PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Sociale » Psikiatria, 1000 fëmijë në vit me probleme mendore

Psikiatria, 1000 fëmijë në vit me probleme mendore

Pamje nga Spitali Psikiatrik i Tiranës

Ndonëse është rritur sensibilizimi, kultura dhe mentaliteti i shqiptarëve, zor se i pranon problemet e shëndetit mendor.Aq më pak tek fëmijët. Ato nisin të merren në konsideratë, vetëm kur janë në stade të avancuara. Por, po t’u referohesh shifrave, rreth 25% e fëmijëve dhe adoleshentëve përjetojnë çrregullime të shëndetit mendor gjatë jetës së tyre. Ato variojnë nga çrregullime të sjelljes ankth, depresion e deri tek anoreksitë nervore. Çdo vit në Spitalin Psikiatrik të Tiranës trajtohen rreth 1000 fëmijë e adoleshentë. Krahasuar me vite më parë, shifrat janë dyfishuar. Por, për mjekët psikiatër dyfishimi i personave të trajtuar nuk lidhet me shtimin e numrit të atyre që vuajnë nga këto probleme. Thjesht është rritur në tërësi gama e shërbimeve, por edhe vëmendja ndaj këtyre problemeve dhe zbulohen më shumë raste që më parë nuk kapeshin. Gjithsesi, mbetet ende shumë për të bërë. Në intervistën e tij për gazetën “Panorama”, mjeku psikiatër Ariel Çomo tregon për natyrën e çrregullimeve që shfaqin sot fëmijët e adoleshentët. Psikiatria, krahasuar më të paktën 5 vjet më parë, ka një fytyrë të re, bëhet fjalë vetëm për fasadën apo mund ta themi këtë edhe për shërbimin? Në këtë hark kohor, gjërat vërtet kanë ndryshuar për mirë. Ka më shumë shërbime që ofrohen nga një armatë më e madhe njerëzish që punojnë për këtë kategori të sëmurësh. Është rritur roli i psikologëve në shkolla, si dhe pediatrit dhe mjekëve të familjes, të cilët tashmë i kuptojnë më mirë shenjat e çrregullimeve të ndryshme mendore. Mund të themi se psikiatria tashmë nuk merret vetëm me raste shumë të rënda, por me një gamë më të gjerë të tyre. Po kështu kemi një rritje të ndërgjegjësimit të prindërve, të cilët mendojnë shumë më seriozisht për shëndetin mendor të fëmijës. Pra, të gjitha këto konsiderohen si hapa të rëndësishëm përpara. Por, duke parë tendencën në rritje të këtyre problematikave, them se ka ende shumë për të bërë Të ndalemi tek fëmijët dhe adoleshentët, cilat janë problemet që trajtoni më shpesh dhe sa është numri i rasteve çdo vit? Fillimisht do doja të thosha se çrregullimet mendore tek fëmijët dhe adoleshentët janë një problem mjaft i mprehtë e kompleks. Tek ne mungon ende kultura për t’i kapur herët, e më pas, referuar këtyre sëmundjeve, sidomos për fëmijët. Ata shfaqin çrregullime nga më të ndryshmet që nga depresioni e deri tek anoreksitë nervore që në moshat e vogla (problem ky që ka nevojë për trajtim spitalor). Por vijojnë të ekzistojnë tabutë e zakonshme, se për prindërit mjafton që fëmija të ushqehet mirë, të jetë mirë me mësime e të jetë aktiv dhe është i shëndetshëm. E parë në syrin e specialistit, një fëmijë mund t’i bëjë shumë mirë të gjitha këto dhe mund të shfaqë sërish shenja të depresionit apo ndonjë çrregullimi tjetër. Tek kjo grupmoshë është më i vështirë zbulimi i këtyre problemeve, se tek të rriturit. Madje, një pjesë e fëmijëve nuk trajtohen fare. Në psikiatri trajtojmë mesatarisht 900-1000 raste në vit. Ju thatë së një fëmijë mund të jetë aktiv dhe të ketë çrregullime mendore, çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se në dukje një fëmijë mund të duket shumë hedhur, i shkathët apo i mirë me mësime. Nëse tek të rriturit depresioni ka si simptomë kryesore humbjen e energjive, tek fëmijët mund të ndodhë krejt e kundërta, janë pikërisht ato që s’mungojnë. Mund të kemi një kalim të gjendjes nga shumë i gëzuar në shumë të trishtuar, apo një lënie të lojërave me të cilat kënaqej më parë, për t’u marrë me të tjera lojëra, që duken sikur i kënaqin, por në fakt nuk është aspak kështu. Tek një fëmijë me depresion mund të ndodhë një sforcim i madh në mësime, pikërisht për t’u treguar prindërve se nuk ka asnjë problem, por në fakt të tillë janë shumë. Pra, ndryshojnë simptomat. Nga ju referohen rastet që trajtoni? Kanë nisur të shtohen referimet nga shkollat, por, siç e thashë, edhe prindërit janë më të vëmendshëm për të kuptuar fëmijët e tyre. Zakonisht, kur ka simptoma të tilla të dallueshme si ankth, çrregullime të sjelljes, nervozizëm, çrregullime në të ngrënë prindërit kërkojnë ndihmë të specializuar. Por, nuk mund të lemë pa përmendur edhe rolin e mjekut të familjes. A është i vështirë trajtimi dhe si e shihni tendencën e këtyre problemeve është në rritje? Trajtimi përfshin shumë komponentë dhe shpesh zgjat, ndonëse pa diskutim që kur flasim për asistencë të specializuar, edhe rezultatet merren. Pjesa më e madhe e rasteve që ne trajtojmë, marrin konsultime dhe nuk qëndrojnë në spital. Shtrohen vetëm fëmijët që kanë çrregullime të rënda. Tendenca është në rritje, sidomos tek adoleshentët, ata janë mosha që edhe në vijim do të kenë më shumë raste. Ajo çka na mungon sot, është sasia e shërbimeve që është shumë më e vogël në krahasim me vendet e tjera. Duhet bërë më shumë edhe për ndërgjegjësimin e prindërve. Duhet të jenë ata të parët që të dinë të pranojnë këto probleme dhe të kërkojnë ndihmë për fëmijët e tyre. Një problem i pa trajtuar në fëmijëri mund të pranojë një individ me çrregullime madhore të shëndetit mendor,shpesh edhe të parekuperushme. Fytyra e re e Psikiatrisë, kaosi që është shndërruar në “disiplinë” Kaosi i disa viteve më parë ka marrë fund në psikiatrinë e Tiranës. Që në hyrje vërehet diferenca. Një tra të zë rrugën dhe nuk mund të hyjë askush, nëse roja nuk të lejon. Oborri, dikur i supermbushur me persona që kishin probleme mendore, tashmë është thuajse i zbrazët. Të gjitha godinat janë të rikonstruktuara dhe heshtjen që mbizotëron e thyen ndonjë e bërtitur nga katet e sipërme të ndërtesës kryesore. Diku, nga dritarja e katit të tretë, dikush të përshëndet me dorë, ndërsa më poshtë një i ri këndon. Tek hyrja qëndron i ulur galiç një burrë rreth të 40-ave. Nëse nuk e sheh të të fiksojë me ata sytë e përhumbur e të skuqur, edhe ai duket sikur fare normalisht pret aty dikë. Në  godinën tjetër, ku trajtohen rastet me depresion, dëgjohet një e qarë. Disa familjarë presin jashtë në oborr. Infermierja, me një mirësjellje për t’u pasur zili, të pyet për çfarë ke ardhur në këtë spital. Teksa ajo pyet për mjekun që kërkojmë, përfitojmë të hedhim një sy brenda.  Në njërën anë lexohet “Klinika e trajtimit për fëmijët dhe adoleshentët”. Më në fund për ta ekziston një shërbim i vërtetë, dikur i katandisur në një cep të godinës kryesore. Përbri kësaj godine ndodhet urgjenca. Më parë, ky shërbim ofrohej në një dhomë me mure të prishura në ndërtesën kryesore. Të duhen vetëm 20 minuta, për të kuptuar se krahasuar me 5-6 vjet më parë gjendja e këtij spitali është përmirësuar shumë. Të mësuar të gjejmë gjithmonë mangësitë, fillimisht menduam se kishim zgjedhur ditën e gabuar për të vizituar psikiatrinë. Me shpresën se gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin, u rikthyem sërish. Ishte e njëjta panoramë. Nëse në memorie të qëndron e fotografuar ajo pamje ku psikiatria e Tiranës i ngjante një burgu të shëmtuar, ku mbretëronin ulërimat dhe sy që të shihnin dhunshëm, ajo çka dukej qartë pak ditë më parë, ishte krejt tjetër gjë. Të paktën nga jashtë dëshmohej për një shërbim shumë më dinjitoz se ai i atyre viteve. Ndonëse për pjesën më të madhe të pacientëve që vuajnë nga problemet mendore perceptimi i këtij ndryshimi është i pamundur, ka patjetër sadopak ndikim mbi ta.   ZIRINA LLAMBRO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


3 + 9 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy