20 mijë euro rrogë për vetëm 11 ndeshje, ja disa nga statistikat e milionerit Çani

SHPËRNDAJE

Dueli i heshtur mes Edgar Çanit dhe Partizanit përfundoi, dhe palët u ndanë duke zgjidhur marrëveshjen me mirëkuptim. Por, afrimi aq i bujshëm i ish-sulmuesit të Kombëtares tek “demat”, nuk rezultoi aq i madh sa pritej.

Panorama Sport ju sjell disa prej statistikave për Edgar Çanin, që tregojnë qartë se sulmuesi nuk dha atë për të cilën ishte marrë. Edhe dëmtimet e lanë pas 29-vjeçarin, që nuk u përshtat dot me Superiorren.

edgar cani

-20 mijë euro në muaj ishte rroga që u përfol se Edgar Çani do të përfitonte te Partizani. Në gusht të 2017-ës, ishsulmuesi i Kombëtares firmosi kontratë dyvjeçare. Çani ka pasur përplasje dhe presione të shumta te të kuqtë, ku i pari që i tregoi derën ka qenë Luçiano Moxhi, i cili paralajmëroi rishikim termash të kontratës, nëse sulmuesi nuk do të rikuperohej në kohë.

-1 gol shënoi Edgar Çani me fanellën e kuqe pjesën e parë të sezonit të fundit. Golin e shënoi në ndeshjen e parë të Kupës ndaj Naftëtarit në Kuçovë, ku luajti në 33 minutat e fundit, sfidë e cila u fitua 6-2 nga të kuqtë.

-499 minuta ka luajtur Edgar Çani me fanellën e kuqe në kampionat në sezonin e fundit në Kategorinë Superiore. Ai ka qenë në fushë në 11 takime, 5 herë si titullar, ku ka shënuar edhe një gol ndaj Flamurtarit.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak"The Economist": Pse Shqipëria është e para në botë për përdorimin e kokainës
Artikulli tjetërProblem rroga, ja shifra në kontratë që ndan Mavrajn nga grekët e Aris-it

S'KA KOMENTE

Comments are closed.