GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Sociale » Gjimnazet, formula për të marrë kreditet e lëndëve

Gjimnazet, formula për të marrë kreditet e lëndëve

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Ka hyrë në fuqi gati një vit më parë rregullorja e re për vlerësimin me kredite të gjimnazistëve. Por, nxënësit e vitit të parë duket se nuk kanë marrë informacionin e nevojshëm nga shkollat.Duke marrë shkas nga një e-mail dërguar dy ditë më parë nga një grup nxënësish të një prej gjimnazeve më në zë të kryeqytetit, gazeta u vjen në ndihmë me informacionin mbi këtë sistem. “Jemi tepër të shqetësuar, sepse nuk jemi aspak të informuar mbi sistemin e ri të krediteve dhe do të donim të na ndihmonit duke marrë informacione. Sistemi i ri është tepër i ndërlikuar dhe shkolla jonë nuk na mundëson plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në e-malin e ardhur në redaksi nga një grup nxënësish i klasës së 10-të. Në fakt, vlerësimi i gjimnazistëve këtë vit ka ndryshuar kryekëput. Në të gjithë vendin nxënësit po përballen me një sistem të ri vlerësimi, ku nota nuk përfaqëson gjithçka. Kreditet, një element krejt i ri për sistemin parauniversitar, rrezikojnë të djegin ata maturantë, që nuk kanë arritur normën e përcaktuar. Me sistemin e ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të instaluar në shkollat e mesme, vlerësimi nuk do të jetë më semestral por vjetor, duke mos mbetur thjesht një mesatare aritmetike. Për të mos rrezikuar Maturën Shtetërore, nxënësit duhet të bëjnë mirë llogaritë përmes formulës së vlerësimit. Formula e re Sipas rregullores, vlerësimi i ri konsiston në përdorimin e një formule të re. Ajo merr në konsideratë vlerësimin me gojë, atë me shkrim, si dhe projektet kurrikulare. Përkatësisht, për secilën prej tyre është vendosur raporti 40%, 50% dhe 10% që përbëjnë projektet kurrikulare. Nisur nga një përllogaritje e thjeshtë, për të kaluar nga klasa X në atë XI apo XII nxënësit duhet të kenë grumbulluar në total 24 kredite. Në të kundërt, kalimi nga njëri vit në tjetrin nuk do të jetë i mundur. Nxënësit do të vlerësohen me notë sipas formulës së mësipërme dhe notat do të ekuivalentohen me pikë sipas një tjetër formule. Sipas saj, Nr. i pikëve = (vlerësim) x (nr. e krediteve të lëndës) x (koeficientin e lëndës). Të gjitha lëndët kanë koeficientin 1, me përjashtim të lëndëve që i përkasin nivelit të avancuar (p.sh. Matematikë, Fizikë, Kimi, Letërsi etj. bazuar në “Rregulloren Nr. 4998 të vlerësimit në gjimnaz, e cila është miratuar në korrik të vitit të kaluar kreditet e lëndëve përcaktohen në dy mënyra. Kreditet e lëndës jepen me anë të formulës, që përcakton numrin e orëve vjetore të një lënde dhe numrin e javëve të vitit shkollor përkatës. Përkatësisht, lënda e “Biologjisë” do t’u japë mundësinë nxënësve të përfitojnë 2 kredite, “Edukimi fizik” 2, “Gjeografia” 2, gjuha e huaj e parë 3, “Gjuha shqipe” e “Letërsia” 3, “Historia” 2, “Kimia” 2, “Matematika” 3, “Njohuri për shoqërinë” 2, “Teknologjia” 1, ndërsa “TIK” 2. Një pjesë e mirë e nxënësve shfaqin pakënaqësi për këtë vlerësim. Për ta është lënë një tjetër alternativë. Kush nuk është i kënaqur me kreditet që përfitohen nga lëndët e kurrikulës bërthamë, do të kenë mundësi të zhvillojnë paralelisht edhe lëndët e avancuara, që do t’u japin mundësinë gjimnazistëve për të fituar më shumë në raport me bashkëmoshatarët e tyre. Kurrikula bërthamë 1 Biologjia:         2 kredite 2 Edukimi fizik:         2 kredite 3 Gjeografia:        2 kredite 4 Gjuha e huaj e parë:         3 kredite 5 Gjuha shqipe e letërsia:         3 kredite 6 Historia:         2 kredite 7 Kimia:         2 kredite 8 Matematika:         3 kredite 9 Njohuri për shoqërinë:         2 kredite 10 Teknologjia:         1 kredit 11 TIK:         2 kredite Gjithsej         24 kredite Kurrikula bërthamë Sipas udhëzimit të MASH “Për mbarëvajtjen e punës mësimore-edukative në sistemin e arsimit parauniversitar janë 10 lëndë që nxënësi ka zhvilluar në klasën e 10-të dhe që do të vlerësohen si lëndë të kurrikulës bërthamë. Pra do të kenë kredite Biologjia, Edukimi fizik, Gjeografia, Gjuha e huaj e parë, Gjuha shqipe e letërsia, Historia, Kimia, Matematika, Njohuri për shoqërinë, Teknologjia, TIK. Sipas udhëzimit, lënda “Gjeografi 10” është e njëvlershme me lëndën “Shkenca e Tokës” në kurrikulën e re. Lënda “Njohuri për shoqërinë 10” është e njëvlershme me lëndën “Qytetaria” në kurrikulën e re. Nxënësi i ka zhvilluar lëndët “Gjuha shqipe e letërsia 10” dhe “Matematika 10” me nga 4 orë në javë, por i njihen me nga 3 kredite secila. Në mënyrë që nxënësi të plotësojë lëndët e kurrikulës bërthamë të klasës së 10-të me 26 orë, duhet të japë një provim jo më vonë se fundi i muajit tetor 2010; 36 orë të një lënde nga fusha e arteve dhe 36 orë të një lënde nga fusha e aftësimit për jetën dhe karrierën. Nxënësi duhet të përzgjedhë ndërmjet pesë lëndëve të fushës së arteve dhe tri lëndëve të aftësimit për jetën. Kur nxënësi mbetet në njërën ose të dyja këto lëndë, i jep ato në provimin e vjeshtës 2011.   ZIRINA LLAMBRO

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

2 Komente per “Gjimnazet, formula për të marrë kreditet e lëndëve”

  1. Ardit Petrela

    Jam nje maturant. Rregullat e matures shteterore siç publikohen dhe shkruhen ne Rregulloren e Matures jane shume te mira, por Ministria e Arsimit fsheh koken si struci. Une e kam humbur besimin tek matura dhe parimi i merites, sepse kam marre vesh se fundi se drejtoresha e seksionit te arsimit ne fier ka shkolle private dhe u ka premtuar maturantet se do ti ndihmoje me kopje se keshtu ka bere edhe vjet. Si mund te lejohet nje konflikt kaq i hapur i interesit ne mature. Si mund te besojme ne maturantet se do te marrim degen qe meritojme? Te kishte nje shkelje kaq flagrante nuk e besoja kurre. Prandaj them se rregullorja zbatohet vetem ne leter nga ministria.

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy