GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Une Gruaja » Adelina Mazreku: Si e operova bashkëshortin tim!

Adelina Mazreku: Si e operova bashkëshortin tim!

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Kirurgia onkologe tregon vitet e gjata të karrierës. Si i hyri mjekësisë prej humbjes së një njeriu të dashur, ndërhyrja e parë në moshën 21-vjeçare, operacioni i të shoqit dhe pesha që familja ka mbajtur, ndërsa ajo bënte karrierë si mjeke, shefe e Onkologjikut dhe pedagogeAjo nuk mund të bëj dot pa mjekësinë, sepse është ky profesioni i jetës që ka zgjedhur, që qëndron pazgjidhshmërisht me të e që ende i jep sadisfaksion edhe sot, kur ajo e ka kaluar pragun e të 70-tave. Takimi me doktoreshë Adelina Mazrekun u zgjodh të ishte në ambientin e shtëpisë së saj. Një strehë e ngrohtë në të cilën ajo jeton bashkë me të shoqin Shefqetin, për sa kohë që vajza e vetme, Ejona, ka ndërtuar jetën e saj familjare në Lituani prej shumë vitesh. Edhe nëse nuk do ta njihja nga afër, e nëse nuk do të kisha dëgjuar për jehonën e suksesit të saj, nuk do ta kisha vështirë të kuptoja se gjendesha në shtëpinë e një mjekeje… Piktura e madhe në kënd të murit me protagoniste vetë Adelinën në moshën 21-vjeçare, kur për herë të parë mori bisturinë në dorë… Ashtu e veshur me përparësen e bardhë dhe kapelën e mjekut më bën të kthej kokën. Pamja vajzërore, sytë e ngulitur tek pacienti dhe koka e ulur nuk është assesi e vështirë të spikasë në atë tablo të madhe. Si kundër, syri vigjilent nuk mund të mos shkëpusë nga vëmendja as kutitë e shumta të dorezave të mjekut, të vendosura në komo, shishet e alkoolit e të jodit, e gjithë pajisjet e nevojshme për punën e mjekut. Ashtu siç në gjithë bibliotekën e familjes, pjesën më të madhe të arsenalit të botimeve e zënë pikërisht librat voluminozë të mjekësisë. Me doktoreshën përballë, biseduam për rreth dy orë të mira, duke grishur diku emocionet e diku duke rrëmuar në kujtesën e gjatë herë profesionale, herë familjare dhe herë shoqërore. Ndoshta ka kaluar shumë kohë që atëherë, megjithatë, ju kujtohet ç’ju shtyu drejt mjekësisë? Kur njeriu vendos se çfarë profesioni do të marrë, duhet të ketë një farë përvoje dhe eksperience. Dhe kjo ndodh fill pas përfundimit të gjimnazit, kur idetë ende nuk janë të kristalizuara në kokë. E kam mbaruar shkollën e mesme kur isha vetëm 16 vjeçe, sepse kisha hyrë në shkollë që në moshën pesëvjeçare. Nuk mund të kisha një përfytyrim se çfarë kënaqësish dhe mundësish do të më ofronte ky profesion. Kthesa drejt mjekësisë do të vinte në mënyrë krejt normale tek unë. Kur isha vetëm 13 vjeç, daja im, me të cilin isha tepër e lidhur, ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme. Ai ishte njeri erudit, mik i ngushtë i Eqrem Çabej, por sëmundja e rëndë e veshkave ia mori jetën. Asokohe në shtëpi hynin e dilnin mjekë çdo ditë, të cilët e vizitonin dhe e mbanin me shpresa se ai do të përmirësohej, në një kohë kur kjo kuptohej hapur se ata “e gënjenin” për t’i rritur shpresat. Një nga mjekët që e vizitonin ishte edhe prof. Shiroka, i cili hynte me entuziazmin për të parë gjendjen dhe dilte me trishtimin që mbart një mjek në momentit që është i pafuqishëm për të mundur vdekjen. Kjo kishte lënë një ndjenjë të hidhur tek unë, duke i parë e studiuar të gjitha këto lëvizje nga afër, sepse shkoja shpesh në shtëpinë e dajës. E gjithë kjo përvojë e hidhur zgjoi dëshirën time diku të strukur për t’u drejtuar kah mjekësisë. Pra, shkak u bë ky rast i trishtë? Në ato vite, zgjedhja e profesionit nuk ishte e lirë dhe ca më pak mbetej çështje dëshire. Kishte një planifikim mbi drejtimet e studimeve, mbi nevojat e profesioneve të ndryshme e kështu që bëheshin klasifikime në kategori të ndryshme. Përfundova me diplomën e artë dhe të gjitha 5-a (nota maksimale) dhe shpesh më etiketonin si “borgjezen” e shkollës, duke iu referuar gjenezës familjare. Megjithatë, ishte shteti ai që më zgjodhi mua në Fakultetin e Mjekësisë, si më i preferuari ndër ato vite, dhe doli lista me emrin tim në këtë Fakultet. Ishte një zgjedhje e detyruar. Por, që më ka dhuruar sadisfaksionin më të madh, sa besoj, se zor se mund të ma jepte çdo zanat tjetër. Si ishte hera e parë me bisturinë në dorë? Djersët në ballë e emocionet e fillimit si kirurge, kur ju ishit vetëm 21 vjeçe? Hera e parë është tepër e vështirë për t’u specifikuar, sepse bisturia merret gradualisht në momentin e stazhit profesional, kur hapet lëkura, kur punohet në trupin e pacientit e mandej qepet lëkura. Në këtë mori operacionesh kujtoj disa sekuenca që më kanë mësuar të mos dekurajohem që në hapat e parë. Mbaj mend një grua që iu nënshtrua një operacioni të lehtë. Unë isha një mjeke e re që u diplomova në moshën 21-vjeçare dhe ishte viti i parë i punës. Pacientja ishte një grua mirditore, por që kishte zbritur e jetonte në Fushë-Krujë. Jo vetëm kur je e re në profesion, por në çdo periudhë, të qenit kirurge të bën skllav të emocioneve edhe nëse ke kaluar gjithë jetën në këtë punë. Edhe sot mua nuk më vjen turp të them që ka ende plot momente që djersij, që kam emocione, net pa gjumë, kur mendoj se një komplikacion mund të më vështirësojë operacionin. Djersët e fillimit mbeten djersët e gjithë jetës për kirurgun. Por, kur je në sallën e operacionit dhe përpara syve ke një trup të shtrirë që ka nevojë për dorën tënde, duhet të fshish brenda sekondave emocionet e brendshme, duhet të kontrollosh në çdo detaj situatën, në mënyrë që ajo të mos rrëshqasë nga duart. Falë zotit, ky operacion i parë imi doli me sukses dhe pacientja më thotë se, kur të martonte djalin, do të më ftonte në dasmë. Dhe pas tri vjetësh më ftoi vërtetë. Ju ka ndodhur të humbisni ndonjë pacient? Dështimet në shumicën e herëve, në punën e kirurgut janë në ekip. Mund të mos jetë përgjegjësi individuale, por pesha e fajit është për të gjithë. Ndonjëherë është lloji i sëmundjes kaq i vështirë për t’ia dal mbanë, sa dështimi dhemb më shumë se suksesi. Ndodh që në kësi rastesh familjari të reagojë krejt negativisht, i cili i mposhtur nga dhimbja e humbjes së njeriut të dashur, nuk e kupton se përgjegjës për këtë nuk është direkt mjeku. Falë zotit, por edhe aftësive të mia, kam shumë pak raste humbje jetësh pas pacientëve të mi, e shkak për këtë nuk ka qenë assesi një gabim njerëzor, por një sëmundje me fundin fatal, gati të pashmangshëm. Thuhet që kirurgët nuk operojnë kurrë të afërmit e tyre, ju ka ndodhur? Një shoqja ime e ngushtë vuante nga një sëmundje e rëndë e gjirit, gjë për të cilën m’u desh ta operoja. Ende pa i vendosur narkozën dhe pa e mbuluar me çarçafët e bardhë, ajo më shprehu pas operacionit se kishte parë lot në sytë e mi. Është e vështirë të kesh pacientë një person të afërt tëndin, sepse çdo operacion mund të shoqërohet me komplikacione madhore dhe atëherë mbizotëron emocioni dhe shpesh nuk gjendet zgjidhja e përshtatshme. Një herë kam operuar tim shoq, për një problem të vogël në lëkurë. Mora të gjithë masat që salla të ishte sa më sterile, por ai mori një infeksion aq të madh, ndërkohë që kisha operuar dhe dy tre pacientë të tjerë. Kur e shihja në atë gjendje plagën e tim shoqi, që u zmadhua dhe u hap vetëm dy ditë pas operacionit, u ndjeva vërtet keq. Thonë që koston e një karriere të suksesshme e paguan familja. Si ia keni dalë për të qenë nënë, bashkëshorte dhe mjeke në karrierë? Fillova punë kur isha vetëm 21 vjeç dhe ligjërova martesën me tim shoq kur isha 28. Pata një interval kohor të mjaftueshëm për t’iu dedikuar profesionit, pa pasur detyrimet e mirëfillta të bashkëshortes, të nënës. Për këtë i jam mirënjohëse edhe mamasë sime, me të cilën vazhdova të jetoj edhe pas martese, sepse ishte ajo që mbante gjithë barrën e angazhimeve brenda familjes. Për fat të mirë pata një burrë që ishte edhe ai tepër i impenjuar në profesionin e tij si ekonomist dhe inxhinier. Duke qenë të dy të ikur nga shtëpia, arritëm ta kuptonim njëri-tjetrin në këto mungesa reciproke që krijoheshin. Duhet dikush të sakrifikojë, ndërsa mua më duket se kemi sakrifikuar të dy për të ecur paralelisht në profesionet respektive. Si reagon bashkëshorti juaj kur ktheheni vonë në shtëpi, apo duhet të dilni natën për një rast urgjent? Është munduar ta kalojë me një farë humori. Ndodhte që një i sëmurë të ndërlikohej e mund të binte zilja e telefonit për të lajmëruar se gjendja e pacientit ishte përkeqësuar dhe mund të kishte nevojë për rioperim. Atëherë, ishte im shoq që më shoqëronte me motoçikletë deri në spital. Merresha me të sëmurin dhe papritur orët iknin si pa kuptuar, ndërsa im shoq priste në dhomën e mjekëve, deri sa unë të mbaroja detyrimet e mia që mund të mbaronin deri në 4 të mëngjesit, për t’u kthyer në shtëpi e në mëngjes herët sërish duhet të bëhesha gati për punë. Kishte periudha kur këto situata përsëriteshin pak si shpesh, por, për fat të mirë, im shoq më ka mirëkuptuar, më ka përkrahur dhe është treguar tejet tolerant me mua. Tolerant edhe kur nuk keni pasur mundësi të bënit amvisën me përparëse në qafë…? (Qesh). Kur ime më u nda nga jeta, sigurisht një nga ne të dy duhet të merrte frenat për punët e shtëpisë. Im shoq, duke jetuar vitet e beqarisë, ishte kalitur pak…dhe duke dashur të konkurronim njëri-tjetrin në këtë aspekt, fitoi im shoq, ose më mirë të them humbi duke fituar. Sepse iu desh të vinte përparësen për të gatuar, ose për t’u angazhuar me të tjera punë shtëpie. Unë dola e humbur në këtë garë, por jam e lumtur që fitova gjithë hapësirat e nevojshme për t’iu dedikuar profesionit. Po me vajzën tuaj, Ejonën, ndiheni në “borxh” në rastet kur nuk keni mundur t’i lexoni përrallat natën vonë, parapara se ajo të flinte? Ndihem vërtet në borxh me time bijë… Sepse ato pak përralla që i tregoja unë, nisi t’i mësonte im shoq dhe në shumicën e herëve kur nuk ndodhesha në shtëpi, ishte ai që i tregonte dhe i improvizonte. Mandej vjen momenti i adoleshencës, kur roli i nënës është i pazëvendësueshëm. Kështu që atë në çfarë mungova gjatë fëmijërisë, në moshën e adoleshencës, u mundova t’ia ktheja borxhin duke u bërë herë shoqe me të, e duke biseduar qoftë pa tabu për biseda rreth ëndrrave e dashurive platonike. Kur ishte 17 vjeç, e dërgova me studime për piano në Lituani. Flisnim shpesh e vazhdojmë ta bëjmë, duke komunikuar me letra me njëra-tjetrën, duke mbetur ende tradicionale në këtë aspekt. Sot kemi një marrëdhënie më tepër se të shëndoshë si nënë e bijë.   Ermira Isufi

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

8 Komente per “Adelina Mazreku: Si e operova bashkëshortin tim!”

  1. Jam nga Dibra e Madhe e Maqedonise dhe deshiroj qe ta falemenderoj shume doktoreshen e cila e ka operuar mamin tim ne vitin 1996 nga semundja e gjirit.Ka bere nje pune te mrekullueshme dhe sot e kesaj dite po jeton pa probleme .E pershendes dhe i uroj jete te gjate e te lumtur.

  2. E falenderoj doktoreshen edhe per nje vizite mjekesore,mjaft per seriozitetin me te cilin ben edhe viziten ma te thjeshte.Shendet dhe jete te gjate.

  3. Rozalba REÇI

    Tek po lexoja intervisten e doktoreshes, u rrenqetha….
    E adhuroj…. eshte e mrekullueshme…. sdi cte them tjeter!
    Ju uroj shendet e mbaresi!

  4. Doktoresha e nderuar me ka operuar edhe mua ne 2006! I jam shume mirenjohese.

  5. Jam nga Tropoja nje nene 40 vjece ,ne vitin 1993 jam operuar me doktoreshe Adelinen ne moshen 22 vjece .Pervecse eshte nje doktoreshe e mrekullueshme per mua ne ato caste u be nje nene e dyte me fjalet e saj te embla me nje kulture te pa pare ndonje here nga shume doktore te tjere ,per mua eshte nje njeri i pa arritshem per mjeksine ne vendin tone ,nje grua zonje ne zanat dhe zonje ne jete.Me shume respekte e kujtoj,sa here e shohim ne ekran, megjithse tani kam shume nevoje per qe t”me vizitoje edhe nje here.E pershendes dhe i uroj me gjithe shpirt jete te gjate e te lumtur.

  6. pershendetja do te doja te kisha nje adrese emaili ose adresen e klinikes te doktoreshes…ju lutem kush te kete informacion te postoje ne kete faqe ……ju faleminderit.

  7. di gje njeri se a vazhdon te punoj dikund doktoresha ose nje mundesi kontakti me te flm per respektin.

  8. mesa di para ca vitesh me kujtohet qe kerkova dhe me thane qe viziton ne shtepi tek ruge e kavajes e ka po te pyesesh te orientojne une ashtu e gjetta por sarita saiku me makine e pastaj shkova tek vefi u vizitova dhe ajo shume mire me vizitoi shkova me mamografin ne selanik dhe me thane po te njejtat ske gje.

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy