“20 punëtorë kam larguar nga puna”/ Grida Duma me pronarin e biznesit në Kavajë: Këta duan patjetër të godasin. Pas 25 Prillit do ta nisim nga…

Apr 8, 2021 | 13:51
SHPËRNDAJE

Kandidatja e PD-së për deputete në Kavajë, Grida Duma, ishte sot në një punëtori të drurit në qytet, ku u theksua rënia e punës për shkak të pandemisë.

grida duma

Pronari i cili e zhvillon këtë biznes prej 20 vitesh, theksoi se shteti nuk e ka ndihmuar dhe për këtë shkak është detyruar të largojë nga puna 20 punonjës.

“Kemi falimentuar edhe pse dikur punonim shume mire. Në kohën e PD-së  kisha aq shumë punë sa nuk e përballoja dot ndërsa sot jam në faliment por falimenti më i madh është ai që na drejton. Pandemia jonë më e madhe është ai. Kam 20 vite me këtë bisnes. Në Kavajë nuk ka më asnjë firmë ndërtimi më që mbijeton. Ekonomia është shkatërruar nga firmat e Ramës. Sot punojnë 5 e vdesin mijëra. Dje mbanim 20 punonjës sot nuk arrijmë të mbajmë veten tonë. Këta për të ndëshkuar vijnë edhe 8 herë në ditë për të vendosur gjobat”, tha ai në bashkëbisedim me Grida Dumën.

Ajo theksoi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do të fillohet nga ekonomia.

“Rritje të konsumit, duke rritur pagat, uljen e kontributeve shoqërore, taksën 9%, uljen e çmimit të naftës, tatimorët nuk do të vijnë më, sa të rimëkëmbet ekonomia. Këta duan patjetër të të ndëshkojnë, të të godasin. 25 Prilli do të sjellë fitoren për çdo biznes e qytetar!”, tha Grida Duma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura