PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Kronike » Ish-shefi i krimeve, si nisi konflikti me “të fortët” e Shkodrës

Ish-shefi i krimeve, si nisi konflikti me “të fortët” e Shkodrës

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Makina ku mbetën të vrarë vëllezërit Pjetrushi

Historia e konflikteve ndërmjet familjes Tafili dhe ish-shefit të krimeve në Shkodër Prelë Pjetrushi nisi më 2 gusht të vitit 2000, kur policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit.Ky i fundit, peshkatar në zonë, ishte një ndër personat më të kërkuar në atë kohë për vrasjen e shtetasit Skënder Geci. Gjatë operacionit të organizuar nga policia e Shkodrës pati shkëmbim zjarri mes palëve. Për pasojë, mbeti i vrarë drejtori i Policisë Arben Zylyftari, si dhe vetë i kërkuari Bahri Tafili. Po atë ditë kur u vra Arben Zyluftari, policia arrestoi Genc Tafilin, duke e akuzuar atë për vrasje në bashkëpunim. Ai po vuan dënimin e vendosur nga Gjykata e Shkodrës me 25 vite burg. Në atë kohë, djali tjetër i kësaj familjeje, Admiri, i cili dyshohet për autorësinë e vrasjes së dyfishtë që ndodhi dje, nuk ndodhej në Shqipëri. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2000, ku u vra kreu i Policisë së Shkodrës, familja e Bahri Tafilit e akuzoi ish-shefin e krimeve në atë kohë, Prelë Pjetrushin, i cili kishte organizuar edhe operacionin për kapjen e të kërkuarit. Familja Tafili, gjatë gjithë këtyre viteve pretendoi se drejtori Arben Zylyftari u vra nga dora e Prelë Pjetrushit dhe jo nga armët e Tafilajve. Kimete Tafili, bashkëshortja e Bahri Tafilit, tetorin e vitit të kaluar është shprehur se i shoqi është vrarë pasi u dorëzua dhe i prangosur nga Prelë Pjetrushi dhe se autorët e vërtetë të vrasjes së Arben Zylyftarit janë të lirë. Deklarata e saj u bë pasi njëri nga djemtë e saj, Admiri, i cili mori disa orë leje nga burgu i Shënkollit për të parë të ëmën që e kishte të sëmurë, u arratis. Pas ngjarjes që futi në konflikt dy familjet në vitin 2001 ndaj shefit të krimeve të Malësisë së Madhe, Prelë Pjetrushi, kryhet një atentat ku një breshëri plumbash u derdhën mbi të në momentin që ai po futej në banesë. Por, pavarësisht plagëve që mori në trup, shefi i krimeve arriti t’i mbijetojë kësaj ngjarjeje. Duke u ndier i kërcënuar, ai u detyrua të largohet jashtë Shqipërisë, për në SHBA, për arsye sigurie. Në lidhje me këtë ngjarje, në vitin 2002 policia arrestoi, pas shumë operacionesh policore, vëllain e vogël të familjes Tafili, shtetasin Admir Tafili. Ai u dënua me 22 vite burg për atentatin ndaj shefit të krimeve Prelë Pjetrushi. Që nga ajo kohë e deri vjeshtën e kaluar, ish-shefi i krimeve, i cili u konfliktua me familjen Tafili pas detyrës shtetërore, nuk ka ardhur në Shkodër. Ndërkohë që të afërm të tij pohuan se në fundin e muajit shtator, Prelë Pjetrushi kishte ardhur për pak ditë në Shqipëri për të parë prindërit dhe vëllezërit e tij. Zërat e përhapur në Shkodër për ardhjen e tij duket se kanë shkuar deri në burgun e Shënkollit. Pikërisht prania e Pjetrushit në Shkodër dyshohet të ketë qenë arsyeja e arratisjes së Admir Tafilit nga burgu i Shënkollit. Ai mori leje sapo mësoi se në Shkodër kishte mbërritur ish-shefi i krimeve. Por ky i fundit u largua nga Shqipëria sapo mësoi nga mediat lajmin se personi që i kishte bërë atentat edhe një herë më parë ishte arratisur nga qelia. Kronologji 2 gusht 2000 policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit. Për pasojë u vra i kërkuari, por edhe drejtori i policisë Arben Zylyftari 22 janar 2001 ish-shefit të krimeve të Shkodrës, Prel Pjetrushi i bëjnë atentat. Ai u qëllua me breshëri kur do të futej në banesë, por fatmirësisht shpëtoi 2 tetor 2010 Admir Tafili arratiset pas një leje të përkohshme të dhënë nga burgu i Shën Kollit në Lezhë. Ai u shoqërua nga policia në banesën e tij, bashkë me vëllain Genci Tafili 18 mars 2011 vriten në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit. Policia dyshoi se autori i kësaj ngjarje është Admir Tafili, i cili u arratis nga burgu i Shënkollit Arben Zylyftari u vra në aksion te banesa e familjes së Tafilit Admir Tafili, i dyshuari për kryerjen e dy vrasjeve dje në Shkodër, akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e kolonelit Arben Zylyftari. Ngjarja ka ndodhur në 2 gusht 2000, në lagjen “Udha Kryq” të Shkodrës. Ish-shefi i krimeve në atë kohë, Prelë Pjetrushi, vëllai i dy të vrarëve dje në Shkodër, pati filluar asokohe një aksion kundër grabitësve të makinave. Policia po patrullonte në lagje kur një agjent i rendit ka vënë në dijeni grupin e gatshëm për praninë e Bahri Tafilit, person në kërkim për vrasjen e Gëzim Gecit, i cili ka tentuar të largohet sapo ka parë forcat e rendit. Policët shkuan në banesën e Tafilit dhe, pasi trokitën disa herë, askush nuk e hapi portën. Njëri nga policët tentoi të hipte në murin rrethues për të shkuar në oborrin e banesës, por u ndesh një breshëri automatiku. Në këtë kohë, ish-shefi i krimeve, Prelë Pjetrushi, që drejtonte aksionin, komunikoi me radio me drejtorin e policisë së Shkodrës, Kolonel Arben Zylyftarin. Ky i fundit vendosi të shkonte dhe vetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa Zylyftari po mbërrinte në vendin e ngjarjes, vazhdoi shkëmbimi i zjarrit. Arben Zylyftari, ndërkohë kishte kërkuar mbështetjen e FNSH-ve dhe ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke u pozicionuar rreth 17 metra larg nga kasollja ku ishin futur Bahri dhe Genci Tafili. Në këtë kohë, zyrtarisht thuhet se është qëlluar me një të shtënë nga kasollja dhe plumbi kapi në gjoks Arben Zylyftarin, i cili gjeti vdekjen më pas në spitalin e Shkodrës. Në këtë ngjarje, mbeti i vrarë edhe Bahri Tafili, ndërsa i biri, Genci Tafili, iu dorëzua policisë. Pas ngjarjes, 31-vjeçari Genci Tafili, i dënuar me 25 vjet burg, ka deklaruar se vrasja e Zylyftarit nuk është bërë nga ai. Atentati çoi në SHBA Prelë Pjetrushin SHKODER – Prelë Pjetrushi rihyri në radhët e policisë në vitin 1997. Në vitin 1999 ai u emërua shef krimesh në Shkodër. Por ai ishte emri më i lakuar në lidhje me ngjarjen në banesën e familjes Tafili, ku mbeti i vrarë kolonel Arben Zylyftari dhe kryefamiljari Bahri Tafili. Më pas Pjetrushi transferohet me detyrën e shefit të krimeve në rrethin e Malësisë së Madhe. Por, me gjithë transferimin, problemet për të nuk patën të sosur. Në këtë periudhë ndaj tij organizohet një pritë ku Pjetrushi mbeti i plagosur rëndë. Autori i dyshuar ishte djali i Bahri Tafilit, Admiri. Duke parandier rrezikun që i kanosej, menjëherë pas atentatit ish-shefi i krimeve largohet së bashku me familjen në drejtim të SHB-ve, ku jeton edhe sot. Që nga ajo kohë e deri vjeshtën e kaluar Pjetrushi nuk ka ardhur në Shkodër. Në familjen e tij jetonin prindërit me dy vëllezërit që u ekzekutuan dje, njëri prej të cilëve i martuar. Ish-shefi i krimeve ka edhe një vëlla tjetër që jeton jashtë Shqipërisë.                                              r.d   SHKODER/ RIDVAN DIBRA

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

6 Komente per “Ish-shefi i krimeve, si nisi konflikti me “të fortët” e Shkodrës”

  1. Keto jan vetem intrigat e policis se shkodres. sepse e gjith shkodra e din historin e familjes Tafili. Drjetorin e policis e vrau vet policia, pastaj vrau dhe Bari Tafilin dhe arrestoj te birin Genc Tafilin dhe drejtesia e denoi me 25 vjet burg, pse nuk u hetua vrasja e nje zurtari te lart policie, sepse dikush donte tja zinte vendin, nuk eshte hera e par qe policia vret njerez ne shkoder dhe pastaj ja len fajin viktimes. Po pse nuk u hetua plagosja e Mir Tafilit me tritol ne shtepi, dhu nuk u fol kurr per kete, pra sepse atentatin me tritol e kreu ish shefi i krimeve te asaj kohe, kur shefi krimeve e mori vesht se Mir Tafil eshte gjall ai u largua nga shqiperia dhe shkoi ne Amerik. po te kishte nje hetim te zylyftarit do zbardhej e verteta, dhe nuk do kishte arritur kjo tragjedi qe ndodhi. gazetaret qe mbahen si prefesionista tregojn vetem versjonin e policis, merrni mir te dhenat dhe shkruajeni si eshte e verteta, se do keni me shum sukses ne punen tuaj. me vjen shum keq edhe per dy vellezerit qe humben jeten, por po tu hetonte frasja e drejtorit, kjo tragjedi nuk do te ndodhte. Ju garantoj se po te behej nje gjyq ne Strasburg Genc Tafili do ta fitonte gjyqin, po them vetem per Gencin dhe jo per Admir Tafilin, se per Admir Tafilin dihet qe e plagosi ai Shefin e krimeve per tu hakmerr ndaj te atit dhe vellait, kjo eshte historia e familjes Tafili.

    • me pak fjal keti tafilit duhet me i vra far e fis. tash i ka hap pune gjakmarrja tash vazhdon, shteti ta nxierr jasht e mos ta denojn ma mire ta riepin qenin e te gjith tafilajt te mos ekzistoj ma gjaku i tyre

  2. per vrasjen e kolonel Zyliftarit,flitet ne te gjith shkodren qe ka ardh nga dora e shtetit.Po me vjen keq per dy vellezrit e vrar ata skajn tbajn ne ket qeshtje,shefat e krimeve ne shqiperi dojn me lujt rolin e te fortit e jo rolin qe i perket.po kur ska shtet ska.

  3. Me vjen keq per dy vlleznit e Prels po ai nuk ishte burr, se po të ishte nuk do ikte por jua la barren vellezerve të pafajshem. Sepse kujtoj se do ishte gjithmon “Sheff”

  4. fatkeqsisht ka me qindra historira te tilla ne shqiperi.fatmiresisht ka trima qe ecojne drejtesine ne vend.lufta ka viktima,plumbi nuk edin kush ashte imir e ekush ashte i keq.nji fakt eshte i tille ne shqiperi qe shume njrez bejne te fortin ne kurrizin e vellezerve.te vjen keq per familjen Tafili po ashtu edhe per keto 2 vellezerit qe te them te drejten kur ka filluar sherri paskan qene shume te ri.MORTJA HA BUKE EJO MUT.

  5. me pak fjale ti alban qeke nje rr… qe na beke si i zgjuar pa dit asnje gje.me duket se ta paska qefi te mos egzistojne me se keshtu te intereson ty po se ke provuar ti me te ndodh gje ne familje as hasmit sja uroj po qepe ate gojen pak.

Beni nje Koment


+ 5 = 8

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy