GRAZIA   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Sociale » Anglishtja, mbrojtja me 7 nivele testesh

Anglishtja, mbrojtja me 7 nivele testesh

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Shtatë nivele testesh për gjuhën angleze.Janë përcaktuar tashmë me një udhëzim të posaçëm të Ministrisë dhe pritet që të nisin aplikimet shumë shpejt. Mbrojtja e gjuhës do të jetë kusht për të gjithë studentët e masterit dhe doktoraturës. Udhëzimi përkatës i MASH është dërguar në universitete dhe këto të fundit po marrin masat për nisjen e procesit të certifikimit të studentëve. Lista e testeve të gjuhës angleze, të njohura ndërkombëtarisht, që do të njihet edhe tek ne, është e përbërë nga 6 lloje. Bëhet fjalë për “Cambridge ESOL” (University of Cambridge Examinations), IELTS (International English Language Testing system), “TOEFL” (Test of English as a Foreign Language), “TOEIC” (Test of English for International Communication), “Michigan–Test”, “PTE General” (Pearson Test of English General). Po ashtu, do të njihen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) testet ndërkombëtare të gjuhës angleze të përcaktuara, të cilat zhvillohen në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj, kryhen nga subjekte të cilat janë të certifikuara nga qendrat/organizatat që gëzojnë të drejtën e pronësisë intelektuale mbi këto teste. Këto organizata duhet të kenë gjithashtu të drejtën e certifikimit, bazuar në modalitetet e vendosura për zhvillimin e testeve ndërkombëtare të përcaktuara. Nivelet e njohjes së gjuhës Janë përcaktuar gjithashtu nivelet minimale të pranueshëm të kompetencës gjuhësore. Niveli B2 do të jetë kompetencë e mjaftueshme gjuhësore për programet e ciklit të dytë, Master Profesional. Niveli C1 kompetencë operative e kënaqshme gjuhësore për programet e ciklit të dytë, Master i Shkencave dhe për studimet e ciklit të tretë. Por, sipas udhëzimit të MASH, institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të përcaktojnë nivele të zotërimit të gjuhës angleze më të larta se ato minimale të përshkruara më sipër. Në kuadër të këtij procesi, institucionet e arsimit të lartë duhet të shpallin: listën e testeve të gjuhës angleze dhe vlefshmërinë e tyre kohore, nivelet e kompetencës gjuhësore përkatëse për programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë; subjektet e parashikuara që janë të certifikuara nga qendrat a organizatat që gëzojnë të drejtën e pronësisë intelektuale mbi testet dhe të drejtën e certifikimit, me të cilat institucioni i arsimit të lartë ka nënshkruar marrëveshje të veçanta bashkëpunimi për ofrimin e testimit për studentët (nëse ka). “Institucionet e arsimit të lartë të përcaktojnë në statutet dhe në rregulloret e studimeve procedurat dhe modalitetet e dhënies së provimit të gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare dhe niveleve të kompetencës”, ka përcaktuar Ministria. Kurse qendrat ose organizatat që gëzojnë të drejtën e pronësisë intelektuale mbi testet dhe të drejtën e certifikimit, duhet të lidhin marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, me qëllim shkëmbimin e informacionit në lidhje me testimin e gjuhës angleze të studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë, të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë. Cfarë është Testi i TOEFL-it TOEFL, “Test of English as a Foreign Language”, vlerëson aftësitë e një individi për të përdorur dhe kuptuar gjuhën angleze, zakonisht për anglishten e përdorur nga amerikanët “American English”. Rezultatet e këtij provimi u kërkohen aplikantëve në kolegjet dhe universitetet që përdorin gjuhën angleze. Pikët e marra nga provimi i TOEFL-it janë të vlefshme vetëm për dy vite dhe pastaj ato fshihen nga baza e të dhënave zyrtare. Pa TOEFL, nuk do t’i jepet mundësia asnjë studenti të vazhdojë një cikël studimi pasuniversitar “Master” apo “Doktoraturë”. Anglishtja, provim i detyruar Vitin që vjen, Anglishtja do të jetë provim i detyrueshëm i Maturës Shtetërore. Në të gjitha shkollat e mesme, do të jenë dy gjuhë të huaja si pjesë e kurrikulave. Ministria e Arsimit ka lancuar pak muaj më parë nismën e re, pas deklaratave të kryeministrit të vendit për domosdoshmërinë e njohjes së kësaj gjuhe që në gjimnaz. Aktualisht, maturantët kanë 4 provime të detyruara, por në 2012 numri i tyre do të jetë 5. “Maturantët duhet t’i japin përparësi gjuhës angleze,pasi është shumë e rëndësishme për tregun e punës”, janë shprehur përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. Toefl-i, ekskluzvitet për UT Universiteti i Tiranës ka nënshkruar pak muaj më parë marrëveshjen me ETS për ekskluzivitetin e testimeve në gjuhën angleze. Nga sa përcakton marrëveshja, partneriteti do të fillojë me ofrimin e dy testimeve të gjuhës angleze të lëshuara nga ETS-ja, të cilat janë TOEFL dhe TOEIC, nga Universiteti i Tiranës. Këto dy testime, të cilat jepen në formën “paper-based”, do t’i jepen Universitetit të Tiranës si ekskluzivitet për Shqipërinë. Të dyja institucionet kanë rënë dakord që partneriteti i tyre të vazhdojë në përfshirjen edhe të testimeve të tjera të njohura ndërkombëtarisht të lëshuara nga ETS-ja. Testime të tjera përfshijnë edhe fushën e psikometrisë, ku ETS është lider në botë. Nivelet e njohjes së gjuhës Niveli B2, kompetencë e mjaftueshme gjuhësore, për programet e ciklit të dytë, Master Profesional; Niveli C1, kompetencë operative e kënaqshme gjuhësore, për programet e ciklit të dytë, Master i Shkencave dhe për studimet e ciklit të tretë. Niveli A1 Mund të kuptojë dhe të përdorë shprehje të përditshme dhe shprehje bazë që synojnë plotësimin e nevojave konkrete. Mund të prezantojë veten dhe të tjerët dhe të pyesë e të përgjigjet për detaje vetjake si: ku jeton, banon, njerëzit që njeh, sendet që ka etj. Mund të komunikojë në një mënyrë të thjeshtë nëse bashkëbiseduesi flet ngadalë, qartë dhe është i gatshëm ta ndihmojë. Niveli A2 Mund të kuptojë fjali dhe shprehje të përditshme që lidhen me fusha të nevojës më të domosdoshme, si për shembull, informacion bazë rreth tij dhe familjes, në dyqan, gjeografi lokale, punëve që bën. Mund të komunikojë për detyra të thjeshta dhe rutinë që kërkojnë shkëmbim informacioni të drejtpërdrejtë për çështje të njohura dhe të përditshme. Mund të përshkruajë me terma të thjeshta aspekte të formimit të tij/saj, mjedisit rrethues dhe çështje të fushave me interes të drejtpërdrejtë. Niveli B1 Mund të kuptojë çështjet kryesore të njohura që hasen rregullisht në shkollë, punë, argëtim etj. Mund të merret vesh (është i aftë të orientohet) në situata të ndryshme gjatë një udhëtimi në vende ku flitet gjuha në fjalë. Mund të hartojë materiale të thjeshta për tema të njohura ose të një fushe të interesit personal. Mund të përshkruajë përvoja dhe ngjarje, ëndrra, shpresa dhe ambicie si dhe të arsyetojë e shpjegojë në mënyrë të përmbledhur mbi opinione dhe plane të ndryshme. Niveli B2 Mund të kuptojë idetë kryesore të një teksti kompleks mbi çështje konkrete dhe abstrakte, duke përfshirë diskutime teknike në fushën e tij/saj të specializimit. Mund të bashkëveprojë rrjedhshëm dhe spontanisht me folës vendas, pa vështirësi për të dyja palët. Mund të hartojë tekst të qartë, të detajuar rreth një sërë temash si dhe shpjegojë pikëpamjet e tij/saj për një çështje të ditës, duke parashtruar avantazhet dhe disavantazhet për opsione të ndryshme. Niveli C1 Mund të kuptojë tekste më të gjata me një shkallë më të gjerë kërkesash dhe të kuptojë thënie të tërthorta. Mund të shprehet rrjedhshëm dhe spontanisht. Mund ta përdorë gjuhën në mënyrë elastike dhe efektive për qëllime akademike, sociale dhe profesionale. Mund të hartojë një tekst të qartë, të mirëstrukturuar, të detajuar për tematika komplekse, duke mundësuar përdorim të qartë të organizimit të të menduarit dhe të të shprehurit. Niveli C2 Mund të kuptojë lehtësisht çdo gjë që dëgjon apo lexon. Mund të përmbledhë informacionin e marrë nga burime të ndryshme të shkruara ose të dëgjuara, duke riformuluar argumentet dhe rezultatet në një prezantim koherent. Mund të shprehet spontanisht, shumë rrjedhshëm dhe saktë, duke dalluar nuancat kuptimore edhe në situatat më komplekse. Llojet e testeve “Cambridge ESOL”- University of CambridgeExaminations “IELTS” – International English Language Testing system “TOEFL” – Test of English as a Foreign Language “TOEIC” – Test of English for International Communication “Michigan” – Test “PTE General” – Pearson Test of English General   ZIRINA LLAMBRO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


9 + 1 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Hotel Prestige
Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy