PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Sociale » Anglishtja, testet zyrtare që të njihet mbrojtja

Anglishtja, testet zyrtare që të njihet mbrojtja

Të gjithë ata studentë që do të përfundojnë masterat apo doktoraturat pranë universiteteve në vend, në fund do të duhet të mbrojnë anglishten, sipas njërit prej testeve zyrtare të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Vendimi i Këshillit të Ministrave, që ka hyrë në fuqi dje, përcakton se këto teste mund të zhvillohen brenda ose jashtë vendit dhe nga subjekte që janë të certifikuara, ku përfshihen qendrat apo organizatat që gëzojnë të drejtën e pronësisë intelektuale mbi testet dhe të drejtën e certifikimit. Dhënia e testit për mbrojtjen e anglishtes është një kriter që duhet të plotësohet me patjetër. Sipas vendimit të qeverisë, të gjithë institucionet e arsimit të lartë në vend duhet të përshijnë në statutet e tyre dhe në rregulloret e studimit procedurat dhe modalitetet e dhënies së provimit.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

13 Komente per “Anglishtja, testet zyrtare që të njihet mbrojtja”

  1. A mos valle Shqiperia eshte nje ish-koloni britanike? Ne cilin vend te botes kerkohet nje gje e tille, apo kjo eshte nje perparesi e prapambetur alla-shqiptare!? Perse nuk kerkohet nje test i gjuhes shqipe me mire, duke pare rezultate makabre te perdorimit te saj ne te gjithe shoqerine shqiptare!?
    Ajo çka me çudit dhe me nervozon ne te njejten kohe eshte te pranuarit nga ana e te gjitheve! Nje qytetar i mire dhe i denje nuk mund te bindet ndaj çdo urdhri qe vjen nga lart, se perndryshe do ishte nen tirani dhe jo nen demokraci! Nje qytetar qe nuk pyet dhe per me teper nuk kerkon shpjegime, ose eshte nje i nenshtruar, ose eshte injorant ne lidhje me çeshtjen!
    Ajo çka perben absurdin eshte me shume se absurdi vete, eshte diçka jashte mundesive studiuese qe ka literatura filozofike sot, sepse eshte nje fenomen qe prodhohet me “mundesite tona dhe nder planet tona”, nje produkt qe nuk njeh treg, qe vetem ofrohet (shitet) si i tille pa pyetur per kerkese.
    A mos eshte valle kjo ekonomia e tregut?

  2. O Z. Gazetar ose Znj. Gazetare. Merri mire informacione para se ti shkruash se krijon konfuzion tek te interesuarit. Po si qenkan teste te njohura nga Ministria e Arsimit dhe Shkences? Jane teste te njohur nderkombetare pra TOEFL, JELTS etj. Keto jane testet qe duhet dhe sa per dijeni nuk jane te vendosura Me Vendim te Keshillit te Ministrave por jane ne amendamentet e reja qe iu ben ligjit te arsimit te larte.

  3. Anja
    Nuk e di pse ju ka hipur gjith ky inat dhe zemerate per ket reforme per arsimin e larte ne Shqiperi. Te kerkosh nje diplome te gjuhes Angleze per nje student qe do pajiset me diplome Master ose PHD eshte kriteri minimal qe mund te kerkohet.
    Nuk mund te konsiderohemi asnjehere ish koloni britanike vetem se po mundohemi te ngreme standartet e arsimit ne Shqiperi. Sa per dijeni ne cdo vend jo anglishtfoles te botes, gjuha Angleze (nga nje test nderkombetar) eshte nje kriter baze per te vazhduar studimet pasuniversitare , madje ne shume prej tyre edhe universitare.
    Nuk mund te injorojme influencen dhe perdorimin e gjere te gjuhes angleze ne te gjitha qarqet akademike dhe profesionale te botes.
    Deri tani kriteri per te vazhduar studimet pasunversitare ka qene nje cope letre qe leshohej nga Universiteti i Tiranes qe ne 90% te rasteve blihej, dhe me goxha kosto ne fakt.
    Une nuk shoh asnje te keqe nese kandidatet per programet pasuniversitare marrin nje diplome nderkombetare, qe do tu sherbente ne Shiperi dhe ne cdo vend te botes.

  4. Pershendetje,
    pasi lexova kete artikull nuk munda te rrija indiferente pa shprehur nje mendim.
    Pajisja me nje certifikate nderkombetare te gjuhes angleze perpara se te mbarohet cikli i II apo i III i studimeve ne RSH me duket nje absurditet, dhe eshte thjeshte per ceshtje perfitimi. Nese do ishte ne te mire te vendit, dhe te studenteve gjithashtu pasi gjate viteve te studimit do u duhet te konsultojne libra ne gjuhe te huaj, dhe kryesisht anglisht (edhe pse tanime nje pjese e madhe jane te perkthyer) perse nuk eshte vene si kriter ne hyrje? dmth perse nuk kerkohet gjuha angleze kriter i domosdoshem per tu rregjistruar ne ciklin e II (pra master) dhe te III (doktorature)??/ kjo normalisht sepse bien fitimet e univeristeteve, qofshin keto shteterore apo private…..
    po si mund te pretendohet qe brenda dy-tre vjetesh nje person te mesoje nje gjuhe te huaj ne menyre te perossur??? cfare do bejne ato studente te cilet nuk arrijne ta kalojne testin e TOEFLIT..????ato kane humbur disa vite neper auditoret e universiteteve …dhe ne fund do u thuhet qe ishte kohe e humbur nuk pajisesh dot me diplome sepse nuk di anglisht (edhe pse mund te pervetesosh shume mire dy-tre gjuhe te tjera)…Ky eshte nje absurditet qe vetem ne Shqiperi vihet re. ..Une kam mbaruar PhD ne Itali dhe asnje sme ka kerkuar certifikata gjuhe……Qe ne fillim ne konkurs kam bere testim me goje para komisionit edhe per gjuhen e huaj e cila mund te ishte nje nga 4 gjuhet : anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht.
    dhe gjate punes sime kerkimore gjuha frenge ka qene ajo qe me ka vlejtur (normalisht pervec gjuhes italiane)…..
    Mendoj qe gjuha e huaj sduhet te vendoset si kriter duke bere dallime (mund te jete nje nga gjuhet e BE) ose ne baze te specifikave te vete kurseve te studimeve…por me e rendesishmja eshte qe nese eshte kriter te vendoset qe ne fazen e pare, pra perpara fillimit te studimeve dhe jo ne fund te studimeve!

  5. Toefl dhe Ielts jane provime te mira por skadojne cdo 2 vjet. Kurse per Cambridge Esol kam lexuar se jane te perjetshme dhe kane njohje me te madhe . A di njeri me shume reth kesaj?

  6. @ Alketa
    Une jam i mendimit qe nuk mund te jete ceshtje perfitimi por thjesht nje perpjekje e ministrise per te ngritur standartet. Nuk mund te neglizhojme faktin se administrata publike ne shqiperi eshte me militanatistja dhe me injoranjtja persa i perket gjuheve te huaja. Te vjen turp qe ne cdo kalim kufiri shqiptar nuk gjen nje punonjes te flase anglisht. Dhe nuk jam dakord fare qe duhet te jete cfaredo gjuhe e BE sepse edhe Bullgaria, Rumania ose ca vende te tjera , gjuha e te cileve flitet vetem brenda kufijve te atij shteti jane ne BE.
    Persa i perket afatit qe i kane dhene studenteve pra ne mbyllje te programit te kene deshmine e anglishtes , besoj se dy vjet mjaftojne per te arritur nivelin B2 qe kerkohet nga ministria. Nuk eshte shume i larte si nivel.

  7. BRAHUSH BUBULLIMA

    Ore anglishtja gjuhe e bukur,por që të kuptoni Europën mësoni dashurinë tonë të parë gjuhën e Volterit dhe te Didroit….Vive La France

  8. Olsi,
    Normalisht respektoj mendimin tend, por sic kuptohet nuk ndaj te njejtin mendim. Jam dakort qe njohja e nje gjuhe te huaj ne ditet e sotme eshte nje domosdoshmeri (dhe aktualisht gjuha angleze gezon prioritet), por jam e mendimit qe te jete si kriter duke filluar qe nga klasa e pare e deri ne perfundimin e gjimnazit. Ne kete rast eshte vete shteti qe ofron kete mundesi te barabarte per te gjithe (jo se seshte gjuha angleze si lende mesimore, por ti jepet nje rendesi e vecante dhe pse jo edhe ore mesimore me shume) dhe pa asnje lloj kostoje (pasi kurset e gjuheve kushtojne dhe gjithashtu dhe mbrojta e TOEFLit ka nje kosto goxha te larte dhe jo te perballueshme nga te gjithe).
    Persa i perket administrates publike, nuk besoj qe pajisja e tyre me nje certifikate te gjuhes angleze (te cilen sigurisht do te arrinin ta posedonin ne menyra jo te ligjshme) do i bente me pak militantiste apo me shume te arsimuar e kulturuar.
    Persa i perket gjuheve te BE, normalisht mund te jete nje grup i gjuheve te BE, pra gjuhet me te perdorura (por edhe ketu sic e thashe edhe me pare vlen edhe specifika e studimeve, sepse njohja shume e mire psh. e gjuhes arabe, japoneze, ruse, kineze.etj…duhet vleresohet shume me teper per nje student Masteri apo Doktorature qe do zhvilloje nje teme mbi historine, marredheniet, ceshtjet tregtare etj.. me Kinen, Vendet Arabe …..).
    Ndersa pika e fundit afati i posedimit te kesaj certifikate eshte pika ku ndahemi me shume:
    do te isha dakort nese Masterat apo Doktoraturat zhvillohen ne gjuhen angleze…..(dhe ne kete rast gjithesesi studenti duhet te njohe mire kete gjuhe qe ne hyrje),
    ne rastin tone ne Shqiperi leksionet zhvillohen ne gjuhen shqipe. Tekstet jane ne gjuhe te ndryshme qe mund te konsultosh, dhe gjithashtu per temen perfundimtare duhet te konsultosh nje pjese te madhe literature ne gjuhe te huaj (ku anglishtja mbizoteron).
    Pyes veten nese anglishten nuk mund ta perdoresh gjate dy apo tre viteve te studimit (sepse nderkohe je duke ndjekur kurse private per ta pervetesuar), por ne fund te studimeve, cila eshte vlefshmeria e saj ne fushen akademike ne kete rast????
    Mbetem e mendimit qe gjuha angleze te jete lende e detyrueshme per klasat 9-vjecare dhe te mesme ( gjithashtu dhe gjuha shqipe), ndersa ne ciklet e tjera te studimit te mbetet fakultative njera nga gjuhet e BE si: anglisht,frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht dhe gjuhe te tjera sipas rastit.

  9. Ndaj te njejtin mendim me parafolesen. Me duket mjaft e ekzagjeruar, per te mos thene absurde, vendimi i ministrise per mbrojtjen me detyrim te gjuhes ANGLEZE ne ciklin e II dhe te trete te studimeve. Sigurisht, kjo nuk behet per te ashtuqujturen ngritjen e nivelit te studenteve dhe administrates, kjo eshte vetem fasada, dhe te gjithe e dine kete. Ne Shqiperi, ne krahasim me vende te tjera, numri i personave qe zoterojne gjuhe te huaja eshte mjaft i larte, sidomos i gjithes angleze, por ta venodsesh si gjuhe te detyruar, nuk eshte aspak e justifikueshme. Une personalisht studimet i kam mbaruar ne nje nga universitetet me te mira te Parisit, dhe ne asnje kriter pranimi nuk ishte gjuha angleze, por njera nga gjuhet e BE, e cila e ndihmon studentin per zgjerimin e literatures. E pra, Franca eshte ne nje nga vendet me te zhvilluara te BE, ndonese niveli i gjuhes angleze (tek studentet dhe administrata) eshte me i ulet se ne Shqiperi. Siç duhet ta dine dhe perfaqsuesit e ministrise, nje nga direktivat e Komisionit Europian per politikat gjuhesore, eshte promovimi i plurilinguizmit dhe jo kufizimi i tij vetem me anglishten. Sipas fushes se studimit, nje student duhet te jete i lire te zgjedhe ate gjuhe qe i jep mundesi te konsultoje literaturen e nevojshme dhe kjo mund te behet dhe ne gjuhen italiane, frenge, gjermane apo spanjolle. Per me teper qe ne Shqiperi nuk ka firma amerikane apo britanike te cilat do te krijonin nje treg pune te konsiderueshem dhe do te justifikonin vendimin e ministrise.
    Nga ana tjeter, ky lloj kufizmi do te kete pasoja dhe ne shkurtimin e oreve mesimore ne shkolla per gjuhet e tjera duke nxjerre kush e di sesa mesues te papune. Pa dyshim, pse duhet te harxhojme energji dhe para per te mesuar gjuhe te tjera, kur laku sa vjen dhe ngushtohet tek anglishtja?!
    Sipas pervojes ne Shqiperi, kur diçka kerkohet domosdoshmerisht dhe ne menyre absurde, i behet gjithmone dermani. Pajisja me nje çertifikate te gjuhes angleze nga qendrat e gjuheve te huaja nuk do te justifikoje kurre nivelin e vertete te njohurive. Çmimi qe paguhet per kurset dhe provimin eshte i konsiderueshem dhe sigurisht qe s’duhet te zhgenjeje klientin, perndryshe si do te mbijetonin gjithe ato qendra gjuhesh qe gjenden ne çdo cep te rrugeve te Tiranes? Per te promovuar mesimin e gjuheve te huaja ka shume menyra. Ministria do te bente mire te kujdesej per te siguruar bursa per studentet qe te ndjekin studime apo dhe stazhe afatshkurtra ne universitetet e BE apo te gjeje fonde per te pasuruar bibliotekat qe jane varferuar tej mase nga nje mungese e theksuar librash ne gjuhe te huaj, made dhe ne ate shqipe. Nderkohe qe kjo inisiative eshte marre nga shume pedagoge te Universitetit te Tiranes, fale punes dhe bashkepunimit te cileve ne projekte te ndryshme me universitetet e BE, nje numer i vogel studentesh mund te ndjeke nje vit studime apo stazhe mujore, te cilat e ndihmojne dhe e inkurajojne studentin.
    Ngritja e nivelit ne Shqiperi kerkon nje vizion me te gjere qe shkon pertej mesimit te detyruar te anglishtes.

  10. Gjykatesi pedagog

    Si fillim do deshiroja qe te pershendesja cdo nisme qe ka si qellim te rrise nivelin e arsimimit dhe njohurive te shqiptareve, ku natyrisht gjuhet e huaja jane baze per te depertuar ne kulturen dhe materialet e nje kombi tjeter apo per te pasur burime informacioni dhe aksesi en sa me shume drejtime.
    Une i mirekuptoj shqetesimet e disa studenteve/pasuniversitareve qe iu ka qelluar te studiojne ne Itali, France, Gjermani apo Spanje. Por do te ishte mire qe kur te gjykonim mos te nisemi nag perjashtimet per te bere rregullin, por pasi te identifikojme ate qe mbizoteron dhe eshte me e dobishme, te bejme rregullin.
    Ne rastin konkret, nuk besoj se do te ishin kundra parafoleset qe gjuha qe mbizoteron sot ne te gjitha shkencat, politiken, diplomacine, artin, sportin, etj, eshte pa me te voglin dyshim anglishtja. Ne keto kushte gjykoj qe politikat arsimore qe nxisin shqiptaret te fokusohen sa me teper nga anglishtja me duket teresisht racionale. Aq me teper, kjo eshte domosdoshmeri kur ne rastin qe po flasim, behet fjale per srudente masterash apo PHD-je. Sinqerisht, se imagjinoj dot qe ti thuash vetes doktor shkencash ne nje fushe te caktuar dhe te mos kesh akses ne materialet ne gjuhen angleze per ate fushe. Natyrisht qe i bie te kesh humbur shume dhe te kesh lene shume gjera jashte vemendjes.
    Sa i perket atyre qe studiojne jashte, ne shtete jo anglishtfolese, besoj e kuptojne rendesine e kesaj gjuhe kur iu kerkohet qofte te bejen dhe nje ese te thjeshte, se ngado qe te rrotullohen, do duhet te kene akses ne anglisht, kudoqofshin, Itali, France, Spanje apo Gjermani etj. Une te pakten kete kam pare ne ambjentet akademike qofshin ato dhe jo-anglishtfolese. tashme epersia e anglishtes eshte bere aksiome.
    Te vijme tek realiteti i ambjenteve akademike shqiptare, situata eshte edhe me e tmerrshme. pavaresisht se ka nje perceptim se shqiptaret (gjoja) dijne gjuhe te huaja, ne fakt sme ka rezultuar keshtu kur iu kerkojme studenteve ne universitete te ndryshme te shikojne burime te ndryshme ne anglisht. Ne shumicen e rasteve shikojme auditore qe mbledhin supet. Dhe kjo eshte me te vertete e trishte.
    Ndersa po ti kthehemi administrates publike, si ne pushtetin ligjvenes, ekzekutiv, apo dhe ate gjyqesor, aituata eshte dhe me e mjere. Gjen deri drejtues te ketyre institucioneve qe sdijne as angluishten bazike, pa le me te kene konsultuar ndonjehere ndonje material ne anglisht.
    Ja pra, per te gjitha keto qe u mundova te prek me siper, kam bindjen qe nje nisme e tille eshte e mirepritur, sidomos kur certifikata do te leshohet nga autoritet nderkombetare qe autorizojne IELTS apo TOEFL.

  11. TOEFL dhe IELTS jane te vlefshem vetem per dy vjet. First Certificate in English (FCE), ne rast se kalohet me rezultatet A, B ose C, ofron certifikate mbrojteje te gjuhes Angleze te perhershme. Nga keta, TOEFL eshte provimi me njohje me te madhe. TOEFL eshte provim amerikan. Kerkohet kryesisht nga universitete amerikane, kanadeze por edhe universitete te tjera europiane e gjetke. Ky provim jepet me ane te Internetit dhe rezultati afishohet po ne internet.
    FCE dhe IELTS jane provime britanike dhe per rrjedhoje kane njohje ne Britani ose vende te tjera te Komenuelthit Britanik.
    Per dike qe nuk ka ndermend te studioje jashte, FCE do ishte me i pershtatshem.

  12. Te falenderoj shume Nardi per informacionin e vlefshem. FCE me duket si provimi me i pershtatshem sepse mbulon me shume se nje nivel studimesh, dhe mund ta perdoresh ne cdo kohe.

  13. E si mund te mbrosh masterin apo PHD pa lexuar literature ne gjuhen angleze? Te pakten ne degen time (Inxhinieri Inormatike) eshte e pa mundur te mbyllesh studimet master pa lexuar asnje literature ne gjuhen angleze.
    Dhe nese je i afte te studjosh ne gjuhen angleze nuk eshte aspak problem te mbrosh nje na keto provime ne nivelin e kerkuar.

Beni nje Koment


+ 9 = 11

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy