Plaku mendon se rruga ndryshoi gjithçka, pasi ajo ndryshoi pamjen e malit (më parë ishte gjithë shkurre, gjineshtra, etj), pra ndryshoi mjedisin, e sistemoi, e rregulloi.
OSE
Rruga i bashkon njerëzit, ua lehtëson lëvizjen. Më parë banorët e fshatrave përtej malit e kishin të vështirë për të përshkuar zonën e tyre malore.
1 pikë Nëse tregon pse rruga ndryshoi gjithçka.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë citon pjesën (fjali, fjalë ose shprehje) e duhur nga historia.
Pyetja 12 – 2 pikë
Model përgjigjeje
Kur djali dhe plaku bashkëbisedojnë, ai përdor fjali pyetëse gjatë gjithë dialogut.
Kjo tregon se ai është kureshtar.
1 pikë Nëse zbulon llojin e fjalisë sipas kumtimit (pyetëse).
1 pikë Nëse përcakton natyrën kureshtare të djalit.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Pyetja 13 – 2 pikë
Model përgjigjeje
Në këtë pjesë jepen disa mësime si:
asgjë nuk mund të bëhet kur je i vetëm. Shumë njerëz mund të bëjnë gjëra të madha.
rruga i bashkon njerëzit, i qytetëron, ua lehtëson jetën, kurse lufta jo.
njeriu mëson shumë nga brezi më i vjetër, i cili është plot mençuri, dije e maturi.
njeriu mëson shumë nga rruga e jetës.
Etj
2 pikë Nëse shkruan dy mësime që mund të nxirren nga kjo histori.
OSE
1 pikë Nëse shkruan vetëm një mësim të nxjerrë nga kjo histori.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Shënim:
Në përgjigjen e dhënë, çdo nxënës e formulon mësimin e nxjerrë sipas mënyrës së vet. I takon komisionit të vlerësimit të vendosë nëse përgjigjja i përmbush si duhet kriteret e pyetjes ose jo.
Pyetja 14 – 2 pikë
Model përgjigjeje
Kjo histori tregohet në vetën e parë. Pra është djali që e tregon atë.
E veçanta qëndron në faktin se, përdorimi i kësaj vete e bën historinë më të besueshme, më të afërt, më të ngrohtë dhe më emocionale, pasi është vetë personazhi që rrëfen dhe çdo gjë e tregon përmes shikimit të tij.
1 pikë Nëse tregon se në ç’vetë rrëfehet kjo histori.
1 pikë Nëse shpjegon të veçantën e këtij përdorimi.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur gjen vetëm një të veçantë: e bën më të besueshme, ose më emocionale, ose më të afërt.
Pyetja 15 (A) – 3 pikë
Model përgjigjeje
Plaku, edhe pse është në moshë, të krijon idenë e një njeriu të fortë (ai ende punon shumë) dhe të papërtuar. Autori nuk jep detaje të pamjes së tij, por vetëm zëri që i oshtinte dhe mosha (shtatëdhjetë vjeç në kurriz), si dhe në nëntekst kuptohet që duhet të jetë ende shumë i fuqishëm, përsa kohë djali urtësohet para tij (bëhesha manar).
OSE
Plaku të krijon idenë e një njeriu të zgjuar, të mençur, me shumë përvojë nga jeta, sepse djali kalon shumë kohë me të. Pra ai ka shumë gjëra, që e tërheqin shumë vëmendjen e tij.
OSE
Plaku duhet të dijë edhe të rrëfejë shumë bukur, pasi ai i përshkruan malet, udhët, pra duhet të ketë një shpirt shumë të pasur, që jeta mes atyre viseve ia ka mësuar.
Ai dinte gjithçka, shpjegonte gjithçka, duke më treguar udhët e tyre.
Etj
3 pikë Nëse jep një përgjigje të plotë për përfytyrimin që i krijohet, bashkë më dy detaje ose shprehje që mbështesin idenë e dhënë (1 pikë përshkrimi dhe 2 pikë dy detajet).
OSE
2 pikë Nëse jep një përgjigje të plotë për përfytyrimin që i krijohet, por gjen vetëm një detaj ose shprehje që mbështet idenë e dhënë.
OSE
1 pikë Nëse jep një përgjigje të plotë për përfytyrimin që i krijohet, por pa dhënë asnjë detaj ose shprehje që të mbështesë idenë e dhënë.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Shënim:
Në përgjigje nxënësi mund të përshkruajë pamjen e jashtme të plakut ose mençurinë e tij (ajo çfarë ai i mëson djalit), por mund t’i japë edhe të dyja bashkë.
Nëse nxënësi jep vetëm një detaj ose shprehje, por pa asnjë shpjegim përkatës do të marrë 0 pikë.
Pyetja 15 (B) – 1 pikë
1 pikë Fjala e përdorur në paragrafin e fundit që nënkupton pikërisht: një jetë plot aventura, të papritura dhe rreziqe është odiseja.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim (shkruan një fjalë tjetër) ose nuk ka përgjigje fare.
Pyetja 15 (C) – 3 pikë
Model përgjigjeje
E veçanta qëndron në lidhjen që ata të dy kanë. Djali qëndron pranë plakut pasi e tërheq gjithçka ai di, gjithçka ai i mëson. Nuk ka rëndësi mosha e tij, djali e do dhe e vlerëson.
OSE
Djali ka një moshë, ku më shumë do ta tërhiqnin lojërat. Janë pushimet dhe është te gjyshja. Ai mund të iki e të luajë, por preferon të rrijë me orë të tëra pa lëvizur pranë plakut dhe ta shohë kur punon dhe të mësojë prej tij shumë gjëra që s’i di.
OSE
Është një lidhje e bukur mes brezave, ku më i riu mëson prej më të vjetrit dhe ky i fundit i hap portat e dijes.
Ilustrime:
Dhe ai më mësonte gjithfarë gjërash që s’i dija… m’i ka përshkruar malet tona para se të njihesha me to…
I bëri malet për mua tokë të premtuar…
Etj
1 pikë Nëse shpjegon qartë lidhjen e veçantë midis djalit dhe plakut, duke theksuar disa nga momentet e dhëna në model.
DHE
2 pikë Nëse shpjegimin e shoqëron me dy ilustrime (1 pikë për secilin ilustrim).
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare
Shënim:
Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.
Nëse nxënësi jep vetëm një ilustrim, por pa asnjë shpjegim përkatës ai do të marrë 0 pikë.
Pyetja 16 A 1 pikë
Pyetja 17 D 1 pikë
Pyetja 18 1 pikë
1 pikë Rasa: kallëzore
Pyetja 19 2 pikë
1 pikë Lloji: vetor
1 pikë Veta: III (e tretë)
Pyetja 20 3 pikë
1 pikë pastaj: ndajfolje
1 pikë pranë: parafjalë
1 pikë malore: mbiemër
Pyetja 21 2 pikë
1 pikë Mënyra: lidhore
1 pikë Koha: e pakryer
Pyetja 22 2 pikë
1 pikë Kryefjala: ajo rrugë
1 pikë Shprehur me: grup emëror
Pyetja 23 – 3 pikë
1 pikë gjithçka: kundrinor i drejtë (ose kundrinor)
1 pikë ishte i gatshëm: kallëzues emëror (ose kallëzues)
1 pikë më parë: rrethanor kohe (ose rrethanor)
Pyetja 24 (a) D – 1 pikë
Pyetja 24 (b) – 1 pikë
1 pikë Fjali nënrenditëse kushtore
Pyetja 25 – 6 pikë
Në vlerësimin e rubrikës të shkruajmë duhet pasur parasysh:
Përgjigjja e nxënësit duhet vlerësuar në tërësinë e saj, për cilësinë që paraqet, për ndjeshmërinë, mendimin, idetë që ka shprehur dhe origjinalitetin e tyre.
Nxënësit që kanë probleme në drejtshkrim, por arrijnë të komunikojnë me shkrim një të kuptuar të qartë të pyetjes, do të marrin pikët e plota për shtjellimin e idesë. Nga ana tjetër, nxënësit që shkruajnë qartë, rrjedhshëm dhe pa gabime, por nuk dëshmojnë ndonjë të kuptuar të mirë pyetjes, do të marrin pikë për stilin dhe saktësinë drejtshkrimore, por nuk do të vlerësohen për shtjellimin e idesë.
Gabime që nuk ndikojnë në cilësinë e përgjithshme të përgjigjes, nuk do të merren në konsideratë në vlerësim. Do të hiqen pikë vetëm për ato gabime që ndikojnë mbi cilësinë dhe që ju i gjykoni si të rënda.
Kriteret e vlerësimit
KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
o zgjedh një nga pohimet dhe argumenton zgjedhjen që ka bërë;
o shprehet qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura, se është më mirë të mbetet fëmijë apo të rritet sa më parë;
o përdor ilustrime mbështetëse;
o ka qartësi mendimi.
KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë
o respekton elementet e një eseje:
hyrjen
zhvillimin
përfundimin
Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.
Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.
KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë
o krijon, përmes gjuhës që përdor, një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë;
o ka fjalor të pasur;
o ka stil origjinal;
o përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.
KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë
o strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore;
o ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta;
o ka saktësi drejtshkrimore
ZIRINA LLAMBRO




























si mund te gjejme pyetjet e provimit per te konfirmuar pergjigjet e pyetjeve me alternativa ??..
sa eshte diferencaa
po piket maksimale per 10 sa jane dhe sa eshte diferenca ndermjet tyre ??
piket maksimale jane 50 ,,,kurse diferenca 45-50.
ju lutem na dergoni dhe pyetjet qe te dim pergjigjet se nuk i mbajm mend
sa diferenca e pikeve nga 9 te 10
45-50 kjo eshte …suksese
Suksese te gjithve nxenesve te klasave te 9-ta ne shkolle te mesme e te larte ishalla
na treg icik tabelen e pikve m dhe vlersimin
po pra ngelem tu i thone
per 10 46-50pike
per 9 46-45
per 8 35 45
per 7 30-34
per 6 25 29
per 5 20-24
per4 15-19
Mesuese te shkolla ”Shaqe Mazreku” jeni ju ?
Me fal se u ngaterrova harrova qe je nxenese !
po po ….un jam nxenese si ti re……..
per 9 40-45
per 8 35-39
nga 8 te 9 diferenca eshte vetem 1 pike???
8 eshte 35-45 ???????
do me falni se kam bere 2 gabime ja se po i korrigjoj”
per 9 40-45
per 8 35-39
ja ke fut kot sepse pyetjet me alternativa po i pate bere mire merr 5 qe jane 13 pyetje
sbesoj te jete e sakte
mos keni frik se nuk e kaloni te gjithe,,,. do kaloni e kemi bo men me salen
hahhahha e po mir me lale po mes me kalu e qa ma mir se s’shtyhet te shpia
suksese te gjthe ne 9 c
sa eshte diferenca e notave nga 9 te
10 na jepni tabelen
te gjkithe na duan se jemi te vegjel
na jepni pak tabelen e vleresimit te notave ju lutemi
ma jepni pak noten e letersise
mund te na thoni notat e provimit ose kur do dalin ju lutem se nuk e di jam ne ankth
Kur do te dalin notat e provimit te lirimit te letersise 2012 se na vdiqet?
une jam nje nxenes i klases se 9-te dhe me date 27-te ketij muaji kam provimin me matematikes se te gjuhes e mbaruam por ju lutemi me i gjet ato pyetjet e provimit te matematikes nuk eshte keq vallair se na ben verrtet pune shpresoj…………me rrespekt nderimi,…….
hahhahahah o lal e ke me 27 testin e matematikes…………………………….
pyetjet dergoi pak
ju lutem na i nxirrni tabelat e vleresimit.ishalla kalojme e sna dalin pergjigjet gabim
ju lutemi na jepni tabelen e vleresimit te notave
uroj qe ne ate provim te dalim mire
ju uroj suksese te gjithe maturanteve dhe minimaturanteve qe te dalin mire ne provimet
i uroj te gjithe maturantet dhe minimaturantet te dalin me rezultate te shkelqyera suksese
provimi ishte i lehte por duhej vetem pak perqendrim…un u hutova pak dhe kam ber nja 2-3 gabime,…..shpresoj te marrim nje note te mire te gjith……
tani le te mesojme per matematiken se eshte me e veshtire apo jo???suksese
na e gjeni noj menyre me kopju ne matematike se e kena punen pisk
he a kopjove sot????
shum apo pak???\
suksese
tabela e pikeve e shenuar nga silvana eshte e sakte?????????
ishalla marrim 10!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
ishalla kemi dal mir ne provimin e gjuhes se ne te matematikes po me bjen te fiket ???
di njeri ku ti marim pergjigjet?
ej, a kan dal notat e provimit te lirimit te gjuhes,??
a kan dal notat me?
mund te me thoni se kur dalin notat e provimit te gjuhes plz,,,,,,
.ndoshta do vendoset ndonje leter ne mur ne shkoll diku dhe do kemi ato numrat qe na shkrujten ne cep te letres ….bashke me noten sigurisht …..kshu them un ….
uiiiii, po une s’e mbaj mend kodin :(
si ju duk provimi sot ?//?i bete te gjitha pyetjet???/ajo 25 ishte icik e veshtire dhe 23 qe ishte me rreth s ia kisha idene…..as qe i dija formulat …
eh cti besh un me zor i bera
Kur dalin rezultatet perfundimtare
ej si ta di ca kam mare un ne provimin e gjuhes mo lla………….
Kur do te dalin notat e provimit te gjuhes??? Se jemi ne ankth!!!
neser,te henen per te gjithe ata qe nuk e dijne ende,dalin rezultatet e provimit te lirimit te gjuhes.good luck!
ne jemi perfect 25 pyetje asnje gabim j
jemi me te miret
dini gje kur do dalin notat e letersis ???
jo
te shtunen me sa di un
kur dali rezultatet
kur dalin notat e letersise ju lutem
sot
notat dlin ne date 30
nga e di ti? obobo uroj te jete ashtu sic ke shkrujt ti se ndryshe do shkoj thidhem nga ballkoni
Kur dalin rezultatet e gjuhe letersise ?
a mund te me jepni nje adres ku mund ti gjej notat?
ku mund ti gjejm notat e letersis ? ju lumtem jemi n ankth !
a dihet gja kur dalin notat
nota
si mun te ket dal
9
si mund ti shikojme notat e provimit…????
ore une morra vesh se vitin tjeter nuk do behen me provime lirimi.kot u munduam ne ,prandaj ata qe kane marre 9 dhe jo 10 si puna ime mos te merziten fare se sti shikon njeri keto nota.thelbi i ketij provimi eshte te kalosh se ste fut njeri ne gjimnaz pastaj.
po notat kur mund ti marrim……..
notat i marrim athere kur te mesojme
a ka ndonje adrese qe mund te shikojme notat
minimaturantet e cakranit ne jemi te pamposhtur jemi nxenes te shkelqyer sot ndersa ne te ardhmen do te jemi studente me fame lum si ne per kete zgjuarsi qe kemi .
po pergjigjet ku mund ti gjeme ne ,,,,,,,,,,
nese mund te me ndihmoni ku mund ti gjej notat se kam nja 2 ore qe po i kerkoj… :’(
kur do dalin keto rezultate se ne vdiqen .
jemi bere me stres per notat a kemi kaluar apo jo
ore po do na i jepni ato notat apo jo se po na lini ne stres aman ppupupup aman te flem gjum rehat se po flem me endra
PROVIMET E LIRIMIT PER VITIN 2011 ISHIN TE HARTUARA MIRE DHE QE I PERSHTATESHIN TE GJITHE NIVELEVE TE NXENESVE.NE GJUHE LETERSI TEZA ISHTE E THJESHTE PO TE DIJE TE PERQENDROHESHE E JO TA KISHE MENDJEN TEK KOPIMI.NE MATEMATIKE KISHTE PUNE DHE NESE NE KEMI PUNUAR TWEZEN E VJETSHME VETEM NE SHTEPI,MUA ME KA NGRENE 1 ORE E 30,NDERSA TEZA E SIVJETSHME DONTE TE PLOTA 2 ORE E 30.UNE MENDOJ SE SHUMICA E NXENESVE TE MIRE KANE MARR 10 NE TE DY PROVIMET UNE PER VETE IA DOLA TA BEJ KETE.MOS HARRONI SE DUHET TE MESONI SISTEMATIKISHT GJATE TE GJITHE VITI ME QELLIM QE NE FUND TE JENI GATI PER T U TESTUAR.SUKSESE NE GJIMNAZ DHE FALEMINDERIT
ne kure mesojm edhe notat i marrim…
na i tregoni pak pyetjet e provimit te gjuhes dhe te matematikes
ca frike qe eshte ne keto dreq provimesh
ju lutem kush e din kete ushtrim ne matematik ;2z plus 3xy-56xy2=
ju lutem kush e din te ma tregoje sepse tek detyrat e matematikes kam ngelur tek ky ushtrim por nese e dini mos ma tregoni gabim
nese e dini flm nese nuk e dini prap flm por ju lutem ma zgjidhni shpejt nese e kuptoni te pakten ta marr nje 10 neser ne matematik sepse do me ngreje presori ne derrase nga une meli
:putnam:
dua pyetjet e provimit amon
Ju lutem më gjeni pyetjet.
jam nje nxenes i kl se nente kete vit dhe me duhen pyetjet e provimit te gjuhes te 2011 nese ka mundesi mi coni pak
me falni doja tju pyesja nese i keni mare pyetjet e provimit te gjuhe-letersis viti 2011 ?PLZ ME KTHE PERGJIGJE
po ju pse nuk i nxorret pyetjet e provimeve se ato na duheshin jane me te rendesishme se e dime se ku duhet te bazohemi kurse pergjigjet, po i ke pyetjet i ke dhe pergjigjjet apo jo?
jan te veshtira pytjet??????????
ua uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Sa frike kam te provimet jam ne klse te 9…… Se di notat se cfare do marre ,Ju uroj te gjithre maturanteve kudo qe ndodhen suksese e me mend ne koke.
provimet po afrohen dhe nxenesit po terbohen. mos e cani koken fare ,fiton ai qe ka pare.
hahahhahhaa provime nga do,a eshikoni boten qe di e vlereson po ketu ne SHQIPERI behet pa llari ha pi rri.
Provimet po afrohen dhe nxenesit po tmerrohen por ju stafi nga frikesoheni. mos e cani koken fare se fiton ai qe ka pare.
a jan te gjitha pergjigjet e sakta???????????jeni te sigurt..se per dy q jan me alternativa sikur sjan ashtu…???????
do jet i veshtir provimi kete vit
kete vit provimet e lirimit do jene pak te veshtira pasi pyetjet do i shkruajme ne fletore une jam ne kl e9 dhe i kam mare me shume frik.thone se 25 pyetjet e letersis do na i shkruajne ne tabel dhe pergj.do i shkruajme ne fl.njesoj eshte dhe per metematiken por zgjidhjen e problemave te gjometris do i bejme me mjete,vizore,kompast,raportor,etj.Une provimin e gjuhe-letersis e kam neser ndersa te matematikes me daten 23.cfare ankthi………
ups kam bere nje gabim provimi i lirimit te
matematikes eshte me daten 22
Shume faleminderit per pergjigjet e provimit te letersise.Jane fantastike.Neser kemi provimin dhe kam shume frike.Gjithsesi shume faleminderit
provimet do jene njesoj sic kane qene , thjesht do shenojme ne fletore pergjigjet..asgje e veshtire.. suksese
nuk jam i qarte per pyetjen 25 qe keni publikuar ju lutem ne qoftese ka mundesi te me thoni se cila ishte pyetja 25
me pelqeu shum provimi i gjuhes sepse ishte i thjesht
diferenca eshte 49-50 merr 10 ca thua me 6 gabime e ke 10-ten ne xhep.
cfar kam marre ne provimin e gjuhes shqipe
na i jepni pyetjet e provimit te matematikes shkruani edhe ndonje pergjigje
po aman vetem cunave mos ja tregoni se pastaj ju ulet nota juaj sepse ju vin mesuesit ne klase dhe ju shohin pacim fat ne provimin e matematikes
A Kan dal Gje Ato Notat e Provimit … se u bo 6 dite dhe sna kan dal notat akoma :)
obo sa ne ankth jam
shpresoj te kem dale mire
suksese te gjitheve per provimin e neserm te matematikes shpresoj qe te jete po aq i lehte sa ai i letersise
po notat kur dalin?
kur dalin notat me emra mor
ku dreqin e ajo tabela e pikeve se u plakem duke e kerkuar.
kush me ndihmon te gjej notat per kl 9 ,,,si mun ti gjej ?????
AMON KUSH DO TE NA TREGOJE SE SI MUND TE GJEJME NOTAT E PROVIMIT TE KLASES SE 9-NTE KUSH DO TE NA NDIMOJE
ouuuuuuuuuuuuuu
ju lutem kur do na i jepni notat qe kemi marre pleaseeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
hei si ti gjejme notat ne per provimin
ju lutem me konfirmoni nese eshte e sakte 10=46-50 9=45-40 8=43-39 7=32-27 6=26-20 5=19-11 4=10-0 :/
shpresoj qe te kemi dale sh.mire ne te dyja provimet.shpresoj qe te mos i marrin parasysh ca gabime te vogla.dini gje kur do dali tabrla
wii smbaj mend kodin :@@
po notat nuk dalin ketu ???
Kur dalin notat e provimit te letersise mo????????????????
Me duket se dalin sot notat!
Nuk jam i sigurt po sot me duket dalin!
Eeeeeee po ca beni kshu mo se na fiket fare nje muaj me dale notat
kur do te dalin notat se u merzitem pz
po presimmmmmmmmm
me te mire se miloti nuk eshte askush
cfar note kam marr
ca note kam mar?
si mund te gjehet ajo tabela per notat e klases se 9 se u plakem???
Na jepni nje adres ku shihen notat e provimit te letersis flm ;)
kur dalin vlersimet e testeve ne internet