PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Politike » Protesta e PS, nga kërcimet e Doshit te purot e uiski i Finos

Protesta e PS, nga kërcimet e Doshit te purot e uiski i Finos

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Efektivi i policisë, Hoxha, pas plagosjes së djeshme

Teksa brenda KQZ-së po zhvillohej “be-teja” e votave Rama-Basha për kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës, jashtë saj ndodhi beteja e vërtetë.Militantë dhe deputetë të Partisë Socialiste luftuan trup më trup me forcat e rendit, ndërsa njolla gjaku ranë mbi tokën e institucionit sovran që vendos për votën. Dikush u plagos. Ose… “askush”, sepse gjaku që rridhte çurg mbi faqen e djathtë të policit të thjeshtë të forcave të rendit me mbiemrin Hoxha, u duk si “numër i thjeshtë” para spektaklit të ngecjes mbi kangjella të parlamentarëve socialistë. Të vetmit që e ndihmuan atë ishin dy kolegë, të cilët nuk mund t’i ofronin më shumë se sa një facoletë për të fshirë gjakun, pasi u duhej të riktheheshin urgjentisht në krye të detyrës. Uiski dhe puro kubane Deputetët e PS-së Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Taulant Balla, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Fatmir Toçi, Ilir Gjoni etj., tashmë kishin depërtuar në kordonin e parë të policisë, ndërsa u përballën me qindra forca të rendit në hyrjen qendrore. Të dorëzuar, ata u ulën në bordurën e oborrit të KQZ-së, në pikën e diellit të mesditës, të gjithë me telefona nëpër duar. Me telefona po merreshin edhe Bashkim Fino dhe Marko Bello, por në lokalin përballë KQZ-së. Ata kishin ndezur nga një puro kubane dhe duke pirë uiski qetë-qetë, lëshonin batuta teksa komentonin turmën që brohoriste dhe kolegët pas kangjellave. Tavolinës iu shtuan edhe disa persona të tjerë, ashtu si dhe gotat e uiskit dhe kafetë që zëvendësoheshin kohë pas kohe. “Të paktën u mbajti koha”, tha njëri prej tyre. Fjala e tij, që shkaktoi të qeshurat e Finos dhe Bellos, nuk zgjati shumë. Jashtë filluan të shpërndaheshin pikat e para të shiut e, bashkë me to, edhe turma e militantëve… Sherr grash Në nxitim e sipër për t’u futur në strehët e lokaleve dhe ambienteve të stadiumit “Qemal Stafa”, rastësia përballi dy gra të moshuara. Si të tilla, gjithë mirësjellje, e ftuan njëra-tjetrën për pak bisedë, por përfunduan në sherr. E para, me emrin Sanie, ishte duke fërkuar paksa kokën për të shkundur pikat e shiut kur mallkoi Edi Ramën që të mos shohë një ditë të bardhë. Kaq u desh. Një e moshuar tjetër, me theks jugu, e shtyu Sanien sërish drejt shiut, duke i bërtitur: “Ik! Dil jashtë, moj maloke e dreqit! Ik te Sala yt, moj k…”. Edhe Sania nuk ia la mangët. Pasi ia mësoi emrin gruas (Shpresa), që e ofendoi, nga persona që i thërrisnin në emër për ta qetësuar, iu hakërrye: “Prit, prit këtu që të të sjell çunat e mi dhe të të…”. Në këtë moment, simpatizantët që shoqëronin Shpresën e morën atë me forcë mënjanë, ndërsa i kërkuan falje Sanies. Por Sania nuk donte t’ia dinte më. Ajo doli nëpër shi duke sharë me ulërima. Ulërima që çuditën edhe efektivat e policisë, dy prej të cilëve e pandehën për ndonjë militante ekstremiste, pasi po kalonte duke u rënë me çantë gjithë inat kangjellave të KQZ-së në anën jugore, pikërisht në një moment kur nuk kishte më asnjeri për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. Sqarimi i Sanies me policët ishte paksa i gjatë, pasi fillimisht shau sa mundi Ramën, deputetët e PS-së, tregoi dhe një histori me komunistë dhe, në fund fare, tregoi çfarë i ndodhi. E, derisa e tregoi, shiu pushoi… Pak ujë për policët Dy policët, të qeshur, e kapën për qafe Sanien dhe, duke i kërkuar që të largohej nga aty, një koleg i lajmëroi që të shkonin te hyrja kryesore e KQZ-së. Pushimi i shiut, dalja e fortë e diellit dhe rifillimi i mbledhjes së KQZ-së po mblidhte sërish simpatizantët e PS-së dhe deputetët e tyre. Këta të fundit ishin shtuar në numër, por edhe në thirrje “për revolta popullore”. Rreth e rrotull KQZ-së, forcat e rendit përpiqeshin të ruanin qetësinë. Në vend të armëve, në duar mbanin shishe plastike me ujë. Oraret e gjata të patrullimit po i lodhnin aq shumë, saqë një polic iu lut një militanti që po i turrej: “Të lutem, më lër të pi pak ujë, pastaj tento…”. Militanti u hutua, u kthye, iku. Por jo deputeti Paulin Sterkaj, që ishte pas tij… Griset këmisha e Saimir Tahirit Në grupin e parë të deputetëve të Partisë Socialiste që kanë tentuar të hyjnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas ndalimit që u bëri ky institucion me anë të një rregulloreje, ka qenë edhe Saimir Tahiri. Ashtu si kolegët, ai u ngrit mbi kangjella nga turma, por në momentin e hedhjes në oborr ai ngeci nëpër policë dhe në skafandrat e tyre, çka bëri që t’i shqyhej këmisha. Në përpjekje për të mbërthyer kopsat, disa prej tyre i ranë përtokë. Megjithatë, ai u qetësua nga deputeti tjetër Taulant Balla, i cili duke i treguar dhëmbin e gjakosur nga po e njëjta situatë, e ftoi të vijonin rrugën drejt hyrjes së brendshme të KQZ-së. Rrëzohet me kokë Armando Prenga Spektakli i parlamentarëve të Partisë Socialiste mbi kangjellat e oborrit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë dje në “majat më të larta”. Ashtu si edhe kolegët e tjerë, deputeti Armando Prenga u ngrit në ajër nga turma e militantëve socialistë, të cilët e lëshuan mbi kokat e policëve që ruanin hyrjen kryesore. Për pak çaste, Prenga ngeci ashtu, ndërsa Tom Doshi, i cili sapo e kishte kaluar kordonin e parë të forcave të rendit, u përpoq ta ndihmonte… Por nuk ishte nevoja. Policët u mënjanuan, disa prej tyre u rrëzuan dhe Prenga u përplas përtokë me pjesën e përparme të kokës, ku mbeti i dëmtuar.   ELISABETA ILNICA

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Protesta e PS, nga kërcimet e Doshit te purot e uiski i Finos”

  1. Si patriot i Sajmir Tahirit i ofroi falas nje kemishe “kambriku” nga ata te dikurshemet pasi edhe ato fisi i Tahirit i gjente me lehte se ne pasi ishte pinjoll komunistesh. Meqe Xhaxhai i Sajmirit ka qene gardian i burgut te Burrelit dhe te gjithe te burgosurit politik i a paten bere bene se do ja shpaguanin nje dite une do i beje nje nder Sajmirit. Te gjithe ulerimat e te burgosurve do te ja stampoi ne ate kemishe. E po eshte moda sot me veshje te stampuara dhe Saimirit besoi se si i ri me moshe e i vjeter me idellogji do ti shkojne shume bukur per trupi.

Beni nje Koment


1 + 6 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy