PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Une Gruaja » E bija e Ali Këlcyrës, Hana: Ali Këlcyra, kundërshtar i tre diktaturave

E bija e Ali Këlcyrës, Hana: Ali Këlcyra, kundërshtar i tre diktaturave

E bija e Ali Këlcyrës, i dënuar tri herë me vdekje nga qeveria e Mbretit Zog dhe nga diktatura e Enver Hoxhës, një nga themeluesit e Ballit Kombëtar, rrëfen jetën e saj dhe të familjes. Që nga lindja në Paris, shtegtimet e vazhdueshme nga një shtet në tjetrin, lidhjet me të atin dhe brenga që nuk arriti të krijonte një familje të sajën Rrugës, tek ecën përkrah Hana Këlcyrës, ajo kërkon ndjesë përse nuk mund të ecë në krahun e djathtë. “Të më falni, pse më të vegjlit duhen të rrinë gjithnjë në krahun e majtë kur ecin vetë i dytë, por unë kështu jam mësuar që fare e vogël e nuk mundem ta ndryshoj”. Më shumë se një zakon instinktiv, nuk dija t’i jepja shpjegim tjetër gjithë kësaj, por ja që Hana e kishte. “Kur isha e vogël dhe ecja me babain në rrugë, më vinte gjithnjë në anën e majtë të tij. Për shkak se ishte i kërcënuar me vdekje, anën e djathtë, pra dhe dorën e djathtë, donte ta kishte gjithnjë të lirë. Janë të pakta vitet që kam ecur krah tij, krahasuar me pjesën tjetër të jetës, por ja që nuk kam arritur ta ndryshoj”. * * * Veshjet sportive, aksesorët, modeli i flokëve e gjithë ndjesitë, krejt të ndryshme nga të moshatareve të saj, e bëjnë Hana Këlcyrën të mos i japësh kurrsesi të 75 vitet që numëron që nga dita e lindjes. Natyrisht, që shkak për këtë është edhe mënyra e saj e jetesës. Lëvizjet e vazhdueshme anë e mbanë botës, jetesa e gjithë këtyre viteve në Vjenë, ku ende vazhdon të banojë. Sidoqoftë, të qenit larg Shqipërisë, për thuajse gjithë jetën, të mësuarit e disa gjuhëve të huaja, nuk ka ndikuar në shqipen e vjetër që flet Hana. Aty-këtu ka nevojë të kujtojë një fjalë apo ta shqiptojë në italisht e frëngjisht, por tërësia e gjuhës është ajo e dikurshmja, të cilën nuk e flet gati askush më. Hana (në Shqipërinë e Jugut shqiptohet Hëna), siç ishte për së pari emri i së bijës së Ali Bej Këlcyrës, është rikthyer në Shqipëri pas më shumë se 60 vitesh, kështu që ajo puna e gjuhës nuk është gjë fort e thjeshtë. Fëmijëria e saj është ndarë mes Parisit, Këlcyrës, Egjiptit dhe Romës, vende ku i ati emigronte për t’i shpëtuar rrezikut që i kanosej prej disa qeverive. Në këtë intervistë, për të cilën kemi biseduar me Hanën shumë gjatë, kemi mësuar në vijë diagonal thuajse për gjithë jetën e saj e një pjesë të mirë të babait të saj. Duke filluar që nga koha e parë kur një fëmijë ‘aftësohet’ të ruajë imazhe të turbullta në kujtesë, e deri te memoria e mëvonshme që Hana e ka ruajtur ende aq të mprehtë, sa është e zonja të rrëfejë edhe detaje të ngjarjeve. Përpara se t’i hyjmë historisë në brendësi, të mësojmë së pari se ç’ishte “Besëlidhja”, një nga pikat kyçe për të cilën u përmend emri i Ali Këlcyrës. Hana tregon: “Mithat Frashëri dhe Ali Këlcyra u internuan nga anglezët, sepse nuk bashkëpunuan me Çlirimtarët (1945, në Itali). Për ironi të fatit, Ali Këlcyra bën edhe 5 muaj burg si antiitalian dhe si pjesëtar i Luftës së Vlorës, më 1920-n. Pas lirimit, kërkon të bashkojë tërë rrymat politike të emigracionit për të rrëzuar regjimin e Tiranës (viti 1946). Meqenëse deri në këtë moment historik personi i babait konsiderohej nga krerët e emigracionit shqiptar jashtë atdheut, si i pengesë  (duke marrë parasysh aktivitetin e tij politik, si kundërshtar i Mbretit), ai thoshte: Duke qenë që interesi kombëtar, mbijetesa e atdheut ishte prioritet për të, aderoi në shoqatën “Besëlidhja” e cila mundi të konkretizohet me përjashtim të Abaz Ermenjit, i cili refuzoi bashkëpunimin. Si folës i mirë i gjuhës greke, Ali Këlcyra u ngarkua nga”Besëlidhja” të hyjë në marrëveshje me qeverinë e Athinës, për të mundësuar hyrjen e trupave shqiptare antikomuniste në Shqipëri nga ana tokësore, duke kërkuar edhe garanci nga pala greke, se nuk do ndërhynte pas tyre në Shqipëri ushtarakisht. Mbështetja e kërkuar u refuzua nga qeveria e djathte greke e kohës. Perfaqësuesi grek u shpreh: ‘Më mirë është për ne që të jetë në Shqipëri një qeveri komuniste, sesa demokrate, me ju në përbërje’. Një ditë do të bjerë qeveria komuniste e Tiranës dhe atëherë për ne do të jetë e mundur të hyjnë në Shqipëri pa luftë.

Ajo çka ka mbetur nga sarajet e Këlcyrës

Me këtë dështim të misionit të Ali Këlcyrës në Athinë, merr fund “Besëlidhja” sepse, personalisht Ali Këlcyra, ka qenë kundër zbarkimit me parashuta për të cilën do të ndihmonin Amerikanët, duke pasur parasysh vështirësitë e veprimeve konkrete,  të gjakderdhjes së mundshme dhe ruajtjes së jetës së shumë të pafajshmëve. Por si vijoi historia… Cilat kanë qenë pikat kulminante të historisë politike të të atit, për shkak të të cilit rrezikohej e gjithë familja? Përse ndenji kaq shumë vite pa u kthyer në vendin e saj pas 90-ës? Këto e gjithë çka ndodhur e ndodh në jetën e saj, Hana i rrëfen në këtë intervistë ekskluzive për “Panorama”. E vijojmë historinë atje ku e lamë… Ç’veprimtari ndoqi babai pas prishjes së “Besëlidhjes”? Ali Këlcyra kthehet në Itali dhe fillon përsëri veprimtarinë në fushën e gazetarisë së emigracionit, duke nxjerrë një gazetë me ndihmën financiare të ushtarëve të Ballit Kombëtar. Më vonë, zgjidhet në Komitetin “Shqipëria e Lirë” (organizatë e mbështetur nga SHBA-të, për të luftuar diktaturën komuniste) dhe mbetet për vite pjesëtar i delegacionit shqiptar që emërohej ne hapjen e punimeve të Parlamentit Europian në Strasburg. Babai ishte orator i shkëlqyer, aftësi kjo që i ishte njohur që në rini kur u krijua Parlamenti i parë shqiptar. Bënin përshtypje fjalimet e tij që deklamoheshin pa u lexuar. Kjo aftësi e tij ishte edhe më e vlerësuara nga publiku. Kishte atë që quhet “forcë tribune”. Ndërkohë, shkruante artikuj e analiza me tema mbi Shqipërinë, si për shembull roli i gruas në Shqipëri, mbi ardhjen e komunizmit në pushtet, luftërat e ndryshme historike, momente të rëndësishme të historisë sonë etj.. E veçanta e babait ka qenë për mua, se ai jo vetëm që i ruante dhe forconte kontaktet e tij me kundërshtarët e vet politikë, por nuk mund të harroj vlerësimet që babai jepte shpesh për ta, të cilët ndonëse me ide të kundërta, i quante atdhetarë, nëse jepnin kontribute për dialog në interes  të Shqipërisë. Si shembull mund të përmendim ballafaqimet në Berat me Mehmet Shehun e të tjerë, vitet 1942-1943, sepse babai kërkonte që Lufta Antifashiste të mos degjeneronte në vëllavrasje midis shqiptarësh. Pa zbërthyer momente të veçanta të historisë, bëjmë një panoramë të përmbledhur të jetës së të dyve.. Si është historia e emrit? Diku e keni Hëna Këlcyra, diku tjetër Hana Klissura?

1. Varri i Ali Këlcyrës në varrezat e Romës. 2. I pari nga e majta, Ali Këlcyra në funeralin e mikut të tij, Koço Muka. 3. 3 janar 1944, Kongresi i Parë i Ballit Kombëtar në Berat. 4. Një vit i ri i trishtë, nga e majta, Sefa Vlora, Hana Këlcyra, Eqerem Vlora dhe Avdie e Ali Këlcyra.

Origjina e vjetër, historike e familjes Këlcyra, rrjedh nga familja e Muzakajve. Sa i takon transformimit të mbiemrit, transformimi ishte bërë për shkak të titullit që Mbreti i Napolit, më 1272, i kishte njohur Andrea Muzaka-s, titullin “Conte di Clissania”, që i takonte gjeografikisht Grykës së Këlcyrës (clausura, në latinisht do të thotë ‘mbyllje’). Me kalimin e kohëve, ky emër shndërrohet në ‘clissura’, gjë e cila mund të vërehet edhe në hartat e vjetra të kohës. Me ardhjen e pushtimit osman, në shekullin e XIV-të, emri i qytetit ‘Clissura’ transformohet edhe një herë në “Këlcyra”. Në këtë kohë, familja, për të mbijetuar, përshtatet me realitetin e ri dhe ndërron fenë, duke ndryshuar edhe emrin e të parit të familjes nga Teodor Clissura në Jakup Këlcyra. Si është historia e lindjes suaj në Paris, pse lindët atje? Me rrëzimin e qeverisë së imzot Fan Nolit, ai largohet nga atdheu për në Itali (viti 1925) dhe, më pas vijon për në Vjenë, ku qëndron deri në kohën e atentatit që iu bë Mbretit Zog tek opera e qytetit. Pas atentatit, autoritetet ftojnë emigrantët politikë shqiptarë, të largohen nga Vjena, gjë e cila e shtyn babanë të ikë drejt Parisit, ku vendoset deri më 1939. Prandaj unë linda në Paris, në 1936. Për sa kohë jetuat në Paris? Në moshën 3 vjeç e gjysmë u kthyem në Shqipëri bashkë me prindërit e mi. Arrini të kujtoni diçka nga ardhja juaj e parë në atdhe? Jemi kthyer në Shqipëri në ’39-n nga Parisi dhe nëpërmjet Italisë arritëm në Brindisi. Mandej në Sarandë, me një udhëtim që zgjati rreth 10 ditë. Kujtoj si fillim përshtypjen që më bënin dritaret e rrumbullakëta të vaporit e pastaj errësirën që gjetëm në Këlcyrë, sepse nuk kishte elektricitet. Shandanët që mbanin personeli i shërbimit në shtëpinë e xhaxhallarëve të babait, ishin shumë të lartë, ndërsa unë shumë e vogël dhe kjo më krijoi një ndjesi frike prej hijes që bënin. Gjatë gjithë asaj nate të parë, ndjeva frikë. Pastaj në mëngjes, pamja e parë që pashë nga dritarja e dhomës sime rozë, ishte ajo e sarajeve të vjetra të familjes: gjithçka m’u ngulit në kujtesë e prej asaj dite unë mbaj mend gjithçka. Kthimi juaj në Shqipëri përkon me kohën e pushtimit italian… Pse u kthyet pikërisht atëherë? Gjatë periudhës fashiste, babai e kishte të pamundur hyrjen në Itali, pasi ai si ‘socialdemokrat’, bashkëpunonte me ajkën e socialdemokracisë italiane, sidomos me figurat e saj historike, si Pietro Nenni, ish-Presidenti Saragatt etj., duke kontribuar edhe me shkrimet e tij antifashiste nga Parisi. Pas 7 prillit, babai ishte në dilemë nëse duhet të vazhdonte mërgimin si kundërshtar i fashizmit apo të kthehej në vendlindje. Vendimin e ka marrë pasi kontaktoi me kolonelin britanik Hill (i mbiquajtur mik i Shqipërisë), i cili e këshilloi të kthehej: “E ke luftuar qeverinë mbretërore kaq gjatë dhe nuk ia arrite qëllimit nga jashtë. Rezistenca është e mundur vetëm nëse ajo bëhet nga brenda. Nëse do të kontribuosh për rezistencë ndaj pushtimit, duhet të kthehesh pranë njerëzve të tu”. Me këto fjalë u sqarua dilema e tij për t’u kthyer. Ali Këlcyra ka qenë një nga deputetët e parë të Parlamentit shqiptar. Si i ka hyrë fillimisht politikës? Marrëdhëniet e para me politikën kanë qenë për shkak të shkollimit të tij dhe njohurive të gjuhës franceze. I bëri Mbretëreshës Sofie (bashkëshorte e Mbretit Wied) fjalimin e parë në frëngjisht, meqenëse ajo nuk dinte shqip (1913). Rikthehemi te Këlcyra, vendi që pas më shumë se gjysmë shekulli ju ka rikthyer së fundmi disa herë në Shqipëri. Cilat janë kujtimet e para atje? Pas dy javësh çmalljeje në Shqipëri pranë familjes, me arsyen e një ‘shëtitjeje njohëse’ të vendit për mamanë, e cila nuk e njihte shumë vendin, babai dhe nëna vizitojnë shumicën e qyteteve të jugut, deri në Elbasan e Tiranë, duke marrë kontaktet e para me miqtë e tij dhe personalitete të tjera të rëndësishëm të kohës, me qëllim krijimin e një organizate antifashiste. Në ata 6 muaj që ndenja pa prindër aty, lidhja me Këlcyrën u bë aq e fortë dhe nuk u ndërpre më kurrë. Nëse marrim një makinë dhe vemi tani atje, ju do e kuptoni se unë nuk jam më njeriu që isha pak orë më parë. Nuk mund të harroj piknikët që bëja me “vëllain” tim “gomarin”. Është për të qeshur kjo historia e vëllait, sepse kështu thërrisja gomarin që kishte lindur në Këlcyrë, në po atë orë e në po atë ditë që unë kisha lindur në Paris (jeta na tregon se ndonjëherë kafsha mund të të kthehet edhe në vëlla). Shëtisja në fshatra, isha e mirëpritur kudo në sofrat e fshatarëve të katundeve përqark dhe kjo më shijonte shumë, edhe pse në protokollin e shtëpisë sonë kjo ishte fort e zakonshme. Në tryezat tona zakonisht nuk duhet të qeshje, të ngrije zërin e të vije bërrylat mbi tryezë. Të gjitha këto për një fëmijë ishin të bezdisura, të padëshiruara, prandaj edhe kënaqesha me lirinë që shijoja në shtëpitë e fshatarëve, edhe pse gjellët më të mira të tyre mund të ishin çorba me trahana të bardhë, qepa, dhalla, buka e misrit. Një kujtim tjetër interesant është se shumë plaka të fshatit qanin sa herë që më takonin. Pasi pyes ‘gjygjyshin’ (kështu i thërrisja xhaxhait të tim eti, Muhamet bej Këlcyrës), më tregon se arsyeja e lotëve ishte ngase nuk kisha lindur djalë. Theksoj që “oxhaku” i Këlcyrës rrezikonte të shuhej nga mungesa e djemve. Kështu, një ditë të bukur, shkova te berberi e preva flokës shkurt, në mënyrë që të mos qanin më, sepse unë ndihesha tashmë djalë. Ç’ngjau kur u kthye babai, sepse kishte ardhur edhe koha e luftës italo-greke… Në mbrëmje, përpara shpalljes së luftës me Greqinë, autoritetet italiane kërkojnë bashkëpunimin me babain kundër grekut, kështu duke luftuar kundër tyre, babait do t’i jepej mundësia të hakmerrej për djegien e Sarajeve, nga ushtria greke më 1914-ën, kur xhaxhai, Muhamet beu, refuzoi të nënshkruajë njohjen e kufirit greko-shqiptar, sipas vijës Përmet-Këlcyrë. Babai refuzoi të bashkëpunonte mbi këtë bazë, sepse ai mbi të gjitha besonte në fqinjësinë e mirë të krijuar gjatë viteve të Mbretërisë, ndërsa ndërhyrjen italiane e shihte si të pasuksesshme. Nisur nga njohja që ai kishte mbi Greqinë dhe historinë e saj, babai shprehet: “Ushtria italiane nuk është e përgatitur për një ballafaqim të tillë ushtarak, pasi ju i keni ende të veshur ushtarët me rroba verore. Greku mund të shesë gjithçka, por jo vendin e tij”, u tha përfaqësuesve italianë babai. Ai nuk u besoi italianëve, të cilët mendonin se lufta do të zgjaste vetëm 3 javë, përkundrazi… Me fillimin e luftës, më dërgoi mua në Vlorë, sipër një kamioni e nga andej, në Fier tek tezet. Cili ishte rezultati i refuzimit të bashkëpunimit? Internimi i tij. Kam qenë prezent kur ka ardhur makina e xhandarmërisë dhe e ka arrestuar. Kur pashë që i vunë prangat, atë çast humba krejt besimin te ai. Deri atë minutë, babain e kisha konsideruar zot, ai ishte gjithçka. Që nga ajo ditë, nuk kam shkuar më te babai për çdo problem që mund të kisha. Ndërkaq, pas internimit të tij në Itali dhe vajtjes sonë atje, italianët na dogjën shtëpitë, dyqanet (së pari u dogjën 7 e mandej 44 të tjerë), për të cilat nuk na u kthye asnjëherë dëmshpërblim. Ndërkaq ju ishit rritur, çfarë bëhej me shkollimin tuaj? Kam mësuar të shkruaj e të lexoj në Itali, në kohën kur internuan babain. 3 muaj pas internimit të tij, u lejuam të vendosemi në Itali, me babain, në Cortona (Arezzo), ku unë fillova të mësoj shkrim e këndim në gjuhën italiane. Por në Itali, në këtë periudhë, nuk ndenjët gjatë, kështu që mësimet do vijonin në Shqipëri… Mësimet vazhdojnë në shtëpi privatisht, me një mësues nga Lunxhëria, Z. Lekdusha, si edhe një guvernante zvicerane për gjuhën gjermane, të cilën e thërrisja ‘nani’-emër që zakonisht thirren guvernantet në Europën veriore. Ndërsa gjuhën frenge e kam mësuar me mademoiselle Badel. Deri në klasën e tretë provimet i jepja në shkollën fillore të Fierit. 3 muajt e parë të klasës së 4-t i kam kryer privatisht në Shkodër, para largimit tonë nga atdheu, në 22 nëntor 1944. Jeni larguar sërish familjarisht me ardhjen e komunizmit… Ikja e ’44-ës ka qenë një histori më vete, ka 3 etapa, ikjen nga Këlcyra, Fieri e pastaj nga Tirana. E gjitha zgjati një vit, që ishte i dhimbsur, sepse ne dëshpëroheshim gjithnjë e më tepër pas ccdo largimi. Nuk dinim në do të ktheheshim më apo jo mbrapsht. Në fund të 1944-ës, në Shkodër, në vijim të avancimit komunist drejt veriut, krerët e Ballit Kombëtar, por edhe të grupimeve të tjera politike nacionaliste, u grumbulluan në Shkodër. Marrja e vendimeve praktike ishte e vështirë; Ndërsa, sipas fjalëve pritej zbarkimi anglo-amerikan në bregdetin tonë, kur kontaktet me misionarët britanikë ishin ndërprerë, ditët kalonin dhe forcat partizane i afroheshin Shkodrës. Kështu, në pamundësi të një kundërshtimi të organizuar ushtarak ndaj tyre, vjen tek ne Vehbi Frashëri, djali i madh i Mehdi bej Frashërit, i cili nuk ishte marrë kurrë me politikë, por që kish marrëdhënie të mira me gjermanët, pasi ai kish studiuar në Gjermani, duke ofruar ndërmjetësimin e tij për të organizuar largimin tonë me kolonat ushtarake gjermane. Komanda gjermane, ndonëse Balli Kombëtar i kishte luftuar ata për oportunizëm politik (në kuadër të një përkrahje politike të mëpasshme nga perëndimorët, kundrejt vendosjes së një regjimi komunist), pranoi që vetëm krerët e BK për të cilët gjermanët ishin të sigurt që nuk kishin përdorur armë kundër ushtarakëve gjermanë, të largoheshin përkrah tyre, duke përjashtuar ushtarët e tjerë të Ballit Kombëtar. Por ky propozim refuzohet kategorikisht nga krerët e BK. Atëherë, Vehbi Frashëri na ndihmon me mundësinë e 3 anijeve të ankoruara në Tivar, të kalojmë Adriatikun, me dijeninë e gjermanëve. Në këtë rast, komandanti gjerman tha: “Ndonëse është e rrezikshme të kalosh detin tani, sepse është në shumë vende i minuar, do të ishte më mirë të rrezikojnë jetën e tyre sesa të bien të gjallë në duar të komunizmit. Ne, të paktën, mund të shpëtojmë një pjesë të nacionalistëve të Shqipërisë”. Kështu ne largohemi me det, deri në Otranto, pranë bregut 15 km.  Në ngushticë, si vend i paminuar, vendosëm të kalonim detin për në Brindizi. Në Brindisi, aleatët na futën në një haur kuajsh, ku unë kuptova për herë të parë cc’është emigracioni. Dhimbja ime u shpreh me të qara të pafundme, që bezdisnin të gjithë të pranishmit, shqiptarë edhe ata, që kishim udhëtuar bashkë drejt lirisë e jetës. Prej të qarave të mia, babai bën të më qetësojë. Dalim së bashku jashtë e më pyet përse qaja. Unë i përgjigjem: “Ne nuk do të kthehemi më në shtëpi”. Por babai më siguron se e shumta për 3 muaj ne do të kthehemi në Këlcyrë” – e me përqafon fort. Nga mënyra e tij e shtrëngimit, kuptova që ai më donte shumë. Pse kishit dyshuar ju për këtë? Po. Sepse më kujtoheshin të qarat e fshatarëve kur i takoja, meqenëse nuk isha djalë dhe mendoja se mund të ishte i pezmatuar nga mungesa e trashëgimtarit të familjes. Po një arsye tjetër ishte edhe ikja nga vendi ynë. Unë ndihesha e dashuruar me Këlcyrën, por jo vetëm. Unë ndërkohë njoha vendim tim, njoha Vlorën, Fierin, Beratin, Kavajën,  Elbasanin, Tiranën, Shkodrën dhe ato ishin të mrekullueshme. Cilat kishin qenë marrëdhëniet e mëparshme të Ali Këlcyrës me Enver Hoxhën, sepse ishin njohur që kur ky i fundit ka qenë student? Po. Enver Hoxha ka ardhur për ngushëllim te babai, kur i vdiq vëllai, Faik Këlcyra. Ndërkaq, një fill tjetër lidhës ishte edhe kunati i Enverit, shoku dhe miku i tij i mirë, Bahri Omari. Pak kohë pas vdekjes së xhaxhait, kam lindur unë, dhe këtë herë Enveri erdhi për të uruar. Gjithashtu i ka kërkuar babait deri edhe të bëhej pjesë e organizatës “Bashkimi Kombëtar”, pas humbjes së bursës së shtetit të studimeve në Francë. Babai refuzoi, sepse kjo ishte një organizatë kundër qeverisë që i kishte dhënë mundësinë atij për të studiuar. Mendoj se ky ccast mund të ketë qenë fillimi i urrejtjes së Hoxhës ndaj babait, edhe pse Enveri ende nuk ishte i përfshirë në idetë marksiste. Më pas… si ndodhi transferimi në Vjenë, ku jetoni edhe sot? Sekretari i parë i Ambasadës së SHBA-ve në Romë, Z. Stivens, me origjinë të vjetër shqiptare nga Korcca, i kërkoi babait një njeri që dinte gjermanisht, shqip dhe anglisht. Kërkojnë kështu adresën time, por ai i këshillon të kontaktojnë prof. Ernest Koliqin, i cili, pa ditur gjë, i adreson sërish tek unë. Kështu shkova në Vjenë ku punoja si “desk officer” për Shqipërinë, sicc quhej puna që bëja atje; Dëgjoja nga radiot shqiptare lajmet dhe i përktheja. Me babain çfarë bëhej ndërkaq? Vijoi me punët e tij, derisa vdiq më 24 shtator të 1963-shit. Vdekja e tij, të paktën, ka qenë ashtu sicc e dëshironte dhe kishte thënë ngaherë: pasi e kishte kaluar ditën në kodrat e Romës, ishte larë një orë më parë me ujë të ftohtë, kishte kryer të gjitha ritualet e tij dhe më pas i kishte rënë hemorragji cerebrale. Meqenëse jemi në kohë zgjedhjesh, të sjellim diçka prej kohës së tij të fushatës, kur kandidonte për deputet në Gjirokastër… Po, ajo ka qenë fushata e tij e parë, kur kandidoi për Gjirokastrën. E nisi nga fshati Brezhan i Këlcyrës, vend ku shpjegoi për herë të parë se ç’është demokracia dhe pas gjithë fjalimeve, ai pyet pjesëmarrësit se ccfarë dëshire konkrete kishin që ai të mund t’ia paraqiste Parlamentit. Përgjigja ishte “Duam kullota”. Babai u kujtoi të gjithëve se kullotat ishin përballë tyre, por dëgjuesit ia kthyen se bëhej fjalë për pronat e familjes së tij, Këlcyra. Në këtë pikë, babai deklaron: “Nga ky moment këto kullota bëhen tuajat”. Ai ua fali kullotat e tij fshatarëve të Brezhanit, pasi si formim politik ishte pro reformës agrare dhe zhvillimit bujqësor të vendit. Më vonë, këto kullota u sekuestruan nga regjimi komunist si pronë e familjes Këlcyra dhe m’i rikthyen mua si pronaren e tyre. Babai nuk e kish regjistruar këtë falje në kadastër, pasi zakonet e kohës ishin që burrat mbahen pas fjalës. Por edhe unë sot, duke marrë parasysh dëshirën e tim eti, kam refuzuar marrjen e këtyre kullotave. Ç’ndryshime shihni në Parlamentin e dy kohëve? Ajo që unë di me siguri, është se Parlamenti nuk ka qenë për babain një fushë për të pasur e ndërtuar armiqësi personale, por për të mbrojtur idetë dhe interesat e vendit, Kombit. Po ju sjell edhe një shembull: në rastin e një ligji që u hodh në Parlament nga grupi konservator e që babai e aprovonte parimisht, Stavro Vinjau i thotë se sado që je demokrat, je ende përkrah ende propozimet e bejlerëve. Babai u nxeh dhe e qëllon, ndërkohë që opozita brohoret. Nuk kalon një ccast dhe babai e ngre, e përqafon dhe i kërkon falje publikisht. Mjerisht, sot një akt i tillë është i pakonceptueshëm në debatet parlamentare në Tiranë. Edhe fjala ‘më fal’ nuk përdoret më. Tani që nuk punoni më, si është jeta juaj në Vjenë? Kam shtëpitë e mia që i konsideroj si fëmijë, sepse i kam ndërtuar vetë, me duart e mia. Njëra i ngjan Këlcyrës, shtëpi suedeze në miniaturë, tjetra është si muze. Kush ishte Ali Këlcyra

Ali Këlcyra

Ali Këlcyra u lind në Këlcyrë më 28 maj 1891, deputet. Xhaxhai i tij, Veli bej Këlcyra, nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë. Mësimet e para i mori në vendlindje. Ndjek liceun “Gallata Saraj” në Stamboll. Studion në “Mulqije”, shkollë e lartë e shkencave politiko-administrative e ekonomike, Stamboll. Me shpërthimin e Luftës I Ballkanike, kthehet në Këlcyrë dhe shpallja e Pavarësisë e gjen në Atdhe. Gjatë pushtimit të jugut të Shqipërisë nga ushtritë greke, largohet në Vlorë. Përshëndet princ Vidin e princeshën Sofie që erdhën të vizitonin të ikurit nga zonat e pushtuara. Lë atdheun dhe vendoset në San Demetrio Korona, tek arbëreshët e Italisë. Në 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Romë, kohë kur përqafon idetë socialdemokrate dhe njihet me shokun e betejave të ardhshme Stavro Vinjau. Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me Themistokli Gërmenjin e të tjerë, ndërmerr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare. Në 1918 kthehet sërish, shkon në Vlorë ku në një mbledhje të fshehtë themelohet organizata që u quajt “Mbrojtja Kombëtare”. Komanda italiane e dëbon nga territoret nën administrimin e saj. Komitetet e MK-së kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve që ndodheshin këtu për “mbrojtjen” nga ushtritë greke e ishin vendosur rreth kufirit. Merr pjesë në Kongresin e Lushnjës, zgjidhet në Kuvendin Kombëtar si deputet i Prefekturës së Gjirokastrës dhe qysh në seancën e parë propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli “bej”. Lëvizja e Qershorit shënon mërgimin e tij të parë larg atdheut për 15 vjet. Më 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës, e cila u zhvillua kundër pushtimit italian. Gjatë viteve 1921-1924 zhvilloi një veprimtari aktive në jetën politike të vendit. Nga pikëpamja politike u rreshtua në krahun demokrat. Ndërsa udhëheqësi kryesor i krahut demokrat, Fan Noli, kishte pozicionin e qendrës së majtë, Ali Këlcyra shpalosi programin e qendrës së djathtë. Marrëdhëniet mes tij dhe Nolit filluan të ftoheshin, për arsye se Noli miratoi për qeverinë që formoi, një program krejtësisht të qendrës së majtë. Ky program u bë shkak që Aliu të mos merrte pjesë në “qeverinë e Qershorit”. Shkëputja e tij me Nolin u legalizua nga formimi i dy partive paralele, njëra me emrin “Çlirimi Nacional”, me kryetar Fan Nolin, me program të qendrës së majtë, tjetra “Bashkimi Kombëtar”, me kryetar Sotir Peçin, në të cilën u angazhua Ali Këlcyra, me program të qendrës së djathtë. Në 1925 themelohet në Bari organizata “Bashkimi Kombëtar”, ku zgjidhet në komitetin drejtues sekretar i saj. Një vit më vonë, gjyqi i hetimeve politike në Tiranë lëshon një “Letër përdhuni” kundër tij, për t’u hetuar nën akuzën e “propagandës kundër shtetit, regjimit e Kryetarit të Republikës”. Në Fletoren Zyrtare botohet vendimi i dënimit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë. Ali Këlcyra qëndroi në radhët e “Bashkimit Kombëtar” deri më 1938, madje u bë motori i tij kryesor. Po atë vit “Bashkimi Kombëtar” u shpërbë. Gjatë qëndrimit në Paris, Ali Këlcyra bën raporte për gjendjen në Shqipëri dhe për politikën profashiste të Mbretit Zog, duke shkruar në të përditshmet “Le Quotidien”, “Le Matin” etj. Kur Partia Komuniste Shqiptare, e themeluar në nëntor 1941, filloi të zgjerohej, shqetësimet e nacionalistëve të djathtë demokratë, ku bënte pjesë edhe Ali Këlcyra, u rritën. Në 1939, bashkë me Mehdi Frashërin është në krye të Frontit të Rezistencës që kthehet në “Nacionalizma shqiptare-Balli Kombëtar”. Ata, fill pas Konferencës së Pezës, themeluan organizatën “Balli Kombëtar”, shtyllën kurrizore të së cilës e përbënin krerët e dikurshëm të “Bashkimit Kombëtar”. Në 1944 nga tribuna e Kongresit të Ballit Kombëtar shtron edhe një herë nevojën për t’u bërë thirrje komunistëve të heqin dorë nga lufta civile. Në këtë moment, hedh idenë e krijimit të një Fronti Kombëtar për t’i bërë ballë luftës në dy krahë. Në nëntor të atij viti, bashkë me familjen, të hipur në një varkë, mbërrijnë në Bari dhe dorëzohet me të tjerë tek aleatët. Mbyllet në kampin “Santa Fara”.   ANI JAUPAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

3 Komente per “E bija e Ali Këlcyrës, Hana: Ali Këlcyra, kundërshtar i tre diktaturave”

  1. Ju lumte , per kete shkrim. E keni ngjallur Ali Kelcyren , nje personalitet i rralle , i politikes shqiptare dhe , qe nuk njifet , per shkak te tjetersimit te historise . Ka mjaft personalitete te tjere , qe i ka mbuluar mjergulla dhe te tjere , qe nuk u gjendet varri . Eshte gjetije shume e goditur , deshmia e vajzes . Jeni per t’u falnderuar . Illo

  2. Duke lexuar kete tregim me erdhen ne mendje qe kur isha shume e vogel me ka folue gjysh im per ket burre te madh qe shquhej per nje inteligjense te madhe qe e karakterizonte .Ky qytet i vogel i ka dhene Shqiperise shume figura te shkelqera

  3. Mungon fasa e fundit kur mbreti Zog I e mirépriti n’Alexandrie(Egypt) Z.Ali Kélcyrén, dhe vepruan pér çlirimn e Atdheut nga komunizmi,bashké me shumé personalitete politik shqiptaré qé gjindeshin prané Mbretit Zog.

Beni nje Koment


4 + = 13

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »

Qeni i trishtuar? Jo më,pas këtij ngushëllimi!

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy